E marte, 06.05.2025, 05:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Gjokë Sokoli, uragan i pandalur i fjalës së shkruar dhe urtisë popullore

E merkure, 22.12.2010, 10:57 PM


Gjokë Sokoli, uragan i pandalur i fjalës së shkruar dhe urtisë popullore

 

(Nga fjala e mbajtur me daten 21 dhjetor 2010 ne Gjakove ne perurimin e librit “Proze popullore nga Rrafshi i Dukagjinit”,botoi  “Blini-BK “,Gjakove 2010 )

 

Auditor i nderuar !

 

Nuk eshte hera e pare qe poeti,studiuesi dhe mbledhesi i folklorit,Gjoke Sokoli,na bashkon ne kete auditor per te bere perurimin e librave te tij,qe keto dy-tre vitet e fundit kane qene te bollshme ne sasi dhe cilesi.

Gjoke Sokoli,autori i librit me te ri qe po perurohet sot,me titull teper domethenes dhe i munguar gjate ne letersine shqipe te ketyre dy dhjetevjecareve ne Kosove dhe shtetin ame, “Proze popullore nga Rrafshi i Dukagjinit”,sjell nje risi te re ne fjalen e shkruar shqipe ne vecanti dhe ne letersine bashkekohore ne pergjithesi.

Per vlerat e pamohueshme te librit folen parafolesit dhe do thone fjalen e tij edhe kritika,por une do ceku shkarazi disa karakteristika te krijimtarise se krijuesit Gjoke Sokoli.Gjoka i takon nje race krijuesish qe duhet perulur me respekt ndaj veprave te tij ne poezi,histori dhe folklor, e vecanarisht libri qe kemi ne duar,shprehje,thenie dhe fjale e shprehje nga burra te mencur nga pleqnare te Malesise se Gjakoves,titulluar drejtesisht  “proze popullore”.Ai ka mbledhur prej vitesh si bleta nektarin,fjale dhe shprehje popullore nga burra te mencur,duke u takuar dhe shenuar cdo fjale e shprehje te tyre,qe nga Nikaj Merturi,Juniku,Peja,Decani,Gjakova e rrethinat,se sic shprehet vete Gjoka ne parathenien e librit,”kete thesar te kultures sone shpirterore e mblodha ne popull,m’u si bleta nektarin e e luleve dhe tani te tubuar perseri po ia kthej te shkruar e te botuar popullit”.

Fjale dhe shprehje te mbledhura nga Gjoka jane thene e kane zene vend ne odat e kullave tona malesore,te cilat kane qene universitetit i vetem i popullit te ketyre aneve gjate gjithe koherave te historise sone kombetare.

 

Une jam krenar per kete intelektual dhe krijues te mirefillte,pasi rrjedh nga fisi i Nikajve,gjak prej te cilit kam edhe une.Krahina e Nikaj Merturit eshte e njohur per historine e saj shume shekullore te paperkulur ndaj sulmuesve te shumte gjate shekujve,duke lare me gjak cdo cope shkemb te saj dhe bijte  me te mire kane skalitur ne pasaporten e kuqe te shekullit emrin e larte atdhetar.Te tille jane edhe paraardhesit e Gjoke Sokolit nga fshati Lekbibaj, Sadik Gjon Papleka,Pashko Papleka,Gjergj Papleka,shkrimtari,studiuesi dhe poeti kombetar Ndoc Papleka e sa e sa intelektuale,burr ate mencur e trima  te tjere nga fisi i Gjoke Sokolit.E trimeria e kesaj dere atdhetare eshte percjellur brezave.Ne luften e fiundit te Kosoves ,ne vitin 1999,sic e dime te gjithe,por duhet theksuar e moist a harrojme kurre,familjes se Gjoke Sokolit iu vrane 6 pjesetare te familjes,tre vellezerit dhe motra e vetme,duke njomur me gjakun e tyre bozhuret e vyshkura ne shekuj te Gjakoves kreshnike.

 

Ne i urojme suksese Gjokes  e pena dhe mendja e tij kurre mos u shterrofte ,por duke shkruar e shkruar papra vepra edhe me te vlefshme per Gjakoven,Kosoven dhe kombin .

 

Ju faleminderit !

Gjon Neçaj   

Gjakove,me 21 dhjetor 2010.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx