E diele, 28.04.2024, 10:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Irena Gjoni: Poezia e Jeton Kelmendit mes esencash hyjnore dhe kumtesh

E hene, 27.12.2010, 08:32 PM


POEZIA E JETON KELMENDIT MES ESENCASH HYJNORE DHE KUMTESH

 

Si shkohet për te vet vetja” është libri më i ri poetik i poetit kosovar, të përkthyer në 22 gjuhë të botës, Jeton Kelmendit. Tashmë po prezantohet  edhe për lexuesin amerikan.  Ky vëllim vjen si një botim i  poezisë së përzgjedhur dhe na krijon mundësinë për të evidentuar një vizion më të  plotë të individualitetit krijues të këtij poeti, duke rendur më sigurt brenda kohës së tij poetike.

Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike. Megjithatë është më e dukshme ndjesia e përftuar nga një përjetim emocional i drejtpërdrejtë. Prirja e tij prej poeti, arrin të transmetojë shumçka shpirtërore përmes futjes së perceptimit poetik të botës, duke mbrujtur e ruajtur një energji emocionale.

Tipar evident, mbase edhe më dominuesi në të gjitha këto poezi të Jeton Kelmendit, është kromatika (ngjyra) emocionale, një si lament, që të shprehurit poetik ia kthen predominacionin emocional; ndjeshmëri që herë është dhembje, herë një pasqyrim i gjendjeve eskstatike.
Njëherësh në këto poezi pikaset një botë e pasur emocionesh që e bën Kelmendin poet me veçanti që nuk i kanë të tjerët si dhe krahas kësaj, një tendencë nga mendimi sintetizues. Pra, mendimi rri në ekuilibër me ndjenjën. Janë dy prirje që vështirë bashkohen sepse janë të ndryshme, por ky poet ia ka arritur t’i shkrijë bukur.

Poezia e Jeton Kelmendit ështe e dendur nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën qe del nga thellësia. Konceptualiteti është i frenuar e i nënshtruar figurës dhe i shërben për ta fuqizuar idenë.

Ajo që e përshkon gjithë këtë vëllim poetik nga fillimi deri në fund, si një koherencë shpirtërore, është konceptimi i shpirtit si një univers, si një botë, si një shtëpi që ka gjithë ornamentet e duhura që prej qiellit e reve të shpirtit, yje, diell, hënë, fusha, male, dete, shtete, shtigje, rrugë e rrugëtime, ditënetë e deri te fryma, mendimi, ëndrra, femra, muza, dashuria, djaloshi, poeti e çka jo tjetër. Brenda kësaj “Bote” të improvizuar, ka një “UN”, një “MUA”, jo thjesht i parë si një un lirik, por si një “ZOT SHTËPIE” i asaj “Botës” së tij. Pra, brenda shpirtit të poetit “ndodh”. Ka një histori e “JETË” shpirtërore. Domethënë brenda tij “ndodh”, edhe pse herë – herë askush nuk është dëshmimtar për këtë pos vetes, madje nganjehere ndoshta as vetë ai. Në këtë kontekst janë një sërë poezish  që e ilustrojnë më së miri mendimin e mësipërm. Mjafton të lexojmë poezinë që hap vëllimin, njëkohësisht që i ka dhënë dhe titullin librit, “Si shkohet për te vet vetja”.

“Kapërcej shtete / Fusha e male e dete / Krejt më çka ka / Bota / Rrugëtarë i shoqëruara nga ditë e netë / Mikesha / I shëtis minutat në jetën time / Deri të takoj ty / Hej / Ç’bën këtu / Sa here shëtisë brenda / Vetvetes / Të takoj ty / Tek secili udhëkryq / Nga një shenjë jotja / Nga një dritë e gjelbër / E imja / Në qiell m’ shndrisin sytë tu”.

Po kështu ky univers personal shfaqet edhe në poezi të tjera, si: “Merri me vete gjurmët”: “I rashë tërthorazi mendimit dhe vajta / Pa ditur ku dilet”. Apo te poezia “Frymë lozonjare”: “Pse s’b?hesh m? lozonjare / Se fryma / Të frysh kah qielli im”. Ose tek “Merre pak qiell tëndin”: “Qetësohu e dashur / Qiellin do ta nxjerr / Nga fryma ime e epshit”.

Është rrugëtimi më i gjatë ai i nisur nga destinacioni “vetvete”, për t’u rikthyer aty sërisht.

“Sa i gjatë / Udhëtimi im / Nëpër këto udhë / Që vetëm unë i shkeli / I kapërcej me shpejtësi / Duke u orientuar / Me shenjat tua”. (“Si shkohet për te vet vetja”).

            Dhe në këtë rrugëtim në poezitë e Jeton  Kelmendit, humbet nocioni kohë duke u shndërruar në një kohë universale, në një tejkohë, në një mbikohë, në një  kohë pa kohë: “Ti njeri i çuditshëm / Sa është ora? / Çfarë date është sot? / Muajin e di? / Viti / Është viti i mbarë”? (“Si shkohet për te vet vetja”).

Një element tjetër shumë i rëndësishëm tek ky vëllim poetik i Jeton Kelmendit, evident  në shumë prej poezive të tij, është koncepti estetik i SË BUKURËS që ekziston në një harmoni perfekte me TË MIRËN. Ja si shprehet poeti, gati si një sentencë te poezia  “Një herë do të nisen ditët”: “Ndaj së mirës përherë / Duhet të flasim bukur”. Apo te poezia  “Bukuria e bukurive”: “Kujt si vashës / I rri mirë bukuria”. Te “Frymë lozonjare”: “Lazdruar kam qen? mbr?m? / T? kam ?nd?rruar / E bukur moj / M? e bukura e rruzullimit”. Po kështu  edhe te poezia “N? an?n tjet?r”: “M’u kujtua se me nj?zeteshtat? / Ka mundur / T? vij? m? e bukura e bot?s”. Duket sikur në të gjitha këto vargje shëtit muza me emrin “E BUKURA E DHEUT”, e bartur që prej maleve e mrizave të Rugovës, për t’u shndërruar  në mit poetik. Një mit që trazon duke e bërë hera herës poetin të shfaqet në një ton  dilematik, diku me  nje pyetje retorike e diku me “Mëdyshjen” që e shoqëron. “Si të të pagëzoj / Me fjalë apo me zemër?” (“Si të të pagëzoj). Apo te poezia “Mëdyshje”: “Të jem flokë, bardhushë / Të lëshohem qafës sate / Apo të jem ajër / Të më thithësh për frymë / Të jem mendim / Ta pushtoj kokën tënde / Çfarë të jem?”

Te poezia e Jeton Kelmendit ka dritë e reflektohet dritë edhe kur është natë. Në këtë dritë shfaqen të tejdukshme realitetet poetike shpirtërore si në rastin e poezisë “Përtej vetevetes jetonte” (Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt (Nënës Terezë)). 

 

Ashtu si prezantohen të tejdukshme poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padëshifrueshme lehtë. Dhe këtu behet evidente esenca hyjnore, duke u shndërruar në esencë kumtesh. Këto kode bëhen bashkëudhëtare në kohë të ndryshme. Bëhen grishëse në deshifrim duke tërhequr vëmendjen e receptuesve në kohë e hapësira të ndryshme, ashtu si dhe në kohët e reja të së ardhmes.

Dhe kjo pjesë e padëshifrueshme, e  kodifikuar, esencë hyjnore dhe esencë kumtesh, ndihmon  për të   krijuar më sigurt profilin e një poeti  modern si Jeton Kelmenti, perfaqësuesit më dinjitoz të poezisë moderne  mbarëshqiptare, që ka për të “rrojtur” gjatë.

Doktorante IRENA GJONI, Sarandë më 04. 12. 2010



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora