Kulturë
Përparim Hysi: Një organ i lindur për poezi
E merkure, 29.12.2010, 12:50 PM
Një organ i lindur për poezi (Esse)
Sergej Eseninit
In memoriam
Nga Përparim Hysi
Nesër,më 28 dhjetor,mbushen plot 85 -vjet nga dita
kur LIRIKU i Madh Rus-dhe jo vetëm rus,- u gjend i varur në një hotel
në Lenigrad.Dhe,sapo
kohësh,një pakt të fshehtë me vdekjen.Jetonte në mënyrë të tillë
që,sikur e ndiqte dikush si hije nga mbrapa dhe,siç vënë re ata që e
njihnin,
kthehej dhe rikthehej tek"Çjorni Çellovek"-Njeriu i zi.Është për të
ardhur keq se si një astrolog i mirëfilltë,shpesh thoshte:poetët në
Rusi vdesin të rinj.Dhe i ri e mbylli jetën e tij,që,kaloi përmjet një
kalvari të vërtetë.
* * *
Ka lindur në Konstandinovno,,një fshat në të djatthë të lumit
përfshihej në rajonin e Riazanit.Pati një fëmijëri të vobegtë:e ëma
lindi 13 fëmijë dhe nga këta rrojtën veç 4.Sergej qe i vetmi djalë dhe
tri motra.E dërguan tek gjyshi dhe u rrit pak si"azat",pa
kapistall,kur thonë.Qysh në shkollën fillore ai qe si "lider" mes
shokëve të shkollës dhe,mes shokësh,thirrej "vojvodë"alias
gjeneral.Nuk qe kushedi çë në mësime,por
lexuar libra.Mjafton që t'i shikonte dikujt një libër që nuk e kish
lexuar dhe do të përdorte të gjitha mënyrat,për ta bërë për vete.Pas
fillores,e dërguan në një shkollë për mësues filloreje dhe,,sado që e
mbaroi,nuk punoi asnjë ditë si mësues.Qysh në shkollë,mësuesi i tij
kish vënë re,se"ky vojvodë",nuk qe veç i tillë për çapkënllëqe,por
bënte poezi të bukura.Dhe ia mblodhi në një fletore-nja pesë të
tilla- dhe "vojvoda" sa nuk fluturonte.E keqja qe se nuk qe veç
Esenini që bënte poezi,ishte dhe dikush tjetër po
moshatar,por"vojvoda"-që atëherë kish filluar t'i pëlqente vetja-
thoshte për shokun:-Të tijat,veç budallallëqe!!!
Më 1912 shkoi në Moskë ku i ati,Aleksandri,punonte tek një
kasap.Aty u fut dhe Sergej,por nuk qe punë për një "vovjvodë"" dhe ia
mbathi për në Jaltë.Bëri rrush e kumbulla ato pak para të fituara dhe
u rikthye në Moskë.Tani në një shtëpi që botonte libra si
"korrektor".Kish gjetur"livadhin" e tij ku mund të"kulloste" si
fshatar dhe dashamirës i librit.Sado që paguhej pak,aty u trazua me
lëvizjen e punëtorëve dhe,veç tjerash,ra në dashuri me një nga vajzat
që punonte atje.Dhe ,sado i ri,nuk qe kjo dashuri e parë e
tij."Provimin" e parë e kish kaluar me një moshataren e tij në
fshat.Megithatë,ai shkruante dhe,ashtu si ujku që e ka mëndjen nga
pylli,ai mëndjen e ka tek shkrimet.Aty tek shtëpia botuese mrekullohej
kur shihte tirazhin e librave dhe,veç tjerash.mbeti i ngrirë para një
pamjeje që e mrekulloi.Para syve të tij u shfaq Maksim Gorki dhe
"vojvoda" pa se si punëtorët e shtypshkronjës dolën përjashta dhe e
morën në krah Gorkin dhe,po në krahë,e çuan deri tek makina.Eh,-
tha"vojvoda",-ja çdo të thotë të jesh shkrimtar..Dhe aty,në Moskë,jo
vetëm vazhdonte të shkruante poezi,por mbante korrespodencë me një
shoqen e tij të shkollës,taninë mësuese në një fshat,Maria
Balzamova.Qe një romancë,si me korrespodencë dhe letrat kanë rëndësi
se informojnë se si"vojvoda"në Moskë jo vetën nuk gjeti Edenin e tij
(ca poezi,megjithatë kishin zënë vënd në revista të kohës) ,por qe
thyer shpirtërisht nga vuajtja e masave të cilat ai,si një
idealist,donte t'i shpëtonte.Dhe ky djalë fshati i talentuar,pa ndonjë
lloj arsimi kushedi çë,nuk duronte qesndizmat në adresë të tij,të
poezisë së tij dhe,siç del nga letërkëmbimi"Është gati o të vrasë
veten,o të pijë helmin...ca më tepër:të hidhet nga dritarja e të
bëhet copë-copë?!!! Dhe jemi as më pak dhe as më shumë:në vitet
1912-1914 kur poeti nuk është as 20-vjeç.Po në vitin 1914,nga dashuria
me atë vajzën e shtëpisë botuese(kishin filluar dhe bashkëjetonin qysh
nga viti 1913),lindi Juri,djali i tyre,.Por ,pikërisht,tek ndjenja
atërore e Eseninit duhet ndalur:është shumë e qëlluar thënia.Esenini i
"mbillte fëmijtë" si pemët një pemëtar dhe,ndryshe,nga ai pemëtari i
kujdeshëm kurrë-përjashto momente kur ligështohej tepër!!!_kurrë nuk u
bë një prind i ndërgjegjshm.Dhe as bashkëshort.Sado që kush e
njihte,e thërriste"ëngjëll"se kështu qe,me të vërtetë në pamje,por dhe
në shpirt,- ai kurrë nuk dashuroi me të vërtetë një grua dhe
kurrë,gjithashtu,nuk qe një prind për të qenë.E vetmja dashuri që nuk
braktisi kurrë,qe poezia.
* * *
Në vitet 1915-1916 Esenini la Moskën dhe ju drejtua
Petrogradit.Në Petrogradë lulëzonin shumë rryma letrare që
konfliktoheshin me njëra-tjetrën.Simbolizmi,Akmeizmi,Futurizmi.Gorki
që ka thënë për Eseninin se "Është një organ i lindur për
poezi",rithotë:"Qyteti e takoi atë me të njëjtën kënaqësi me të cilin
një llupës përshëndet një luleshtrydhe në janar."Dhe parashikimi i
Gorkit doli.Një mikpritje e tillë do të jetë e rrezikshme për një poet
të ri.Vet "vojvoda" tregon se e priti Blloku dhe zë e zbukuron (s'do
mend dhe zbukuron,se qe pakëz narcisist!) ,momentin e takimit.Nga ana
tjetër,ja dhe një rrëfim:"Kur pashë Bllokun,më mbuluan djersë të
ftohta.Herë e parë që takoja një poet të gjallë.Këto takime nuk qenë
të gjitha të këndshme.Në një orvajtje tjetër,për t'u takuar me
Bllokun,ky,paksa qibar,i kthen përgjigje:-S'kemi ç'i themi
njëri-tjetrit
më....jemi kaq të ndryshëm...
Pastaj takoi me radhë Gorodecin,Klujevin që duhet thënë e përkrahën
dhe ndikuan që ai të botohej.Emri i Eseninit zuri të mbushte faqet e
shtypit dhe ai filloi të ftohej në sallonet artistike..."të përgjohej
e të pëlqehej nga zonja që e ndiqnin me"lornetë" nga "lozhat "e tyre
dhe kjo lavdi,tani në moshë kaq të re,sikur po e bjerrte,nga
brënda,karakterin e këtij poeti kaq të ëmbël,Zuri të pinte,të bënte
skandale dhe bëhej i papërballueshëm në moment eksitimi.Vuante nga e
njëjta diagnozë sëmundjeje,thonë bashkëkohësit, që kanë vujatur Edgar
Poe dhe Alfred Muset.Natyrishht,pas skandaleve përfundonte në polici
dhe atje bërtiste:-Çfarë jini ju para meje?Po unë jam Sergej Esenin!
Jam Poeti më i madh i Rusisë!!! Ishte kudo që kishte orgjira dhe ja
tek shkruan për ca zonja"...njëra në prehër,tjetra më rrufiti të
tërin.Nuk e besoja që në Petrograd të puthnin kështu?!...Por a mund që
ta ndjekësh këtë poet të madh në gjithë këto"orgjira"që nuk kishin të
sosur.Ai bënte poezi të bukrua lirike dhe kritika botërore e vë në një
shkallë me Bërnsin,me Artur Rembo apo me Alfred de Vinnjin.E sa për
gratë apo fëmijët,moralisht atij i thyen notën në sjellje.E vetmja
dashuri që zgjati më shumë e tij qe ajo me Isadora Dunkan,një
balerinë e madhe me origjinë amerikane.Kjo 17 vjeçe më e madhe se
poeti,dhe,sado me "përvojë",nuk mund ta mbane në "kular" këtë
ëngjëll,që për gratë qe,thuajëse,një Kazanov.Edhe me Zina Rjah me të
cilin bëri dy fëmijë,s'e pati të gjatë.Mandej me tjeëtër e me
tjetër,deri,sa në vitin e e fundit të jetës së tij u martua me Sofije
Tolstoj,një mbesë e Kontit të madh,por dhe atë,pas pak muajësh e
braktisi,se,siç, pohon ai"u bë me "alergji" nga fotografitë e shumta
të plakut..."ato qenë kudo,në çdo cep të murit dhe vetëm tavani kish
shpëtuar".Por nuk qe kjo.I rritur larg familjes,kurrë nuk pati as
plang[ë dhe as shtëpi,dhe mbeti kështu,pa marrë dot qoft dhe nhjëherë
përgjejgjësi familajre.Kudo që i shkelte këmba,sado që qe i sukseshëm
si poet,do binte preh e skandaleve të dhunshme,por dhe e dashurive në
kalime sipër.Edhe kur qe në Gjeorgji,edhe në Tashkent,edhe në Baku ai
dhe,po të mos ishte"sherri",do ta shpikte atë.Dhe në të gjitha
rastet,dy ishin shkaqet:pija e tepruar dhe"dashuritë" që i kiishte si
kumarxhiu që mbante fshehur "asin" poshtë mëngës.Në Gjeorgji,për
pak,bëri duel.Në Azerbaixhan ra në dashuri.Dhe cikli i ashtuquajturi
persian,me atë Shaganenë si "qershiza mbi tortë" është veç një romancë
dashurie.Shaganeja qe një mësuese armene dhe,siç thonë,Esenini nuk ka
qenë kurrë në Persi.Por "mallin" bruto për poezitë e ka gjetur në
çajhanet e Tashkentit a Bakusë në Azerbaixhan.Disa të tjerë thonë se i
vëllai i sekretarit të partisë së Azerbajxhanit,Pjotër Çagin,kish qenë
ambasandor në Teheran dhe ky e "ushqeu" poetin për ciklin persian.Dhe
ca më tepër thonë që"Shagane,Shagane...".ka qenë
Çagane-Çagane.Sidoqoftë,ky është nga ciklet më të bukura të poetit dhe
vet Shaganeja ka qenë armene.
* * *
Parashikimim i Gorkit qe gjenial.Lavdia ,pothuaj, po e vinte poshtë
poetin.Ai jo vetëm pinte,por filloi të agravohej me kolegët e
tij.Njëherë kur pa se në rrethin ku bënte pjesë(tek imazhinistët) ai
nuk u përmënd i pari,por pas Klujevit("mësuesit" të tij në poezi,siç e
quante dikur) ,nuk e mbajti dot mërzitjen dhe u tha kolegëve:-Para
poezive të mia,ato të tijat(pra,të Klujevit!),janë si"cijatje
miu!".Uni i tij ka marrë dhenë.Vdiq Blloku më 1921.Tani Esenini tha:"I
pari jam unë?!!".Për Majakovskin thoshte se"ka kopjuar Witmanin dhe
është "amerikan".Majakovski nuk ka atdhe,kurse unë kam Riazanin.Ruisa
për mua është parajsa.Për Pasternakun që qe i famshëm si poet, i
thotë:-Po çfarë poezie bën ti?Ti bën "poezigojëmbyllur"dhe nuk të
lexon njeri.Dhe kujt nuk i kish shpallur "luftë".Deri tek Pushkini që
i bënte"hije" me monumnetin e tij.Thoshte a nuk bënte si unë skandale
Pushkini dhe është cinik.Lermontovi i mërzitshëm.Kolcovi dinak dhe
hipokrit,Nekrasovi kumarxhi.Shkurt:të gjithëve nga një bisht.Po
"vdiste" nga egocentrizimi.U dha shumë paspijeve dhe skandaleve dhe e
nxorën dhe në gjyq.Dashamirësia e Lunaçarskit dhe e Trockit e shpëtuan
shpesh nga telashet.Por a mund që t'i thuash të tëra për të në këtë
shkrim?Natyrisht,që jo.
* * *
Dhjetor 1925.Ai zuri të shkruaj poezi nostalgjike.Rrinte i zhtyur në
mendim.Ish martuar me Sofie Tolstoja dhe ai zuri ta merrte veten dhe
shkroi në copa letrash(këto i mblidhte me kujdes Tolsotoja) dhe dolën
ato vjershat"Eh,ju slita!Dhe kuaj,kuaj!"Por ky gëzim nuk zgjati
shumë.Ai donte të ishte i lirë.Dhe,pothuajëse,u "vodh" nga shtëpia e
Tolstojës dhe vrapoi që botonte veprat e tij.Njëkohësiht vazhdonte që
të pinte.Më 25 dhjetor piu pak.Pati momente ligështie.Në një rrëfim
për Ustinovën ,një mike e tij ,thotë:-Nuk kam asgjë që të më gëzoj.Jam
i mërzitur dhe poezinë e kam të mërzitshme.Po gratë?- e pyet
Ustinova.Ti ke dashuruar.Vallë,nuk je çlodhur me to?-Ah,sikur ta
dish,sa gra kam dashuruar!Sikur ta dije.As që do besojeTani nuk jam i
zoti të bëj dashuri.Nuk kam nevojë për asnjeri dhe për asgjë.Vetëm
shampanja më bën shend e verë.Kur p,i dua të gjitha....unë jam fyell i
Zotit(Bozh ja dudka!)
Dhe në mëgjesit të 27 dhjetorit,shkroi me gjakun e vetë(nuk kish bojë
në hotel!!!),shkroi poezinë e lamtumirës:"Do svidanja,drug moi,do
svdidanja!
Teksti në shqip ëashtë sjellë nga Jorgo Bllaci:
"Miku im i shtrenjtë,lamtumirë!
Ty,këtu në shpirt të kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa dëshirë
Po diku do shihemi sërish.
Lamturmirë,mik,pa fjalë e lotë
Vetullat t'i ngrysësh,s'ka përse:
Vdekja s'është gjë e re në botë
As të rrosh nuk është gjë e re. "
Kjo qe letra që u gjet mbi tavolinë se natën e 27 dhjetorit ai vari
veten.Për letrën ka patur shumë hamendësira se kujt pikërisht ia
kushtonte atë letër.Megjithatë,më afër të vërtetës është Trocki që
thotë:"...ndoshta,-supozon Trocki,- ai na tha lamturmirë të gjithëve
dhe jo një miku a mikeje të vetme."
* * *
Pas autopsisë trupi i Eseninti u vëndos në Seksionin e gjithë
Shkrimtarëve në Leningrad,për t'u mbartur më 30 dhjetor me tren për në
Moskë.Atje ku qe katafalku i poetit mbi gabinë ish shkruar një
parrullë e madhe"Trupi i Poetit Kombëtar Rus,SERGEJ ESENIN ndodhet
këtu!".Arkmorti u vendos në sallën e madhe të shtypit ku një numër i
madh miqësh e dashamirës i bën roje nderi.Në një fotografi të këtij
proçesioni të bie në sy edhe Zinaida Raih,edhe nëna,edhe motra e
Eseninit.Populli ecte në njëkolonë gjatë gjithë natës së 30 dhe 31
dhjetori.Arkmorti doli nga Shtëpia e Shtypit në ora 11 paradite të 31
dhejtorit 1925,qëndroi një moment para Monumentit të Pushkinit,tek
shtëpia e Hercenit dhe tek Teatri "Karmeni" dhe rreth orës dy të
pasditës u varros tek Varret Vagankovskoe.Kur e kanë zbritur në
varr,ëshë dëgjuar një zë gruaja(kishte mijëra njerëz në
proçesion):-Lamtumirë,përralla ime! Komenetet e tjera janë të tepërta.
Si epilog:
Esenini pat deklaruar:-Në Rusi pothuaj të gjithë poetët vdesin pa parë
botimin e veprave të tyre.Por unë do ta shoh përmbledhje ve veprave të
mia.Do t'i shoh ato.Ai u varrros më 31 dhjetor 1925 dhe vëllimi i parë
i "Prrmbledhje veprash" doli më 31 mars 1926.
Esenin!
"Eh,Seriozha,ti vet e "prishe" jetën !"
Demjan Bjedni
Esenin!Eseniin!Bukuroshi,kaçurel
Si e mbylle jetën tënde,mizorisht në një hotel?!
Në se deheshe,punë për ty;në se shkruaje,aferim!
Pa më thuaj,i madhi Zot,si lejove atë krim?!
Ti Poeti Bukurosh që zë qaje për një kalë
E le nënë si kërcure,logorit e fshtjellë me shall
Ç'pate,ç'pate,"Kaltërosh" mos të "vrau" ty dashuria
A të vrau"NJeriu i zi"(në çdo çap ty t'u bë "hija?!"
S'dihet ,ç'pate.Mbet mister edhe humbi si në mjegull
Porse zëmra vjellin vrerë,se për ne kurrë s'ke vdekur
Vjen i gjallë dhe i bukur siç ke qenë ti për jetë
Emri yt s'ka për të humbur,je Poet përmbi poet.
*për esenë(për referencat) jam bazuar tek libri"Esenini-një jetë" të
përkthyer nga mikja ime Meri Lalaj.
**poezinë e kam shkruar në vitin 2001 dhe e kam ripunuar sot më 27 dhjetor 2010