Kulturë
Sami Islami: A luftonit me turq nganjëherë?
E marte, 28.12.2010, 07:26 PM
Sami ISLAMI
A LUFTONIT ME TURQ NGANJËHERË?
Joni i vogël shtatëvjeçar
Sa e mbaroi klasën e parë
Mësoi të shkrunte e lexonte
Dhe historia e ngacmonte
Kur pa filmin për Skënderbeun
Filloi ta donte ma shumë Atdheun
Krenohej shumë me trimat shqiptarë
kur pa t’ luftonin turkun barbar.
-Po ç’deshi turku në vendin tonë ?
e pyti babin, i vogli Jon.
-Erdhi këtu për me na pushtu.
Shqiptarët m’i asimilu.
…Por trimat luftuan për këtë tokë
Si luftoi Gjergji me shokë
Për me mbrojtë gjuhë e kulturë
Për me mbrojtë të shejtin flamur…
* * *
Pas ca kohësh në një incizim
E pa babin në një verim
Në plazhet e bukura të Turqisë
Në bregdet të Anadollisë!
Kur fjalën “Turqi” e dëgjoi
Te Skënderbeu mendja i shkoi
Që kundër saj kish’ luftu
Shqiptarët për m’i shpëtu
Dhe për t’u vërtetu se ç’ pa
Edhe një herë babit i tha:
-Kjo që po duket është Turqia?
-Po- tha babi është Antalia.
-Po a kishte turq në Antali ?
E pyti Joni me shpejtësi.
-Po,i tha babi, kishte plot
Që s’mund t’i numëroje dot!
Joni pak kohë u mendu
I çuditur për ç’kish’ mësu.
E pyti babin edhe një herë
-A luftonit me turq nganjëherë?
Të gjithtë sa qenë ia plasën gazit
E Joni ziente prej marazit,
- A thu - tha - mos bana gabim
Që për këtë e pyta babin tim?
Londër, 25.12.2010