E premte, 17.05.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Këqiku: Intervistë me piktorin e përmasave tejevropiane Jetullah Haliti – ETI

E merkure, 29.12.2010, 08:58 PM


Intervistë me piktorin e përmasave tejevropiane Jetullah Haliti – ETI

 

Tema:

 

HAPËSIRA E KRIJIMTARISË PAMORE E GJELOSH GJOKAJT

 

Intervistoi: Hysen KËQIKU

 

Akademik, Jetullah Haliti - ETI, është piktor, i cili me bagazhin krijues dhe aftësinë  e realizimit të teknikave në artin pamor, ka bërë emër nderi jo vetëm në hapsirat shqiptare por edhe  në përmasa tejevropiane.

Jo rastësisht është anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve Pamore dhe kryetar i seksionit shqiptar të kësaj akademie që nga viti 2002.

Ekskluzivisht  kjo intervistë  u zhvillua me Jetullah Halitin për t’i shpaluar  të njohurat e krijimtarisë së Gjelosh Gjokajt - piktor dhe grafik i madh shqiptar,  i cili bashkë me dhuntinë krijuese  shtegëtoi dhe krijoi nëpër vende të ndryshme evropiane.

 

-Është kënaqësia ime t’ju quaj MAESTRO, kështu edhe  Halil Këqiku, një mik dhe shumë i afërt  me piktorin Gjelosh Gjokaj, në monografinë që është duke e punuar për Gjeloshin e quan “Maestro Gjelosh Gjokaj”, Nëse nuk është koiçindencë zhvillimi i kësaj bisede çka mund të thotë maestro për maestron?

 

-Është një nder i veçantë për mua që keni shprehur mirësinë që kjo bisedë e jona të hyjë në funksion të monografisë.  Që në fillim e përshëndes autorin Halil Këqikun - ish nxënësin tim si dhe juve, autorin e  intervistës

Duke u bazuarnë atë se profesor Gjelosh Gjokaj është krijkues i kalibrit të lartë, do të thoja, ndërkombëtar, kështu që është shumë i njohur. Për të kanë shkruar shumë, ka vlerësime dhe kritika nga më të ndryshmet që nga niveli kombëtar dhe ai ndërkombëtar, prandaj mendimi im është që të pajtohem me të gjitha meritat e tij të prezantuara përmes  mjeteve të informimit. Unë do të bëjë përpjekje që t’i them disa  detaje, të cilat nuk janë prezantuar në publikime të ndryshme deri me tash.

Gjelosh Gjokaj së bashku me Muslim Mulliqin e ndjerë, ishin të parët që  kontribuan me shumë që të hapet Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – Dega e Arteve Figurative. Gjeloshi ishte i lidhdur me grafikun  dhe kontribuoi që të hapet  dega e Grafikës, dhe të gjitha gjeneratat e reja nga të cilët dolën talentë në grafikë, është meritë e profesorit Gjelosh Gjokaj. Them me bindje se bazat e grafikës  në Kosovë i ka vënë profesori Gjelosh. Në saje të këtij  përkushtimi sot ne kemi grafista që kanë bërë emër në artin shqiptare si b. f. Agim Salihu, Enver Sylejmani  etë tjerë.

Titullin “Maestro”, krijuesi Gjokaj e ka arritë me punë sepse, sa unë jam i njohur,  fjala maestro vjen nga italishtja që do të thotë krijues që e arrin kulminacionin,  e majat më të larta të sukseseve në krijimtari.

Me që periiudha e dytë e krijimtarisë së tij është zhviluar në Itali dhe ka bërë emër  ka pasë suksese shumë të pranueshme që jo vetëm ne shqiptarët por ia kanë pasur lakmi edhe krijuesit italianë dhe evropianë.  Kështu që kritika italiene, mjeshtrit e mdhenj,ë duke e njohur  opusin kreativ  të Gjelosh Gjokajt, filluan për shkak të meritave pra ta thërrasin maestro si një vazhdimësi e të arriturave të Ibrahi Kodrës i cili po ashtu e fitoi të njejtin titull.

 

Ju me bagazhin krijues në këtë fushë specifike të krijimtarisë, me Gjeloshin keni takime shpirtërore, artistike dhe fizike. Do të ishte interesant të ndaleshit pak, tek e fundit për ta shprehur edhe ndonjë emocion.

 

-Historia e krijimtarisë pamore përkatësisht profesioni i  njëjtë me të Gjeloshit,  fatmirësisht na afroi tek njeri - tjetri  dhe ato takime ruhen  edhe sot në thesarin shpirëror që tërthorazi ndikojnë në emocionet e shprehura  edhe në përditëshmërinë tonë po edhe në krijimtarinë  pamore.

Po i veçoj nja ty - tri raste të cilat kanë  thundruar emocione të fuqishme  dhe të cilat kanë mbetur të pashlyera  në korelacion reciprok sepse unë e kam përcjellur rrugën e tij që nga Kosova, Italia dhe Gjermania. Kohëve të fundit pata fatin të takohem edhe në Tuz (në vitin 2009) aty ku e kishte shtëpinë e vet të re. Aty kemi bërë edhe fotografia që lexuesi i monografisë do t’i gjejë tek rubrika “Në fokus të aparatit fotografik”,

Unë nuk mundem të përmbahem e të mos derdhi lot kur e kujtoj takimin e fundit në Tuz ose takimin në Romë  kur u përqafuam dhe evokuam për nipin e tij Vasel Gjokajn, i cili ka qenë gjeneratë e imja, gjatë  studimit në SHLP në Prishtinë. Gjeloshi më prqafoi për së dyti  sepse isha shoku numrë një me Vaselin, me të cilin  të gjitha provimet i përgtitnim së bashku dhe e vlerësonim njeri - tjejtrin duke i dhënë nota. Kjo ka qenë një pjesë e paharruar e jetës së përbashkët me Vaselin, i cili vdiq pas diplomimit në vitin 1970. Vdekja e tij ka qenë një humbje e madhe për mua dhe për  suksesin e artit shqiptar sepse ishte një talent origjinal.

 

*  *  *

Gjelosh Gjokaj është piktor dhe grafik, ku shkëlqen më shumë, apo nuk ia bën me hile asnjërës teknikë.

 

-Opusin krijues  të Gjelosh Gjokajt unë e njoh kështu: Faza e parë  e cila e prfshin periudhën krijuese në mes viteve 1960 – 1970. Në atë kohë kur edhe Gjeloshi ishte profesor i grafikës në  SHLP  në Prishtinë dhe për të mos i përsëritur kontributet e tij, po përsëri po thirremi në iniciativën e tij sepse ishte i pari që e hapi degën e grafikës në Kosovë. Me hapjen  e SHLP në Prishtinë, hapi perspektiva të reja për artistët e rinjë. Ishte ndër pedagogët i cili la gjurmë të pashlyeshme edhe si mjeshtër –maestro edhe si njeri. Ai me shembullin e tij prej pedagogu, la gjurmë të pashlyeshme që ato deri edhe në ditët e sotme rrezatojnë.

Faza e dytë është ajo kur Gjeloshi kaloi nga Kosova në Itali jo për ndonjë problem,  çfarë do qoftë ai, po  me qëllim që t’i plasojë vlerat artistike në nivelin e tij duke  marrë  përmasa ndërkombëtare. Kjo fazë karakterizohet  me bartjen e metafizikës nga Kosova edhe në Itali. Pra, Gjelosh Gjokaj  edhe në Kosovës ishte metafizik. Në itlai ai  edhe më tutje e zhvilloi stilin metafizik edhe pse atje e kemi  ZH. De Cirikoon, (të gjendet origjinali i emrit) por Gjeloshi ishte origjinal i vetvetes. Gjatë evuluimit artistik në Itali ai kah mbarimi filloi  të lirohet nga metafizika duke marrë elemente të ekspresionizmit  me një rrugëtim drejtë abstraksionit. Ndërsa faza e tretë  e tij është koha kur nga Itlia kalon në Gjermani dhe vendoset në Augzburg - një qytet tejet i bukur ose më mirë të themi një qytet që kultivon një kulturë të lartë e të trashiguar.

Në këtë interval kohor krijuesi Gjelosh Gjokaj  e arrijti zenitin e krijimtarisë së tij dhe, duke  iu dhenë shembull edhe krijuesve gjermanë me stilin e tij, ngjyrat dhe kompozicionin. Të gjiha këto i shkojnë shumë mirë edhe grfikës.

Në pyetjen e juaj se  ku shkëlqen më shumë ai nuk ia bën me hile asnjërës teknikë. Unë do të shtoja se krijuesi Gjelosh  e ka shpirtin e tij të talentit të pandarë aty ku është në pikturë është njësoj edhe në grafikë. Shpirti i tij  vetëm lëviz nga një fushë në fushën tjetër sepse ngjyrat dhe kompozicionin e tij i gjejmë në një svidim në të dy këto fusha artistike Gjeloshi është vetëm Gjelosh.

 

             Gjelosh Gjokaj, karierën e tij të sukseseve të mëdha e filloi në Prishtinë, pastaj në Itali e së fundit në Augzburg të Gjermanisë. Ky rrugëtim si “kashta e kumtrit” çfarë befasishë ka mbrenda atyre shklqimeve vizulluese  kumtriane?

 

-Gjelosh Gjokaj nuk ishte krijues mekanik po i një prirjeje të lindur. Ai këtë prirje e thundroi  në veprat artistike të krijuara në Prishtinë, në Tuz, në Romë e deri në Augzburg dhe, ky rrugëtim artistik që i ngjanë një rruge kumtriane  që i duken gjurmët   e sukseseve t pakontestueshme duke reflektur edhe në hapësirat jashtë kumtrit me punimet e falura gjithandej hapsirave gjeografike deri në Amerikë dhe Australi. Si i till arrrijti të bëhet anëtar i nderit i Akademisë Evropiane të Arteve. Libreza e tij  është e prezantuar në këtë  monografi që me sigurido ta shohë dritën e botimit

            *  *  *

 

Maestro ETI, unë mendoj se Ismail Kadare dhe Gjelosh Gjokaj  nuk janë vetëm dy ambasador të shpirtit krijues shqiptar në Evropë, por kanë përmasa edhe më të gjera në aspektin e afirmimit të së bukurës së shprehur me fjalë dhe ngjyra. Keni bërë ju ndonjëherë ndonjë krahasim për këtë aspekt?...

 

Duke i njohur që të dy  si krijues të kalibrit të lartë të nivelit nd?rkombëtar që nga dita  në ditë po marrin pë?rmasa edhe më të larta është dëm i madh që Kadareja nuk e mori ende çmimin Nobel për paqe.  Megjithatë  jo duke vrapuar pas çmimit po pas vlerës artistike është bërë synonim i një krijimtarie të kërkuar gjithendej botës dhe, them se  edhe Gjeloshi është në një rrugë të njëjtë  të krijimt artstike dhe si të tillë le ti kemi për një jetë të gjatë -ambasador të kulturës.

 Fatmirësisht kemi edhe të tjerë që e ndjekin me sukses  këtë rrugë

 

I keni begatuar galeritë tuaja me veprat e njeri – tjetrit?

 

Patjetër, kemi bërë këmbimin e punimeve. Këmbimin e përvojave. Me kënaqësi pres takimin e rradhës që do ta bëj me rastin e kalimit tim atje në AEA. Gjeloshi me shembuljt e tij, që i përmenda më lartë, shërben si një nxitës për hulumtimin e motiveve dhe  realizimin e tyre. Më duhet  fare në fund ta përmendi se Gjelosh Gjokaj gëzohet shumë kur  gjen diçka të bukur tek kolegët e tij. Ai nuk ka shpirt gjelozi. Gjeloshi ka një shpirt fisnik i cili gëzohet për sukseset e kolegëve. Gjeloshi si i till ka shumë miq.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora