| E merkure, 29.12.2010, 08:58 PM |
Intervistë me piktorin e përmasave tejevropiane Jetullah Haliti – ETI
Tema:
HAPËSIRA E KRIJIMTARISË PAMORE E GJELOSH GJOKAJT
Intervistoi: Hysen KËQIKU
Akademik, Jetullah Haliti - ETI, është piktor, i cili me bagazhin krijues dhe aftësinë e realizimit të teknikave në artin pamor, ka bërë emër nderi jo vetëm në hapsirat shqiptare por edhe në përmasa tejevropiane.
Jo rastësisht është anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve Pamore dhe kryetar i seksionit shqiptar të kësaj akademie që nga viti 2002.
Ekskluzivisht kjo intervistë u zhvillua me Jetullah Halitin për t’i shpaluar të njohurat e krijimtarisë së Gjelosh Gjokajt - piktor dhe grafik i madh shqiptar, i cili bashkë me dhuntinë krijuese shtegëtoi dhe krijoi nëpër vende të ndryshme evropiane.
-Është kënaqësia ime t’ju quaj MAESTRO, kështu edhe Halil Këqiku, një mik dhe shumë i afërt me piktorin Gjelosh Gjokaj, në monografinë që është duke e punuar për Gjeloshin e quan “Maestro Gjelosh Gjokaj”, Nëse nuk është koiçindencë zhvillimi i kësaj bisede çka mund të thotë maestro për maestron?
-Është një nder i veçantë për mua që keni shprehur mirësinë që kjo bisedë e jona të hyjë në funksion të monografisë. Që në fillim e përshëndes autorin Halil Këqikun - ish nxënësin tim si dhe juve, autorin e intervistës
Duke u bazuarnë atë se profesor Gjelosh Gjokaj është krijkues i kalibrit të lartë, do të thoja, ndërkombëtar, kështu që është shumë i njohur. Për të kanë shkruar shumë, ka vlerësime dhe kritika nga më të ndryshmet që nga niveli kombëtar dhe ai ndërkombëtar, prandaj mendimi im është që të pajtohem me të gjitha meritat e tij të prezantuara përmes mjeteve të informimit. Unë do të bëjë përpjekje që t’i them disa detaje, të cilat nuk janë prezantuar në publikime të ndryshme deri me tash.
Gjelosh Gjokaj së bashku me Muslim Mulliqin e ndjerë, ishin të parët që kontribuan me shumë që të hapet Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – Dega e Arteve Figurative. Gjeloshi ishte i lidhdur me grafikun dhe kontribuoi që të hapet dega e Grafikës, dhe të gjitha gjeneratat e reja nga të cilët dolën talentë në grafikë, është meritë e profesorit Gjelosh Gjokaj. Them me bindje se bazat e grafikës në Kosovë i ka vënë profesori Gjelosh. Në saje të këtij përkushtimi sot ne kemi grafista që kanë bërë emër në artin shqiptare si b. f. Agim Salihu, Enver Sylejmani etë tjerë.
Titullin “Maestro”, krijuesi Gjokaj e ka arritë me punë sepse, sa unë jam i njohur, fjala maestro vjen nga italishtja që do të thotë krijues që e arrin kulminacionin, e majat më të larta të sukseseve në krijimtari.
Me që periiudha e dytë e krijimtarisë së tij është zhviluar në Itali dhe ka bërë emër ka pasë suksese shumë të pranueshme që jo vetëm ne shqiptarët por ia kanë pasur lakmi edhe krijuesit italianë dhe evropianë. Kështu që kritika italiene, mjeshtrit e mdhenj,ë duke e njohur opusin kreativ të Gjelosh Gjokajt, filluan për shkak të meritave pra ta thërrasin maestro si një vazhdimësi e të arriturave të Ibrahi Kodrës i cili po ashtu e fitoi të njejtin titull.
Ju me bagazhin krijues në këtë fushë specifike të krijimtarisë, me Gjeloshin keni takime shpirtërore, artistike dhe fizike. Do të ishte interesant të ndaleshit pak, tek e fundit për ta shprehur edhe ndonjë emocion.
-Historia e krijimtarisë pamore përkatësisht profesioni i njëjtë me të Gjeloshit, fatmirësisht na afroi tek njeri - tjetri dhe ato takime ruhen edhe sot në thesarin shpirëror që tërthorazi ndikojnë në emocionet e shprehura edhe në përditëshmërinë tonë po edhe në krijimtarinë pamore.
Unë nuk mundem të përmbahem e të mos derdhi lot kur e kujtoj takimin e fundit në Tuz ose takimin në Romë kur u përqafuam dhe evokuam për nipin e tij Vasel Gjokajn, i cili ka qenë gjeneratë e imja, gjatë studimit në SHLP në Prishtinë. Gjeloshi më prqafoi për së dyti sepse isha shoku numrë një me Vaselin, me të cilin të gjitha provimet i përgtitnim së bashku dhe e vlerësonim njeri - tjejtrin duke i dhënë nota. Kjo ka qenë një pjesë e paharruar e jetës së përbashkët me Vaselin, i cili vdiq pas diplomimit në vitin 1970. Vdekja e tij ka qenë një humbje e madhe për mua dhe për suksesin e artit shqiptar sepse ishte një talent origjinal.
* * *
Gjelosh Gjokaj është piktor dhe grafik, ku shkëlqen më shumë, apo nuk ia bën me hile asnjërës teknikë.
-Opusin krijues të Gjelosh Gjokajt unë e njoh kështu: Faza e parë e cila e prfshin periudhën krijuese në mes viteve 1960 – 1970. Në atë kohë kur edhe Gjeloshi ishte profesor i grafikës në SHLP në Prishtinë dhe për të mos i përsëritur kontributet e tij, po përsëri po thirremi në iniciativën e tij sepse ishte i pari që e hapi degën e grafikës në Kosovë. Me hapjen e SHLP në Prishtinë, hapi perspektiva të reja për artistët e rinjë. Ishte ndër pedagogët i cili la gjurmë të pashlyeshme edhe si mjeshtër –maestro edhe si njeri. Ai me shembullin e tij prej pedagogu, la gjurmë të pashlyeshme që ato deri edhe në ditët e sotme rrezatojnë.
Faza e dytë është ajo kur Gjeloshi kaloi nga Kosova në Itali jo për ndonjë problem, çfarë do qoftë ai, po me qëllim që t’i plasojë vlerat artistike në nivelin e tij duke marrë përmasa ndërkombëtare. Kjo fazë karakterizohet me bartjen e metafizikës nga Kosova edhe në Itali. Pra, Gjelosh Gjokaj edhe në Kosovës ishte metafizik. Në itlai ai edhe më tutje e zhvilloi stilin metafizik edhe pse atje e kemi ZH. De Cirikoon, (të gjendet origjinali i emrit) por Gjeloshi ishte origjinal i vetvetes. Gjatë evuluimit artistik në Itali ai kah mbarimi filloi të lirohet nga metafizika duke marrë elemente të ekspresionizmit me një rrugëtim drejtë abstraksionit. Ndërsa faza e tretë e tij është koha kur nga Itlia kalon në Gjermani dhe vendoset në Augzburg - një qytet tejet i bukur ose më mirë të themi një qytet që kultivon një kulturë të lartë e të trashiguar.
Në këtë interval kohor krijuesi Gjelosh Gjokaj e arrijti zenitin e krijimtarisë së tij dhe, duke iu dhenë shembull edhe krijuesve gjermanë me stilin e tij, ngjyrat dhe kompozicionin. Të gjiha këto i shkojnë shumë mirë edhe grfikës.
Në pyetjen e juaj se ku shkëlqen më shumë ai nuk ia bën me hile asnjërës teknikë. Unë do të shtoja se krijuesi Gjelosh e ka shpirtin e tij të talentit të pandarë aty ku është në pikturë është njësoj edhe në grafikë. Shpirti i tij vetëm lëviz nga një fushë në fushën tjetër sepse ngjyrat dhe kompozicionin e tij i gjejmë në një svidim në të dy këto fusha artistike Gjeloshi është vetëm Gjelosh.
Gjelosh Gjokaj, karierën e tij të sukseseve të mëdha e filloi në Prishtinë, pastaj në Itali e së fundit në Augzburg të Gjermanisë. Ky rrugëtim si “kashta e kumtrit” çfarë befasishë ka mbrenda atyre shklqimeve vizulluese kumtriane?
-Gjelosh Gjokaj nuk ishte krijues mekanik po i një prirjeje të lindur. Ai këtë prirje e thundroi në veprat artistike të krijuara në Prishtinë, në Tuz, në Romë e deri në Augzburg dhe, ky rrugëtim artistik që i ngjanë një rruge kumtriane që i duken gjurmët e sukseseve t pakontestueshme duke reflektur edhe në hapësirat jashtë kumtrit me punimet e falura gjithandej hapsirave gjeografike deri në Amerikë dhe Australi. Si i till arrrijti të bëhet anëtar i nderit i Akademisë Evropiane të Arteve. Libreza e tij është e prezantuar në këtë monografi që me sigurido ta shohë dritën e botimit
* * *
Maestro ETI, unë mendoj se Ismail Kadare dhe Gjelosh Gjokaj nuk janë vetëm dy ambasador të shpirtit krijues shqiptar në Evropë, por kanë përmasa edhe më të gjera në aspektin e afirmimit të së bukurës së shprehur me fjalë dhe ngjyra. Keni bërë ju ndonjëherë ndonjë krahasim për këtë aspekt?...
Duke i njohur që të dy si krijues të kalibrit të lartë të nivelit nd?rkombëtar që nga dita në ditë po marrin pë?rmasa edhe më të larta është dëm i madh që Kadareja nuk e mori ende çmimin Nobel për paqe. Megjithatë jo duke vrapuar pas çmimit po pas vlerës artistike është bërë synonim i një krijimtarie të kërkuar gjithendej botës dhe, them se edhe Gjeloshi është në një rrugë të njëjtë të krijimt artstike dhe si të tillë le ti kemi për një jetë të gjatë -ambasador të kulturës.
Fatmirësisht kemi edhe të tjerë që e ndjekin me sukses këtë rrugë
I keni begatuar galeritë tuaja me veprat e njeri – tjetrit?
Patjetër, kemi bërë këmbimin e punimeve. Këmbimin e përvojave. Me kënaqësi pres takimin e rradhës që do ta bëj me rastin e kalimit tim atje në AEA. Gjeloshi me shembuljt e tij, që i përmenda më lartë, shërben si një nxitës për hulumtimin e motiveve dhe realizimin e tyre. Më duhet fare në fund ta përmendi se Gjelosh Gjokaj gëzohet shumë kur gjen diçka të bukur tek kolegët e tij. Ai nuk ka shpirt gjelozi. Gjeloshi ka një shpirt fisnik i cili gëzohet për sukseset e kolegëve. Gjeloshi si i till ka shumë miq.