E hene, 05.05.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhelal Halili: Këtë vit “Sofra Shkodrane” do të mbledhë yjet e humorit dhe të këngës

E merkure, 29.12.2010, 08:07 PM


Flet kryetari i evenimentit artistik “Sofra Shkodrane”, Xhelal Halili

 

Këtë vit “Sofra Shkodrane” do të mbledhë yjet e humorit dhe të këngës

 

Rosela Gjylbegu: Sofra Shkodrane një eveniment karakteristik

 

Gjyste Vulaj: Në Sofrën Shkodrane ndihem e përkëdhelur

 

Nga Albert ZHOLI

 

“Sofra Shkodrane” këtë vit ka jubilarin e 10-të.  Tashmë ky aktivitet është bërë më i rëndësishmi në jetën kulturore artistike të qytetit të bukur të Shkodrës. Një aktivitet plot me humor, këngë, valle ku marin pjesë gjitha aktorët dhe këngëtarët të qytetit të Shkodrës por që gjithmonë ka të ftuar dhe shumë humorist apo këngëtarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë nga Saranda, Kosovë, Maqedoni duke përfunduar në Mal të Zi. Ky aktivitet është transmetuar gjithmonë nga të gjitha televizionet lokale live, por edhe nga TVSH, që ka pas ekskluzivitetin për disa vjet. Në këtë vit Jubilar sipas organizatorit të këtij evenimneti kulturor z. Xhelal Halili,  do të ketë humor, këngë, valle dhe meny si asnjëherë në zhvillimet e saj. Për këtë sipas Halilit kanë filluar përgatitjet qysh në mujain shtator.

 

Ishin  këngëtarët: Tonin Tërshana, Rosela Gjylbegu, Myarete Laze, Bujar Qamili, Frederik Ndoci, Eduard Jubani, Gjyste Vulaj.

 

Aktorët: Zef Deda, Behar Mera, Drane Xhaj, Cekja i Beratit, Rita Lati

 

Cili edicion është ky i “Sofrës Shkodrane”?

 

Eshtë edicioni i 10-të “Sofra Shkodrane” që mbahet në prag të festave të vitit të ri dhe të Krishtlindjeve. Ky është vit jubilar dhe kemi më shumë se dy muaj që kemi filluar përgatitjet. Ndoshta ky edicion ose Jubile do të ketë shumë surpriza për publikun dhe për teleshikuesit pasi festa spektakël do të transmetohet dirket nga televizioni I qytetit të Shkodrës. Njëkohësisht kanë bërë kërkresë disa televizione për të pasur ekskluzivitetin për ta transmetuar.

 

Kush ka qenë objekt i punës suaj?

 

Ruatja dhe zhvillimi i këngës qytetare shkodrane. Qyteti jonë është nëj ndër qytet më me tardita në këtë fushë që gjithmonë është vlerësuar nga specialistët. Ne kemi këngëtarë që tashmë kanë bërë jehonë edhe ajshtë Shqipërisë dhe kudo që shkojnë kanë sjellë trofe.  Ne jemi mudnuar ta ruajmë të pastër këgën tonë popullore duke kërkuar gjithmonë diçka të re në popuul. Gjithashtu ne punojmë me  përgjegjësi për rautjen dhe zhvillimin e humorit shkodran. Tashmë dihet humori i qytetit tonë. Humorsitët tanë edhe sot këkohen lakohen, marrin vlerësime. Ne jemi si popull që e duam shumë humorin, që jemi lidhur shumë me të. Prandaj kjo traditë kurrë nuk duhet të sfumohet. Të lihet mënjanë. Mund të themi se Shkodra është djepi i humorit. S’ka tavolinë në lokal që të ketë shkodran dhe të mos bëhet humor.

 

Cfarë do të keni në këtë vit a do të ketë nurma të pësëritur?

 

Jo. Në asnjë mënyrë. Në të 10 edicionet ne skemi përsëritur asnjë humor. Duhet të dini se Shkodra ka humor të vejë në skenë çdo muaj një premierë estarde dhe jo më njëherë në vit. Madje kemi aq shumë kërkesa për humor sa do të duheshin 3 ditë pa ndërprerje me humor që të realizoheshin të gjithë skeçet.

 

Sofra a është menduar të ketë një përmasë më të madhe?

 

Eshtë menduar të bëhej Festival, por pasi e menduam mirë e kthyem në origjinë. Në ansjë mënyrë nuk mund të ndanim apo emërtonim ndryshe një traditë. Kjo do të thoshte të fillonim sërishmi nga e para aq më shumë që dhe financimet nuk mund të arrinin në nivelin e një Festivali.

 

Me kë keni bashkpunuar?

 

Ne kryesisht kemi punuar me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar. Por mbështetjen kryesore e kemi gjetur tek Bashkia e qytetit, biznesmenët e qytetit. Por s’duhet të harrojmë kurrë qytetarët shkodranë që na mbështesin gjithmonë në këtë nsimë që ata  e quajnë fisnike dhe mban gjallë tarditat e qytetit si dhe i bën jehonë atyre.

 

Ku janë zhvilluat edicionet e Sofrës?

 

Kryesisht në teatrin Migjeni por kohët e fundit në lokalet më luksoze që marrin më shumë vende se teatri. Pra lokalet tardicionalë shkodranë deri në 500 vende.

 

Shoqata juaj, ka emrin e Sofrës?

 

Jo . Shoqata jonë quhet “Jehona e Shkodrës” dhe zhvillon midis të tjerave zhvillon dhe këtë aktivitet të quajtur “Sofra Shkodrane”. Dihet që tashmë në veri të Shqipërisë zhvillohen disa aktivitete si oda, tryeza, ne kemi tarditën dhe të veçantën tonë. Ne kemi startuar në Kafen e Madhe të Shkodrës. Vitet kanë bërë të tyren.

 

Kush do të jenë të ftuarit special?

 

Sigurisht sofër pa të ftuar nuk ka. Të ftuarit do jenë artistë dhe këngëtarë nga gjithë krahinat e Shqiqpërisë. Arti dhe kënga duhet të na bashkojnë duhet të na sjellin eskperienca. Me të ftuar special aktiviteti bëhet më i bukur, më i larmishëm, më domethënës. Këtë vit do të ftojmë disa humoristë dhe këngëtarë të krahinave të tjera si Cekja  i Beratit, Rita Lati, Behar Merja. Por do kemi të ftuar edhe nga Kosova Maqedonia dhe Mali Zi. Vitin e kaluar kemi pasur këngëtarin e spikatur kosovar Ismet Peja me djalin Visar Peja. Këtë vit do jenë këngëtarët Shkëlzen Jetishi, Gjyste Vulaj,. Këta të ftuar vijnë për herë të parë. Regjisor do tëjetë Fran Babaj, Drejtor Artistik z. Minella Kureta ndërsa një pjesë tjetër do të jetë nga vetë stafi i shoqatës që kanë realizuar me dhjetra aktivitete.

 

Si do ta pagëzonit ndryshe këtë aktivitet?

 

Thënë ndryshe, do të quhet “Nata e bardhë e Shkodrës”. Përse them Nata e Bardhë? Pasi nuk do të jetë vetëm spektakël, por edhe njëjë darkë dëfrimi me të ngrëna dhe të pira, përveç kërcimit, këngëve skeçeve. Pra do të jetë një natë dëfrimi me të gjitha elementët. Pra çdo gjë do të jetë “No limit” Pra të ngrëna, të pira, humor qef, pa limit kundrejt një page modeste. Ky aktivitet  është tradicional por që merr përmasa kombëtare, për vlerat dhe mesazhin që përçon. Eshtë i vetmi aktivitet i këtij lloji në Shkodër. Tashmë ky aktivitet është khtyer në një traditë që askush nuk mund ta kthejë.

 

Rosela Gjylbegu:

Sofra Shkodrane është një eveniment karakteristik, Vetë emërtimi I saj tregon se bëhet fjalë për në koncert që ka në qendër këtë qytet të dashuruar me këngën dhe me dhe humorin. Ndihem mirë në këtë ftesë pasi në këtë momente Shkodra ka nevojë për përkrahje për ndihmë, për entusiazëm

 

Gjyste Vulaj:

Ftesat për “Sofrën Shkodrane” mbeten më të pëlqyerat për mua. Ndoshta është një nga aktivitetet që më bën të lë pas dore cdo obligim tjetër. Tashmë ky aktivitet ka bërë emër brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi këtu marrin pjesë emra të spikatur të humorit dhe të këngës mbarë shqiptare. Ndihem e përkëdhelur në këtë aktivitet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx