E hene, 05.05.2025, 07:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhelal Ademi

E enjte, 30.12.2010, 08:25 PM


Xhelal ADEMI

 

 

Në kërkim të lirisë

  (se mora kurrë)

 

Nga shtrati u shqepa frikshëm një ndajnate

T’i vë pritë lirisë në parajsë dhe ferr,

Por ajo më briti mbi kalë prej shtërngate

S’të dorëzohem dot, ndaç turru më merr.

 

Sdomend tunda hapin drejt saj i hutuar

Trok i kalit tmjegullt zhbëhej pa pushim,

Në frengjinë zezonë njëmijë herë çnderuar

Zbarkoi dashurisht nkrah tarmikut tim.

 

Shtanga i llahtuar, ajo sfliste më

Nata shekullore përmbi mua pus

Gjergj Elez Alinë thirra me gjith zë

Nshamatë me bajlozin me enkas ta fus.

 

Por zëri i afërt si rrufe i shkrepur

Ndryshkej nëpër kohëra e ndër çaste treti

Liria lavire me ca hir të vdekur

Nën mjegull zezonë kruspullake mbeti...

 

 

Ah, miku im

  (karrierist)

 

Ah, mik i dashur malli sa të bren

Ndaj thua ka kohë që më ke të vdekur,

Sepse përsa herë kërkon e s`më gjen

Nëpër ato maja ku tashmë ke prekur.

 

Dije që janë thepa që nuk kanë aq vend

Për mua mjeranin që sbëra një emër,

Të të kemi ty gjithë shëndet dhe mend

Mbase “fort e pate” atdheun në zemër.

 

Të lumtë që frymon andej lart i ngjitur

Dhe hurit ku mbahesh le tia kemi nder,                     

Vajevijnë pushtetet ti dot s`ke rrëshqitur

Nga ai s`të ka shqepur furtunë edhe erë.                     

 

Ditën kur trrëshqasish ke të më takosh

Unë mbreti i heshtjes me të dehur jam,

Ndër rrugët e gjëra kot të më kërkosh

Nrrugica dytësore gjurmët unë i kam

 

 

Elegji për tradhëtarin

 

Rroje lakuriq i endur nëdër natë                     

Saç miliona yje s`ta ndritën fytyrën,

Vreri të rrëmbente, ti qenie e ngratë                      

Midis njëmijë ujërash se ndryshove ngjyrën.

 

Tash i brishtë për fare, kukull përrallore

Me kurthet mbi shpatull rrugon kohën kot,

Endesh tamam hije në netët mizore

E një thes me eshtra paske mbushur plot.

 

Eh këto eshtrat tua çpaske vënë mbi shpinë                     

Dhe e do një varr të shkretë e varfanjak,

Që në net pa hënë e kohëra pa stinë                     

Të ulesh mbi të dhe të qash ngapak.

 

Por vallë çfarë trishtimi, as dheu stë merr

  shpellën e djallit shpirtin paske shitur,

I ke mbyllur dyert në qiell e në ferr

As rrathët e tyre për ty sjanë uritur...



(Vota: 35 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx