E hene, 05.05.2025, 06:56 PM (GMT+1)

Kulturë

23-vjetori i tranzmetimit të lajmeve nga Evropa

E enjte, 30.12.2010, 08:30 PM


I. Egriu dhe O. Disha
I. Egriu dhe O. Disha
Bisedë me shkas me prof. Ibrahim Egriu,  korrespondent  i rregullt i radios”Zëri i Malësisë”dhe i Agjencisë telefonike”Albakos”-SH B A.  ”Ai u dha zë shqiptarëve të  mër guar dhe zemër  atdheut    vuajtur”. Gazeta”Ylliria”,  Nju -Jork, më 4 korrik 03 v.

- Na udhëhiqte vullneti për të qenë në valë të përbashkëta me Atdheun:

 

Më 29 dhjetor 2010, mbushen 23 vjet  kur për herë  të parë për gjithë shqiptarët, që  punojnë e jetojnë  në Ny-Jork me rrethinë, më 29 dhjetorit 1987)  filloi   tranzmetimi i Edicionit të lajmeve nga Evropa,    i  përgatiti  korrespondenti  nga  Suedia,  Ibrahim Egriu, së bashku me djalin e tij, Sazanin,    cilin  për  shkak    diksionit    këmbueshëm, dëgjesit  në SH B A dhe Suedi e quanin-zëbilbili. 

 

Për çfarë qëllimi iu  rrekët sferës informative?

 

Me gjithë se me profesion s’jam gazetar, por jeta dhe  nevoja    dhe     huaj  më ka diktuar që të merrem edhe me këtë lëmi aq me përgjegjësi morale e atdhedashëse.

Qëllimi ynë ka  qenë  dhe  është  që,  bashkëkombasve  tanë,    vendosur  atje  larg përtej Oqeanit Atllantik, të mbushur plot mall e nostalgji për vendlindjen,    lodhur  e  të rraskapitur nga puna e rëndë, t’u ofrojmë të dhëna të freskëta e burimore, sepse,  ata  me  pa durim  prisnin të dëgjonin se  ç’ndodh  me  vëllezërit,  motrat,  bijtë  dhe  bijat  e  tyre 

Kosovë e Malësi, Dibër e Strugë, Ulqin e Tetovë, Preshevë, Çamëri e gjetkë.

 

Si u shfaq ideja për një bashkëpunim të këtillë?

 

Ideja u shfaq nga redaksia e  radios “Zëri i Malësisë“ që e drejtoi  plot 25 vjet z.Gjeto  Sinishtaj dhe,  me pëlqimin e Kryesisë    Klubit  kombëtar”Jusuf  Gërvalla”,  pra,  pas  pjesëmarr jes sime në Konferencë tematike, që u organizua  me rastin e 75 vjetotit të Pavarësisë  sonë  kombë  tare,  ku qesh i  nderuar  dhe  ftuar  nga  Evropa,   m’u  dha rasti që për herë të parë,  së bashku  me shkencëtarin  e  shquar  arbëresh,  prof.  dr.  Vinens  Boletini,  mandej me  mikun e   shqiptarëve Jack Shullman, me publicistin me origjinë shqiptare, z. Gregori Sotir  dhe  me  intelektualët: -Ramis Llapashtica e  Rustem  Lulanaj,    prezentohem me  temën:Rrethanat dhe  jehona  historike   e Pavarësisë sonë kombëtare,  duke  filluar  prej   vitit  1924  deri    ditët e  sodit.  Konferenca  u mbajt  në lokalet  e  hotelit “Sharaton” në  praninë e qindra bashkatdhetarëve.

 

KONFERENCE TEMATIKE ME RASTIN E 75 VJETORIT  TE       PAVARESISE SONE KOMBETARE

Në kuadrin e jubileut te 75-vjetorit të Shpalljes se Pavaresise së Shqiperise, Klubi kombetar ”Jusuf Gervalla” organizon  nje  Konference  tematike,  me  25.  10. 1987, ne ora 11 para dite, ne hotelin Sharaton  Center and Towera 52-nd, Street 7-th   Ave. Manhattan, N. Y.

Me kete rast,  me krenari dhe respekt dinjitoz  do të perkujtohet ky eveniment lavdiplote i historise sonë kombetare.

Kumtesat e rastit do te mbahen nga prof. dr.  Vinçens Boletini, prof. Ibrahim Egriu  (vjen nga Evropa), Gregori Sotir ( publicist  dhe  shkrimtar  me  origjine  shqiptare), Jack Shulman (mik i shqiptareve), Ramis Llapashtica  ( kryetar i  Klubit  ”Jusuf Gervalla”  dhe Rustem Lulanaj (student i gjuhes dhe letersise).

I ftojme shqiptaret  e diaspores t’na nderojne me pjesemarrjen e tyre.

Nju Jork, tetor ’87        Klubi kombetar”Jusuf Gervalla”

( FAXIMIL)

           

Si u pritën kumtesat nga ana e të pjesëmarrësve ?

 

                    Me duartrokitje frenetike u përshëndetën kumtesat. Në veçanti unë, më 25 tetor

1987 përjetova çastet më të mira në jetën time. Më mikloi pa masë afësia e tyre,  veçanërisht

kur vërejta se në atë mes, në ate Shoqatë eksistonte një rreth i mirë, një shoqëri e  mrekullu

eshme intelektualësh, të cilët s’kishin komplekse dhe ishin të çliruar nga  s’mira  dhe  egoiz

mat. Flas për periudhën para 30 vjetësh, kurse në ditët e sodit s’jam njohtuar  saktësisht  se si shkon rrjdha atje, por besoj se ata gjejnë gjuhë të përbashkët dhe s’lejojnë që në  mesin  e tyre të shkaktohen ndasi.

           

Çka kishit me thënë për përshtypjet nga ajo Konferencë?

 

                    I pari, gjatë një pushimi të shkurtër, m’u ofrua kolegu im i repektuar, z.Nexhat

Sela, i cili m’u drejtua me këto fjalë:-U kënaqëm! Lypset që dhe në të ardhmen të  organizo

hen takime të këtilla me karakter kombëtar. Ndërsa,  në mbarim    Konferencës  përjetova çastet më më të lumtura. Urime, përqafime dhe përshëndetje më të ngrohta  me  bashkatdhe

tarë nga të gjitha trojet tona. Ndër të parët që m’u lëshua në përqafim ishte  bashkatdhetari

ynë me origjinë shqiptare, prof. dr. Vincens Boletini, i cili edhe pse s’dinte të fliste shqip, në

gjuhën angleze më  tha: -Në  sajë    duartrokitjeve,  me  interesim    posaçëm  e  përcolla

paraqitjen tënde. Të paçim gjithmonë! Ndërsa shumica e pjesëmarrësve deklaruan decidivisht:

                 Disa bajraktarë që vijnë nga Evropa këtu në Sh B A,  gjithmonë na  kanë  ndarë e na kanë përçarë, ndërsa sot këtu në këtë Konferencë tematike, në kumtesën Tuaj, theks të posaçëm i ke dhënë afrimit dhe bashkimit me njëri-tjetrin!

                 Pra,ky qe rasti më i volitshëm që të njohtohemi për së afërmi me vëllezërit tanë të një gjaku në SH B A dhe që atëherë, Stafi drejtues i radios „Zëri i Malësisë“  shprehu  dëshirën që çdo javë, Kronikën e lajmeve t’ua përcjellë nga Evropa.

           

Për pjesëmarrjen Tuaj në atë Konferencë kanë shkruar gazetat: “Intervju“ e  Beogradit dhe „Nova Makedonia“ e Shkupit.

 

Gazeta „Intervju“ s’më pat ra në dorë, ndërsa ajo maqedonase po. Përmes saj, gazetari, Viktor Cvetkoski, duke marrë informacione të rrejshme e paushale nga  ish–sekretari shovenist i Komitetit të Dibrës-Apostol Arbenski, shkroi artikullin me titull:“Nacionalizmi

shqiptar në trevën e Dibrës, ku pos tjerash thuhej:

            Në shërbim të emigracionit shqiptar ëshë vërë  dhe  profesori  i  albanologjisë, Ibrahim Egriu, i cili me të arritur në Malme të Suedisë do të fillojë aktivitetin  e  tij  kundër

„vendit të tij“ dhe „popullit të tij“. O Zot, çfarë shpifje. Ai, bëhet anëtar i njëfarë Njësiti 

Organizatën më ekstreme e „armiqësore“-„Jusuf Gërvalla“-gënjeshtër e kulluar, sepse s’ka

ekzistuar dhe as që figuron një Organizatë e tillë në botën e jashtme,  mandej  vazhdon: -Ai

është njëri ndër organizatorët e demonstratave në Suedi e më gjërë, i cili  si  i  tillë,  duke  u

afirmuar në radhët e emigracionit „armiqësor“ të jashtëm, me rastin e 75-vjetorit    shpall

jes së Pavarësisë, ftohet nga Evropa që të merr pjesë në Konferencën tematike në Nju-Jork,

në të cilën i ka propaganduar idetë e tij.-Fund i citatit.

           

Sazan Egriu (foles)
Sazan Egriu (foles)
Kur e keni pasë më vështirë gjat përgatitjes së Edicionit të lajmeve?

 

            Të mbahej një tempo e tillë disavjeçare me „Zërin e Malësisë“, me radio-emisi

onin“Zëri i Kosovës“ si kryeredaktor në Suedi dhe me Agjencinë telefonike „Albakos“,  me  të vërtetë është dashtë t’i kushtohet kohë, kujdesë e vigjilencë gjatë komentimit të ngjarjeve.  Lypsej pasur nerva,  nerva të qeta, mund, angazhim  permanent  dhe duhej bërë  shpenzime të konsiderueshme materiale, duke ndarë kafshatën e fëmijëve në mërgim.

            Vitet 1987/*88 dhe*90/*91/*92 ishin vite të mbërthyer me ngjarje tronditëse e dramatike të popullit tonë në Kosovë e gjetkë. Gjatë përgatitjes së emisioneve duhej së paku

dy-tri ditë rrjesht të grumbullohen, sistematizohen, përkthehen dhe komentohen  artikuj 

ndryshëm nga gjuhët sllave. Shpesh herë ndodhte që ditëve të shtuna, të diela e    hëna: -i

izoluar nga bota, me kafe e me stres për shkak të ngarkesave, kryhej  përgatitja  e  Edicionit

të lajmeve në kohëzgjatje prej 30-40 min. Poashtu, çdo protestë a demonstratë që  zhvillohej

në Suedi, Nju-Jork apo në Washington, përmes linjës telefonike thirrej nga Suedia.Vlen të theksoj se në këtë sferë të informacionit s’kam  qenë  i  vetmuar.  Ndihmesë të veçantë më ofroi djali im Sazani, i cili që nga data 5 maj  1986,  porsa  u  hap  Radio-emisioni„Zëri i Kosovës“në Malme të Suedisë, që ishte dhe radio-emisioni i Parë në Evropë, ai kurrë s’u kursye. Me plot impenjim, sa herë që e lypte nevoja, në orën 12 të mesnatës, sepse, sipas kohës amerikane, atje ora ishte 18 i mbrëmjes, i lodhur e i  raskapitur  nga puna e rëndë, shfletonte faqe të tëra gjatë spikerimit dhe rreth një dekadë s’tha  kurrë  se  u lodha. Atij, kohë pas kohe i vinin në ndihmë  dhe:  Bajram Kabashi,  Shpëtime  Fida, Salie Abazi, Venera Baqaj, Ganimete Gradinaj dhe Kadrie Bunjaku.

 

        Siç dihet, pos të dhënave që ia keni percjellur„Zërit të Malësisë“,keni raportuar dhe për Agjencinë Telefonike“Albakos“?

 

     Duke filluar nga muaji prill i vitit’90, për çdo ditë, në kohë zgjatje prej tre min. i kemi raportuar dhe kësaj Agjencie në Nju-Jork. Pra,çdo ditë, duke filluar në ora 18 i mbrëmjes sipas kohës evropiane,  apo    ora  12    mesditës,  sipas  kohës  amerikane,  përkatisnim

rezyme me të dhëna më të freskëta rreth ngjarjeve në Kosovë dhe në trojet e  tjera    okupu

ara iliriane. Vlen të përmendi se ndihmesë të veçantë më ofroi simboli i rrezistencës  kosova

re, z. Adem Demaçi, i cili përmes linjës telefonike na informonte hollësisht rreth situatës 

krijuar atje,mandej Edicionin përmbledhës të lajmeve ia tranzmetonim Agjencisë“Albakos“

           

Si erdhët në kontakt me z. Demaçi?

 

      Pyetje me vend. Numrin e telefonit ma dha z. Gjeto Sinishta-redaktor.  Biseda e parë me z. Demaçi ishte tepër interesante. Ai më pyeti: -Kush  jeni  ju?  Përgjigja  ime  qe:

Unë jam korrespondent  anonim nga Evropa. Po  ku  gjëndeni,  pyeti  ai: -Gjithkund  Bacë,

gjithkund:-në Angli Gjermani, Zvicër etj. etj. Mirë, më tha ai, por pse s’ma tregosh emrin?!

Baca Adem, ne jemi shërbëtorë të popullit dhe nuk punojmë për grada  e  ofiqe,  andaj  unë

qëndroj anonim, jo nga droja, por nga modestia, sepse, unë gjithmonë kam thënë dhe them:

„Asgjë s’kam punuar dhe është turp të mburemi se është  arritur  diçka  deri  sa  tremilionë

shqiptarë edhe pas 20 shekujve akoma janë të shtypur nga të huajt“.

      Mirë, më vjen mirë, tha ai dhe  rregullisht filloi të më ofrojë informacione. Që nga ajo dite, ai gjithmonë dhe sot e kësaj dite më emërton-anonim,  dhe, gati cdo te dyten apo të treten dite kerkoja prej tij, si Kryetar i Forumit per mbrojtjen e te drejtave e lirive te njeriut, te me ofroje te dhena me te fresketa nga Kosova per Agjencine telefonike”Albakos”,ku, per degjuesit tane pergatisja te dhena te shkurtera ne kohe zgjatje prej tri min. kurse per ”Zerin e Malesise”, cdo te hene, ne kohezgjatje prej 40 min. Pa permend ketu Radio”Zerin e Kosoves”, qe permes frekuences 89,9 FM tranzmetohej dy here ne jave.

      Demaçi, per te paren herë e mesoi emrin tim, gjate vizites se tij te pare ne Danimarke, ne nentor te vitit ’93. Ne sallen e madhe te mbushur plot e perplot, duke i uruar mire se ardhje, i bera nje pershendetje me keto fjale:

Para nesh gjendet simboli i rrezistences, Adem Demaci. Rrudhat e ballit te tij simbolizojne shufrat e hekurta te kazamateve serbo-sllave. Dhe, akoma pa mbaruar fjalen pershendetes, ai, u ngrit ne kembe dhe brohoriti me te madhe:

Ti je miku im ANONIM. Te zura!-Duartrokitje frenetike dhe ovacione ne salle. Eja ketu, te te qafoj! Atehere, une se bashku me z-jen time u ngjitem lart ne bine, u pershendetem ngrohte, perzemersisht e vellazerisht. Qe prej asaj dite, nuk isha me anonim per z. Demaci. Mirepo, perseri ai, gjate cdo bisede me therret-Anonim. Ja shembulli:

 

> Från: "Adem Demaçi" <ademdemaci@gmail.com>

> Till: "Ibrahim Egriu" <ibrahim@home.se>

> Rubrik: Fwd: Dibra'67 (Pervjetor i termetit)

> Datum: Fri, 1 Dec 2006 04:21:52 +0100

> FORT I NDERUARI VËLLA ANONOM,

> ME GËZIM MORA MESAZHIN TËND. ME SHËNDET JAM FORT MIRË, >PRANDAJ MOS U MERAKOS PËR ATË PUNË. KËTU BUZË DETIT PO PUSHOJ, >POR EDHE MË SHUMË

> PO PUNOJ. PËRSHKRIMI I DITËS SË TËRMETIT ISHTE FORT I GJALLË. >QOFSHIN TË HARRUARA DHE MOS U PËRSËRTISHIN MË KURRË.

> SA PËR ZEMËRGJERËSINË QË JENI DUKE TREGUAR NDAJ MEJE ZOTI I >MADH JU SHPËRBLEFTË.

> JU PRIFTË E JU PËRCJELLTË E MBARA!

> TUNG!-ADEM DEMACI

           

Dhe në mbarim, keni të shtoni edhe diçka?

 

           Po z. Osman, këtë shkrim apo bisedë që e kryem së bashku drejtpërsëdrejti ua dedikoj bashkatdhetarëve tanë në SH B A, të cilët,  për gjithë ato përpjekje që i bëra vite me radh,  duke i njohtuar me  informacione      freskëta  nga  trojet  shqiptare;  me rastin e

vizitës sime atje, në restorantin e njohur“Debal Gardens“ -Brooklyn,  Ylber  Pilku  dhe  Muharrem Dovolani shtruan Drekë madhështore dhe, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan qesh i ftuar në Darkën solemne të ndarjes së çmimeve presidentit Clinton. Pra, më nderuan!

            Poashtu, përmes kësaj interviste shfrytëzoj rastin të përshëndes miqët e  mij  të nderuar anë e kand Evropës e gjetkë,  që me  rastin e pranimit tim në Lidhjen Shkrimtare të Suedisë, më përgëzuan dhe më dërguan me dhjetra e dhjetra urime e përshëndetje, që për mua në këto vite të pleqërisë është  një  satisfikacion për angazhimin tim modest në disa sfera të jetës.  Pra, FALEMINDERIME    gjithëve, por dhe Ty z. Osman të falënderohem për urimin që më dërgove dhe për bisedën e bërë.

    Dhe unë z. Imi me efiçiencë dua të shkruaj diç për përpjekjet Tuaja të  mundimshme,

përshkak se, siç thuhet edhe në Gazetën e mirënjohur „Ylliria“, rreth një  dedekadë: “U ke dhënë zë shqiptarëve të mërguar dhe zemër atdheut të vuajtur“.  Ju  uroj  nga  zemra suksese  të reja në shërbim të popullit dhe qofsh për herë i ri në mendje e në shpirt!

P.S:-Intervista eshte realizuar me pare!

                                                                       

Malme – Suedi                         

 Me nderime,

Osman Disha, gazetar dhe komentator  i RTK-s



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx