E hene, 05.05.2025, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Gazi Buxheli: Qentë

E premte, 31.12.2010, 02:05 PM


Gazi Buxheli

 

QENTE

         

I njoh mirë gjërat në jetë,

se dielli më ka lëshuar dritë,

edhe pse shpesh ngatërruar nga retë,

e qentë që më lehin egërsisht…

 

…më shumë se retë qentë e ngratë

i doja dhe i dua sinqerisht,

si nostalgji e kohës së lashtë,

kur kishim katër këmbë e nje bisht.

 

…veç këta qentë e kohës sonë,

çuditërisht flasin si njeri,

teksa lehin duan të thonë:

përse o zotëri, nuk leh edhe ti?!

 

Por kështu është ujdisur kjo botë,

s’mund të ketë vetëm qen, e vetëm njeri,

pa njeriun qeni do te lehte kot,

pa qenin  njeriu do kish mërziti…

 

I dua qentë, qofshin edhe zagarë,

se për mua u lodhën duke lehur,

ndaj më vjenkeq, deri në të qarë,

kur s’kam kocka për t’u hedhur…

         

POST MORTUM

 

Mbi gurin e varrit,

nuk është shiu dhe era,

breshëri a bora,

që trokasin në buzë mbrëmje,

a buzë agimit,

por mëkatet,

që lëngojnë

kohën e shpagimit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx