E hene, 05.05.2025, 06:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Greta Garbo (1905–1990)

E enjte, 30.12.2010, 08:58 PM


GRETA GARBO/1905-1990/

 

Legjenda që jeton nëpër kohra/

 

Nga Halit Bogaj

 

Njëra ndër mbretëreshat më të famshme të kinematografisë amerikane ishte edhe madhështorja – Greta Garbo  e cila kishte origjinë suedeze, si edhe diva tjetër – Ingrid Bergman.Atë e zbuloi regjisori gjenial suedez  –Moris Stiler i cili ishte edhe katalizatori kryesor i famës së pavdekshme të aktores Greta Garbo.Filmin e saj të parë- në regjinë e kolsoit – Moris Stiler – Greta Garbo e realizoi në Stokholm me titullin”Saga e Gosta Berlinit”,të cilin publiku e pranoi në mënyrë të mahnitshme,kurse kritika filmore nuk ishte gjithaq e entuziazmuar.Filmi shfaqet edhe në Gjermani , ku Greta Garbo pritet me nderimet më të mëdha të asaj kohe,duke iu ofruar roli edhe në një film gjerman  i cili e drejton në rrugën e saj për në Holivud.Të gjithë e shihnin se Greta vinte duke u bërë legjendare me filmat e saj memecë ,me të cilët arrin të bëhet ndër yjet më të mëdhenj internacional.Figura e bukur dhe sharmi specifik të cilin e posedonte në fytyrën e saj tërheqëse ,e bënin edhe më të fuqishme për

Greta Garbo, 1933
Greta Garbo, 1933
mbarë publikun botëror i cili ishte mësuar me praninë e saj në ekranet e mëdha.Greta ishte  një ikonë e vetme që mund  t` i zgjidhte rolet e saj të ndërlikura me të cilat bëhej yll i veçantë i kinematografisë së asaj kohe.Ndonse kishte luajtur në disa filma memecë,duke treguar edhe sukses të madh,Greta vazhdonte të ecte drejt rrugëve më të lavdishme të artit të shtatë.Gjatë dhjetë viteve të suksesshme ajo interpreton rolet e veta në 27 filma të ndryshëm me të cilët joshte shikuesit nga mbarë bota.Filmat e saj të ndritur kanë përmbajtje të llojllojshme dhe shpeshherë edhe  përfundime të ndryshme tragjike.Të gjithë e kujtojnë filmin e saj të njohur kushtuar spiunes më të madhe të të gjitha kohraveme  emrin – Mata Hari,por edhe femrën që bënte lojë të dyfishtë në filmin”Gruaja misterioze”.Janë të paharruar edhe filmat e saj antologjik”Orkidea e egër”,”Fati”Puthja”,”Ana Kristi”,”Kurtizana”dhe dy filmat kryesorë”Ana Karenina”dhe”Dama me kamelie”.Është për t` u theksuar se gati në të gjithë filmat e saj fenomenal Greta Garbo përfundon tragjikisht,siç janë edhe filmat e theksuar më lart e sidomos”Ana Karenina”dhe”Dama me kamelie’ në të cilët interpreton rolet më të bukura jetësore , që na kanë mbetur në kujtesë të përhershme si realizimet e saj më të  fuqishme që i ka shikuar ndonjëherë njerëzimi. Rolet e saj që joshnin njerëzimin ishin të mbushura me fatalizëm të paparë dhe   me dhembje të shumëfishta,sidomos ato të  Ana Kareninës dhe i Margaret Gotjes.Të gjitha ato role aq të fuqishme,origjinale dhe specifike krijuan edhe mitin e saj të pashuar si Mbretëresha më e madhe e filmit amerikan të asaj kohe kur në Holivud kishte pak aktresha të formatit të saj.Siç është theksuar edhe më lart,Greta kishte ndihmën e vazhdueshme të regjisorit të saj të preferuar Stiler,i cili kishte ndikuar drejtpërdrejt që ajo të shkonte në qytetin e ëndrrave filmore .Greta ishte bërë njëra ndër aktoret më të famshme të kohës e cila i përcaktonte shpeshherë edhe rregullat e xhirimit, të cilave duhej t` u përmbaheshin   regjisorët  dhe producentët e njohur.Në shumë gazeta dhe revista të ndryshme filmore, shkruhej se Greta Garbo e urrente së tepërmi publicitetin e madh dhe donte të rrinte disi si e tërhequr dhe pa bujë rreth ikonës së vetë të pavdekshme.Filmi i saj i parë tonik/i zëshëm/ishte”Këngëtarja e xhazit”,me të cilin arrin sukses impozant për të treguar se ajo ishte shumë madhështore në epokën e filmit tonik në të cilën prodhon një zë të bukur dhe karakteristik ,e që donin ta dëgjonin miliona shikues nga mbarë bota artdashëse që ishin mësuar me filmat e saj fenomenal.Duke e vërejtur  se kishte arritur sukses të paparë në filmin me zë,Greta filloi ta mësonte gjuhën angleze dhe theksin e saj,për t` u bërë kolosale dhe e  pandalshme me filmat e vetë të ndritur.Filmi tjetër  antologjik,  ku aktroi në mënyrë tejet profesionale ,ishte edhe  drama “Ana Kristi” me të cilin bëhet një yll shumë i madh ndërkombëtar dhe që tregon se kishte prirje të jashtëzakonshme për role të fuqishme dramatike,i bazuar në një dramë të Juxhin O` Nilit.Më vonë në regjinë e regjisorit - Ernest Lubiç – Greta realizoi një rol tjetër të  shkëlqyer dhe të paharruar në filmin”Ninoçka”.Gjithashtu ajo ka mbetur  e paharruar edhe nga filmi”Gruaja dyftyrëshe,i regjisorit të njohur – Xhorxh Cukor, në të cilin interpreton një rol tjetër specifik,siç ishim mësuar ta shihnim aktoren e talentuar në vepra të tilla të jashtëzakosnhme filmore.Në vazhdim po i theksojmë edhe disa nga filmat e saj të ndritur:”Jeta pa gëzim”,”Rrëk-ja””,”Mishi dhe djalli”,”Hyjnorja”,”Gruaja misterioze”,”Standardi i femrës sëpamartuar”,”Frymëzimi”,”Rënia dhe shkëlqimi i Suzana Lenoksit”,”Ashtu  siç më do ti”,”Veli i pikturuar” dhe “Maria Valeska”/si dashnore e Napoleon Bonapartës/.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx