E hene, 05.05.2025, 01:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Naim Aliaj

E hene, 03.01.2011, 07:59 PM


Naim Aliaj

 

 

Lulevera

 

Ku më je moj lulevere

Cucëbukura

Dritëron në atë penxhere

belkëputura

 

 

Belunaza

 

Shkojnë vajzat si rruaza

Po vallëzoka belunaza

Bëri erë palat e fundit

Tërboi djemtë e katundit

 

 

Triumfi

 

Ka vite qe i shëtis këto vargje

Letër më letër e fletë më fletë

Gjithnjë kam shpresuar në këtë ditë të madhe

Që do të ndryshonte  me  mijëra  jetë.

 

 

Emocion

 

Emocionohem

Kur

Dëgjoj për dikë

Ogur

Për arritje artistësh

Në film,këngë a piktur

Me një portret heroi

Varur në

Mur

Me gjithçka të bukur

E plot

Nur

Për kurbetlinjtë

Ikur

E që kthehen

S`di se

Kur?

 

 

Ballëhëna

 

Cuc` e bukur rri në shkallë

Bashkë me hënën paska dalë

Falim buzët dalëngadalë

I lëmoj hënën mbi ballë

 

 

Je si diell e hanë

 

Dal e rri te dera

Me të kundru ty

Pesëmbëdhjetë pranvera

Të lexoj në sy

 

Turrem me të zanë

Ti ecën me vrap

Je si diell e hanë

Vete e vjen prap



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx