Kulturë
Kolec Traboini: Krishti ka zbrit në Iliri
E diele, 02.01.2011, 07:32 PM
KRISHTI KA ZBRIT NË ILIRI

KRISHTI KA ZBRIT NË ILIRI
Kur dynden erërat me fortunë
e qielli bëhet pis i zi
me duar kryq hyjnisë i falemi...
"O Krisht, në zemër na mbaj ti!"
Kur në travajë e stërmundime
trupi lëngon e shpirti vuan
e grisim kohen e shkojmë larg...
atë botë, kur Krishtin e munduan.
Kur në Golgotë u shfaq një kryq
gozhdët u ngulën fort në duar
prej dhëmbjes bota ra përmbys...
prej njëzet shekujsh ende vuan.
Të treten ditë Krishti u ngjall
se Zoti bëri mrekulli
u mbyll çdo varrë, u mbyll çdo plagë...
e prap në këmbë u ngrit Ai!
E me Shën Palin prap u shfaq
prej në Korinth në Apoloni
N'Durrahium qiejt ndritën hyjnueshem...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
Sa herë që nisin luftra, tmerre
e vriten gra e vriten fëmijë
i flasim shpresës, thërrasim paqen...
e Krishti zbret në Iliri!
Kur Gjergji ynë i madh, ngadhnjente
lartësonte emrin Arbëri
Hyjit të madh i thurte lavde...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
Gjon Pali kur e puthi tokën
në gjunj u ul me madhështi
bekoi trojet, bijtë e shqipes...
- Krishti ka zbrit në Iliri
Nënë Tereza kur u shfaq
shenjtorja jonë në mirësi
ajo që njerëzve u ngjallte shpresen...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
Edhe në dasma e në gëzime
kur në çdo vatër lind një fëmijë
me sy në qiell lumturohemi...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
Në katër skajet e Ballkanit
ku ka shqiptarë e ka Arbëni
në adhurim i falemi qiellit...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
Në paqe, dritë e vëllazërim popujsh
në dashuri e në miqësi
Sa herë e thërrasim, ai na shfaqet...
- Krishti ka zbrit në Iliri!
© KOLEC TRABOINI 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Neki Lulaj
Zejadin Ismaili: Variacionet e simboleve në kërkim të dritës
Shkrime të panjohura të At Gjergj Fishtes
Suzana Kuqi: Një urim
Liman Zogaj: Loja mbi gurë (IV)
Faik Islami: Përmbysja e Botës (VIII)
Agim Gashi: Intervistë me shkrimtarin Adem Zaplluzha
Dom Gasper Gurakuqi: Zbulohet studimi i pabotuar
Ismail Strazimiri: Ja kush punoi kundër pavarësisë së Shqipërisë
Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
Hajro Hajra: Masar Krasniqi - Takimi me Nënën Tereze në Zelandë të Re
Sejdi Berisha: Ëndrra e tmerrit, arti i ndrydhjes dhe puthja shpëtimtare...!
Halit Bogaj: Grace Kelly (1929–1982)
Ramiz Dërmaku: Mërgimtarë, Gëzuar Vitin e Ri 2011
Demir Krasniqi: Ago Havdall Aga
Pilo Zyba: Unë dhe Anshtain
Poezi nga Bajram Mjeku
Gani Qarri: Urime Viti Ri 2011
Ali R. Berisha: Të dhëna nga leksiku stilistik
Dy poezi nga Hamit Taka