Kulturë
Halit Bogaj: Gloria Swanson (1899–1983)
E marte, 04.01.2011, 08:58 PM
GLORIA SVANSON /1899-1983/
Nga Halit Bogaj
E lindur 1oo vite më parë, Gloria Svanson ishte ndër ikonat më të famshme të botës fillestare të kinematografisë amerikane. Në vitet kur filmi memec ishte në lulëzim të madh, aktorja e lavdishme – Gloria Svanson shkëlqente me sharmin dhe bukurinë e saj të rrallë dhe me filmat antologjik të atyre viteve.Edhe emri Gloria sikur i ishte vënë për të qenë kuptimplotë, Ajo asnjëherë nuk e kishte ndërruar emrin e saj të lindjes me të cilin vzhdonte të ngjitej shkallëve më të larta drejt sukseseve të njëpasnjëshme.Edhe kjo legjendë filmore kishte origjinë suedeze, si edhe disa emra të tjerë të botës së mëvonshme filmore të cilët Suedia ia dhuronte Holivudit, në mesin e të cilave ishin edhe:Greta Garbo dhe Ingrit Bergmani-.Gloria Svanson ishte ngushtë e lidhur me Erih Von Shtrohajmin e madh,e sidomos me klasikun”Bulevardi i muzgut”,në të cilin akorja e famshme luante rolin e saj epokal të një ylli të harruar filmor dhe të mbetur në vetmi të plotë,por e cila jetonte akoma në luksin e ditëve të stuhishme.Filmi u bë hit i vërtetë falë regjisorit fenomenal gjrman me emrin – Bili Vajlder,i cili kur shkoi në Holivud krijoi edhe kryevepra të tjera antologjike që kanë mbetur të paharruara në artin e shtatë.Në atë film, Gloria Svanson interpreton një legjendë të mëparshme filmore të cilën e kishte shkelur koha, pleqëria dhe vitet e harresës.E dëshpëruar thellësisht dhe emocionalisht,Gloria Svanson jeton nën hijen e sukseseve të dikurshme, por një ditë i ndrit një yll i ri në jetën e saj të mëtejme kur në shtëpinë e saj luksoze shkon një skenarist i dështuar/Viliam Holden/, për ta nxitur aktoren e madhe që t` i kthehej jetës së saj të mëparshme.Filmi”Bulevardi i muzgut”vërtet ka mbetur ndër filmat më të shquar dhe ndër kryeveprat më të dalluara të artit të përgjithshëm kinemaografik, ngase aktorja epokale/Gloria Svanson/jep një kreacion markant dhe superior,ashtu si edhe Greta Garbo në filmat e saj më të shkëlqyer.Në filmin e apostrofuar Gloria Svanson akoma ëndërron për një kthim triumfal në botën magjike të filmit, por të gjitha ato ishin vetëm iluzione të kota dhe naïve, ngase gjithçka kishte perënduar qysh moti.I krijuar gjysmë shekulli më parë/në vitin e largët – 195o/”Bulevardi i muzgut” simbolizonte edhe muzgun e aktores – Gloria Svanson,e cila dikur ishte shumë e bukur dhe e talentuar .Filmi është i mbushur përplot dhembje,posaçërisht kur e shohim se si venitej një yll shkëlqimtar siç ishte ajo.Jeta e saj në film ishte një realitet shumë i hidhur,”i shkëlqimit dhe mjerimit të kolosëve më të njohur filmorë”,të cilëve u kishin kaluar ditët dhe vitet e tyre shkëlqimtare.Edhe Gloria Svanson ishte një viktimë të cilën e kishte shkelur një kohë e tillë e paevituar,por e cila e luan në mënyrë maestrale edhe rolin e saj aq të ndërlikuar. Sidoqoftë,edhepse në një moshë të shtyer ,Gloria Svanson e realizoi në mënyrë të përsosur rolin e saj jetësor,duke e
merituar edhe Oskarin e fituar për filmin “Bulevardi i muzgut”.Shumë kritik të filmit e mendonin se ajo nuk e kishte fare të vështirë ta interpretonte vetëveten,por prapë thuhej se- më e vështira ishte një paraqitje e tillë.Të gjithë e dinin se Gloria Svanson ishte shumë e fuqishme me rolet e veta në filmat memec,kur në ato vite të arta ajo e shokonte publikun me ekstravagancën e saj të njohur dhe të jashtëzakonshme..Ishte shembull numër një i femrave të ndryshme nga mbarë bota të cilat e imitonin imixhin e saj në ecje, në sjellje dhe në veshje, e sidomos gratë e pasura të asaj kohe të stuhishme.Gloria Svanson kalonte edhe jetë tejet skandaloze dhe të begatshme martesore, pa pasur asnjë kompleks nga martesat e saj të shumta.
Ajo me të drejtë quhej edhe seks simbol i viteve të njëzeta dhe në botën femërore ishte e popullarizuar sikur Rudolfo Valentino në atë mashkullore.