Kulturë
Nexhat Rexha: Determinim ndriçues me tematikë aktuale
E marte, 04.01.2011, 08:57 PM
DETERMINIM NDRIÇUES ME TEMATIKË AKTUALE
Ibrahim Kadriu ”Gloria në mes”, Botoi ”OMBRA GVG”, 2010,fq.225.
Nga Nexhat Rexha
Jeta krijon llahtari, e në të shumtën e rasteve ajo depërton edhe në poret më të ndieshme të saj. Kuptimisht, ndërhyrjet e koncepteve marrin trajta nga më të ndryshmet.Verbi i të shprehurit është përditshmëria konstatuese që i jep kuptim kohëve. Ndërsa, veprimet dhe ndërhyrjet krijojnë skena nga më të ndryshmet, e në disa raste deri edhe në absurditet.
Për të kuptuar këtë absurditet të jetës nëpër kohë e faza të ndryshme të zhvillimit të shoqërive njerëzore është edhe nje herë më shumë se absuritet të shpaloset ky motivim i ngjarjeve që kanë ndodhur apo mund të ndodhin.
Duke lexuar romanin e Ibrahim Kadriut ” Gloria në mes”, lexuesi kupton e mëson se flijmet e fateve janë nga më të ndryshmet dhe ato në të shumtën e rasteve mbeten te heshtura , e të pa indentikifikara. Pse ndodhë kjo?. Është kuotizacion që kanë prodhuar shoqëritë me platformat e tyre të njëmendësisë totalitare, e kush ka pësuar në këto rende botërore,autori me mjaftë elegance artistkike ka depërtuar nëpër këto vrima te pa dukshme të të ndodhurave, që ato barten përmes ktyeprotaganistes me disa emra; Dila, Tringa, Sadja, Hyria, Gloria. Narracioni i ngjarjeve përmes protagonistes, bartë dhe ruan ne vete intimitete tmerruse, por që të gjitha ato kanë lidhje me fatin e saj dhe me traditën tonë, të cilat janë ruajtur me një krenari shëmtuese për zhvillimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit tonë, fatkeqësisht të ushqyer vazhdimisht nga kruzhoqe të farkuara mjaftë bukur , e që njeriu ynë nëpër faza të ndryshme historike është protagonistë që ka bartur dhe ushqyer me mundin dhe djersën e tij këto blloqe politke, herë me vetëdije e herë pa vetëdije.
Depërtimi në thellësi të këtyre intimiteve është i besueshëm, sepse autori nërpëmes protagonistit Bali Tuzi, ka dhënë dëshmi dhe ka shfaqur aftësinë e tij krijuese, duke qenë i vemendshëm në të ndodhurat e fatit të kryeprotagistes së romanit.
Kompozicioni dhe imperativi në shtjellimin e ngjarjeve ka harmoni dhe ajo gjithnjë raun në kerelacion ngjarjet dhe zhvillimin e tyre ne kontekstin kohor, që lirisht mund të kuptohet për ata, që dinë pak apo kanë informacion për këto shtjellime nëpër vorbullën e rrjedhave të kohëve në hapësirën gjeografike shqiptare, që kanë ndodhur me të gjitha skenat e dëshirueshme apo të pa dëshirueshme.
Identifikimi i peronazheve shtron dhe klasifikon apo bënë glorifikinin e të bërave dhe përcakton klauzolat e veçanta të tipareve, që bartin njerëzit, pavarësisht gjininë e tyre. Autori, ka skalitur edhe groteskun me saktësi, si; momente, skena e portrete, që janë të pranueshme në logjikën e veprimit konkrekt si dhe bartjen e lidhjen e tyre me kohët, që përcakrojnë klonimin e shoqërive si keto me rend e dialektikë Ballkanike. Prandaj, njeriu ynë është pjesë e këtij rendi edhe pse nuk është bartës i këtyre rendeve, por është protagonistë zhvillimor i këtyre etapave historike.
Autori ka arritur të bëjë ndryshime për të mirë, sepse vetë e kaluara e popullit tonë nën robërinë e shekujve ka kultivuar dukuri, e vese që gjithnjë kanë gjetur vend nëpër shtresat e disa familjeve, të cilët pastaj me dinakërinë e tyre pushtuese, edhe kanë bërë jetën instituconale duke i shtrirë rrënjët sa më thellë, duke dëmtuar gjymtyrët më të ndieshme të kulturës sonë. Gjithnjë në damkosje për etnitetin tonë.
Ibrahim Kadriu, përmes rrëfimeve ka pasqyruar ngjarje të para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ai ka dëshmuar se nuk është vetëm kronikan, që ka ruajtur në kujtesë këto të ndodhura, por me tërësinë e romanit ka dëshmuar se është njohtës i thellë i traditës sonë kombëtare. Për të shprishur këtë të keqe, e për të rifreskuar memorien se, dëmtuesit, dëmtojnë vazhdimisht shoqërinë tonë. Prandaj, ai freskon , e rifreskon memorien e lexuesit për të afirmuar vlerën njerëzore, në njëren anë, përmes Glorias, kurse në anën tjetër përmes Sefos, të kthen në retrospektivë se tipat e tillë edhe sot janë element turbullues se ata dinë të depërtojnë dhe vazhdimisht dëmtojnë fatet e njerëzeve dhe të shoqërisë. Njohësit e realitetit tonë, se paku të ketij gjysmëshekulli të fundit, e kanë të qartë se ky soj edhe sot ka arritur të, depërtojë edhe aty ku nuk eka vnedin, në institucuone. Sepse, serviliteti i tyre është shumë ndjellakeq. Ata janë tipa kameleon, mashtrojnë edhe idealistët e dikurshëm, duke i shërbyer atyre, për të mbuluar të kaluarën e zezë të tyre. Duke u thirrë në merita, të atyre që nuk janë më. E rëndësishme është mënyra e qasjes dhe paraqitja e rrëfimit, si dhe dukja e imazheve nëpër kohë, e këto pamje ndriçojnë kultin e vlerësimit dhe të demaskimit, edhe si temë, edhe si pamje të karakterit të bartësve, sepse e kaluara ka funksionaur në rrjedhat e këtij trolli, vetëm permes prizmit; e sotmja është lule, e djeshmja ferrë, kurse për të nesërmen me eufemizem e mbeshtjellur me gënjeshtra te hermetizura.
E këto hallka me korozion, autori dëshiron t`i pastrojë dhe kështu më mirë, sot se nesër, të hiqen temat e ngjarjet tabu. Marrë në tërësi, Ibrahim Kadriu në romanin “Gloria në mes”, ka parashtruar përgjasimet e karaktereve njerëzore, nga të gjitha shtresat shoqërore, gjithnjë me origjinalitet e frymë kombëtare, sepse vetem krijuesi mirëfilltë, i shtyrë nga dashuria e etnikumit, shkrinë artin në jetë dhe di të orientojë shigjetën kah e nesërmja.
Ibrahim Kadriu në roman është treguar i vëmendshëm në trajtimin e kësaj problematike që shtjellon në të, sepse tamatika e romanit është e nje periudhe të re historike,në të kemi motive nga trashëgimia e bartur nëpër periudha të ndryshme historike.Mirëpo, ajo që e bënë veprën konkrete dhe pikë orientuese e saj është funksionaliteti tematik, për t`ia dhënë lexuesit jo vetëm iden se çfarë ka ndodhur, por edhe për t`i dhënë atij vetëdijësimin e misterit të kësaj bote.
Në roman kryprotagonostja me disa emra është paraqitje në kontuniutet, e cila bartë në vete ngjarje dhe fate. Ajo është një grua me veçanti, që në vete ka moral, ka idealizëm ,por ajo që e dallon atë dhe i jep shpirtë romanit është shkashtësia e saj, edhe kur ajo gjendet në situata të ndërlikuara. Këto tipare të saj, janë veçanti të njerëzve, sepse ajo dinë të luaj rolin në jetë në çdo moment. Ajo është(vrasëse)në vetëmbrojtje në dy momente por, ato vrasje janë shumë domethënësese, e para në mbrojtje të nderit të shtëpisë dhe moralit të saj, kurse vrasja e dyte ka peshë atdhetarie dhe kështu ajo shpalosë edhe tmerrin e nje lufte, që ka instaluar pushteti serb ne Kosovë. Pra , ajo fiton simpatinë e lexuesit dhe edukaon njeriun. Edhe punësimi i saj në njërin nga institucionet e Kosovës, në atë të pas luftës dhe nëpunësi keqpërdorues japin pamje realiste dhe shumëkuptimplote. Autori, mëton për mes këtyre skenave të funksionalozojë problematikën aktuale. Kush mund ta demantojë këtë dukuri shëmtuese edhe në ditët tona. Mirëpo, kryprotagonistja e romanit, të gjitha veprimet i bënë me vetëdije e shkathtësi të natyrshme. Ajo nuk dramatizon, por vetem ilustron dhe bën shtegtime për zgjidhje ekzsitenciale, gjithnjë me konspiracion të arsyeshëm. Pikërisht veprimet me koncepcion e qartësi krijojnë mundësi për të arrirë atje ku synojnë dy protagonistët e romanit.
Koordinatat e romanit reflektojne faza të rëndësishme historike të shoqërisë sonë. Ato kanë shtrirje e dimensionalitet mbi absurdin si dhe me ruajtjen e kujtesës mbi kokrteten.Ibrahim Kadriu në këtë roman si dhe në disa të tjerë, sublimon të ardhmen, duke ndriçuar edhe kontrastet e kohëve. Ajo që e bën këtë roman më tërheqës, është koncepti identifikues i tërësisë së shtjellimit të të gjitha ngjarjeve të trajtuara në vepër, si dhe roli i personazheve kryesore, që aktualizojnë ngjarje, e skena edhe nga barbaria serbe gjatë vitit 1999, sepse ata ruajnë në vete kooperativitetin simbolizues në realizimin e referencave me procedim të ambientit autokton.
Pra, kryeprotagonistët e romanit Gloria dhe Bali Tuzi, arsyetojne gjakimin në të gjitha veprimet e tyre. Ata janë heronj ne vete e të pa identifikuar dhe nuk dëshirojnë reklamim, por ndriçojnë eklipsin e kohëve tona, sepse ndërtojnë e avansojnë kompleksitetin kohor, si dhe arrijnë të shpalosin nyjat e psikikën e individualiteteve me mospajtime gjatë periudhave deformuese. Dhe kështu, ata krijojnë raporte e marrëdhenie të qëndrueshme, sepse gjithnjë janë në kërkim të zgjidhjes dhe luajnë rolin ndërveprues
me argumente të racionales. Tërësia e shtjellimit në roman determinon konceptin aritstik me ide e ngjarje ndriçuese, për të vën në funksion tamatikën aktuale edhe si domosdoshmëri, edhe si katalizator që vë në veprim e në njohje shfaqje edhe për kulturat e shoqëritë më të të avansuara.
Konsideroj, se romani ” Gloria në mes” , i Ibrahim Kadriut, radhitet ndër romanet më të realizua në këtë decenien e parë të këtij fillim shekulli.
Më 3 janar 2011