Kulturë
Përparim Hysi: Vargje malli
E merkure, 05.01.2011, 03:45 PM
Vargje malli
Nga Përparim Hysi
Ata flokë
Ata flokë që mban lëshuar
Siç i mbaje vajzërisë
Seç më çojnë në moteshkuar
Tutje-tutje,djalërisë.
Seç më çojnë në kohë të shkuar
Kur buçisja djalërisht
Në ata flokë,shpesh,jam strehuar
Mu në zjarr të dashurisë.
I kam patur pak si strehë
Mu aty gjeja "azil"
Tash i shoh dhe siç e sheh
Prapë tundohem si "bandill"
Ah,sa kam pritur!
Kaq e kaq çaste (ta dish,sa kam pritur)
Të dilje,moj Kate,se më kishe robitur
Isha robi yt;isha jotja "hije"
Isha si i dytë;mënd s'kisha në krye.
Po ja erdhën çaste( ato:kisha pritur!)
Më puthe,moj Kate,dhe rashë i goditur
Dhe në rashë i goditur,mos të ngrihem kurrë
Syri yt i ndritur,më ngre në këmbë "flur..."
Kam qenë i pafat
E quaj veten të pafat
Se nuk putha buzën tënde
Se mendoja:bëj "mëkat?!"
Dhe më dukeshe si një shënjte.
Zu dhe buza të më hajë
Pa meraku seç më grreu
Të më hajë,dreqi më hajë
Mua hamëndja më gënjeu.
Po nuk putha buzën tënde
Unë aspak nuk gjej rehat
Ndaj të lutem,o moj "shënjte"
Puthe ti një"tëpafat?!".
E di
E di.E di që fshehur ti mban
Kaq kohë e ruan për mua dashurinë
Se në zëmër thellë e ruan
Si një thesar,të "mbyllur" me dryn.
Kjo më bën që unë të dua më tepër
Se ke dhënë prova besnikërie
Ndaj për ty e shkruaj këtë letër
Mike e shtrenjtë,o peng dashurie.
Një dëshirë
Një dëshirë,e mbaja fshehur (askurkujt nuk ia pohoj)
Malli i madh në vite mbledhur,u bë lumë dhe tak:vërshoi!
Tak vërshoi se s'e mban shtrati,aq i madh ishte"vërshimi"
Dhe s'durova më,i ngrati, dhe të puthi Përparimi.
Qe një "sulm" si i papritur,si rrufe në qiell të kaltër
Edhe mbete e habitur,se dëshirën s'ta paçë shfaqur
Befasia është e bukur,se të gjeti si në gjumë
Ja,kështu,ndodhi,moj flutur;dhe të dy na zu me shkumë...
4 janar 2011