Kulturë
Vullnet Mato: Shenjtorja e mjerimit
E marte, 04.01.2011, 08:58 PM
Vullnet Mato
SHENJTORJA E MJERIMIT
Nuk kam besuar
thëniet e vjetra,
se shenjtorët
bënin çudira e mrekulli.
Bëmat e tyre
më dukeshin legjenda,
pa fakte bindëse
për besueshmëri.
Kjo grua u ngrit
në lartësinë e vështrimit,
ku dielli rrezengrohës
shihet mbi tokë,
me shpirtin bamirës
të përkushtimit,
për vuajtjet njerëzore
që pikojnë lot.
Duke bërë që fatkeqët
pa shpresë shërimi
dhe zhelanët e braktisur
nga dashuria amtare,
të mbetur në rrugët
e botës së mjerimit,
ta quajnë veten bij
të Nënë Terezës shqiptare.
Ajo ishte bindja
me prova faktike,
se të bëhesh në botë
shenjtor i shërimit,
s’duhen përmasa,
apo fuqi magjike,
por zëmër vigane
që pulson për njerëzimin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Lirim Nezha: Uria
Nexhat Rexha: Determinim ndriçues me tematikë aktuale
Nijazi Ramadani: Dramë për masën e izolimit të 238 intelektualëve shqiptarë në burgjet serbe
Poezi nga Elmaze Grainca
Promovohet libri i Albert Zholit ''Sekretet e gazetarëve të RTSH''
Demir Krasniqi: Odë shqiptare, apo lamë magjupi?!
Bilall Maliqi: Bota poetike në shpirtin jetësor
Halit Bogaj: Gregory Peck (1916–2003)
Fotaq Andrea: Një letër e vitit 1938 për nobelistin Andre Gide
Agron Shabani: Në një Botë cfarë (nuk) e njohim të gjithë. . .
Vera Pelaj: Intervistë me Albana Mëlyshi ( Lifschin) - shkrimtaren që hedh ura lidhjeje, në mes bashkëatdhetarëve dhe Amerikës
Skënder R. Hoxha: Probleme onomastike (I)
Pirro Loli: Ylberet e vendlindjes
Luan Çipi: Një udhëtim aventuresk
Poezi nga Sokol Demaku
Poezi nga Naim Aliaj
Albert Zholi: Më varrosni me shami në kokë...
Xhevat Muqaku: Lamtumirë Mësues
Anila Kadija: Intervistë me shkrimtarin Visar Zhiti
Besnik Mustafaj: Shqipëri e shenjtorëve