E hene, 05.05.2025, 05:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Duke lexuar Agim Shehun te esseja për Gjinokastrën

E enjte, 06.01.2011, 08:04 PM


DUKE LEXUAR AGIM SHEHUN TE ESSEJA PER GJINOKASTREN

 

Nga Luan Çipi

 

Dashuria e pafundme dhe  respekti i madh  per nje qyetet, ku kalon gati cerekun e jetes se vete Agim Shehu, mund te paraqitet me kaq bukuri dhe pasion vetem nga ai, njeriu artist me zemer te madhe.

           Une krenohem me Gjirokastren, qe eshte qyteti im i  origjines, por sinqerisht u entusiazmova dukshem dhe me shkoj mendja te “Kronik ne Gur” e Kadarese, sipas meje, e tejkaluar vetem me pak faqet qe posa lexova.

           C’fare kisha humbur! Esseja, me sa duket, ishte  aty ne internet qysh para do kohe  dhe une nuk e kisha ditur.

           Te falemnderit Agim Shehu, qe dhe ne proze vazhdon te ngelesh poet i madh.

           Naum Priftin, Agim Shehun, Petro Zhejin, Pellumb Kullen,  Moikom Zeqon, nuk e di pse, por ndofta edhe nga qe jemi  bashkemoshatare, i kam pasur gjithnje te vecante ne zemren time, per bukurine e fjales, thellesine e mendimit dhe nxitjen e ndjenjave me te mira njerezore qe ata te fusin ne shpirt, sa i lexon.

Agim Shehu, prej kohesh me ka terhequr per tematiken e larmishme dhe fjalet e zgjedhura, te paraqitura me art e bukuri dhe me shije letrare te rralle, per perdorimin e figurave artistike te shumllojshme e te kerkuara, per ritmin dhe muzikalitetin e persosur. E merr cdo liber te tij dhe nuk e heq nga dora, madje te duhet t’i rikthehesh per ta shijuar me mire dhe per ta kuptuar plotesisht. Ai edhe prozen e ka te vecante, si te ishte poetike, me argumente bindese per idete e hedhura dhe me referime folklorike, filozofike e historike. Thjeshte, atje gjen vetem te verteta jetesore e te dobishme per cdo njeri, te paraqitura me ndjenje dashurie e mirkuptimi, qe te grishin te jesh gjithnje e me i mire, me i dobishem dhe me i afert per  familjen, shoqerine dhe  kombin, duke u ndjere krenar se je prej Shqiperie.

             Tani te kalojme te Esseja, qe me terhoqi rishtaz... Agim Shehu eshte progonatas. I lindur ne  zemren e Kurveleshit, bir ne Progonat dhe nip ne Golem. Duke i perfaqesuar denjesisht fshatrat e origjines se vet, ne poezite, tregimet dhe romanet e tij te mrekullueshme paraqet bukur dhe me interes bota e gjalle per mbare shqiptaret, duke qendruar fort me  mbeshtetje te fuqishme ne folklorin e pasur lab dhe ne humorin e  degjuar e te kendshem te zones se vete.

              Po, 20 vjetet e jetese se tij aktive ne qytetin e Gjirokastres, ndikimi i gruas se tij qytetare, lidhur ngushtesisht me Gjirokastren, si dhe mjedisi i peraferte me krahinen ku lindi, qe qyetetin e Gjirokastres e ka kufi ndares midis Laberise dhe Camerise, e ka kthyer poetin ne thellesine shpirtit te tij, ne gjirokastrit te vertete.

               Ndryshe nuk mund te behej kjo Esse e mrekullueshme per Gjirokastren dhe gjirokastritet, per ta vendos autorin e nderuar  ne radhet e para te pak esseisteve me te  shquar te vendit tone.

               Gjinija letrare e Essese eshte mjaft e veshtire, se ta trajtosh saktesisht, kerkon njohuri te gjera per problemin qe trajton, argumente historike dhe referenca te rendesishme studimore e shkencore. Ne radhe te pare cdo Esse e vertete do qe ta dashurosh objektin studimor dhe ta njohesh thellesisht ate.

Dhe duket ne kete drejtim  progonatasi karakteristik, qe ne pergjithesi ka qene i lidhur historikisht me Gjirokastren, duke dhene e mare me te per shume kohe, si kryeqendra etno kulturore edhe administrative, me 20 vjet pune dhe me pleksjet e shumta shpirterore e fizike, ia ka arritur, e them edhe nje here dhe ndofta e ka tejkaluar Ismailin e Madh, si ne kohen e qendrimit atje, ashtu dhe me njohjen  realisht e nga afer te gjirokastriteve.

Lexon Essene dhe e sheh Gjirokastren krenare, te plot ne histori deri ne lashtesi, si territor, si tradite e zakone, me boten e pasur shpirterore te qytetareve te saj, me zgjuarsine, fisnikerine dhe veprat e shquara kombetare te gjirokastriteve,  si dhe lexon e njhesh me  ta nepermjet  kujteses per dhjetra emra dhe mbiemra tipike gjirokastrite,  nga personalitetet e shquara e deri te njerezit e thjeshte.

Keshtu edhe une, i lindur e i rritur ne Vlore, ndihem krenar per origjinen time dhe  vendlindjen e prinderve te mi, per paraardhesit e mi gjirokastrite, pjestare te fisit tim te shumte ne numer, si dhe lidhjet e krushqite e panumerta, thjesht me fise gjirokastrite.

Ndaj, me lejoni, thellesisht i ndikuar nga poeti i spikatur, te hedh ketu disa vargje  modeste per Gjirokastren dhe me kete rast te falenderoj dhe te pershendes, tani mikun tim te zemres, poetin edhe esseistin e shquar Agim Shehu, si dhe te gjithe gjirokastritet e mire:

 

 

GJIROKASTRA

Vendi i origjinës

 

Nga Luan Çipi

 

Rrugët me kalldrëm  dhe çdo gjë e pastër

Çatitë  pllaka guri, një shtëpi mbi  tjetrën

Ky qytet i lashtë quhet Gjirokastër

Andej kam prejardhjen, origjinën e vjetër.

 

Gjurmët e të parëve shikohen kudo,

Portale e kamare me gurë të latuar,

Mure dhe bedena, lartë në Palorto,

Fisi i Çipatëve vite ka jetuar.

 

Po të teleshohësh, ndër qindëra vjet

Gjen njerëz të thjeshtë, po dhe gjeneralë,

Tregtarë, juristë, nëpunës në shtet,

Ndesh  në dijetarë, komitë e koshallë.

 

Pasuri e prona radhë, në Fushë Dropull

Bagëti të imtë, karvane me kuaj

Qytetarë të mirë, me emër në popull,

Dhe dera e hapur, gjer për miq të huaj.

 

Pleksjet dhe krushqitë një tjetër dritare

Me dyertë e lashta, thjeshtë gjirokastritë

Dhe, vetëm nga lidhjet, duket ashiqare

Sa i madh është fisi, sa jep e merr dritë.

 

Peshkëpi, Sharë, Drasë, Çiço, Poshatë,

Zazanë e Halulaj, Budo dhe Hoxhatë,

Dosti dhe Omaraj, Çelo dhe Zekatë,

Budo edhe Dobi, gjer te Mezinatë.

 

Chicago, janar.06. 2011

 

Reference per Essene origjinale:
http://www.fjalaelire.com/index.php/http-fjalaelire-com-reportazhe-php/root/6800.html



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx