| E enjte, 06.01.2011, 08:04 PM |
DUKE LEXUAR AGIM SHEHUN TE ESSEJA PER GJINOKASTREN
Nga Luan Çipi
Dashuria e pafundme dhe respekti i madh per nje qyetet, ku kalon gati cerekun e jetes se vete Agim Shehu, mund te paraqitet me kaq bukuri dhe pasion vetem nga ai, njeriu artist me zemer te madhe.
Une krenohem me Gjirokastren, qe eshte qyteti im i origjines, por sinqerisht u entusiazmova dukshem dhe me shkoj mendja te “Kronik ne Gur” e Kadarese, sipas meje, e tejkaluar vetem me pak faqet qe posa lexova.
C’fare kisha humbur! Esseja, me sa duket, ishte aty ne internet qysh para do kohe dhe une nuk e kisha ditur.
Te falemnderit Agim Shehu, qe dhe ne proze vazhdon te ngelesh poet i madh.
Naum Priftin, Agim Shehun, Petro Zhejin, Pellumb Kullen, Moikom Zeqon, nuk e di pse, por ndofta edhe nga qe jemi bashkemoshatare, i kam pasur gjithnje te vecante ne zemren time, per bukurine e fjales, thellesine e mendimit dhe nxitjen e ndjenjave me te mira njerezore qe ata te fusin ne shpirt, sa i lexon.
Agim Shehu, prej kohesh me ka terhequr per tematiken e larmishme dhe fjalet e zgjedhura, te paraqitura me art e bukuri dhe me shije letrare te rralle, per perdorimin e figurave artistike te shumllojshme e te kerkuara, per ritmin dhe muzikalitetin e persosur. E merr cdo liber te tij dhe nuk e heq nga dora, madje te duhet t’i rikthehesh per ta shijuar me mire dhe per ta kuptuar plotesisht. Ai edhe prozen e ka te vecante, si te ishte poetike, me argumente bindese per idete e hedhura dhe me referime folklorike, filozofike e historike. Thjeshte, atje gjen vetem te verteta jetesore e te dobishme per cdo njeri, te paraqitura me ndjenje dashurie e mirkuptimi, qe te grishin te jesh gjithnje e me i mire, me i dobishem dhe me i afert per familjen, shoqerine dhe kombin, duke u ndjere krenar se je prej Shqiperie.
Tani te kalojme te Esseja, qe me terhoqi rishtaz... Agim Shehu eshte progonatas. I lindur ne zemren e Kurveleshit, bir ne Progonat dhe nip ne Golem. Duke i perfaqesuar denjesisht fshatrat e origjines se vet, ne poezite, tregimet dhe romanet e tij te mrekullueshme paraqet bukur dhe me interes bota e gjalle per mbare shqiptaret, duke qendruar fort me mbeshtetje te fuqishme ne folklorin e pasur lab dhe ne humorin e degjuar e te kendshem te zones se vete.
Po, 20 vjetet e jetese se tij aktive ne qytetin e Gjirokastres, ndikimi i gruas se tij qytetare, lidhur ngushtesisht me Gjirokastren, si dhe mjedisi i peraferte me krahinen ku lindi, qe qyetetin e Gjirokastres e ka kufi ndares midis Laberise dhe Camerise, e ka kthyer poetin ne thellesine shpirtit te tij, ne gjirokastrit te vertete.
Ndryshe nuk mund te behej kjo Esse e mrekullueshme per Gjirokastren dhe gjirokastritet, per ta vendos autorin e nderuar ne radhet e para te pak esseisteve me te shquar te vendit tone.
Gjinija letrare e Essese eshte mjaft e veshtire, se ta trajtosh saktesisht, kerkon njohuri te gjera per problemin qe trajton, argumente historike dhe referenca te rendesishme studimore e shkencore. Ne radhe te pare cdo Esse e vertete do qe ta dashurosh objektin studimor dhe ta njohesh thellesisht ate.
Dhe duket ne kete drejtim progonatasi karakteristik, qe ne pergjithesi ka qene i lidhur historikisht me Gjirokastren, duke dhene e mare me te per shume kohe, si kryeqendra etno kulturore edhe administrative, me 20 vjet pune dhe me pleksjet e shumta shpirterore e fizike, ia ka arritur, e them edhe nje here dhe ndofta e ka tejkaluar Ismailin e Madh, si ne kohen e qendrimit atje, ashtu dhe me njohjen realisht e nga afer te gjirokastriteve.
Lexon Essene dhe e sheh Gjirokastren krenare, te plot ne histori deri ne lashtesi, si territor, si tradite e zakone, me boten e pasur shpirterore te qytetareve te saj, me zgjuarsine, fisnikerine dhe veprat e shquara kombetare te gjirokastriteve, si dhe lexon e njhesh me ta nepermjet kujteses per dhjetra emra dhe mbiemra tipike gjirokastrite, nga personalitetet e shquara e deri te njerezit e thjeshte.
Keshtu edhe une, i lindur e i rritur ne Vlore, ndihem krenar per origjinen time dhe vendlindjen e prinderve te mi, per paraardhesit e mi gjirokastrite, pjestare te fisit tim te shumte ne numer, si dhe lidhjet e krushqite e panumerta, thjesht me fise gjirokastrite.
Ndaj, me lejoni, thellesisht i ndikuar nga poeti i spikatur, te hedh ketu disa vargje modeste per Gjirokastren dhe me kete rast te falenderoj dhe te pershendes, tani mikun tim te zemres, poetin edhe esseistin e shquar Agim Shehu, si dhe te gjithe gjirokastritet e mire:
GJIROKASTRA
Vendi i origjinës
Nga Luan Çipi
Rrugët me kalldrëm dhe çdo gjë e pastër
Çatitë pllaka guri, një shtëpi mbi tjetrën
Ky qytet i lashtë quhet Gjirokastër
Andej kam prejardhjen, origjinën e vjetër.
Gjurmët e të parëve shikohen kudo,
Portale e kamare me gurë të latuar,
Mure dhe bedena, lartë në Palorto,
Fisi i Çipatëve vite ka jetuar.
Po të teleshohësh, ndër qindëra vjet
Gjen njerëz të thjeshtë, po dhe gjeneralë,
Tregtarë, juristë, nëpunës në shtet,
Ndesh në dijetarë, komitë e koshallë.
Pasuri e prona radhë, në Fushë Dropull
Bagëti të imtë, karvane me kuaj
Qytetarë të mirë, me emër në popull,
Dhe dera e hapur, gjer për miq të huaj.
Pleksjet dhe krushqitë një tjetër dritare
Me dyertë e lashta, thjeshtë gjirokastritë
Dhe, vetëm nga lidhjet, duket ashiqare
Sa i madh është fisi, sa jep e merr dritë.
Peshkëpi, Sharë, Drasë, Çiço, Poshatë,
Zazanë e Halulaj, Budo dhe Hoxhatë,
Dosti dhe Omaraj, Çelo dhe Zekatë,
Budo edhe Dobi, gjer te Mezinatë.
Chicago, janar.06. 2011
Reference per Essene origjinale:
http://www.fjalaelire.com/index.php/http-fjalaelire-com-reportazhe-php/root/6800.html