E hene, 05.05.2025, 06:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Terziu: Bisedë me shkrimtarin dhe publicistin nga Kosova, Sejdi Berisha

E premte, 07.01.2011, 09:59 PM


Bisedë me shkrimtarin dhe publicistin nga Kosova, Sejdi BERISHA

 

Shkruan: Fatmir TERZIU, LONDËR

 

HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!

 

...Kur e kujton jetën dhe fatin e njeriut, kur e sheh dhe e analizon historinë e tokës dhe të atdheut, pothuaj se e tërë kjo të ndezë e përcëllon, dhe gjithnjë ma ngacmon detyrimin për ta kujtuar ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin, të cilat gjëra ende na mungojnë bukur shumë, por i mungon edhe njeriut në përgjithësi. Andaj, edhe jeta, edhe njeriu, edhe krijimtaria, e kanë një rrugëtim, që nëse nuk ia qëllon rrugës dhe itinerarit, atëherë pamëshirshëm të shoqëron nebuloza...

...Njeriu është një krijesë të cilën duhet “marrë” me të mirë, duhet për t’ia mësuar dhe ditur hallet. Sepse, ai është i lidhur me tokën e qiellin,... ai është i lidhur me atdheun e vendlindjen-si dy zjarre që kallin e ngrohin në të njëjtën kohë!...

...Secilin njeri e brengos diçka, diçka që ndoshta edhe nuk di ta shpjegojë, ose, nuk ka guxim për ta shfaqur, ose nuk di për ta thënë fuqishëm dhe nga loçka e zemrës, dhe kështu, përgjithmonë me te ikën i etur dhe me shkrumbin për këngën e pa kënduar! Andaj, krijuesi kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të shkruajë vetëm sa për të bërë apo krijuar emër, sepse, atëherë, ai dhe krijimtaria bëjnë mëkat ndaj njeriut, por edhe u ngjajnë shablloneve dhe trenave pa itinerar!...

...Ne, edhe sot, gjithkund jemi me problemin e unitetit për të ecur përkrah kohës dhe botës. Edhe kjo është çështje jetike dhe si një diçka, që kujtoj se po na mallkon, po na gjykon...!

...Kosova ka një histori më të veçantë dhe specifike. Ajo, gjithmonë ka qenë rebele, dhe se e kaluara e saj por edhe e sotmja i mëson të tjerët se si duhet dashtë atdheun, se si duhet dashtë vetveten por edhe të tjerët. Andaj, këtu edhe mbështetet frymëzimi krijues për këtë pjesë të atdheut...

...Peja është njëra prej qendrave me histori dhe me kulturë më të begatë dhe tradicionale. Andaj, ajo, për thesarin, begatinë dhe vlerat shpirtërore e kulturore që i flejnë në thellësitë e saj, sikur nxjerrë zërin e zemërimit, për t’i përjetësuar rrjedhat më të ndritshme të këtij qyteti, i cili ka përjetuar e palosur histori në vetvete, me të vetmin qëllim për t’iu rrëfyer gjeneratave për atë që e ka përcjellë këtë fortifikatë të gjakut që rrjedhë e flet shqip, që flet urtë e njerëzishëm për gjithkënd e me çdokënd...

 

_______________________

 

 

Pyetja: Kush është Sejdi Berisha, jo thjeshtë jetën e përditshme, por kompleksin krijues tij?

 

S. Berisha: Nganjëherë, njeriun që në vegjëli mbase ndoshta edhe posa të lindet e rrëmben mospajtimi, rebelimi shpirtëror, i cili identifikohet me madhështinë, por edhe me “gjykimin” për t’iu përkushtuar fatit të tokës dhe të njeriut. Ndoshta, kjo është ajo lumturia dhe dhembja por edhe sfida me të cilat shoqërohem që në fëmijëri. Andaj, tani, krijimtaria është pjesa më e pandarë e mendjes, shpirtit, zemrës dhe e qenies sime, që është “pengesë” pa të cilën dot nuk mund të jetoj. Me këtë “çudi” gjithherë bie e zgjohem nga gjumi, por që edhe nuk më lë dot rehat as në gjumë!  

Kjo, është përafërsisht ajo “formula” vorbullën time krijuese, e cila, kur e kujton jetën dhe fatin e njeriut, kur e sheh dhe e analizon historinë e tokës dhe atdheut, pothuaj se e tërë kjo ndezë e përcëllon, dhe gjithnjë ma ngacmon detyrimin për ta kujtuar ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin, cilat gjëra ende na mungojnë bukur shumë, por i mungon edhe njeriut përgjithësi. Kjo ka bërë, disi bëhem një lloj pelegrini për ta gjetur, për ta studiuar, por edhe për ta rehatuar sa është e mundur, nëse mund thuhet kështu, fatin e njeriut, për ta sjellë e forcuar lumturinë e tij, dhembjen dhe vuajtjet, e gjitha këto natyrshëm por edhe nganjëherë obligueshëm shoqërohen me rrjedhat historike nëpër epoka dhe periudha kohore.

Andaj, nëse e kërkoni përgjigjen për kompleksivitetin tim krijues, miri dëshmojnë gjitha këto i theksova lartë. Kuptohet, nëse analizohen sinqerisht e me peshën e respektin e ndijimit krijues. Por, dëshmojnë edhe veprat e mia, cilat janë një pasqyrë, ndoshta e veçantë ecjes, rrugëtimit dhe përplasjeve njeriut dhe shoqërisë, por gjithnjë duke ndërtuar e hapur rrugë lumturie edhe atëherë kur dhembja na duket se është plagë e kamotshme, plagë e vazhdueshme. E, nëse bash është ashtu, atëherë këtu qëndron edhe fuqia edhe mesazhi i krijimtarisë, edhe atëherë kur mesazhi dhembjen e shndërron krenari e lumturi!

Kjo është interesante, sepse, e tërë kjo, filozofisë jetës i referohet fuqishëm dhe bindshëm, ngase, nuk e di, ndoshta nuk është ashtu, por lumturia dhe dhembja janë dy gjëra fuqishëm korrespondojnë dhe kështu e kanë edhe aromën e miqësisë reciproke. Por, këtë duhet analizuar dhe shqyrtuar një mënyrë veçantë, apo shumë rrafshe. Jo. Mos mendoni se kjo është humbje kohe apo bjerrje nëpër kohë!

krijimtarinë time, sikur trokasin këto dy sinteza, dhe këto dy forca ti nxjerri letër. Sepse, çuditërisht, e kanë zërin e përbashkët për ta bërë mendjen e njeriut si barkën, me cilën nisësh për ti zbuluar madhështitë e valëve detit, e ai, deti pra, sikur detyron apo dëshiron ta tregojë historinë e vet, e cila kurrë nuk është ndritur, kurse njëjtën kohë, nga lartë, rrezet e diellit ngacmojnë për gjithçka. Andaj, edhe jeta, edhe njeriu, edhe krijimtaria, e kanë një rrugëtim, nëse nuk ia qëllon rrugës dhe itinerarit, atëherë pamëshirshëm shoqëron nebuloza. Me këtë, dua them edhe këtë, se nuk kemi bërë shumë këtë aspekt.

Kur isha shtator vitit kaluar Tiranë, gjatë një përurimi veprës një krijuesi nga Kosova, njëri mu afrua dhe u përshëndet duke u prezantua. Kurrë nuk e kisha parë ndonjëherë jetë. Ia thash edhe unë emrin tim, dhe ai u ngrit këmbë dhe përqafoi duke thënë: përqafoj për punën po bën për njeriun, për vuajtjet dhe gëzimin e tij, për atë po bëni për kombin!... Unë, u stepa dhe tërë trupin ma kaploi një rrëqethje marramendëse edhe nga gëzimi edhe nga diçka theri brenda vetvetes, ama shumë brenda vetvetes, dhe thash: o Zot, ende nuk kemi bërë gjë as për njeriun, as për dheun e atdheun, as për tokën e diellin...!

Ja, edhe e tërë kjo pothuaj se është ai kompleksiviteti i krijimtarisë sime, është ajo pasqyra shoqëron dhe gjithnjë bën etur e etur! Besoni...

 

Pyetja: Ku qëndron forca e mesazhit Tuaj krijimtari dhe tërë temat trajtoni?

 

S. Berisha: Unë, kur shkruaj, është e vërtetë, shkruaj për vetveten, sepse, gjërat më dalin nga brendia e qenies, zemrës dhe nga shpirti. Por, posa i shkruaj, ato pastaj i takojnë, ia dhuroj, ia kushtoj vetëm njeriut dhe njeriut. Nuk e di. Ndoshta është kjo një gjë e çuditshme, por kështu është! Çdo atom të vuajtjes, të lumturisë apo edhe të arritjeve, ngritjeve dhe të rënieve, m’i kapë,... m’i zë shpirti. Andaj, lexuesi e ndoshta edhe Ju, që kohët e fundit jemi njoftuar përmes “Fjalës së lirë” Tuaj, në shkrimet e mia i keni vërejtur mesazhet për t’i treguar botës edhe shoqërisë, se njeriu është një krijesë të cilën duhet “marrë” me të mirë, duhet për t’ia mësuar dhe ditur hallet. Sepse, ai është i lidhur me tokën e qiellin,... ai është i lidhur me atdheun e vendlindjen-si dy zjarre që kallin e ngrohin në të njëjtën kohë!

Këtu qëndron edhe ajo forca e krijimtarisë sime ka mesazh e metaforë, , kush di shkruajë e lexojë, ajo dhemb deri palcë,... këshillon ëmbël, por edhe ndonjëherë shkakton plagë për ti shëruar plagët e tjera!

Kjo filozofi e mendimit, por edhe e zbrazjes shpirtërore, besoni, i kënaq, shpirt  i “shkrinë” shumë lexues, cilët i kuptoj, dua them, se secilin njeri e brengos diçka, diçka ndoshta edhe nuk di ta shpjegojë, ose, nuk ka guxim për ta shfaqur, ose nuk di për ta thënë fuqishëm dhe nga loçka e zemrës, dhe kështu, përgjithmonë me te ikën i etur dhe me shkrumbin për këngën e pa kënduar!

Ndoshta, keni vërejtur se shkrimet e mia, nga titulli e “obligoj” jo vetëm lexuesin për ta kuptuar mesazhin e shkrimit, por bazë tërë asaj, për ta prekur dhe për ta studiuar dhe analizuar edhe ai jo vetëm shkrimin, por edhe tërë qenien e vet,... edhe mendjen e vet,... por edhe gjakun i shëtitë dhe i qarkullon nëpër trup! Këtë, po e them edhe këtu mënyrë figurative, a?! Dhe, kujtoj se krijuesi kurrë dhe asnjëherë nuk duhet shkruajë vetëm sa për bërë apo krijuar emër, sepse, atëherë, ai dhe krijimtaria bëjnë mëkat ndaj njeriut, por edhe u ngjajnë shablloneve dhe trenave pa itinerar!

Pra, krijuesi duhet luftojë përmes shkrimit dhe ndijimeve veta arrijë gjërat ti bëjë shenjtëri, lumturi dhe themel për zgjimin e njeriut, jo nga gjumi i rëndomtë. Kështu, vetëm kjo e bën qëndrueshëm krijuesin, por edhe gjithnjë e përgjegjës për ecur tutje me misionin e tij.

Mua, shkojnë lotët, kur edhe rriturit por sidomos kur gjenerata e re takojnë dhe përgëzojnë për shkrimet e mia, cilat ato janë plotësisht tyre, sepse, ata janë kudo mendjen time, damarët e gjakut dhe, besoni, çdo qelizë trupi. Kështu ka qenë gjitha periudhat kohore, por edhe moshës,... edhe rini! Dua them, se tema shtjelloj është katanjoze dhe e çuditshme përbrenda ka aromën e jetës, ka ashkun e jetës, por e ka atë realitetin i cili dhemb e dhemb. E, kjo nuk është assesi pesimizëm, edhe pse dikush mund thotë se po. Po, atëherë nuk e kupton as mesazhin dhe as metaforën e shkrimit dhe veprës.

 

Pyetja: A ka lidhje jetikja dhe fati njerëzor tek pena e Juaj?

 

S. Berisha: Po, si jo?! Këto dy gjëra duken dhe janë fenomene, të cilat harmonizojnë dhe kurorëzojnë krijimtarinë dhe veprën. Njeriu, posaçërisht ai i nënqiellit tonë, ka shumëçka të cilin fatkeqësisht e lidhin me shumë ngjarje, me drama e tragjedi nëpër histori. Kjo është ajo jetikja, për çfarë nuk e lodhim akoma sa duhet kokën as sot e kësaj dite. Kjo është e tmerrshme, e paskrupullt mbase e pafalshme.

Bile, pikërisht për këtë arsye, fati i njeriut tonë, sa është i dhembshëm, po aq është edhe krenar, sepse ai u ka qëndruar stuhive nga ndryshmet dhe nga gjitha anët, qoftë nga armiku, por edhe qoftë nga trakullimat dhe tragjeditë përbrenda kombit. Kjo duhet na mësojë,... kjo ishte dashtë na zgjojë shumëçka. E, jo jetë e kundërta. Ne, edhe sot, gjithkund jemi me problemin e unitetit për ecur përkrah kohës dhe botës. Edhe kjo është çështje jetike dhe si një diçka, kujtoj se po na mallkon, po na gjykon...!

Prandaj, jetikja dhe fati njerëzor janë faktorë, cilët sikur gjithnjë trokasin mëshirën e njeriut dhe shoqërisë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim, siç thash edhe lartë. Dhe, duke pasur parasysh këto përplasje mbase pakuptimta për kohën dhe momentin, por edhe pakuptimta gjitha aspektet, edhe krijuesit duhet tu qasen këtyre dy “rrënjëve” jetike jetës edhe forma tjera. Tu qasen ndryshe! Ja, sikurse Ju e keni shkruar dhe botuar librin me peshë studimore me një titull shumë fuqishëm, aktual dhe shumëdimensional “Kritika ndryshe..., përveç arsyetimit titullit, aty keni zbardhur dhe përjetuar punën dhe krijimtarinë e njëqind e pesëdhjetë shkrimtarëve, artistëve dhe tjerëve, punë kjo e cila deri me tash ka munguar, apo nuk është bërë sa e si duhet. Antologjitë e ngutshme, njëanshme, një numri e rrethi ngushtë apo edhe antologjitë e inateve siç pat shkruar njëherë një gazetar, nuk i bëjnë nderë letrave kombëtare, nuk i bëjnë nderë vlerave shpirtërore, kulturore dhe intelektuale. Gjërat e tilla nuk mund qojnë drejtë afirmimit dhe zhvillimit vlerave krijuese.

Ne, na mungon edhe afirmimi i vlerave krijuese jashtë vendit. E, këtë mund ta bëjnë ata kanë mundësi dhe autoritet, por këtë mund ta bëjnë dhe ndihmojnë e përkrahin edhe shoqëria e gjerë shkallë vendi dhe shumë asociacione tjera.

 

Pyetja: Sa vepra tuaja janë duart e lexuesit?

 

S. Berisha: Sa vepra?!... Po, tani në duart e lexuesve janë njëzetë e tetë vepra, të cilat, ndoshta nuk janë as sa një pikë ujë në deti. Pra, ky numër veprash nuk do të thotë se më kënaqë, edhe pse jam përpjekur që lexuesit t’ia ofroj tërë atë që më ka “rrapëlluar” në mendje e në zemër për fatin dhe mirëqenien e tij. Por, megjithatë kujtoj se ia kam arritur, edhe pse mund të thuhet se këtë e kam bërë në rrafshin dhe hapësirat përbrenda Kosovës. Por, veprat e mia lexohen me ëndje dhe kërshëri edhe në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej diasporës.

Jam përpjekur edhe përmes poezisë, edhe përmes prozës, edhe përmes eseistikës, dramës dhe monografisë, lexuesin ta grishë për gjitha gjërat jetën e bëjnë jetë, jetën e bëjnë madhështi, nderë e respekt, por edhe për gjërat jetën mënyrë figurative e bëjnë “rrush e kumbulla”! E, për këtë, dikush krenohet e dikush lavdërohet,... dikush qanë e dikush gëzohet apo edhe hidhërohet.

Për këtë arsye, ndoshta veprat e mia, gjithmonë, e veçmas tek poezia është prezent shiu, uji, loti, lumi, janë simbol i universit lumturisë dhe i dhembjes njeriut, dhe jo vetëm njeriut!

 

Pyetja: Cilat tematika i preferoni Ju?

 

S. Berisha: Gjatë bisedës që zhvilluam më lartë, kujtoj se lexuesve Tuaj ua kam bërë me dije se  cilat tema i preferoj dhe i dua, e që janë pjesë imja e pandashme. Më kujtohet, se njëri me një rast më pat thënë, se: Sejdi, na ke bërë “robër” të shkrimeve tuaja! Atë e kuptova drejtë, dhe besoni, mu dridhen këmbët! Ula kokën dhe në mendje m’u ngulit: nuk e di a është mirë apo keq, që shpirtin dhe qenien time e kam “shpërndarë” tek secili njeri, tek secila lule, tek secila fushë, tek secila bjeshkë, tek qielli e toka?! Të gjitha këto që i përmenda, janë pjesë imja. Pra, këto janë tematikat që i preferoj. Kjo, ndoshta duket si përgjigje e përgjithshme. Por besoni, është përgjigje shumë konstruktive dhe me plotë peshë, e që këtë mrekulli e mbaj në vete me shumë fanatizëm!...

 

Pyetja: Po, Kosova e sotme, cilën preferencë zgjon frymëzime tek Ju?

 

S. Berisha: Kosova ka një histori të veçantë dhe specifike. Dua të them, se ajo gjithmonë ka qenë rebele, dhe se e kaluara e saj por edhe e sotmja i mëson të tjerët se si duhet dashtë atdheun, se si duhet dashtë vetveten por edhe të tjerët. Andaj, këtu edhe mbështetet frymëzimi krijues për këtë pjesë të atdheut. Dua t’ua sjellë vetëm një copëz fragmenti nga një shkrim imi që mbanë titullin “Nënë, lulet t’i solla për ditëlindje...!”:

Një vocërrak, cilit i kishte vdekur nëna luftë, pas luftës, kthen varrezat e qytetit për ta vizituar varrin e ëmës për ditëlindjen e saj. Kur arrin varreza, afrohet tek varrezat e dëshmorëve, mbi krahun e një buste e “vjedhë” një buqetë lule dhe i sjell mbi varrin e nënës. Përkulet duka ia dhuruar lulet mënyrë simbolike nënës vet, dhe me thotë: Ja, nënë!... Unë nuk kam gjë tjetër për dhuruar, përveç këtyre luleve. Ja, lulet për ditëlindjen tënde!

Pastaj, ia kthen shpinën varrit, por sërish kthehet pak si i zemëruar, i merr lulet dhe i kthen atje ku i ka marrë, tek varri i dëshmorit, dhe i drejtohet bustit: Ja, ku i ke lulet tuaja,... mendove se po ti vjedh! Dhe, merr rrugën për qytet, por loti ia digjte faqet e njoma.

Po, a ka mesazh fortë se ky. Jo, jo! Ska!... Prapë, dua ta përmend vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin ti theksova edhe dy herë përpara!

 

Pyetja: Ju shquheni për bagazhin e njohurive për Pejën, a mendoni se duhet vazhduar?

 

S. Berisha: Peja është njëra prej qendrave me histori dhe me kulturë më të begatë dhe tradicionale. Andaj, ajo, për thesarin, begatinë dhe vlerat shpirtërore e kulturore që i flejnë në thellësitë e saj, në zemrën dhe frymëmarrjen e saj, sikur nxjerrë zërin e zemërimit, bile për t’i përjetësuar rrjedhat më të ndritshme të këtij qyteti, i cili ka përjetuar e palosur histori në vetvete, me të vetmin qëllim për t’iu rrëfyer gjeneratave për atë që e ka përcjellë këtë fortifikatë të gjakut që rrjedhë e flet shqip, flet urtë e njerëzishëm për gjithkënd.

Unë, për ti dalë vetëm pakëz borxhit, kam botuar Monografinë “Zejtarët e Pejës” vitin 1995, nuk ishte vit edhe aq i lehtë e pa telashe(!), dhe vitin shkoi e botova Monografinë “Zejtarët e Pejës”-Botimi i Dytë, e cila është dokument dhe pasqyrë e vlerave historike angazhimit zejtarëve pejanë nismën e zhvillimit ekonomisë por edhe ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore kësaj ane dhe gjerë. Kjo monografi, kujtoj se mungesë monografisë qytetit, mënyrë shumë reprezentative e zëvendëson një boshllëk historisë këtij qyteti lashtë. Për këtë vepër kanë përgëzuar dhe përgëzojnë edhe sot e kësaj dite shumë njerëz shkencës dhe kulturës, por edhe shumë mërgimtarë tani jetojnë Turqi, shumë vende Evropës dhe botës.

Kurse, Teatri i Qytetit Pejës është ndër vjetrit Kosovë, prej nga kanë dalë aktorë spikatur Kosovës. këtë tempull kulture, edhe unë e kam shijuar jetën prej aktorit amator qysh i si ri nga vitet e gjashtëdhjeta shekullit kaluar. Andaj, ka sa kohë jam duke punuar për ta përmbyllur një monografi kushtuar këtij institucioni dhe punës tërë atyre plejadave artistëve dhe aktorëve, regjisorëve e shkrimtarëve nga i cili vonë dolën si emra me rëndësi, e Peja, por as Kosova kurrë nuk mund tu dalin hakut.

Nëse punon shëndeti dhe mendja, kujtoj dhe shpresoj se sivjet do ta përfundoj këtë monografi, edhe pse pastaj do nevojiten mjete për ta botuar... Kjo është ajo vazhdimësia krijuese i përkushtohem Pejës.

 

Pyetja: Mesazhi i Juaj për “Fjalën e Lirë”?

 

S. Berisha: “Fjala e Lirë”, që në fillim dua të them se është një dritare shumë e rëndësishme, nëpërmes së cilës është duke u punuar dhe mund të arrihet shumë në afirmimin e vlerave kulturore, historike, shkencore dhe në fusha të tjera. Por, krahas kësaj, Ju jeni duke bërë një gjë tjetër shumë të mirë. Jeni duke e afirmuar krijimtarinë e shumë e shumë krijuesve, të cilët në një mënyrë ose mënyrë tjetër nuk mund ta afirmojnë punën e tyre krijuese, kurse gjenerata e re as nuk mund ta marrë guximin për hapa më të sigurt krijues. E, Ju këtë jeni duke e bërë kujtoj bukur me sukses. Mirëpo, krahas kësaj, pa dyshuar në asnjë moment, edhe botimi i shkrimeve dhe i materialeve duhet të jetë nganjëherë edhe seleksionues dhe me dorën e redaktorit, sepse, kështu do t’u ndihmoni edhe atyre që i bëjnë hapat e parë, por edhe atyre që “nxitojnë” nganjëherë në aspektin vëllimor. Në këtë mënyrë, por edhe tash, kujtoj se keni arritur një afirmim dhe respekt, kështu që e keni rritur numrin e atyre që u lexojnë por edhe të atyre që marrin guximin dhe kanë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Juve. Vet titulli “Fjala e Lirë” e ka frymën dhe mesazhin për të shkruar lirë, për ta thënë mendimin lirë, për të analizuar e komentuar lirë. Por, pikërisht vet shprehja “Fjala e Lirë” nënkupton edhe përgjegjësinë për atë që njeriu e thotë, e shprehë, e drejton dhe publikon. Ju, më duket që herë pas here edhe dizajnin e bëni gjithnjë e më tërheqës. Bile, ja sot kur po e zhvillojmë këtë bisedë, e vërej se keni avancuar dizajnin e “Fjala e Lirë”. Pra, punën e sinqertë kujtoj se vetëm duhet përgëzuar dhe për t’i dëshiruar suksese të reja.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx