Kulturë
Kalosh Çeliku: Vëllai i vogël i xha Naimit
E premte, 07.01.2011, 10:58 PM
Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën
VËLLAI VOGËL
I XHA NAIMIT
( Mikut t’im, Mehmedali Hoxhës )
Nga: KALOSH ÇELIKU
Libër më libër u rrok fytas me ujkun
Zemër mes arave i dha bujkut:
Farë me hebe n’krah t’hedh ugareve
Bukë të kenë nesër shkollarët arave.
Revistave për fëmijë e thirrte diellin
Xixë drite ishte natën për qiellin.
Shkollarëve u hynte te këndimi
Vëlla të vogël e kishte xha Naimi.
Krah për krahu ecte në Dardani
Valles dyshe i printe me shami...
Shkup, 1991
QAFË PËR QAFE
ME DIELLIN
( “Fatosit” dhe “Gëzimit”
Duke ua uruar dyzetvjetorin )
Hapat e parë i bëra në fletore
Rrugës ju më mbajtët për dore.
Pengesave jam rrëzuar në tokë
Dorën ma keni shtri si shokë.
Vitet gurgulluan si një gurrë
Dhiareve eci vetë, më bëtë burrë.
Dita - ditës u rrita nëpër faqe
Shokët s’plaken, unë me mustaqe.
Margaritarë u vodha guacave nga deti
Përvjetorit tuaj t’i dhuroj lule poeti...
( “FATOSIT” )
Vëllai vogël ende s’lidhet në djep
Xhaxhit flokëbardh iu rritsh si plep!
Dimri biro, mos të erdhtë te dera
Trimave ti u dhurofsh pranvera!
Luleve të ecish si xixëllonjë
Ujkut kurrë mos i rafsh në gojë!
Zogjtë ti i zgjofsh nga gjumi
Zemra yte këndoftë si lumi.
Gur më gur të ecish fushës
Pushkën krahut i dalsh arushës.
Shtëpi më shtëpi u bëfsh fener magjik
Dhelpëra ty mos t’u shtift si mik.
Fushës, malit paçsh shumë shokë
Gju më gju e kokë më kokë.
Yll u bëfsh ta gëzojsh qiellin
Qafë për qafe fjetsh me diellit!...
( “GËZIMIT” )
Ujku, e di si e hëngër kaun?
Dora-dorës ecëni me vëllain!
Hap pas hapi vazhdoni rrugën
Arë më arë ta korrim bukën:
Dielli dorën t’ia shtri barit
Lulet vrik t’i rriten livadhit.
Zogu në pemë t’i prij çetës
Vjollca derën t’ia hap bletës.
Gurra e pastër të zbres malit
Mollëkuqja nuse t’i gjej djalit.
Lisat dimrit t’luftojnë me erën
Bilbili ta thërras pranverën.
Ujku e di si e hëngër kaun?
Dora-dorës ecëni me vëllain!...
SHTËPIA E POETIT
(Edhe një miku tjetër: Vehbi Kikajt)
Lisat me shokë verës bëjnë hije
Dielli i troket te porta çdo shtëpie.
Pemëve kush ua thy gishtin e dorën
Poetëve heret ua shkundë mollën.
Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat.
Shkolla natën e bënë ditë
Yjet nuk bëjnë njësoj dritë.
Trim kët ta them në besë ty
Se, e di një shtëpi që ka sy.
Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat...
( LUMIT IU KTHYE LEJLEKU )
Kokëulur ecim unë dhe një mik
Poetin ta vizitojmë në spital.
Spitali na u bë mal.
Miku im poet ka harruar dhomën
Fluturat e spitalit - ndihmë vrik.
Vehbiun e keni mik?
Po, shtoj unë - mësues të vargut
Vjershat e tia na bënë burra.
Ujë pimë te gurra...
( FRIKË NGA LOTI )
Dhoma me shtretër dhe një dritare
Poeti sa na pa u ngritë nga shtrati
Kreshnikun tha: s’e lë n’baltë ati.
Kokë më kokë biseduam për vjershat
Librat, revistat, shokët dhe motin
Frikë kisha mos ma sheh lotin.
Mikun si ta shihja duke humbur lojën
Motra, thash e di si, na e kufizoi kohën.
Librave përsëri do t’u kthehesh një ditë
Fëmijët mbi qytet do t’lëshojnë një xhitë.
Terri ngadalë u lëshua mbi Prishtinë
Rrugë e gjatë, m’thotë të pret me borë.
Miqëve bënu të fala, jepu për mua dorë!...
( LOTON NJË LULEBORË )
Dielli nxen, lehtë seç fryn një erë
Lumit iu kthye lejleku n’pranverë.
Mehmedali Hoxha na prin si burrat
Lupçit të Poshtëm sot i qajnë gurrat.
Nxënësit ecin para me lule - kurorë
Miqt, fshatarët - loton një luleborë.
Kodra me grurë e mori n’gji për emër
Lumi për këngë, fshati ta ruaj n’zemër.
Vjershat: Kush do na shkruaj si Vehbiu
Zogu: si do të cicërroj kur fryn veriu?...
Shkup, 1986