E hene, 05.05.2025, 01:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ballafaqimet me vetën

E hene, 10.01.2011, 08:29 PM


Për ekspozitën kolektive të artistëve në Galerinë  ”Expoart.40”

 

Ballafaqimet me vetën

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Njeriu krijon ngase ballafaqohet me shqetësimin e brendshëm dhe në këtë shqetësim bënë pjesë e mira dhe e keqja, të dyja të bashkuara thërrasin krijimin. Këtë krijim të brendshëm, e dëshmuan  shtatë artist të artit figurativ, të cilët ekspozuan veprat e tyre në Galerinë private ”Expoart.40”  që ndodhet në Prishtinë. Përmes videove, instalacioneve, fotografive, ata shpalosen problemet e tyre të brendshme, globale, kozmike të cilat bëjnë pjesë në kohën e sotme. Majlinda Kelmendi, njëra prej artistëve pjesëmarrës, e cila shpalosi idenë e saj përmes një instilacioni, na tregoj se memoria jonë është aq e fuqishme sa që ka miliarda informacione të ruajtura në arkivat e saj. Dukshëm artistja tregon  se tërë universi kozmik ndodhet në kokën tonë, duhet gjetur një çelës artistik për t’i veshur të gjitha informacionet. Përmes një kapaku të kanalizimit, dhe sipër të ngjitura logot e gazetave televizioneve botërore, dëshmohet se e tërë bota sillet rreth informatave, dhe ai që ka informatën kryesore është perandori i vullnetit për pushtet. Artistja informatat prape i hedh në humnerë, duke treguar me hapjen e kapakut të kanalizimit, ku ato postohen sipër, dhe përfundojnë poshtë. Ndërsa, artistja Fitore Isufi-Koja, në video punimin e saj, radhitë emrat e disa artistëve të famshëm botëror duke na kujtuar se ata janë të pavdekshëm, dhe duhet të ekzistojnë në kokat tona. Andaj, artistja fut edhe vetën duke ndarë idetë e saja me të tyret.  Artisti Fahredin Spahija në fotografinë e tij pasqyron jetën e një artisti fotograf duke treguar se nuk ka artist fotografie që nuk vuan për mungesë të ndonjë motivi në fototekën e tij. mirëpo, Spahija ka gjetur zgjidhjen. Portretin e secilit që dëshiron ta ketë në bagazhin e tij artistik ai e fotografon përmes ekranit televiziv. Ndërkaq, artisti Gjokë Gojani ne videon e tij paraqet një person i cili nuk mund ta kontrollon lëvizjen e rregullt të syve. Ky njeri nuk arrin ta kuptoj natyrën e tij, a është vërtet njëri apo kafshë?! Kur futet egoja në kufij e dyshimit atëherë në mendjen e tij shfaqet rruga e lënë pas, ose shndërrimi në të kaluarën e largët, tek rruga e krimbit. Mirëpo, artisti nga Sllovenija Dushan Zidar, zhytet në thellësitë e kozmosit, nëpërmjet videos ai paraqet eksperimentet e NASA’s që realizohen në hapësirë, duke i cilësuar ato si të palogjikshme. Duke qenë tepër larg prej realitetit tokësor, ato e krijojnë përshtypjen se janë të panevojshme për

punim i Majlinda Kelmendit
Punim i Majlinda Kelmendit
njerëzimin. Rrethrrotullimet e reja në Maribor janë shndërruar në vende ku trafiku pikëtakohet me debatet politike dhe estetike. Për arsye të natyrës urbane të lokacioneve, në debate përfshihen shembuj të llojllojshëm të të logjikshmes dhe të palogjikshmes. Pa marrë parasysh se sa larg vetes gjenden dy shembujt e “të palogjikshmes” në aspektin gjeografik, në mendjet tona këta shembuj duken të jenë shumë afër njëri tjetrit. Artistja Laureta Ismailaj në videon e saj, prezanton natyrën e gruas, mendimin e lirë të femrës dhe rolin e saj në botën e sotme. Ajo në artin e saj flet me zë, e ngritë lart betejën femërore, duke u arsyetuar me ballafaqimin e rëndë të gruas dikur. Shtypja, pabarazia, abuzimi janë disa elemente të cilat ajo i prezanton në video. Protesta e artistes Ismailaj, ka në fokus trajtimin më të butë ndaj gruas, dhe hapjen e dyerve më të mëdha, të cilat në këtë kohë çdo grua mund t’i ketë, nëse ka vullnet për tu lartësuar. Gruaja tashmë është e lirë, ajo përcakton vetë të ardhmen, mund të martohet, të krijojë familje, të punoj për vete, të arrijë në pozitë të lartë, të gjitha mund t’i ketë nëse është e sinqertë me vetën. Artistja Kristina Božurska në videon e saj paraqet disa materiale të hedhura në copëza të vogla metali të hedhura si mbeturina që nuk përdoren më. Rrëfimi prapa materialeve të hedhura përfshin çështjet e globalizimit kulturor, ekonomik dhe atij politik. Objektet e metalit që janë përdorur në këtë video transformohen, dhe me anë të kompresimit krijojnë një kub të kompresuar ku objektet e materialeve të ndryshme shndërrohen në pjesë të një mase të vetme homogjene.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx