E diele, 04.05.2025, 10:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Për njeriun e vyer

E hene, 10.01.2011, 08:34 PM


PER NJERIUN E VYER

 

(Kushtuar Dino Martikos)

 

Nga Luan  Kaman Çipi

 

Dashuri në vite, miqësi në shekuj

Kamani dhe Dinua, nder për vllazërinë 

Shën Vasi e bukur, perla e bregdetit

Kjo vatër e ngrohtë, hymn për miqësinë.

 

Po armiqtë sulmuan, në  terror e ndjekje

Thotë vigani Dino: “Luftë gjer në vdekje!”

Armë, në duar burrash, të çlirojme vendin.

Në krye e vunë të drejtoi kuvendin.

 

Dhe u ngrit ky popull në  luftë  për liri

Pa dallim krahine, në  moshë e në fe

Binin në betejat veçpër Shqipëri

Jo për komunizmin, për yll e ide.

 

Kur lufta mbaroi, Dinua tha, pa frikë:

“Sytë nga Amerika! S’ka ç’na duhet Shqau.”

Ky ishte kufiri, ku u vendos pika

Një thirrje prej trimi, qënga ta e ndau.

 

Urdhëri nga lart vjen në mors i hedhur:

“Dinoja të niset fshehtaz tej kufirit”

Ku, të egërsuar shqiptarë të mbledhur,

Bënin trainig kundër kuqqafirit.

 

Jo, proteston trimi, spiun nuk bëhem

Të mohoj bukën të derdh gjak shqiptari.

Malit  kam luftuar, po mëmirëtëzhbëhem

Dhe në doni jetën të ma merrni fare.

 

Dhe të kuqtë e zhbënë, burgut syrgjynosur

Gruan dhe të birin i tërhoqën zvarrë

Vuajtjet dhe hallet nuk kishin të sosur

Për Dino Martikon nuk u gjet as varr.

 

Vajtoni, ju vëllezër, qajeni me lotë

Burrin me vyrtyt, trimin e pathyer

Mallkoni krimin, pabesinë demon!

Dhe çmoni për jetë njeriun e vyer.

 

Chicago, Janar, 09/01/2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx