E diele, 04.05.2025, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm

E hene, 10.01.2011, 08:57 PM


Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm

 

NXORI NË DRITË ROMANIN «IMAZH»,

SI MJALT MBI PLAGËT TONA

TË TRANZICIONIT KOMBËTAR

 

Në mbyllje të vitit 2010, pak para vitit të ri, Shtëpia botuese Weso na e dhuroi romanin shumë të bukur «Imazh» ku përshkruhen shumë origjinal vuajtjet e popullit tonë, në fazën e tranzicionit, që vjen si mjalt mbi plagën shumë të dhembshme të trafikimit me qenie njerëzore, sidomos me fëmijë.

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

            Dita e djeshme ishte për mua një ditë shumë e këndshme dhe e ngrohtë, edhepse në këtë acar të madh dimri. Dje, paradite erdhi të më vizitojë miku im i shtrenjtë Ndue Qokaj dhe më solli një befasi të bukur – romanin «Imazh», të shkencëtarit shkrimtar – Dr Zef Mulaj, që spcial për mua ia kishte dhënë në dorë vetë autori. Me plot të drejtë e quaj shkencëtari shkrimtar, sepse Zefi ka mbaruar në Tiranë fakultetin e farmacisë dhe pas disa viteve të punës e të studimeve shkencore-profesionale në atdhe, erdhi me familja në Itali, ku – në Universitetin e Camerinos vazhdoi studimet plotësuese dhe ato të shkallës së tretë dhe i kurorëzoi me titullin shkencor – doktor i shkencave farmaceutike. Në vitin 2008 ka botuar librin shkencor-studimor monumental “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, që është një nga kryeveprat shkencore europiane dhe botërore.

            Dr Zefi, përveç kontributit të jashtëzakonshëm në fushën e farmaceutikës, i ka kontribuuar edhe letërsisë kombëtare. Ai deri më tani ka qenë i njohur dhe shembullor si poet, me veprat e tij poetike “Emri që lind diellin” dhe “Mjegullvarur mbi Ballkan”, botuar në vitet 2004 dhe 2006. Që të tri këto vepra kam patur fatin t’i marr nga vetë autori, i cili ishte mysafir special në kremten e Ditës së Flamurit, i ftuar nga Shoqata “Sofra Shqiptare” në Lecco.

            Tani – dje, Dr Zefi pasuroi shijen  time letrare-artistike, edhe me një vepër madhore e monumentale, të një zhanri tjetër letrar – me romanin a parë të tij “Imazh”, që në letrat shqipe hapë horizonte të reja.

            Mbasi ta përfundoj leximin dhe analizën e këtij romani, do të dal para opinionit shqiptar me një recension special, ndërkaq kësaj radhe po e lë vetëm me këtë informacion gazetaresk, që sigurisht se do pritet mirë nga artdashësit letrarë të mbarë kombit tonë. Tani po them vetëm faktin e pakontestueshëm, se ky roman që në kopertinat e tij tregon se prekë me shumë emocione dhe metaforika letrare artistike çështjet dhe plagët tona madhore. Në ballinë bie në sy portreti i Dr Zefit, duke menduar shumë seriozisht për problemet tona kombëtare që kërkojnë ndërhyrje të pavonuar të të gjithëve, kurse në kopertinën e sprasme, mes malesh në Tropojë shihet shtëpia e tij e boshatisur, sepse të tridhjetë anëtarët e familjes që banonin  aty, tani janë shpërngulur, ose në Tiranë, ose edhe jashtë vendit.

            Po e mbyll këtë informacion të këndshëm, duke falënderuar nga zemra Ndoun që ma solli romanin, e sidomos Dr Zefin, që e ka hartuar kaq bukur dhe që ma ka dërguar, si dhuratë shumë të ngrohtë në këtë acar dimri. Gëzuar dhe suksese! Na ardhshin në dorë edhe shumë vepra letrare e shkencore të Dr Zefit!

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx