Kulturë
Neki Lulaj: Mallkuar qoftë dora vrastare
E marte, 11.01.2011, 08:56 PM
Neki Lulaj
MALLKUAR QOFTË DORA VRASTARE
Ujqërit e tërbuar të mallkuar qofshin,
që kurrë nuk u ngopën me gjak,
në furrë të gëlqerës le të iu digjet trupi,
sherbëtorëve të huaj të mashtruarit dinak!
Diabolikët, e gjelat taliban,
gjithëmonë qofshin të mallkuar,
dora katile që shuan jetëra njerëzish
do ngelët përherë e nënçmuar.
Skuadra vrastare e Pol Potit,
me stërnipërit e Kainit,
që Kosovës po ja kthejnë mordin
si në kohën e Titos dhe të Millosheviqit……
Horangutanët,të pa shpirt,
toka gjëmon ku ata shkelin,
vetë ata janë djalli i zi,
që Shqiptarisë po ia humbin nderin.
Kanibalët dhe Diabolikët vrastarë,
kurrë mos i ngohët dielli i lirisë,
mos u shtoftë kurrë soji i tyre,bastardh,
me të zi po i veshin trojet e Shqiptarisë.
Plagë e varre po hapin në trojet tona,
si tani edhe gjatë historisë,
kriminelët mirë të financuar,
janë shërbetorët e betuar të Serbisë.
Ata një ditë gjithësesi do t’i zhdukim,
se toka e Arbërit, nuk duron me zuzarë,
të gjithë një ditë do t’i burgosim,
që të jetojmë me faqe të bardhë.
RRUGËVE TË KRIMIT NË KOSOVË
Rrugëve të krimit po zhdukin gjurmë,
pas luftës Atentate politike e Katrahurë,
Kosova është shëndrruar në një mbretëri,
nga banda dhe kriminel atentatet s´pushuan kurrë.?
Abuzohën ligje gjykatës dhe nuk ka Gjykata,
atentatoret si Kapo banda shëtisin në liri,
ata punojnë me porosi, se i kanë spiralët e gjata,
deri atje lartë në Parlament dhe në Qeveri.
Nëpër dhomat e Policisë zhdukën Dosjet,
vjedhje të ngjajshme nuk ndodhin kund në botë,
Garda e SHIK-ut me bashkëpuntorët e vetë,
kërcenon e vret Intelektual dhe Atdhetarë nëpër Kosovë.
Loton heshtja dhe nata dënesë,
dhembja e këputë frikën ,pse nuk u zbulua atentatori?
Garda e SHIK-ut bënë plane të reja,
se si me i asgjësua gjurmët e nga ndërkombëtarët.
„Propofol“në Kosovën tonë,
Banda e kriminelët në udhëheqësi,
kanë lidhur miqësi të forta me Eulex-in
gëzojnë imunitete për ta nuk ka gjyqësi.
Pse u martirizuan Adem Jashari,Salih Çeku dhe të tjerët,
a veç për të ardhur bandat vrastare në pushtet,
atje largë nga Parajsa,ata po e ngritin zërin,
ndalojeni krimin se kështu nuk mbahët asnjë pushtet.