Kulturë
Migjeni, ndër të paktët që na frymëzon
E marte, 11.01.2011, 08:50 PM
Nga Elsa Demo
Viti 2011 përkon me 100-vjetorin e lindjes së poetit. Astrit Cani e ka prezantuar tashmë në italishte, në revistën "El Aleph"
Në dhjetor 2010 u hodh në qarkullim "El Alpeh", një revistë e letërsisë bashkëkohore themeluar më 2005 nga Universiteti i Studimeve në Milano. Numri i dymbëdhjetë i kushtohet "diversitetit", prandaj dhe intervista me tre autorë të huaj që shkruajnë në gjuhën italiane, ishin pjesa kryesore numrit.
Pap Khouma nga Senegali, shqiptarja Ornela Vorpsi dhe gjermania me origjinë polake Helena Janeczek ishin zgjedhur nga redaktorët e revistës për t'u intervistuar për fenomenin e pasurimit të një kulture nga kultura të tjera nëpërmjet letërsisë, gjuhës.
Por ajo që tërheq vëmendje përtej këtyre "bisedave të ditës", është që në këtë numër i kushtohet një speciale poetit shqiptar Migjeni. Bashkë me novelistin portugez që u nda nga jeta në vitin 2010, lexuesit në gjuhën italiane i jepet informacion pak letërsi, prozë dhe poezi, nga "i panjohuri Migjeni, shkrimtari shqiptar pak i përkthyer në Itali, që ka vdekur në
Viti 2011 përkon me 100-vjetorin e lindjes së poetit shqiptar.
Njihet që përkthyesja e Migjenit (1911-1938) në gjuhën italiane të ketë qenë studiuesja me origjinë italiane Jolanda Guazzoni. Por "Historia e njenës nga ato" dhe "Kangët e pakëndueme" që janë zgjedhur si shumë përfaqësuese për këtë autor që lulëzoi në letërsi në vitet 30, kur edhe ndërroi jetë, paraqiten në përkthimin e Astrit Canit, autor dhe përkthyes që jeton ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Cani tha për "Shekullin" se prezantimi i Migjenit në "El Aleph" u bë i mundur falë redaktorëve të revistës të cilët "vijnë në Shqipëri sa më shpesh që munden, por ata mbeten "underground", pasi nuk ka vëmendje "zyrtare" rreth letërsisë shqipe. Letërsia shqipe pranohet vetëm në qoftë e shkruar në italisht. Shkrimtarët që shkruajnë në italisht këtu quhen si "me origjine... shqiptare, braziliane, etj..
Migjeni është klasik i modernizmit, por gjuha që përdor është e kristaltë, pra nuk ka vështirësi përkthimi. Vështirësitë kanë të bëjnë me botimin. Editorinë italiane po e fundos letërsia "trash" dhe librat e gazetar'e've televizivë". Në këtë mënyrë Cani i është përgjigjur pyetjes për çështjen e përkthimit të letërsisë së këtij autori.
Në auditorë thuhet se shkrimtari më i përkthyer shqiptar i të gjitha kohëve është Migjeni. Por me sa duket ko është e pavërtetë, për aq sa këto përkthime janë "përkthime rezervat" bërë nga shtëpitë botuese shtetërore të regjimit të kaluar.
Edhe studimet mbi veprën e Migjenit, nuk kanë njoftuar prej kohësh, gjë të re. Vepra e tij lë vend për interpretime dhe lexime të reja interesante. Por deri tani asgjë e ndryshme nga interpretimet sociologjike, që të jetë bërë publike.
Ja si e shpjegon përkthyesi Astrit Cani këtë gjendje të pandryshueshme të mendimit akademik e universitar ndaj Migjenit. "Mendoj se Migjeni është ndër të paktët shkrimtarë shqiptarë që na frymëzon (them ne njerëzve, jo vetëm ne shqiptarëve). Me të frymëzue don me thanë me të ba me përdorë më shumë se 10 % të trurit.
Akademiket e universiteteve më të mira (të Perëndimit) përdorin diku tek 5%. Akademiket shqiptarë vijnë nga realizmi socialist, shkolla ku vritej frymëzimi."
Përvoja i thotë Canit i cili mundohet të përkthejë autorë shqiptarë dhe t'i botojë në revista, interesimi i lexuesit të thjeshtë sa vjen e rritet. "