Kulturë
Demir Krasniqi: Për inati
E marte, 11.01.2011, 08:07 PM
Parodi humoristiko-satirike:
PËR INATI
Pasha Zotin, moj tezja Qefser-e ,
Edhe n’ mbetshim na gjithmonë në terr-e,
Për inati , o , t’ bacit Sefer-e –
Nuk e la , unë , pa e ble nji kerr-e!
Pasha nanën, moj halla Dinore ,
Dhe mos paçim , na , bukë nji kafshore ,
Për inati , o , t’ atij Haliti –
Do ta blej nji antenë sateliti !
Pasha babën, o, axha Sokol-e,
Për inati , o, t’ bacit Tomor –e,
Do ta shes , o, unë nji copë oborr-e –
Do t’ hapë firmë e do t’ bahëm Drejtor-e!
Pasha kish-e, o, pasha xhami-e ,
Për inati t’ disa shokëve t’ mi-e,
Do ta formoj, unë , nji parti-e –
Do t’ iu rri, unë, kolegëve karshi-e !
Pasha besën , o zotëri Skënder-e ,
Për inati , o, t’ agës Xhefer-e ,
Nuk e la , unë , pa u ba lider-e –
Kundërshtarëve me ua ba ndo ‘i sherr-e!
Pasha bacin , moj dada Xhejlane ,
Do t’ hamë bukë , na, veç me patilxhan-e ,
Për inati , o, t’ inxhes Sadet-e –
Nuk e la sivjet pa shkue n’ det-e !
Pasha syt-e, o efa Murat-e,
Për inati , o, t’ imit kunat-e ,
Do t’ i shes , unë, krejt çka kam dukat-e –
Do ta çojmë shtëpinë në katër kat-e !
Pasha fëmijët , oh, more Tafil-e,
Edhe n’u djegshim , na, porsi fitil-e ,
Për inati , o, t’agës Halil-e -
Nuk e lamë, na, pa shkue azil-e !
Pasha Kuranin, o, more Isak-e,
Edhe n’më mbetshin , o, fëmijët cullak-e,
Për inati , o, t’ mixhës Rezak-e –
Nuk e la pa shkua n’ haxhillak –e !
Pasha djalin, o, moj dada Zel-e,
Edhe mos mbet-e , o, n’ oborr nji gjel-e,
Për inati , o , t’ dajës Vesel-e –
Do ta bajmë , na , dasmën në hotel-e !
Pasha besën , o, more Qamil-e ,
Edhe mos mbet-e n’ xhep as nji mindil-e ,
Për inati t’ kumbarës Çail-e –
Do ta blejë nji telefon mobil-e !
Pasha bukën, o baci Xhevdet-e ,
Edhe n’u fikshim , o, me themel krejt-e ,
Për inati , o, t’ mixhës Bexhet-e –
Nuk e la pa u lidhë me internet-e !
*****
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir KRASNIQI
Gjilan, më 03.09.1994.