E diele, 04.05.2025, 09:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me Kadrije Meniqin, menaxhere e shkollës fillore “Ali Kelmendi” në Vushtri

E merkure, 12.01.2011, 08:57 PM


Sokol DEMAKU

 

Bisedë me Kadrije Meniqin, menaxhere e shkollës fillore “Ali Kelmendi” në Vushtri

 

KAM SHPRESË QË ËNDRRA IME RINORE SË SHPEJTI DO BËHET REALITET

 

Të punosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, për të krijuar dhe gjurmuar është mrekulli, andaj puna e mësueses është punë që kërkon sacrifice.

 

Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritja e cilësisë në arsimin shqip dhe hyrja në garë me vendet në Evropë për arritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj studimet Master për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhe ne jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratat që vijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarve të tyre në Evropë.

 

Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika, ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik është ëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumë shpejt realitet. 

 

E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar, të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimi i shpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe panda ime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.

 

 

Kush është Kadrije Meniqi?

Jam nga qyteti i Vushtrrisë, punoj si menaxhere në sh.f.:Ali Kelmendi”. Quhem Kadrije Meniqi, jam lindur në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesme kam kryer në qytetin tim në Vushtrri. Gjatë shkollimit gjithnjë kam trguar sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore në shkollë. Si nxënëse e dalluar çdoherë jam shpërblyer me një libër nga drejtoria e shkollës. Më pas vazhdova studimet në Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, drejtimi klasor. Studimet i përfundova shumë shpejt dhe u realizua ëndrra ime fëmijërore, u punësova në një shkollë fillore në qytetin tim, ku ende vazhdoj të punoj.

 

Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mund tëna thoni për këtë kohë kur ju ishit nxënëse e shkolles së mesme?

-Ishte një kohë e cila tek unë thurri kujtimet dhe momentet më karakteristike të jetës, kohë kur ne mësonim dhe lexonim shumë,edhepse ishin vitet e 80 dhe çdo kund ndihej era e padrejtësive të mëdha që bënte pushteti serb ndaj nesh, edhepse zhvillohej një luftë psikologjike ndaj nesh, ne kishim guximin dhe krenarinë të vazhdonim tutje,vlenë të theksoj librin më të dashur që e ruanim me xheloxi dhe e përcillnim dorë pas dore:”Gjarprinjtë e gjakut”,vepër nga i madhi Adem Demaqi, dhe shumë vepra dhe aktivitete që kryenim si nxënës të vitit të pare në bashkëpunim me lëvizjen studentore. Ishin këto vite që ne na mobilizuan për të ngritur cilësi në mësimdhënje, të tregonim se Kosova ka një burim të pashtershëm arsimor, që ishte, është dhe do të jetë krenari e kombit.

 

Keni ndjek studimet në Universitetin e Prishitnës, cila ishte dega qe zgjodhët dhe cka ju shtyri të studjoni në këtë lami?

Dashuria ndaj mësueses, librit e mbi të gjitha edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja më shtyri të zgjedh edukimin si profesion, sepse pena e mësuesit është profesion dhe jo vetëm punë.

 

Keni punuar nje kohë si mësuese, cfarë mund te na thoni për punën e mësueses në Kosovë?

Po i kam aty 18 vitet më të dashura dhe më kreative të punës sime.Të punosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, për të krijuar dhe gjurmuar është mrekulli, andaj puna e mësueses është punë që kërkon sacrifice, është vetëm një pjesë  e vullnetit të hekurt, si duhet të jemi të përgjegjshëm para synimeve që ja kemi vënë vetes sonë, para objektivave që i përcaktojmë dhe marrim rezultatet e pritshme nga më të dashurit tanë, nga nxënësit tanë. 

 

Nuk shkëputeni nga studimet, por edhe merreni me shkrime, cfarë ju shtynë në këtë?

Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritja e cilësisë në arsimin shqip dhe hyrja në garë me vendet në Evropë për arritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj studimet Master për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhe ne jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratat që vijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarve të tyre në Evropë.

Ndërsa shkrimet janë ushqim shpirtëror pa të cilën nuk mund të jetoj,çdo varg që unë shkruaj buron nga thellësia e zemrës dhe mua më jep frymë,shkrimet i kam filluar nga klasa e pare e sh.f,dhe vjersha e pare ka qenë për mësuesen time të dashur të cilë e vizitoj edhe sot.

 

Momentalisht jeni drejtoresh shkolle si endien vetën Kadrija?

Momenti kur jam shkëputur nga ditari ka qenë shumë i vështirë  por kërkesat për ndryshime në menaxhim kanë qenë mëse të domosdoshme, kjo shkollë me një numër të madh nxënësish kërkon menaxhim të mire ndaj si mësuese e suksesshme dhe e zgjedhur ndër më të mirat në qytet dhe rrethinë,më është rekomanduar të marrë këtë detyrë me një përgjegjësi shumë të madhe,është sfidë për mua dhe besoj që me një punë ekipore,me të gjithë së bashku do t`i arrij objektivat që i kam vënë vetes para.

 

Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepni një pasyrë lidhur me këtë?

Kushtet nuk janë shumë të favorshme,por besoj që në një të ardhme shumë  të afërt do të rregullohen gjërat për të mire,sepse ky shtet  ka resurse mahnitëse që po t`i kishin vendet tjera do të rradhiteshin ndër vendet më të pasura ,gjithnjë  po flas për resursin njerëzor,për rininë që ka shteti ynë me një përqindje shumë të lartë,dhe me një rini të shëndosh të gatshëm për tregun e punës,kjo është për lakmi apo jo.

 

Ju merreni edhe me shkrime,  merreni me poezi apo me prozë?

Po, shkruaj edhe shkrime filozofike, pedagogjike, merrem nga pak me kritikë, shkruaj edhe prozë, por në zemër më flen poezia, atë e kam ushqim shpirtëror. 

Më kujtohet libri i parë që më është dhuruar ka qenë:”Princesha e bariu “nga autori Qamil Batalli, kur unë isha nxënëse e klasës së parë të shkollës fillore. Ishte kjo dhurata më e bukur që kisha marrë ndonjëherë. E lexova dhe pikërisht tema që shtjellohej në këtë libër më dha ide dhe dashuri që unë të shkruaja dhe të merresha me poezi.

Vjershën e parë ja kam kushtuar mësueses sime, të cilën edhe sot e dua shumë dhe ajo ka qenë model për ëndrrën time të mëtutjeshme.

Për çdo ditë rafti im mbushej me libra që m`i dhuronte drejtoria dhe që i fitoja në konkurset letrare për fesetë më të mira gjatë kohës sa isha nxënëse e shkollës së mesme.

 

Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në poezitë tuaja?

Libër të botuar nuk kam, punimet e mia i kam të shkruara dhe të grumbulluara në një sirtar, dhe aty deri më tani i kam ruajur me xhelozi shumë të madhe,tash kam filluar t`i publikojë në f.b ,për miqtë e mi, ndërsa tema është e llojllojshme, por dominon ajo e dashurisë. 

 

 

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Kadrija, cilat janë planet e juaja?

Planet e mia, të përfundoj studimet Master, të hyj pak në kërkime shkencore, dhe ndoshta një ditë do t`i botoj edhe librat e mia?

 

Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë Kadrijen në këto troje?

Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika, ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik është ëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumë shpejt realitet. 

 

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej punëtori arsimi apo pedagogu?

Jam në monitorim dhe sygjerim të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën time. Kam ndjekur shumë trajnime rreth reformave të reja në arsim ndaj jam e gatshme t`ju ndihmoj kolegve, si dhe nxënësve për të cilë punoj dhe veproj më së shumti.

 

Sa ka arritur Kadrija të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme, ne këto rrethana bashkëkohore si të themi?

Është një kohë shumë sfiduese, ecën shpejt dhe ti duhet ta kapësh hapin, këtu qëndroj mire i ndjek ndryshimet dhe mundohem të jem pjesë e tyre.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Mendoj që e para është të investojmë në arsim, t`i edukojmë gjeneratat e reja sepse detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriun të mendojë, të mendojë pozitivisht sepse nuk kemi kohë për të humbur, gjersa shtetet e mëdha kanë pushtuar gjithësinë, ne jemi në tokë dhe debatojmë rreth gjërave të kota, s`ka kohë duhet ecur para, ky është realitet që ne shqiptarët duhet kuptuar, jemi shumë dhe mund të bëjmë shumë vetëm duhet të vetëdijsohemi,të shohim përreth,të lexojmë dhe t`i analizojmë gjërat.

 

Një pedagoge kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Kadrija?

Jam një femër shumë e qetë, e buzëqeshur dhe e dashur, çdoherë në humor të mire kur të tjerëve u duhet ndihma ime, besnike dhe shumë e sinqertë.

 

Jeni aktive në jetën kulturore këtu në Vushtri, cfare mundë të na thoni për këtë?

Po jam aktive në organizime të ndryshme që bëhen në qytetin e Vushtrrisë, vlenë të theksohet Takimi i Poeteshave që organizohet për çdo vitë dhe takon poeteshat nga të gjitha trevat shqipëtare.

 

Kadrijes i pëlqen edhe shkenca, jeni aktive ne forumet pedagogjike por me shumë merreni me problemet matematikore cka ju shtynë ne këtë?

Matematika është vetë jeta, gjithçka në jetë lidhet me matematikë dhe probleme logjike, por  e veçanta e kësaj janë faktet, këtu çdo veprim është fakt,1+1=2,dhe kjo është madhështia e shkencës, dhe besoj se neve na duhen faktet për të ecur me kohën.

 

Ju ju pelqen edhe poezia, pastaj në qeshtjët e gjuhës jeni shume aktive?

Po, poezia është e veçanta ime, por gjuhën shqipe e dua shumë,ne duhet të flasim dhe të shkruajmë gjuhën tone drejt,ashtu si na kanë mësuar poetët tanë, duhet kënduar si një gjuhë bilbili sepse ajo gjason në gjuhën e bilbilit, pak jam e brengosur për gjeneratat e reja që shumë vështirë e shkruajnë dhe e flasin pastër sepse të ndikuar shumë nga gjuhët e huaja dhe internete kanë filluar të harrojnë drejtshkrimin, ndaj një nga hulumtimet e mia do të jetë edhe ky problem serioz dhe madhor për kombin.

 

Nëse kjo lami që keni zgjedhur nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Kadrija?

Më pëlqen shumë profesioni që ushtroj, dhe nuk di a do të lidhesha diku tjetër, por mund t`ju them se psikologjia më pëlqen dhe aty shpeshherë e gjej veten.

 

E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia të lexoj këtë revistë në gjuhën shqipe. Revista Dituria është pasuria më e madhe që ju i kenë dhënë mërgimtarëve e mbi të gjitha fëmijëve.

I përgëzoj gjithë ata atdhedashës që kanë bërë një punë të mrekullueshme për të dal në dritë kjo revistë që më mrekullon, urime dhe shumë suksese.

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Kadrija mendon dhe ka në fokus?

Mendoj të mbarojë studimet Master dhe të bëjë hulumtime rreth sistemit arsimor këtu në Kosovë.

 

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

Të lumtur më bëjnë foto të mira kur shoh para vetes, fëmijë të buzëqeshur, rini të punësuar, njerëz të sinqert, të përgjegjshëm,ndërsa më mundon josinqeriteti, papërgjegjsia,korrupcioni.

 

Si e kalon kohën e lirë Kadrija?

Kam shumë dëshirë të shëtis në natyrë, lexoj veprat më të reja që botohen, shkruaj kohë pas kohe.

 

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar, të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimi i shpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe panda ime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx