E diele, 04.05.2025, 09:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Naim Aliaj

E merkure, 12.01.2011, 08:55 PM


Naim Aliaj

 

 

Fshati

 

Fshat o fshat

Je aq i mirë

Është fat

Me  t`pas dëshirë

 

Qengji mishi

A pulë furre

Byftek viçi

A ujë gurre

 

Gjalp me okë

E mjaltë mali

Sa s`ka mbi tokë

Fuqi të fali

 

Bukuri vajze

Faqe paprekun

Rritun me naze

Me të ba dekun



Juliet

 

Kur ta shoh

Atë shtat

Derdhur

Në të bardha

Gjysma

Lanë

Përjasht

Si molla

Si dardha

Herë

Lëkurpurpur

Herë

Si yjësi

Herë

Bojnaflutur

Herë

Trëndafili

Herë

Tërfilblertë

Si

Shtrojëlivadh

Herë

Vjen e sertë

Herë

Me shpirt

Të madh

Më ftojnë

Ato

Ndjesingjyra

  t`mbillem

Në prehër

Në zemrën tënde

Në s`hyra

Do të pi

Një kupë

Zehër



Niveli

 

Njerëzit pa nivel

Të përkthejnë keq

Varet se si të del

Në mos shkofsh për dreq.

 

 

Reciprocitet

 

Aq sa të më duash

Sa të më respektosh

Disi do të ma thuash

Që kaq të pranosh.

 

 

Vallëzimi

 

Lashë fizarmonikën

U rroka me ty

Gjithë të tjerët ikën

Mbetëm ne të dy.



Nuk e di

 

Nuk e di

Në është e gjithë bota e vështirë

Si shqipëria

Gjithësesi

Do të kisha dëshirë

Në këtë fat të mos e lija.

 



Heshtja

 

Hesht se s`mund të flas

Flas se s`mund të hesht

Më duhet të bërtas

Botën të luaj mendsh.



Liria

 

Liria

Pengu gjysëmshekullor

Nis udhën për tek ti

Jo fort e dlirë

Shqipëria

Ky atdhe madhështor

E shtrëngon në gji

Më të madhen dëshirë.



Drejtësia

 

Duhet të vijë

Si një tërmet

Që të përpijë

Gjithçka që vret.



Vjeshta

 

Vjen vjeshta

E pemët fillojnë

E zhvishen

Si mërzia ime

Këto rreshta

Bukur tingëllojnë

E grishen .

Për t`iu veshur kësajë stine

 

 

Krijimi i parë

 

Ndenjur pranë dritares,perdet i largova

Të shihja ditën e re zbardhur në agim

U zhyta për pak çaste në mendime kur shikova

Shiun zhurmshëm që po binte pa pushim

 

Se di as vetë se si më erdhi frymëzimi

E nisa të hedh vargje në letër

Ndër pika shiu e me lot gëzimi

Filloj të mbruhej ëndërra ime e vjetër.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx