E merkure, 01.05.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Erotika e ndjenjave të thella

E shtune, 15.01.2011, 08:13 PM


EROTIKE E NDJENJAVE TE THELLA

 

Veneta Çallpani:”Frymëzim çasti”,botoi “Nacional”,fund viti 2010 Tiranë.

 

Nga Tahir Bezhani

 

“ E unë që hiqesha sikur nuk të shikoja,por me shpirt të ndieja,me zemër të dashuroja”(“Vera”-fq.102)

 

Veneta Çallpani e lindur me 1993 në qytetin Bajram Curri ,nxënëse e gjimnazit “Asim Vokshi” e këtij qyteti.

Ka botuar:”Hëna dhe yjet dashurohen,”2006 dhe “Në heshtje”-2008.

 

                Kjo krijuese e re, guximshëm  rrugëton në binaret e krijimtarisë letrare dhe me talentin e saj,me shprehjet emocionale ,nuk te le te qete kur lexon veprat e saj.

 Ndonëse e re në moshë,ajo te rrëmben dhe te hedh në fushën e imagjinates për të shijuar talentin e saj krijues.

 

                 Në veprat e saj te mëparshme hasim tema serioze te trajtuara me një guxim e pjekuri, ndersa në veprën me te re:”Frymëzim çasti”,hasim në një subjekt tjetër lirik,një shpërthim emocional e erotik,një ndjenjë që përplaset në muret e vetvetes për të gjetur atë që i mungon; e njeriut i mungon përherë dashuria e mirëfilltë.

 

               Kjo temë është  shumë  e preferuar në krijimtari e që përmes saj udhëtohet cepeve tjera të ëndrrave jetësore,me një stërmundim,duke te lëne shpesh edhe pa gjumë,duke zier në vorbullën e kohës dhe siç shkruan autorja”nuk jam mësuar me vetminë,prandaj me vret shume”....

 

            Në veprën me te re të z. Çallpani”Frymëzim çasti”,hetojmë një rrëmbim frymëzimi rinor që shpesh ngulfat ose ndrydh mendimet,ku lexuesi  sfidohet në dy kuptime: se krijuesja këmbëngul në gjetjen e rrugëve në situata të ndërlikuara,kur thotë:”e midis gjithë asaj rrëmuje,

midis luftës qe krijohej,arrinte të gjente vetëm diçka:”Shpresën”.

Apo,ana tjetër,,futja graduale në amulli,duke mbyllur kapakun e dritares,kur thotë:”kishte frikë të kujtonte të gjitha ato që kishte kaluar,kishte frikë të përballej me të sotmen dhe të nesërmen”-(Heshtje dhe frikë”fq.16).

 Kam bindjen personale,duke njohur autoren dhe dinamizmin e saj krijues,se në rrethana të tilla,nuk do lejojë futjen  në ide pa derëdalje. Përkundrazi!..

 

           Është mjaft indikativë  një vërshim erotik ku autorja me pasion  trajton temat e tilla,duke u shprehur:” Ku është humbur vallë ai çelës që të hapë burgun e zemrës dhe të nxjerr jashtë? O dashuri,të lutem ma jep atë çelës!”.

Në këtë  shpërthim të zjarrtë dashuria personifikon  edhe ato ura gjigante  miqësie e dashurie mes njerëzve,ku krijuesit janë pjesa më e ndjeshme në shoqëri,me shume se kushdo tjetër.

 

          Autorja e librit “Frymëzim çasti”,z.Veneta Çallpani,ndonëse e re në moshë,talentin e saj e ka dëshmuar në krijimtarinë e saj duke trajtuar tema me karakter socialo-shoqërorë ku elita shtetërore gatuan fate njerëzish. Prandaj,autorja,edhe ne këtë libër,rrëfimet apo skicat intime,prekin thellësisht temën sociale të qytetarit tanë në kohën e sotme .

Bile, marr guximin të them që rrëfimin(skicën),”Realitet i hidhur”fq.68 ta quaj  migjeniane,ku pos tjerash shkruan:”duart e tij të vogla që zgjateshin çdo minutë për të kërkuar para,dukej sikur  kërkonin tjetër gjë,sikur kërkonin ndihmë për t’u larguar nga ajo rrugë që tashmë ishte e vetmja strehë për te”....

 

          Pra,ndjeshmëria shpirtërore e autores ndaj një gjendje të tillë varfërie,është ndjenjë e bashkëvuajtëse, është luftë e së keqes. Andaj shpirti emocional i krijueses nuk rri indiferent si rri klasa politike e një shoqërie Andaj,pajtohem me perkujdesësin e librit kur thotë në mënyrë elegante:”qëndresë dhe sinqeritet të bukur të ndjenjave”....

 

           Krejt ne fund,rrugëtimin krijues të zonjushës Veneta Çallpani,në këtë moshë akoma të re, meriton respekt dhe përkrahje.

 Kam bindjen e thellë se autorja bashkë me kohen qe ecën,do hetojë,gjurmojë ato mangësi  që i rrinë si barriera talentit të saj krijues. Shpresoj se z.Veneta rrugëton guximshëm gjurmëve të simotrave tropojane, z.Bronilda Zllami,Almona Bajrami etj.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora