E merkure, 01.05.2024, 09:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: A thua vetja e kujt jam unë?

E shtune, 15.01.2011, 06:24 PM


ATHUA VETJA E KUJT JAM UNË?

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Po sikur të imagjinoni se dikush që ju do, është gjithmonë afër jush, por është kundër jush në jetën tuaj, si do e pranoni këtë realitet të jetës?

           

Ishte kohë më shi, vjeshtë e vonë mund të thuhej, por nuk ishte, ishte muaji maj,  e vetëm sa kishte filluar stina e luleve.

Isha sikur i fjetur dhe diçka sec mi mbuloi sytë, ma zuri bebzën e syrit dhe mu duk sikiur më verboi, ishte ky dielli i cili lëshonte rreze të arta mbi mua në muajin e luleve. Ngrita kokën nga aty ku isha shtrirë dhe shikova diellin me ato nervat e mia të egra, të pandjenja që më mbanin nën ethe terë ditën.

Ai ndriçonte dhe duke e shikuar  me vemendje fillova të dridhem, më dridhet i terë trupi, por,  pse nuk e di, nuk kam ide se cka ndodhë me mua dhe në mua. Më  vinte në kokë sikur dikush më thonte zgjohu pertac,  si nuk ke turp ende je fjetur, dhe unë mendohem sa e tmershme është kjo që mua më ndodhë.

Në trup ndjejë rrënqethje, kjo është  sikur dicka të më shponte që nga thembra e këmbës gjerë në majen e trurit.

C'është kjo që po ndjej i thoja vetës sime, mos jam i sëmur, por askund nuk më dhemb, i shokuar ecja dhe fillova ta ndjej vetmin. Kjo ishte sëmundja ime, që ndoshta edhe nuk do ketë sherim nëse vazhdoj me këtë avaz që kam!

Pse jam kaq i vetem i thoja vetëvetës sime, unë kam familje, ata gjithnjë me flasin e më don, me jepin dashurinë e duhur, me japin kurajo për jetën.

Vërej se dicka në mua ka ndryshuar, por cka ende nuk di dhe nuk jam i  sigurt në ate cka me mundon. E di një se unë jam një dhe nuk kam askend tjetër afër edhe pse ka shumë njerëz rreth meje dhe me mua. Kam të afëmit që permenda.

Por...

Dikur verejta se ndjeja qe dikush duhet të qëndroj afër meje, dikush që më do sic dua që dikush të më doj dhe dikush që e dua unë duhet të ishte me mua, por nuk...

Ula kokën dhe thash:pse nuk shfaqet dikush, ai që kam nevojë dhe e dua, dua një fytyrë njeriu, dua dikush të më dojë, ngrita kokën të shikoja por pash vetëm një hapësirë boshe që qëndronte afër meje.

Ula kokën përseri dhe aty filloj imagjinata ime e cila i krijoj një figurë njeriu. Një figurë brilante, një figurë njeriu shumë të hijeshme cila figurë la mbresa në shpirtin tim.

Kjo ishte hija e jetës sime. Imagjinata e njeriut është e madhe e fuqishme, krijonë lloj lloj situatash dhe gjendjesh të cilat të përcjellin në jetë. Imagjinata është e ashpër. Është aftësia e njeriut për të ndërtuar në vetëdijen e tij figura dhe ide të reja duke i shndërruar ato në zotësi për të krijuar dicka të re.

Disi më erdhi sikur më përpshpëriti dikush në mendjen time.

Aq shumë kohë u desh që të merrja vetën, nuk kisha guxim të ngritja kokën, frikësohesha mos imagjinata do të më tradhëtoj e do ta shoh vetëm atë hapesirë boshe përsëri si më herët që kisha në imangjinatën time që mua më dukej e sëmurë. Nuk është lehtë me imagjinatë të sëmurë.

Dhe me të vertetë isha bëre pothuaj sikur të isha i sëmur, si thonin  plakat kah ne “ i sëmru keq” e kjo kishte një domethenje të madhe por shumë kush nuk do e marrë vesh domethenjen e kesaj shprehje.

Por imagjinata ime ishte shumë ofanzive dhe në atë momente do shkoj tha njeriu i imagjinatës sime.

Jo mos shko i thash se më duhesh, kam nevoj unë për ty!

Të lutem cendro edhe ca.

Ditët kalonin njëra pas tjetrës, e unë dhe imagjinata ime e sëmurë ta quaj unë më njeriun imagjinitativ kalonim ditë të tëra së bashku, shetisnim me kilometra bashkë, hanim bashkë, qeshnim dhe qanim bashkë, kjo hije ishte bërë pjesë e jetës sime, ishte bërë i pandashëm nga unë, nga vetja ime. Ky ishte vegimi im.

Si duket jeta ma kishte dhënë ate që kisha kërkuar, ky ishte fati im, por isha me fat dhe se nuk zgjati shumë kjo që unë përjetoja në shpirtin tim.

Ditët kalonin si në parafytyrim e unë mundohesha me jetën time. Unë shpesh flisja me imagjinatën time apo me krijesën e mendjes sime. Dikush nga të mit kishte dëgjua një bisedë timen kur isha vetëm. Aty filluan pyetjet,

për mua të cilat pyetje ishin jo të rendomta për mua, atyre u intersonte pse une flisja me veten time, si është  e mundurë një njeri normal, i ri me plotë aftësi të flas me vetën tij. Të gjitha i mohova derisa familjarët e mi filluan edhe të më përcjellin dhe e verejtën gjendjen time të mjerë në të cilën unë ndodhësha.

Kjo ishte katastrofa ime, kjo ishte ajo cka shkatërronte cdo gjë në shpirtin tim, në jetën time.

Të gjithë të afërmit e mi ishin  alarmua nga kjo gjendje në të cilën isha unë, kjo ishte një gjendje e mjerë, kjo isht e pakapshme për të afëmit e mi se si isha berë.

E athua ku ishte e keqja, ne cka mund të aludonte njeriu për këtë gjendje time shpirtërore. Me siguri duhet të jetë shkaku por edhe arsya, por unë nuk e di as njerëne  as tjetrën.

Ishte një paradite me diell e që dielli ishte kundershtari im i madh. Morrnica të ftofta ma përshkuan trupin tim.

Në këtë gjendje që isha, kjo ishte një agoni për mua, mora rrugën drejt ballkonit të katit të tretë dhe aty në cep u ndala zgjata duart të kapsha parmakët e ballkonit, por një mendje me tha: nuk duhet të bëhesh i cmendur, me mirë i vdekur sesa i cmendur. Në ato momente e kisha harruar njeriun imagjinitativ. Nuk ishte prezent me siguri në menndjen dhe trupin tim, se ku e kishte humbur rrugën për mua ishte e pakjart kjo hije famkeqe që më percillte në cdo hap të jetës sime, ishte ajo krijesë famëzezë që më bënte jetën të padurueshme.

Nga të katër anët dëgjoja klithje. Ato klithje të cilat më shponin në shpirt, ato klithje hynin në veshët e mi por atje nuk linin asfarë gjurme, sepse unë nuk isha ai që duhej të isha. Hija që më përcillte më kishte pastruar trurinë, asgjë nuk reagonte në trupin tim.

Zbrit më lutëshin familjarët e mi, e unë ende qendroja në parmakët e ballkonit të katit të tretë. E dija që nuk kam guxim të bie poshtë e të vetëvritem. Kjo ishte gjëja më e ligë në jetën time që bëra para prindërve të mi.U pendova tani për këtë veprim të gabuar që bëra, por nuk isha në vetëdije se hija më kishte shpërla trurinë, kjo bëri që familjarët e mi të jenë të bindur për cmendurin time.

Nuk kaloj kohë dhe unë si adoleshent u mashtrova e zbrita poshtë, unë i ziu, më bindën, posa zbrita thash të vrapoj në përqafim të prindërve të mi që në ato momente aq shumë kisha nevoje për dashurinë e tyre, dikush befas më kapi pas shpine e më lidhi me diçka dhe më shtërngoj.

Dielli ende nuk kishte lëshuar rrezet e veta pas kodrës mbi fshat që jepte një pamje madhështore për cdo pas dite dhe mbrëmje. Pas pak castesh dilli me ato rreze te bezdisshme për mua filloj serish të më ngacmoj në mendjen time të turbullt.

Si duket ky deri me tani ka fjetur, unë i thash më vete diellit, tash u zgjove, a nuk të vjen turp të zgjohesh pas meje, të kujtohen kritikat që mi bëre mua, e ja tash më erdhi rradha ime të të them edhe unë dhe të të bejë kritikë në ty dhe veprimet tua. Kjo ishte ajo cenduria ime sa une marrë vesh! Sa ishte koha pa djell edhe une shpirtërisht isha më mirë, pse nuke  di?

Dhe ia thash troq me buzë në gaz: si kështu një gjigand si ti të zgjohet pas meje,e unë një  krijesë e vogël të të kritikoj ty.

Dielli vetëm ndriçonte me dukej se sa me vemendje me ndëgjonte dhe më dukej sikur edhe ai kishte ulur kokën nga kritika që unë i bëra dhe dnjehej pak i fyerë me këtë që unë bëja, pro dikush me shtynte ne këtë e kjo ishte hija e ima që me percillte tërë jetën. Pas pak, re të zeza e mbuluan diellin e filloj të bjerë shi i qetë, si duket dielli nuk pati më guxim të më qendroj përpara.

Por si duket edhe dielli bëri të vetën, por ndoshta edhe ato veprimet e mia dhe të të afërmve të mi ndikuan pozitivisht në mua dhe njeriu i imagjinuar më s'me shfaqej,  mu në këto momente që kisha nevoj për te. Koka më dhimbte, e isha i lodhur, ndjeja dhimbje në terë pjesët e trupit, isha i shkallmuar. Por si duket hija apo njeriu i imagjinuar ishte ai i cili kishte ndikim në mendjen time.

Më kujtohet se kërkoja dic, por cfarë as vet nuk di. Hija ishte ajo që manipulonte me mua dhe me kokën time. Une nuk kisha drejtimin e trupit tim. Më duket se dicka që herët ishte cka mundonte shpirtin tim. Po ajo është sepse unë isha gjithmonë i vetëm. Unë gjithëhere kërkoja të kisha dike afër, por ja jeta ishte e ashpër ndaj meje dhe unë gjeta vetmin shok jete. E vetmija krijoj hijen e cila më shqoqëroj tërë jetën, me nxiu jetën dhe ja erdha në këtë gjendje që sot jam.

Unë kërkoja shoqëri dhe miqësi, por a mos kërkova shumë, kërkova dike që më do dhe e dua, e jeta më dha dicka cka nuk di si ta them, më dha tradhëtin.

Vazhdimisht mendoj në vetën time, ku kam gabuar, cfarë të keqe bëra që jeta ishte aq e ashpër ndaj meje.

Por unë jam i fort, ende pres, unë ende nuk jam dorëzuar para hijes dhe jam në pritje të njeriut të jetës sime, jam në pritje te dikujt që ndoshta është e ardhmja ime, është vazhdimsia e bardhë e jetës sime, ky motiv i cili më pershkon mendjen është ideali im që të vazhdoj jetën.

Flas si në ëndër: kush jam dhe kujt i përkas, nuk ka njeri që ma thot dot!?

A e di ti që të gjithë janë vetvetja, por ka disa fatkeqë, apo disa të pa aftë dhe të dobët që nuk munden dhe nuk i lejojnë të jenë vetvetja dhe as ti përkasin dikujt dhe as vetëvetës, por më siguri nuk është kjo zgjidhje se ti përkasish një hije nuk është zgjidhje.

Sa fatkeq, janë ata të shkretë?

Si mendon ti, çfarë terësie i përket kjo kategori?

Pra, do të thoja që askush nuk është vetvetja, as ti, as unë, as ne, as ju, as ata, askush.

Nuk jemi asnjëherë plotësisht vetvetja, askund me askënd, shumë, shumë rrallë kur na rastis dikush, në të cilin mund të besojmë verbërisht, që të hapemi, por edhe kjo gjë më pas konsiderohet moment dobësie e asgjë më tepë, sepse e vertetova me hijen e trupit tim e cila më shoqëroj një kohë jete dhe se cka me solli?!

Ajo ç'ka jemi apo ç'ka bëhemi kur nuk jemi vetvetja është një alternativë që ne e shohim si një mundësi të mirë për të mbijetuar e asgjë më tepër, duke vazhduar dramën tonë, bëhet pjesë e jona, pjesë e unit tonë,  ati uni i cili është më i fort se cdo gjë, më i fort se shkëmbi, më të cilin mësohemi të bashkëjetojmë dhe sigurisht të bashkëpunojmë dhe të përfitojmë.

Dalëngadalë një pjesë e mirë e vetvetes fillon dhe humbë, fillon të kalbet e të bjerë si lëkurë gjarpëri, fillimisht dhemb, por morfina në këtë rast të qetëson e fillon ta shohësh si diçka natyrale, të pashmangshme, të dorëzohesh dhe ndoshta edhe të nënshtrohesh, ky është ai momenti që përshkrova më lart kur isha në katin e tretë kapur për parmak ballkoni.

Shumë prej nesh mund edhe të zgjedhin të tjera rrugë, disa e kanë këtë fat disa jo. Më fatkeqët janë ata që kanë mundësi zgjedhjeje dhe arrijnë në vorbullën e mjerimit dhe trishtimit të shpirtit të tyre, apo edhe të humbjes së ndjenjës njerëzore dhe humbjes në jetë, por unë isha më i fuqishëm dhe e përballova duke larguar nga koka ime hijen e jetës sime e cila ishte fatale për mua.

Të tjerë, të cilët me fanatizëm mund të përpiqen të ruajnë atë që duan, ose do të përfundojnë duke dështuar plotësisht, duke u përqeshur duke u bërë qesharakë për të gjithë, ose ekstremi tjetër të bëhen heronj, të admirohen nga të gjithë pa përjashtim, nga turma, pikërisht nga ajo turmë e pavlerë, gri, e zakonshme. Për individët që zgjedhin vetvetën nuk ka rrugë të mesme asnjëherë.

Ja dielli serish filloj me rrezet e tija ngjyrë ari dhe natyrës i jep jetë dhe gjallëri. Ishte ajo hija e jetës që më zinte rrezet e diellit, ato rreze që cdo kush i adhuron dhe dëshironë, por hija e jetës ishte ajo që edhe jetën ma nxiu dhe rrezet e diellit mi ndaloj.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora