E merkure, 01.05.2024, 05:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Liridona Shehu

E shtune, 15.01.2011, 04:28 PM


Liridona Shehu ka lindur dhe rritur në një nga trevat e Prizrenit Historik, në Hasin e Pjetër Bogdanit, Anton Pashkut e Shtejfën Gjeqovit......momentalisht është gjimnaziste. Është rritur në një rreth jo të zakontë,me liri të cunguar,(qoft edhe për të mirë), me një jetë paska të vështirë prej gjimnazisteje.Është adhuruese e flaktë e poezisë dhe eseve, recituese e përflakur dhe njëkohësisht e pasionuar pas shkrimeve poetike...“Poezia është armë për liri dhe rrugë drejt së një të ardhmëje të ndritur  ''pa frena'', thotë  autorja.

Pilo Zyba

 

 

PA NDOSHTA

 

Do t'i ngjis shkallët

qoft edhe ''pa autorizim''!

 

Do t'i thyej kufijtë

sikur të jet e nevojshme.

 

Pa ndoshta!

 

Do t'i heq vizat

për të deportuar në teatrot e jetës!

 

Do të gjurmoj universin

lirinë për të fituar...

 

Pa ndoshta!

 

Do të mbart mbi supe

kurorë me krenari mbuluar!

 

Do të brej tokën

flori do të nxjerr.

 

Pa ndoshta!

 

Do të lulëzoj në pranverën e hershme

pa lejen e dallendyshes!

 

Do ta mësoj se kush jam

nga ''burimet e pashterrshme''!

 

Pa ndoshta!

 

Do t'i përballoj vështirësitë

siç jam mësuar nga herojtë e diturisë!

 

Do të depërotoj pa drojtje

edhe në mjegullirën e dendur!

 

Pa ndoshta!!!

 

Do të nderoj emrin tim

derisa t'i ngjall edhe ''të vdekurit'' e gjallë.......

 

PA NDOSHTA!

 

 

PERSHKRIM ''UNI''

 

Notuar

valëve tensionuese,

 

Vrapuar

fushave të egërsisë,

 

Vlltare

në vallet dekurajuese,

 

Zhytur

në baltën e mërzisë,

 

Musafir

në sofrën pesimiste,

 

Veshur

me pëlhurë tmerruese,

 

Abstenuar

në rendin optimist,

 

Ngushtëlluar

nga stresi mik,

 

Egërsuar

me Uni-n armik,

 

Lodhur

nga përditshmëria e zakontë,

 

Figuruar

në të ngrirë qerpik,

 

Pakthyeshëm

në dendësinë shoqërore,

 

Mjegulluar

në familjen miqësore,

 

Demoralizuar

me jetën për dore,

 

Nisur

drejt........

.............

?????????

 

 

EKLIPS

 

Dritën e hënës e shoh,

më nxejnë edhe rrezet e diellit,

e dalloj ngjyrën e kaltërt të qiellit,

EKLIPS.....nuk e di!

 

Dita më e bardhë se nata

shtu po më duket,

edhe daltonist nuk jam

ngjyrat po i dalloj,

EKLIPS.....nuk e di!

 

Ahh......e kuptova tani,

EKLIPS në mendjen time??

Joooooo....qenkam gabu!

Se ka pak dritë edh ekëtu.

 

EKLIPS....EKLIPS...

Ahh e di,e di,

EKLIPS jo në rrugën e suksesit

por EKLIPS në hapat e mi

sepse nuk ecin në liri!

 

EKLIPS jo nga natyra

por nga rrethi im,

EKLIPS jo në dobi timen,

por në dëmin tim!

 

 

BRISK-SHPATE

 

Kombinim jo i zakonshëm

Brisk-Shpatë.....

 

Shpatë! Për të hapur vrimën,

Brisk! Për të deportuar në të!

 

Shpatë! Me ar e mbuluar!

Brisk! Prej argjendi ndërtuar.

 

Shpatë! Me dekada në jetë udhëtarë!

Brisk! Këmbët tash ka nisë të marrë.

 

Shpatë! Një pedagog i mrekulluar!

Brisk! Një nxënës i përkushtuar!

 

Shpatë! Një burrë ''i hollë''

Brisk! Një vashëz e njomë!

 

Shpatë-Brisk,

BRISK-SHPATE

Nismëtarë liridashës

drejt një rruge të artë!

 

 

RECEDIVISTE

 

Në sofrën tënde

servuar nga intelekti,

 

Në shpirtin tënd

burim freskije,

 

Në botën tënde

rrezeartë dielli,

 

Në qiellin tënd

kometë lumturije,

 

Në brendinë tënde

mike për zemër,

 

Në horizontin tënd

yllkë me emër!!!

 

 

E DI TI.....??!

 

E di pse nuk jam e mirë??

-Sepse nuk jam e keqe sa ti!

 

E di pse jam e keqe??!

-Sepse jam më e mirë se ti.

 

E di pse jam e mirë??

-Sepse ti je më i keq se unë!

 

E di pse nuk jam e keqe??!

-Sepse ti nuk je i mirë sa unë!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora