| E shtune, 15.01.2011, 04:28 PM |
Liridona Shehu ka lindur dhe rritur në një nga trevat e Prizrenit Historik, në Hasin e Pjetër Bogdanit, Anton Pashkut e Shtejfën Gjeqovit......momentalisht është gjimnaziste. Është rritur në një rreth jo të zakontë,me liri të cunguar,(qoft edhe për të mirë), me një jetë paska të vështirë prej gjimnazisteje.Është adhuruese e flaktë e poezisë dhe eseve, recituese e përflakur dhe njëkohësisht e pasionuar pas shkrimeve poetike...“Poezia është armë për liri dhe rrugë drejt së një të ardhmëje të ndritur ''pa frena'', thotë autorja.
Pilo Zyba
PA NDOSHTA
Do t'i ngjis shkallët
qoft edhe ''pa autorizim''!
Do t'i thyej kufijtë
sikur të jet e nevojshme.
Pa ndoshta!
Do t'i heq vizat
për të deportuar në teatrot e jetës!
Do të gjurmoj universin
lirinë për të fituar...
Pa ndoshta!
Do të mbart mbi supe
kurorë me krenari mbuluar!
Do të brej tokën
flori do të nxjerr.
Pa ndoshta!
Do të lulëzoj në pranverën e hershme
pa lejen e dallendyshes!
Do ta mësoj se kush jam
nga ''burimet e pashterrshme''!
Pa ndoshta!
Do t'i përballoj vështirësitë
siç jam mësuar nga herojtë e diturisë!
Do të depërotoj pa drojtje
edhe në mjegullirën e dendur!
Pa ndoshta!!!
Do të nderoj emrin tim
derisa t'i ngjall edhe ''të vdekurit'' e gjallë.......
PA NDOSHTA!
PERSHKRIM ''UNI''
Notuar
valëve tensionuese,
Vrapuar
fushave të egërsisë,
Vlltare
në vallet dekurajuese,
Zhytur
në baltën e mërzisë,
Musafir
në sofrën pesimiste,
Veshur
me pëlhurë tmerruese,
Abstenuar
në rendin optimist,
Ngushtëlluar
nga stresi mik,
Egërsuar
me Uni-n armik,
Lodhur
nga përditshmëria e zakontë,
Figuruar
në të ngrirë qerpik,
Pakthyeshëm
në dendësinë shoqërore,
Mjegulluar
në familjen miqësore,
Demoralizuar
me jetën për dore,
Nisur
drejt........
.............
?????????
EKLIPS
Dritën e hënës e shoh,
më nxejnë edhe rrezet e diellit,
e dalloj ngjyrën e kaltërt të qiellit,
EKLIPS.....nuk e di!
Dita më e bardhë se nata
shtu po më duket,
edhe daltonist nuk jam
ngjyrat po i dalloj,
EKLIPS.....nuk e di!
Ahh......e kuptova tani,
EKLIPS në mendjen time??
Joooooo....qenkam gabu!
Se ka pak dritë edh ekëtu.
EKLIPS....EKLIPS...
Ahh e di,e di,
EKLIPS jo në rrugën e suksesit
por EKLIPS në hapat e mi
sepse nuk ecin në liri!
EKLIPS jo nga natyra
por nga rrethi im,
EKLIPS jo në dobi timen,
por në dëmin tim!
BRISK-SHPATE
Kombinim jo i zakonshëm
Brisk-Shpatë.....
Shpatë! Për të hapur vrimën,
Brisk! Për të deportuar në të!
Shpatë! Me ar e mbuluar!
Brisk! Prej argjendi ndërtuar.
Shpatë! Me dekada në jetë udhëtarë!
Brisk! Këmbët tash ka nisë të marrë.
Shpatë! Një pedagog i mrekulluar!
Brisk! Një nxënës i përkushtuar!
Shpatë! Një burrë ''i hollë''
Brisk! Një vashëz e njomë!
Shpatë-Brisk,
BRISK-SHPATE
Nismëtarë liridashës
drejt një rruge të artë!
RECEDIVISTE
Në sofrën tënde
servuar nga intelekti,
Në shpirtin tënd
burim freskije,
Në botën tënde
rrezeartë dielli,
Në qiellin tënd
kometë lumturije,
Në brendinë tënde
mike për zemër,
Në horizontin tënd
yllkë me emër!!!
E DI TI.....??!
E di pse nuk jam e mirë??
-Sepse nuk jam e keqe sa ti!
E di pse jam e keqe??!
-Sepse jam më e mirë se ti.
E di pse jam e mirë??
-Sepse ti je më i keq se unë!
E di pse nuk jam e keqe??!
-Sepse ti nuk je i mirë sa unë!!!