| E diele, 16.01.2011, 08:06 PM |
Neki Lulaj
JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA E KADRI ZEKA
(Trinomi nga lajmëtarët e lirisë së Kosovës të vrarë nga atentatorët gjakpirës të UDB-së serbo malazeze me 17 janar 1982 në Untegrupebach të Gjermanisë)
Hijenat morfid,të veshur me uniformat e djallit,
mashtruesit Horangutan të Karpateve ,
udbashët me porosi prej jeniqeri,
kryen një atentat gjamëmadh në Janar n´pikë të territ.
Ata që këputën simfoninë dhe telin e kitarës
Notat pa i rradhitur mbi pentagram,
ata që e dogjën dhe e vranë vargun në mes,
pa e filluar mirë luftën me tiran.
Ata që shtjerrën tri burime përjetësie,
muzash e flakadanësh ne mes të territ,
menduan se me këtë akt vandal-barbarë,
Kosovës do të ja fusin frigën dhe tmerrin.
Ata përherë do ngelën frymëzim i thyerjës se robërisë
Fanarë e kraterë vullkanesh të pashuar
gjurmë flakadanësh në ndërgjegjen prej atdhetarëve
të tretë,janë lajmëtarët e Lirisë së vonuar.
Hijet e rënda morfide të tradhëtisë,
gjurmëve tuaja u vinin pasë
Diabolikët me sherbetorët qyqarë të Serbisë,
në Untergruppebach të Gjermanisë,bënë atentat.
Mbi trojet Dardane valojnë tre flamuj,
me çantat plotë afishe, dhuratë nga Skënderbeu,
kjo baladë me trinomin që u shëndrrua në mite,
Rruga që mban emrin „Sakrificë sublime”.
Hej ore Jusuf e Bardhosh Gërvalla,e ju Kadri Zeka
po hije ju paska Kosova në liri,
krojet e pashterrshme të UÇK-së dhe amanetet e juaja
janë kurorëzim i shenjët i Shtetit me Pavarësi.