E marte, 30.04.2024, 02:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - V

E hene, 17.01.2011, 08:13 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

                            

 V

 

VA-U

           BIE NË VA  me dikë dikush fr.fol.,id.- merret vesh, pajtohet me dikë dikush, ka mirë-kuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (FGJSSH f. 2103). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush (edhe moh.)

            DEL VA PA VA dikush  fr.fol.- 1. ftill.- ia del me përpjekje e mundime të mëdha dikush, ia del me shumë vështirësi dikush.S.shih sin: del rrugë e pa rrugë dikush. 2. iron.- del, ikën, niset,  shkon, largohet kuturu (pa ditur se ku do të dalë, ku do të vete) dikush, del, ikën, largohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, del, ikën ku (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush 

           EDHE VAU TË MBYT fr.proverb.-edhe rreziqet a të këqijat që duken të vogla mund të të sjellin një dëm të madh, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. (FGJSSH f. 2103).

               ËSHTË NË VA TË PAVA dikush fr.fol., ftill.- është në shtrëngesë, ngushti të madhe dikush, është pa asnjë ndihmë a përkrahje dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: është në angështi dikush

               FLET  VA E PA VA  dikush  fr.fol., iron. - flet kot, pa përgjegjësi, pa menduar dikush. (FGJSSH f. 484, 2103). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

            IA GJEN  VAUN   dikush  fr.fol., id.- 1. diçkaje (një pune etj.) ia gjen mënyrën, rrugën, mjetin si duhet kryer,  mbaruar(një punë etj.)  a  si duhet zgjidhur (një çështje etj.) dikush dhe e mbaron (një punë) a e zgjidh (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 605). S. shih sin : ia gjen anën diçkaje (një pune etj.) dikush.2. (dikujt)  ia gjen ditën, çastin, kohën e përshtatshme, më të volitshme dikush dikujt për t ' i thënë (dhënë, dhuruar etj.) a për t' i bërë a kërkuar diçka , ia gjen ditën, çastin, kohën e volitshme dikujt dikush (për t' iu hakmarrë, për t' i bërë diçka të keqe a për ta dëmtuar, goditur etj.),e gjen a e zë dikë dikush kur është më së ngushti, më ngushtë për t’ ia bërë ndonjë të keqe , e gjen, e zë ngushtë dikë dikush  për t’ i bërë ndonjë të keqe. (FGJSSH f. 605, 2103). S. shih sin : i (ia) gjen anën  dikujt dikush

            E HEDH VAUN  dikush   fr.fol., met.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një pengesë, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush . (FGJSSH f. 661, 1026, 1475, 2103).  S. shih sin : del mb’ anë dikush

             HYN NË VA PA VA dikush, HYN VA E PA VA dikush fr.fol.iron.- hyn në punë, çështje me dyshime e rreziqe  pa pasur nevojë dikush, hyn në një punë, çështje shumë  të ngatërruar,  të errët dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: futet në baltë dikush; hyn në bungaja të mëdha dikush

             E KËRKON  VAUN dikush  fr.fol., ftill.- e kërkon zgjidhjen më të lehtë  a më të përshtatshme dikush. (MIHO-DI f. 180).

            IA MBAN VA PA VA dikush fr.fol., iron.- ikën, largohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, ikën ku (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush  

             NISET  VA PA VA dikush fr.fol., iron.-  niset, del, ikën, shkon, largohet kuturu (pa ditur se ku do të dalë, ku do të vete) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush 

             E NXJERR NË VA dikë dikush  fr.fol., id.- e nxjerr nga gjendja e vështirë, e nxjerr nga halli dikë dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: e çon nga balta dikë dikush; e nxjerr në anë dikë dikush

             SHIKOJE VAUN, PA HIDHE LUMIN fr.proverb.- vepro, puno sipas aftësive e mundësive që ke, puno, vepro, përpiqu, mundohu sa i ke (sa të lejojnë) mundësitë, kushtet, rrethanat, mati mirë forcat, fuqitë, mundësitë, pastaj puno, vepro. (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin:  bluaj sa të hash

            SHKON VA PA VA dikush  fr.fol.-1. ftill.-shkon me përpjekje e mundime të mëdha dikush,shkon me shumë vështirësi dikush..S. shih  sin: shkon rrugë  pa rrugë dikush. 2. iron.-shkon, niset, del, ikën, largohet kuturu (pa ditur se ku do të vete, ku do të dalë) argohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, shkon,  (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. hih sin: (i) merr bërdoçkat dikush  

             *VA I PAVA fr.em.,id.-gjendje pa rrugëdalje, qorrsokak.- Pas vitit 1981, edhe shumë serbëve në Kosovë ua zuri dera bishtin e nuk po kanë si të dalin nga vau i pava. (KSY-SHZ f. 30). S. shih sin: rrugë  qorre

             E ZË VAUN dikush fr.fol.,id.-del, shpëton nga një gjendje e vështirë, e ngushtë, e keqe, e mjeruar,e varfër, kritike dikush , shpëton nga një hall, nga  një taksirat, nga një e keqe, nga një rrezik, nga një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen një vështirësi, një  rrezik, një fatkeqësi dikush. (UÇ-3/ 71 f. 201, FGJSSH f. 2103, 2232). S. shih sin: del mb’ anë dikush

VAD/E-JA

            E NDAJNË VADEN  fr.fol.,fj.,etnogr.- e caktojnë ditën kur do të merret nusja, e caktojnë ditën  kur do të martohet (vajza e fejuar). (JTH-ÇFGJSH f. 24).S.shih sin : e ndajnë ditën

                           IA NDAJNË VADEN (vajzës së fejuar) fr.fol.,id.- ia caktojnë  ditën kur do të martohet (vajza e fejuar). (HB-FPD f. 83). S. shih sin: ia ndajnë ditën (vajzës së fejuar)

VADH/Ë-A

     NUK HA VADHË dikush  fr.fol.,iron.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikush dikujt. (PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin: nuk e ha bajgën për samun dikush

VADHËZ-A shm.VADHËZA-T

              NUK I HA ATO VADHËZA dikush fr.fol.,id.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikush dikujt. (FGJSSH f.565, 638, 2103,  PAVHA-SHPE f. 121). S.shih sin : nuk e ha bajgën për samun  dikush

              VADHËZ E EGËR fr.em.,fj.,bot.- bimë e ngjashme me vadhëzën, por me gjethe të gjata e me dhëmbëzime të theksuara. (HXH-T f. 122).

VAFSH

              MIRË  VAFSH! fr.fol.,ur.- udha e mbarë! (FGJSSH f. 2142). S. vafsh  shëndoshë!

              VAFSH  SHËNDOSHË!  fr.fol.,ur.-udha e mbarë! (FGJSSH f. 2142). S. shih sin: mirë vafsh!

              VAFSH  SHËNDOSHË TI!  fr.fol.,id.- ti je në rregull, i ke mirë punët, je mirë, të lumtë ty! (FGJSSH f. 2143).

VAJ-I

         BËHET VAJ dikush fr.fol.,iron.- bëhet shumë i butë e i urtë dikush,  bëhet shumë i qetë  dikush, nuk i ndihet më zëri dikujt,urtohet, urtësohet,  shtrohet,  shumë dikush, bëhet  i bindur,  i shtruar,  me sjellje  urtë e butë  dikush . FGJSSH f. 2104).  S. shih sin : bëhet bubalkë dikush

            E BËN  PËR VAJ E PËR UTHULL dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e rrah shumë, mirë dikë dikush, e zhdëp, e sqaq,e shkal dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush .2. e  qorton, e kritikon ashpër, rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 2100, 2104).  S.shih sin : e bën bërdoz dikë dikush

             BËN  VAJ   dikush fr.fol.,id.-1.  (në dikë a kundër dikujt) ankohet, qahet në dikë  a kundër dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bën ankim në dikë a kundër dikujt dikush. 2.  vajton dikush. (AXH-LI f. 135). S. shih sin: bën  gjëmë dikush

            BËN VAJ për dikë dikush fr.fol,fj.-e vajton dikë dikush, e qan me britma a me klithma të forta e me dënesje dikë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i (ia) bën gjëmën dikujt dikush

            NUK DEL VAJ NGA GURI (PREJ GURIT) fr.proverb., iron.-1a.s’ del gjë (fitim,përfitim, dobi etj.) atje ku s’ ke ç’ të nxjerrësh, ku s’ ka mundësi, nuk mund të marrësh gjë nga ai që s’ ka,  nuk merr dot gjë aty ku s’ ka. 1b. nga dorështrënguari mos prit gjë të mirë, s’ të jep a s’ të fal gjë koppraci, s’ të bën mirë koprraci. (KOKA te : Leka  nr. 4/ 32 f. 122, PAVHA-SHPE f. 121, FGJSSH f. 2104). S. shih sin : nuk del dhjamë nga pleshti (prej pleshtit)

            DEL (SI) VAJ(I) MBI UJË dikush  fr.fol.,met.- 1. del i pastër, i pafajshëm, i panjollë  dikush, e heq përgjegjësinë, fajin nga vetja dikush, del pa faj, i shfajësuar dikush. (AXH-FR f. 195). S.shih sin:  del me ballë të larë dikush.2. del i fituar dikush. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: (e) fiton davanë dikush

            U DERDH VAJI, S’MBLIDHET MË fr.proverb.- një punëe gabuar, një veprim i gabuar që bëhet, nuk mund të ndreqet më, po u prish diçka, s' ndreqet, s' mëkëmbet më. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: po u thye buka, s’ ngjitet më

            U DERDH VAJI E RA NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100, 2104). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti

            U DERDH VAJI NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100, 2104). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti

            DERDHET NË VAJ dikush fr.fol., meton.- qan shumë, qan me dëshpërim, me dënesë dikush dikush. (PETZE- FSHFRR f. 53).  S. shih sin: i dridhet buza për buzë dikujt

            E DO VAJIN NË FUND TË QYPIT  dikush fr.fol.,iron.-rkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush. (XHMËZ-T f. 218). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

            ECËN SI NË VAJ diçka (puna etj.) fr.fol.,ftill.- shkon fare mirë, fare mbarë diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë  diçka (puna etj.).(FGJSSH f. 1862, 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)

            I ECËN SI NË VAJ diçka (puna etj.)  dikujt fr.fol., met.- i ecën, i shkon shumë lehtë, me lehtësi të madhe, pa asnjë pengesë e vështirësi diçka (puna etj.) dikujt. (JTH-FFGJSH f. 261). S.shih sin:  i shkon dhjamë diçka (puna etj.) dikujt

             ECËN VAJ diçka (puna etj.) fr.fol.,ftill.- ecën, shkon fare mirë, fare mbarë diçka (puna etj.), ecën, shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë  diçka (puna etj.).(FGJSSH f. 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)

              *ËSHTË I PARRAHUR ME VAJ E ME UTHULL   fr.mb.,id.-është i papërvojë dikush, s’ është i rrahur në jetë dikush. - Se je edhe i ri, beqar, i parrahur me vaj e me uthull, nuk je si dora jonë. (KB-VMS f. 155).  S. shih sin : nuk ka rënë nga çatia dikush

            *ËSHTË (I) RRAHUR ME  VAJ E (ME) UTHULL dikush fr.fol.,ftill.-është i regjur, i argasur, i kalitur, i rysur, i rryer (në jetë) dikush, është i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës dikush për të përballuar vështirësitë,rrebeshet e jetës, është i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet,nga  pësimet e jetës dikush., është me përvojë të madhe dikush (FGJSSH f. 292, SUAH-SHPPG f. 93).-Mërtiri  ishte edhe i besës, edhe i rrahur me vaj e uthull. (MK-AJ f.39).S.shih sin: është  i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut) dikush

            *ËSHTË VAJ E GJAK (jeta) fr.fol. ,ftill.- është e mundimshme (jeta).- Ne, nënave të Arbërit, na ka mallkuar fati.Kurrë nuk pamë ditë të bardhë, vaj e gjak ka qenë jeta jonë. (SD-SHKT-I f. 93)

            ËSHTË VAJ PUSHKE dikush  fr.fol., ftill.- ia zgjidh një hall, një nevojë të madhe etj. dikujt dikush, e ndihmon dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, kritike, e ndihmon dikë dikush për zgjidhjen e një halli. (FEGJA-KU f. 129). S. shih sin: i gjendet afër dikujt dikush

            NUK HAHET AS ME VAJ, AS ME UTHULL diçka  fr.fol.,id., ant.- nuk shkon, nuk përfi-llet, nuk zë vend, nuk pranohet, nuk merret parasysh fare diçka (një punë etj.) .(FGJSSH f.   2100, 2104).S.shih sin: s’ merr bojë diçka (një punë etj.)   

            HAPET SI VAJI NË ARME dikush  fr.fol.,iron.- s’ e mban veten dikush, azdiset dikush, nuk përmbahet dot nga fuqia, energjia e madhe dikush. (AJA-DE f. 171, JBALL-KOR f. 192). S. shih sin:  e qet bishtin dikush

            HAPET SI VAJI NË LAKRA fr.fol., iron.-1. (dikush) flet pa u menduar, pa u matur mirë dikush. S. shih sin : flet në arë e në stom dikush. 2. (dikush) vepron, punon shpejt e shpejt e pa u menduar mirë dikush. S. shih sin: dy dhen  e dashi shtatë. 3. (diçka) hapet shumë shpejt e në të gjitha anët diçka, hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: hapet më (në, nga) të katër anët diçka 

            HAPET SI VAJI NË UJË fr.fol., iron.-1. 1. (dikush) flet pa u menduar, pa u matur mirë dikush. S. shih sin : flet në arë e në stom dikush. 2. (dikush) vepron, punon shpejt e shpejt e pa u menduar mirë dikush. S. shih sin: dy dhen  e dashi shtatë. 3. (diçka) hapet shumë shpejt e në të gjitha anët diçka, hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: hapet më (në, nga) të katër anët diçka 

            HUMB NË VAJ E FITON NË PESHË dikush  fr.fol.,iron.- më shumë humb se fiton dikush, s’ fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: çon me duqe e merr me strajca dikush

            *IA JEP VAJIT dikush fr.fol.,fj.- fillon, nis të qajë dikush, qan dikush. (FGJSSH f. 735, 2105).- E  nëna me fëmijët ia dha vajit e britmës që të therte mu në zemër. (RKE-VV f. 32).  S. shih sin: i bie buza në vaj  dikujt

            E KA VAJ me dikë dikush fr.fol., id.- ka marrëdhënie shumë të mira me dikë dikush,e ka shumë mirë me dikë dikush, kalon, shkon shumë mirë me dikë dikush, i ka punët shumë mirë me dikë dikush. (FGJSSH f. 407, 581, 2104). S. shih sin : e ka dhjamë me dikë dikush 

            E  KA VAJIN NË BUZË dikush fr.fol., meton.- 1. qahet, ankohet  vazhdimisht, gjithnjë dikush, për çdo gjë e ngre zërin , reagon dikush, nuk pushon së ankuari dikush, e ka zakon të ankohet vazhdimisht dikush me qëllim që të   përfitojë diçka. (FGJSSH f. 2105, JTH-FFGJSH f. 152). S. shih sin:   moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq  zure me (në)  gojë.2. qan lehtë dikush qan për pak gjë dikush, është gati të qajë (edhe për gjënë më të vogël) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i ka lotët në majë të syrit dikush

            *IA KRIS VAJIT dikush fr.fol.,meton.- fillon, nis të qajë dikush,  qan dikush.- Më kaploi  njëfarë pikëllimi i thellë, fyti m' u ngushtua dhe mend ia krisa vajit e bërtimës. (MEH te: gr .aut .TG f. 95) . S. shih sin: i bie buza në vaj  dikujt

            MBETET ME VAJ NË BUZË dikush fr.fol, ftill.-1. mbetet duke qarë dikush. 2.nuk i ndahen fatkeqësitë dikujt.S.shih sin: nuk bën behrida dikush . 3. nuk pushon së ankuari dikush, ankohet, qahet vazhdimisht, gjithnjë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin:   moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq  zure me (në)  gojë

            E MERR VAJI dikë fr.fol.,fj.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush. (AXH-VII f. 161, FGJSSH f. 1061, 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj  dikujt

            I  NXJERR VAJ dikujt dikush a diçka  fr.fol.,id.- e lodh, e mundon shumë, pa masë dikë dikush a diçka ,e stërmundon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka

            NXJERR VAJ NGA GURI dikush  fr. fol., met.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 407,1680, 2081, 2105, PETPA-LU f. 181). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush                 

            PËRZIHET VAJI ME UTHULLËN  diku fr.proverb.,id.- bëhet rrëmujë e potere e madhe diku, bëhet kush të jetë më i zoti diku.(JBALL-KOR f. 203).S.shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan  diku

               IA PLAS VAJIT dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt

            QET VAJ  NGA GURI dikush  fr.fol., met.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, është i zoti të fitojë edhe atje ku s’ ka mundësi, edhe atje ku është shumë zor, shumë vështirë të fitohet, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 2081, 2105).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush

             RA VAJI NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti

            I REGJUR ME VAJ E ME UTHULL fr. mb.,id.- i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës,i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga  pësimet e jetës, me përvojë të madhe jete. (FGJSSH f. 2100, 2105). S. shih sin:  i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut)

            I RRAHUR ME VAJ E ME UTHULL fr. mb.,id.- i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës,i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga  pësimet e jetës, me përvojë të madhe jete. (FGJSSH f. 2100, 2105). S. shih sin:  i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut)

                SI    VAJ fr. ndf.,krah.-  me lehtësi të madhe, shumë lehtë, pa asnjë pengesë e vështirësi. (FGJSSH f. 598). S.  shih sin :  si   gjalpë

            SIKUR HA VAJIN  E KANDILIT dikush  fr.fol.,id.,elipt.-  nuk përmirësohet a nuk këndellet fare nga shëndeti i lig a nga sëmundja dikush.  (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin: s’ i bën dy ditë të bardha  dikush

            SHKON SI VAJ diçka (puna etj.)   fr.fol., ftill.-shkon, vete shumë mirë, shumë mbarë diçka (puna etj.). (NMUS-SHPK f. 112). S. shih sin : shkon grurë diçka (puna etj.)

            SHKON SI NË VAJ diçka (puna etj.)  fr.fol.,ftill.- shkon fare mirë diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë  diçka (puna etj.). (FGJSSH f. 1862, 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)

            I SHKON SI NË VAJ diçka (puna etj.)  dikujt fr.fol., met.- i ecën, i shkon shumë lehtë, me lehtësi të madhe, pa asnjë pengesë e vështirësi diçka (puna etj.) dikujt. (JTH-FFGJSH f. 261). S.shih sin:  i shkon dhjamë diçka (puna etj.) dikujt

             SHKON VAJ   fr.fol.,id.- 1. (me dikë dikush) ka marrëdhënie shumë të mira me dikë dikush,e ka shumë mirë me dikë dikush, kalon, shkon shumë mirë me dikë dikush, i ka punët shumë mirë me dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ka dhjamë me dikë dikush. 2. diçka (puna etj.) shkon shumë mirë, shumë mbarë  diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë diçka (puna etj.) . (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)

            *SHKREHET NË VAJ dikush  fr.fol., meton.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush.- Eshoqja e Malo Bonjakut , duke mbështetur kokën pas murit, u shkreh në vaj. (ZSA-VL-3 f. 292). S. shih sin: i bie buza në vaj  dikujt

            IA SHKREP VAJIT dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt

            *SHKRIHET NË VAJ  dikush  fr.fol., meton..- qan shumë, qan me dëshpërim, me dënesë dikush dikush .-Ajo nga dhembka e la turpin më një anë, ia hodhi duart në qafë të shoqit dhe u shkri në vaj! (SS-F f. 166). S. shih sin: i dridhet buza për buzë dikujt

            SHPËRTHEN NË VAJ dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt

            VAJ I DJEGUR fr.em.,fj.,tek.-vaj makinash i përpunuar. (FGJSSH f. 2104).

            VAJI NË LAKRA BIE fr.proverb.-  nuk vete dëm diçka, aty e ke. (ART f. 213, FGJSSH f. 143, 941, 2105, HAFSHE-DI f. 182). S. shih sin:  gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet)

            VAJ PUSHKE fr.em.,fj.- vaj që përdoret për të pastruar pushkët, automatikët etj.dhe për të lyer pjesët metalike të tyre që të mos ndryshken. (FGJSSH f. 2104).

            VAJ RICINI fr.em.,fj.-vaj që përftohet nga farat e ricinit dhe që përdoret në industri ose në mjekësi për të dalë jashtë. (FGJSSH f.1660, 2104). S. vaj i trashë

            VAJ TATULLE fr.em.,fj.- lëng si vaj që nxirret, përftohet nga gjethet e kësaj bime dhe që përdoret në mjekësi. (FGJSSH f. 1971).

            VAJ I TRASHË fr.em.,fj.-vaj që përftohet, nxirret nga farat e ricinit dhe që përdoret në industri ose në mjekësi për të dalë jashtë. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: vaj ricini

            VAJ E VERË E UTHULL  fr.em.,id.- ylber . (FGJSSH f. 2100, 2105, 2134) . S.shih sin: brez i qiellit  

            E VË NË VAJ  dikush fr.fol., id.-1. (dikë) e qetëson, e shtron dikë dikush, e bën dikë dikush  që të  sillet  a të veprojë mirë, ashtu si duhet, e sjell  përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm, të kuptueshëm dikë dikush. S. shih sin: e bie në arsim dikë dikush. 2. diçka (një punë etj.) e rregullon  diçka (një punë etj.) dikush, e bie, e sjell në gjendje normale, në gjendje të rregullt   diçka (një punë etj.)  dikush, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije  diçka  (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2104, 2154). S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush

            I VJEN VAJ dikujt  fr.fol.,fj.- i qahet dikujt . (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i vjen për të qarë dikujt

            E ZË VAJI dikë fr.fol.,fj.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush. (AXH-VII f. 161). S. shih sin: i bie buza në vaj  dikujt

VAJGUR-I

            I HEDH VAJGURI  ZJARRIT dikush  fr.fol.,iron.-nxit, shkakton sherr, grindje, ngatë-rresë, zënkë dikush, e nxit, e acaron edhe më tepër diçka të nderë, të acaruar dikush. (FGJSSH f. 125, 2105, 2244). S.shih sin :ia vë gacën agzotit dikush

VAJTIM-I

            BËN VAJTIM dikush  fr.fol.,fj. vajton dikush. (AXH-LI f. 135). S. shih sin: bën  gjëmë dikush

VAJTJE-ARDHJ/E-Ashm.VAJTJE-ARDHJE-T

               VAJTJE-ARDHJE fr.em.,meton.-1. hyrje e dalje të vazhdueshme ndërmjet familjesh, hyrje e dalje te njëri tjetri në shtëpi, marrëdhënie miqësore midis familjesh. (FGJSSH f. 706). S. shih sin: të hyrë e të dalë. 2. vajtja diku dhe ardhja prej andej, lëvizja që bën dikush a diçka (një automjet etj.) kur shkon në një vend dhe vjen që andej.-Vajtje-ardhje të  shpeshta. Vajtje-ardhja e njerëzve. Biletë për vajtje-ardhje. Autobusi bën disa vajtje-ardhje në ditë. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin : çap e jakë

VAJZ/Ë-A

            VAJZË  MASHKULLORE fr.em.,fj.- vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si  djalë. (FGJSSH f. 1068).  

            VAJZË RRUGËSH fr.em.,iron.-vajzë e pamoralshme, rrugaçe. (FGJSSH f. 1718).

            VAJZË  NË (PËR) SHPIRT  fr.em.,ftill.- vajzë e bijësuar, e adoptuar, vajzë e huaj e marrë nga dikush dhe e bërë bijë vetanake ligjërisht. (FGJSSH f. 1904). S. shih sin: bijë në (për) shpirt

            VAJZË TIGANI fr.em.,iron.-vajzë e përkëdhelur dhe e rritur me të gjitha të mirat. (FGJSSH f. 1997).

VAKËF-I

            E LË VAKËF diçka  a një vend dikush  fr.fol.,id.- e rrënon, e shkatërron, e prish, e shkreton fare,  krejt, me themel dikush diçka  a një vend, nuk lë asgjë në këmbë dikush prej diçkaje, nuk i lë gjë prej gjëje një vendi dikush. (FGJSSH f. 972). S. shih  sin: e bën bar diçka a një vend  dikush

VAKI-A

            *BËN VAKI diçka  fr.fol.- ndodh diçka.- Deri sot nuk ka bërë vaki  ndonjë herë në drejt-shkrimin  e gjuhës shqipe, i cili ka normuar vetëm tri pika dhe jo më shumë se aq. (MIKRA te: KD, 31 maj 2003 f. 28). Po ta qes besën e zotit, kjo punë që ia keni nisur ta tirni, jo vallahi, nuk do të bëjë vaki.(MI-D f.153). Bënte vaki  që dilte lumi i fshatit cep më cep, shkulte edhe urën. (QBU-K f. 45). S’ kishte bërë kurrë vaki që rreshter Dauti ta ngadalësonte ose ta shpejtonte çapin. (AABD-ËD f. 18). Si vjen devri edhe zemani/ të seritesh, të bësh çudi/ se do punë mund t’ bëjnë vaki. (GJF-GPT f. 152).

VAKT-I

            JEP VAKTIN dikush fr.fol.,id.-fr.fol., id.- përshëndet sipas pjesës së ditës dikush. (FGJSSH f. 840). S. shih sin:   jep  kohën  dikush

            *S’ KA VAKT dikush  fr.fol.,fj.-  nuk është i lirë dikush, s’ ka kohë të lirë dikush, është i zënë  dikush.- S’ kam vakt  të hyj në borxhe, se nuk kam as shpresë, as tokë,as punë, asgjë prej  gjëje. (KB-TNZ f. 231). S. shih sin:  s’ ka kohë , nuk ia ka kohën dikush 

            * I (E) RËNË NGA VAKTI fr.mb.,id.-  i varfëruar, i falimentuar.- Bënte ferk gjaku i bejlerëve të Arbanës që, ndonëse  të rënë pak nga vakti, ishin ku e ku më të fismë  se harbuti i Ferrasit. (TL-PK f. 36). S. shih sin: i rënë nga dynjallëku

VALAKAM/Ë-A

            E ÇOJNË  VALAKAMË  në mes vete fr. fol., iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë  keq e vazhdimisht  (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete, i keqësojnë, i acarojnë marrëdhëniet në mes vete.(BQ-DSH).S. shih sin: shkojnë araz në mes vete   

VAL/Ë-A shm.VALË-T

            BËHET VALË diçka a një vend (dhoma etj.) fr.fol.,met.-ngrohet shumë, së tepërmi diçka a një vend (dhoma etj.),  nxehet diçka a një vend (dhoma etj.). (FGJSSH f. 646, 2108). S. shih sin: bëhet avull  diçka a një vend (dhoma etj.)

            E BËN VALË   një vend dikush  fr.fol., met.-e nxeh   një vend dikush, e ngroh shumë, së tepërmi   një vend dikush. (FGJSSH f. 2108). S.shih sin: e bën furrë  një vend dikush 

            BIE VALA e diçkaje fr.fol.,ftill.- bie vrulli, hovi, fuqia e diçkaje. (FGJSSH f. 2108). Ant. ngrihet vala e diçkaje

            I BIE NJË VALË MBI KOKË (MBI KRYE) dikujt  fr.fol.,id.-1. e zë një hall i madh dikë ,që e mundon shumë, e ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush.2. (për diçka) i hipën një dëshirë, një mendim  papritur a menjëherë, vetvetiu dikujt për(të bërë) diçka, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja papritur dikujt të ketë a të bëjë diçka,   i lind befas a menjëherë një dëshirë,  ide, një mendim për diçka dikujt. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka

            ÇAN VALËT anija fr.fol.,meton.-   lun-dron (anija) duke i çarë, duke i ndarë valët. (HL-FF f. 145, 239). S.shih sin: bën det anija

            ËSHTË NË VALËN E PUNËS  dikush  fr.fol.,ftill.- është në vrullin, në hovin më të madh të punës  dikush . (FGJSSH f. 734). S. është në  zjarrin e punës  dikush 

            ËSHTË VALË fr.fol.,ftill.- 1. një vend  (dhoma, shtrati etj.) është shumë i  nxehtë një vend  (dhoma,shtrati etj.).S. shih sin: është furrë  një vend (dhoma,shtrati etj.). 2.dikush (i sëmuri etj.) ka zjarrmi, temperaturë të madhe (i sëmuri nga ethet etj.) . (FGJSSH f. 2108).S. shih sin:  digjet e përvëlohet dikush (i sëmuri etj.) 3. diçka (gjella, uji etj.) -është shumë e ngrohtë diçka, është e nxehtë diçka. (FGJSH f. 2108).S.shih sin: i del avulli diçkaje (gjellës, ujit etj.)

            ËSHTË VALË-VALË (deti, lumi  etj.) fr.fol.,ftill.- është me shumë valë, dallgë (deti, lumi etj.),është i valëzuar, i dallgëzuar (deti, lumi etj.). (BQ-DSH). S.shih sin : është dallgë-dallgë (deti, lumi etj.)

            I (IA) JEP NJË VALË  (ujit etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e valon, e vlon (ujin etj.) dikush. (FGJSSH f. 2107).

            I JEP VALË  dikush  fr.fol..- 1. diçkaje  (punës etj.)  e bën diçka (punën etj.) dikush që të ecën, të zhvillohet gjithnjë e më shpejt e më fuqishëm.S. shih sin: i jep hov diçkaje (punës etj.) dikush. 2. (diçkaje) e shpreh me forcë e vrullshëm diçka dikush,e lë të shpërthejë me vrull diçka dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: i jep dallgë diçkaje dikush

            E KA VALË diçka a një vend (shtëpinë) dikush fr.fol.,ftill.- e ka shumë të ngrohtë  diçka a një vend (shtëpinë) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka avull diçka a një vend  (shtëpinë) dikush  

            KËTË  VALË fr.ndf.,id.- këtë radhë, këtë

herë. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin:  kësaj here

            E MERR ME VALË diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill,iron.- e merr me rrëmbim, me të shpejtë, me vrull, me hov,  me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi e pa e menduar diçka (një punë etj.) dikush, vepron, punon në mënyrë të nxituar e të pamenduar dikush. (FGJSSH f. 2108).S.shih sin: e merr (me) axhele diçka (një punë etj.) dikush

            MERR VALË fr.fol.,id.-1.diçka (qumë-shti, uji, gjella etj.) valohet, valon, vlon diçka (qumështi, uji, gjella etj.). (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: arrin pikën e valimit diçka (qumështi, uji, gjella etj.). 2. diçka (puna etj.)  bëhet  gjithnjë e    e  fuqishme, më e hovshme, më e vrullshme  diçka (puna etj.), bëhet a zhvillohet me gjallëri e me vrull diçka (puna etj.), hovet, vrullet, vrullon, vrundullon diçka (puna, biseda  etj.).S. shih sin : merr flatra diçka (puna etj.). 3. diçka (biseda etj.) nis të zhvillohet me vrull diçka (biseda etj.), fillon me hov, me vrull, me rrëmbim diçka (biseda etj.), merr vrull, hov, fuqi diçka (biseda etj.), merr hov e zhvillohet shpejt diçka (biseda etj.), nis    zhvillohet gjithnjë e    shpejt e më  fuqishëm  diçka (biseda etj.). (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: merr flakë diçka (biseda etj.).

            E MERR VALA dikë fr.fol.,meton - e pëson dikush ndonjë të keqe,fatkeqësi,rrezik nga një aferë politike a nga një luftë. (HB-FPD f. 71). S.shih sin : e fshin dallga dikë. 2. shkon drejt humbjes, pësimit, rënies, shkatërrimit, katandisë, falimentimit dikush, shkon gjithnjë keq e më keq dikush, i venë, i vijnë punët gjithnjë e më keq dikujt. (FGJSSH f. 1707). S. shih sin : merr në çopur dikush.3. iron.- bën, vepron, punon  dikush siç bëjnë, veprojnë të tjerët, është gjithnjë në një mendje me të tjerët dikush, nuk gjykon vetë, nuk gjykon në mënyrë të pavarur dikush. (FGJSSH f. 1723). S. shih sin : rend pas (sipas) berihasë dikush

            *NË VALËN E PUNËS, NË VALË TË PUNËS fr.ndf.,ftill.- në vrullin, në hovin më të madh të punës. (FGJSSH f. 1569, 2108, 2244).- Sos që bereqetet  i bashkuam, po tani t’ i lëmë pa korrur. Ku bëhet kjo? Tani në valë të punës? (ZSA-VL3 f. 296). . S. shih sin: në piskun e punës

            NGRIHET VALA e diçkaje fr.fol.,ftill.- ngrihet vrulli, hovi, fuqia e diçkaje. (FGJSSH f. 2108). Ant. bie vala e diçkaje

            I NXEHTË VALË fr.mb.,ftill.- shumë i nxehtë. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: prush i nxehtë

            UJITJE ME VALË fr.em.,ftill.- ujitje duke e lëshuar ujin me vrull në gjithë arën, ujitje me përmbytje. (FGJSSH f. 2107).

            VALË GODITËSE E AJRIT fr.fol.,ftill.-rrymë e fortë ajri, që shkaktohet nga shpërthimi i një arme bërthamore. (FGJSSH f. 2107).

            VALË PAS VALE fr.ndf.,id.-vazhdi-misht,pareshtur, pa pushuar, pandërprerë, gjithnjë. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin : çdo ditë ; në çdo çap

            VALË TË GJATA fr.em.,fj.,elektr.-valë që e kanë hapin  e lëkundjes  më të madh se 3000 metra. (FGJSSH f. 603). Ant. valë të shkurtra

            VALË TË SHKURTRA fr.em.,fj.,elektr.- valë me gjatësi 10 deri më 150 milimetra. (FGJSSH f. 1878). Ant. valë të gjata

            VALËN  TJETËR fr.ndf.,ftill.-në rastin tjetër. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin : herën tjetër

            VALË-VALË fr.ndf., fj.- me shumë valë të mëdha, duke lëvizur si valë, si dallgë të mëdha, me dallgë, valë të mëdha, duke formuar valë, duke lëvizur si valët e detit, në trajtën e valëve. (FGJSSH f. 1875, 1966, 2108). S. shih sin: dallgë-dallgë

            VJEN VALË-VALË fr.fol.,ftill.-1. (diç-ka) vjen herë fuqishëm, herë dobët, herë me ngritje e herë me ulje diçka, dallgëzohet, dallgëzon diçka. S.shih sin : vjen dallgë-dallgë diçka. 2. (deti)   dallgëzon, valëzon, tallazohet,  tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me  valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)

VALI-U

              ËSHTË VETË VALI E VETË KADI dikush fr.fol.,iron.- vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda dikush, vendos dhe urdhëron vetë dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush

              ËSHTË VETË VALI E VETË MYFTI dikush fr.fol.,iron.-i ka në dispozicion të gjitha mundësitë dhe mjetet  për të vepruar dikush,  ka fuqi e mundësi  të veprojë dikush  si të dojë ( si t’ ia ketë ëndja), bën, vendos si do vetë diokush, nuk pyet për të tjerët dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush

VALIK-U

              NË VALIK TË PUNËS fr.ndf.,ftill.- në vrullin, në hovin më të madh të punës. (BQ-DSH). S. shih sin: në piskun e punës

VALOM/Ë-A

            *E MERR  VALOMA .dikë  fr.fol.,id.-   shkon gjithnjë e më poshtë, më keq dikush, bëhet gjithnjë e më keq dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit, katandisë, falimentimit dikush, përfundon keq dikush, .shkatërrohet, katandiset, falimenton keq dikush. (UÇ-3/ 71 f. 201).- Mos i mori valoma e luftës edhe ata…-Jo ore, se nuk i ha as dreqi, ata. (JX-LV f. 382). S.shih sin:merr në çopur dikush

VALL/E-JA  shm.VALLE-T

            E BËN TË HEDHË (TË KËRCEJË, TË LUAJË) VALLE NË TEPSI  dikë dikush  fr.fol., meton.- e detyron dikë dikush të bëjë diçka  edhe kundër dëshirës së tij, e detyron dikë dikush të bëjë si do vetë. (FGJSSH f. 1986, 2109). S. shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush

            BËN  VALLE dikush  fr.fol.,id.- mbledh , bën një grup njerëzish  me mendime, me qëllime dhe me interesa të përbashkëta (në një vend) dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: bën taraf  dikush

            DEL NGA VALLJA dikush  fr.fol., met.-    largohet nga një punë e vështirë, e rrezikshme a e ndërlikuar dikush. (FGJSSH f. 1011).S. shih sin: del nga loja dikush

            DISA JASHTË VALLES  DINË SHU-MË KËNGË fr.proverb.-kur dikush nuk punon vetë e nuk e ka ndonjë barrë a përgjegjësi mbi supe, i di fare lehtë t’ i bëjë,t’ i mbarojë  punët. (FGJSSH f. 2109).

            (E) DREDH VALLEN dikush fr.fol.,id.- e heq bukur një valle dikush, hedh valle bukur dikush. (FGJSSH f. 367).

            ËSHTË JASHTË VALLES dikush  fr.fol.,iron.- nuk merr pjesë në diçka (në një punë etj.)  dikush e nuk përgjigjet për të,  ka, mban qëndrim indiferent, mospërfillës, të vakët ndaj të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: qëndron anash dikush

            E FUT NË VALLE  dikë dikush  fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron  në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron   në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 523, 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush

            FUTET NË VALLE dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush

            MOS E HAP VALLEN SHUMË fr.fol.,iron.- të kesh masë e kufi në  punë, në  veprime a  në shpenzime, mati mirë forcat, fuqitë, mundësitë vetanake, pastaj shpenzo,  puno, vepro, shpenzo, puno, vepro aq sa të kesh, shpenzo, vepro, puno aq sa ke mundësi, mos e tepro, mos e kalo masën  në shpenzime, në punë, në veprime. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: bluaj sa të hash

            E HEDH NJË VALLE dikush fr.fol., iron.-  i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush

            *HEDH VALLE dikush, E HEDH VALLEN dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush.  (FGJSSH f. 661).-Nuk qanë nënat, nuset, me kujë e sokëllimë,/ se vdekja s’ ua pështolli me shark të zi shtëpinë,/ por kapur dora-dorës mes fshatit hodhën valle. ( te: SF nr. 3/ 1990 f. 71). Esmakoja  nxori një shami të vogël dhe filloi  të hiqte vallen. (ZSA-VL-3 f. 276). S. shih sin: luan horë dikush

            *HEDH VALLE SI NË DASMË dikush fr.fol.,iron.-bën ç’ i do qejfi dikush, livadhis dikush, vepron jashtë kontrollit dikush,  nuk i jep llogari askujt dikush për veprimet vetanake, bën, loz, vepron dikush  si të dojë, si ia kënda. –Hedh valle komunizmi/ rreth globit si në dasmë. (DHQ-BI f. 17). S.shih sin: luan kallçoja dikush

            E HEDH VALLEN SIÇ BIE DAULLJA, SIPAS DAULLES, SIÇ BIE LODRA) dikush  fr.fol.,iron.- punon, sillet, vepron dikush sipas kushteve, rrethanave përkatëse, punon, sillet dikush siç janë kushtet, rrethanat përkatës. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e kthen barkun nga del dielli dikush

            E HEDH VALLEN SIÇ BIE LODRA dikush  fr.fol.,iron.- punon, sillet, vepron dikush sipas kushteve, rrethanave përkatëse, punon, sillet dikush siç janë kushtet, rrethanat përkatës. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e kthen barkun nga del dielli dikush

            E HEQ NJË VALLE dikush fr.fol., iron.-  i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush

            HEQ VALLE dikush, E HEQ VALLEN dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush.  (FGJSSH f. 668). S. shih sin: luan horë dikush

            NUK I (IA) HYN ASAJ VALLEJE dikush fr.fol.,ftill.-nuk i futet dot një pune të vështirë dikush, i mungon vullneti a guximi për të bërë një punë jo të lehtë dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: nuk i hyn asaj së përpjete dikush

            *HYN NË VALLE dikush, I HYN NJË VALLEJE dikush fr.fol..-1. meton.- bën,  merr pjesë në një punë  dikush. (FGJSSH f. 704, 1011). -  Ia mori fjalën ajo, kur vuri re se ai i hyri një valleje mashtruese. (MI te: R, 23. III. 1985 f. 14). S. shih sin:  hyn në horë dikush. 2. i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush

            I (IA) HYN VALLES dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush

            E LË JASHTË VALLES  dikë dikush fr.fol.,ftill.- nuk e fton a nuk e lë  të marrë pjesë në diçka (në një punë, në një festë, në një trashëgim etj.) dikë dikush, e përjashton nga  mesi, nga  rrethi (familjar, shoqëror dikë dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e lë (e qet)  hariç dikë dikush

            LOZ VALLE dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush.  (FGJSSH f. 1014). S. shih sin: luan horë dikush

            E LUAN VALLEN SI GOGLA NË TEPSI dikush fr.fol.,ftill..krah.- e hedh vallen bukur dikush, është valltar i zoti dikush. (QAÇE-RGU-LI f. 87). S. shih sin: luan valle në tepsi

            LUAN VALLE NË TEPSI dikush  fr.fol.,ftill.-e hedh vallen bukur dikush, është valltar i zoti dikush, mund të luajë, të vallëzojë  në një vend fare të ngushtë dikush. (IBME-OP f. 158). S. e luan vallen si gogla në tepsi dikush

            MERR VALLE ( NJË VALLE) dikush fr.fol.,fj.- loz, kërcen, vallëzon dikush. (AXH-VII f. 161). S. shih sin:  luan horë  dikush

            NISIN VALLET  KUR PUSHOJNË DAULLET fr.proverb.,iron.-nis, fillon diçka  shumë vonë, me shumë vonesë, atëherë kur nuk duhet,  atëherë kur bëhet fare vonë. (FGJSSH f. 2109).

            PAGUAN NJË GROSH E HYN NË VALLE, PAGUAN NJËQIND E S’ DEL DOT fr.proverb.- është lehtë t’ i hysh një pune, por është shumë e vështirë t’ ia dalësh mbanë. (FGJSSH f. 1326).

            PO HYRE NË VALLE, DUHET TË KËRCESH  fr. proverb.,met.-po e fillove diçka (një punë etj.) duhet edhe ta shpiesh deri në fund, duhet edhe ta mbarosh, ta përfundosh. (FGJSSH f. 2109).S. shih sin: (e) mbyte gjarprin, hidhe (qite) në përrua

            RRI JASHTË VALLES dikush fr.fol., iron.- nuk merr pjesë në diçka (në një punë etj.)  dikush e nuk përgjigjet për të,  ka, mban qëndrim indiferent, mospërfillës, të vakët ndaj të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: qëndron anash dikush

            SI TË JETË VALLJA HIDHI KËMBËT fr.proverb.- vepro, puno sipas kushteve, rrethanave përkatëse, vepro,puno si të jenë kushtet, rrethanat. (BQ-DSH). S. shih  sin : sipas brumit  tharmin

            SHKON PAS VALLES së dikujt dikush fr.fol.,iron.- fr. fol.,iron.- bën, vepron, punon, sillet  dikush ashtu si do  e siç thotë dikush tjetër, ia plotëson dëshirat, tekat,  kërkesat, porositë   dikujt dikush.- (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush,  shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  

            E SHTIE NË VALLE  dikë dikush  fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron  në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron   në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 523, 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush

            VALLJA SIPAS KËNGËS fr.proverb., ndf.- përshatur, përputhur me rrethanat, kushtet, mundësitë,në përputhje, në përshtatje me rrethanat, kushtet, mundësitë. (BQ-DSH).S. shih sin: si ara fara

            VALLE E LEHTË fr.em.,fj.-  lloj valleje popullore që nuk bëhet me lëvizje të forta. (FGJSSH f. 959). Ant.  valle e rëndë

             VALLE  E RËNDË  fr.em.,fj.-  lloj valleje popullore, që kërkon lëvizje të forta. (FGJSSH f. 1655). Ant. valle e lehtë

            VALLJA E SINISË fr.em.,fj.- valle që luhet brenda sinisë, kur gëzimi e hareja arrijnë kulmin në një dasmë etj. dhe valltari do të tregojë shkathtësinë e vet të jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1754).

            VALLJA E TEPSISË fr.em.,fj.- valle që luhet duke i rënë tepsisë si daulle. (FGJSSH f. 1986).

            E VË NË VALLE  dikë dikush  fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron  në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron  në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush

VALLOG/Ë-A

            NJË VALLOGË  (fëmijë, gra) fr. em.,id.- një grumbull i madh ( fëmijësh, grash), një truç i madh ( fëmijësh, grash), një tufë, një tubë e madhe (fëmijësh, grash).  (HB-FSHRRD-I f.  35). S. shih sin : një bylyk   (fëmijë, gra)

VAMPIR-I

            VAMPIRI E NJEH LUGATIN fr.pro-verb.,iron.- njeriu i keq e njeh shokun e tij,  i ligu e njeh të ligun, i keqi e njeh të keqin. (FGJSSH f. 2110).

VANDAK-U

            VANDAK ME BEZGA fr.em., iron.-njeri i trashë nga mendja. (FGJSSH f. 129, 2110). S. shih sin: (karabush) i shtypur me këmbë bibash

VAP/Ë-A

              MOS NA BËJ VAPË! fr.fol.,iron.- mos na mërzit, mos na bezdis! Mos u bën i mërzitshëm! (thuhet kur dikush na shqetëson). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: mos na bëj  baltë!

              NA BËN VAPË dikush fr.fol.,iron.- na mërzit shumë dikush,  na bëhet i mërzitshëm, i pa-dëshirueshëm shumë dikush, na mërzitet shumë dikush. (AJA-DE f. 170). S. shih sin: na bën baltë dikush

              *BËN VAPË fr.fol.,fj.- bën shumë  ngrohtë (verës), bën të ngrohtë të madh, bën mot   me temperatura të  larta  (verës),  merr mot shumë i ngrohtë (verës).- Atë ditë, sado që kishte bërë vapë, ata të dy nuk e kishin ndier  edhe aq. (ZSA-VL-3 f. 62). Që në mëngjes  dukej  se atë ditë  do të bënte vapë. (ZSA-VL-3 f. 184). S. bën zheg

              E BËN VAPËN   fr.fol., ftill.-1. (dikush)  pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S. shih sin: e kalon vapën dikush. 2.  mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S.e bën zhegun (bagëtia);  e kalon (e shkon) vapën (bagëtia)

              * BËN (NJË)  VAPË E MADHE fr.fol. ,fj.- bën shumë vapë, bën vapë   e padurueshme, bën  shumë  ngrohtë (verës), bën të ngrohtë të madh, bën mot   me temperatura të  larta  (verës),  merr mot shumë i ngrohtë (verës) .- Atë ditë bënte shumë vapë.Dielli qysh herët kishte nisur të përvëlonte. (ZSA-VL-3 f. 32). Bënte një vapë e madhe, sa qe dhe fare i zbuluar në krevat. Profesorit çdo porë e trupit i lëshonte djersë. (AK-Z f. 211). Kishte ca ditë që bënte vapë e madhe e pleqtë thoshin se s’ mbanin mend thatësi të tillë. (ZSA-VL-3 f. 20). S. shih sin :  po bie dielli përdhe

              IA BËN VAPË E SHËLLIRË dikujt dikush  fr.fol.,iron.- 1. e detyron, e shtrëngon dikë dikush  të bëjë diçka me zor, me dhunë, me forcë (pa dëshirën e vet),e detyron, e shtrëngon dikë dikush të veprojë, të bëjë,  të sillet a të punojë si do vetë,  e detyron  dikë dikush të bëjë atë që e dëshiron a e kërkon vetë. S. shih sin:  e bën (sa) të hajë bar  dikë dikush. 2. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë, e shtrëngon  shumë keq, shumë ngushtë  dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush.S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 3. e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me  argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HAFSHE-DI f. 183). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush

              I HYN VAPA dikujt  fr.fol.,fj.- ndien të nxehtë të madh, të padurueshëm (verës kur bën vapë) dikush, vapohet, zhegitet dikush. (FGJSSH f. 2111). S. ka vapë dikush

              KA VAPË dikush  fr.fol.,fj.- ndien të nxehtë të madh, të padurueshëm (verës kur bën vapë) dikush, vapohet, zhegitet dikush. (FGJSSH f. 2111). S. shih sin: i hyn vapa dikujt

              E KALON VAPËN fr.fol., ftill.- 1. (dikush)  pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S. e bën vapën (zhegun) dikush;e shkon vapën dikush. 2.(bagëtia) mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: e bën vapën (bagëtia)

            *NË PIKË TË VAPËS fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 1480). - Ajo prore shkonte andej kah frynte era, bile në pikë të vapës ishte e ftohtë si akulli përhera.(SJ te:F nr.1-2/90 f.15). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli

            *NË PISK TË VAPËS, NË PISKUN E VAPËS fr.ndf.,fj.-kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell, në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur  përcëllon vapa. (FGJSSH f. 332, 1488, 2110).- Kastrioti sulmonte ku s' e prisje, ditën dhe natën, në mëngjes dhe në mbrëmje, në pisk të vapës dhe në ag të dritës. (SD-SHKT-II f.200). Dielli i zhegut…djeg e përvëlon në pisk të vapës. (MG-AB f. 111).  S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli

            NË PISHË TË VAPËS fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 1489). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli

              PALCA E VAPËS fr.em.,id.- vapa më e madhe (verës), kulmi i vapës (verës). (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : pisha e diellit

              PISKU I VAPËS fr.em.,fj.- kur është vapa më e madhe, kulmi i vapës (verës).. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : pisha e diellit

              PISHA  E VAPËS  fr.em.,id.- vapa më e madhe (verës), kulmi i vapës (verës). (ALSI te: Leka nr. 11/ 1932 f. 356). S. shih sin : pisha e diellit

              E SHKON VAPËN   fr.fol., ftill.- 1. (dikush)  pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S.shih sin:  e kalon vapën dikush. 2.(bagëtia)-mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: e bën vapën (bagëtia) 

              SHKON VAPA ME GUSHTIN fr.proverb.- 1.  çdo gjë e ka kohën e vet. 2.  njeriu  në moshë të kaluar nuk e ka më atë fuqi e atë aftësi. (FGJSSH f. 593, 1862).

              *I VJEN VAPË dikujt fr.fol.,fj.-vapohet, zhegitet dikush, e ndien shumë vapën dikush.- Ca nga rakia, ca nga zjarri, Leles po i vinte vapë. (ZSA-VL-3 f. 149).  S. e zë vapa dikë

              E ZË VAPA dikë fr.fol.,fj.- vapohet, zhegitet dikush, e ndien shumë vapën dikush. (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: i vjen vapë dikujt

VAPOR-I

              (E) NGET VAPORIN  NË TË THATË dikush  fr.fol.,iron.- bën punë të  kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush,  merret  me diçka të padobishme, të kotë dikush, nuk bën asnjë punë për të qenë, të mirëfilltë dikush. (NMUS-NJFK f. 215). S. shih sin: bën baltë dikush

VARAVING

              *VJEN VARAVING dikush fr.fol., iron..- 1a. bredh, endet, sillet  kot së koti , pa qëllim të caktuar dikush, e kalon, e shkon kohën  kot së koti , pa bërë gjë dikush, bredh kot, pa punë dikush, nuk i shtrohet fare punës dikush, sorollatet, hallavitet dikush. - Po në dreq vaftë edhe bulevardi i të papunëve, që vijnë varaving gjithë ditën e ditës, duke tundur zinxhirin ose duke dëgjuar radiot e xhepit. (JX-JB- I f. 231).S. shih sin : bredh andej  (e) këndej (këtej)  dikush. 1b. shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush..S. shih sin : vjen (sa) andej këndej (këtej) dikush 

VARE-JA shm.VARE-TË

            ËSHTË VARE diçka  fr.fol.,ftill.- është shumë e rëndë (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : është barrë e lagët  diçka

              E KA VARE (grushtin, dorën etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e ka shumë të rëndë (grushtin, dorën dikush. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : e ka plumb (grushtin, dorën) dikush

            I RËNDË VARE fr.mb.,ftill.-i rëndë shumë, pa masë. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin:  i rëndë  si brumë

              RËNDON SI VARE diçka  fr.fol., ftill., krah.- rëndon shumë diçka. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : rëndon si plumb diçka

VARËSI-A

              ËSHTË NËN VARËSINË e dikujt  dikush  fr.fol.,ftill.- është nën diktatin, urdhrat e dikujt   dikush. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : është nën këmbët e dikujt dikush

              NË VARËSI NGA …fr.ndf.,fj.- varësisht nga, varur nga…,në lidhje me …, në përshtatje me…,si rrjedhim i…(FGJSSH f. 2112).

VARFËR (I)

              E RUAN SI I VARFËRI KAUN  diçka dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- e ruan me shumë kujdes   diçka dikush ,e ruan me kujdesin më të madh diçka dikush, e ruan si diçka të çmuar diçka dikush. (AXH-XIX f. 223, FGJSSH f. 1672, 2113). S. shih sin: e ruan si altar diçka dikush

VARFËRI-A

              BIE NË VARFËRI dikush fr.fol.,fj.-varfërohet dikush, bëhet i varfër dikush. (FGJSSH f. 2113). S. shih sin: bëhet  për të lypur derë më derë dikush

              E HEDH NË VARFËRI dikë dikush  fr. fol., fj.-e varfëron dikë dikush, nuk i lë asgjë nga pasuria dikujt dikush. (FGJSSH f. 661). S. shih sin:  e lë biçak dikë dikush

              I RËNË NË VARFËRI  fr.mb.,fj.-i varfëruar, i bërë i varfër. (FGJSSH f. 2113). S. shih sin: i rënë nga dynjallëku

VARFËRIM-I

              VARFËRIMI  ABSOLUT  I PROLE-TARIATIT (I PUNONJËSVE)  fr.em,mfj.,ek.- ulja e përgjithshme e nivelit të jetesës së punëtorëve, keqësim i përgjithshëm i gjendjes ekonomike dhe i të gjitha kushteve të punës e të jetesës së punëtorëve në vendet kapitaliste. (FGJSSH f. 2113).

              VARFËRIMI  RELATIV  I PROLE-TARIATIT (I PUNJONJËSVE) fr.em,mfj.,ek.-pakësim i vazhdueshëm i të ardhurave që marrin punëtorët në vendet kapitaliste në krahasim me kohën e mëparshme dhe me klasat e tjera të shoqërisë. (FGJSSH f. 2113).

VARG-U

            JEMI  NË VARG fr.fol.,id.- jemi të gjithë shëndosh e mirë, s’ kemi asnjë të vdekur apo të vrarë (përdoret si përgjigje kur pyesin për njerëzit e familjes më të gjerë). (SUAH-SHPPG f. 94).

            NË VARG INDIAN fr.ndf.,fj.-në radhë një nga një, njëri pas tjetrit (sipas zakonit të indianëve të Amerikës. (FGJSSH f. 718).

            *NJË  VARG   fr.ndf.,id.- shumë, pa masë, së tepërmi..- Në fushën gjuhësore një varg  dijetarësh me atë material të pakë që kanë pasur nëpër duar, mund të thuhet se kanë hedhur në këto brezat e fundit themelet e një gjuhësie ilire.(EÇ-HSGJSH f. 24). S. shih sin: sa ka bar e dushk

            VARG I BARDHË fr.em.,ftill.,let.- varg që nuk ka rimë me ndonjë  varg tjetër. (ART f.194, FGJSSH  f. 2113).

            VARG I DYZUAR  fr.em., fj.,let.-dy lloje vargjesh të lidhura në një varg të vetëm. (FGJSSH f. 2113).

            VARG HEROIK  fr.em.,fj.,let.- varg në metrikën e lashtë  që ka dhjetë rrokje  e pesë theksa  dhe që rimon  me vargun vijues. (FGJSSH f. 671, 2113).

            VARG I LIRË fr.em.,fj.,let.- lloj vargu që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima sipas skemave tradicionale të metrikës. (FGJSSH f. 2113).

            VARG I THYER fr.em., let.-varg i rregullt, që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet a shkruhet i ndarë. (FGJSSH f. 2073, 2113). 

            VARG E VARG fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me  radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113)..S.varg pas vargu ; varg e vijë ; varg e vistër ; varg e zinxhir

            VARG  PAS VARGU fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me  radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113).. S.shih sin : varg e varg

            *VARG  E VIJË fr.ndf.-me radhë, zin-xhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me  radhë e pa ndërprerje. (FGJSSH f. 2113, 2166, 2169).-Kam etje/ kam uri/ varg e vijë. (RSHE-M f. 42). S.shih sin : varg e varg     

            *VARG E VISTËR fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me  radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113). -  Dhe kështu varg e vistër...gjithnjë i njëjti avaz. (HSY te: JR nr./69 f.17). Dhe kështu varg e vistër...gjithnjë i njëjti avaz. .(HSY-P-D 4 f. 172). S.shih sin : varg e varg

            *VARG  E ZINXHIR fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me  radhë e pa ndërprerje.-Pas teje ngjitet gjithkush varg e zinxhir. (HSHA-VT f. 18). S.shih sin : varg e varg

            VARG I ZJARRIT  fr.em.,fj.- vargor, vargua, kamastër. (FGJSSH f. 2113).

            I VJEN PAS VARGUT dikujt dikush fr. fol.,id.-  bën dikush çfarë t' i thonë të tjerët, e mb-ështet, e përkrah dikush dikë për çdo gjë, vepron si t' i thotë dikush, shkon sipas dëshirave a poro-sive të dikujt dikush, ia plotëson dëshirat, tekat  kërkesat a qejfin dikush dikujt (sidomos ndonjë fëmije), bën siç thotë dikush tjetër. JNU-FPM f. 263). S. shih sin:  shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush

VARGAN- I shm. VARGANË –T

            *VARGANË-VARGANË fr.ndf., meton.- tufa-tufa (të mëdha), grumbuj-grumbuj ,truça-truça (të mëdhenj), në tufa të mëdha, në grupe të mëdha të veçuara, në grumbuj të mëdhenj..- Në këtë e sipër  fshatarët  varganë-varganë  po vinin nga shtëpia  në shkollë.  (ZSA-VL-3 f. 84). S. shih sin : bunjetë-bunjetë

            *VENË VARGANË -VARGANË fr.fol., ftill-venë me shumicë (sidomos gratë) e në grumbull, truç.- Në këtë e sipër  fshatarët  varganë-varganë  po vinin nga shtëpia  në shkollë.  (ZSA-VL-3 f. 84)..  S. shih sin: shkojnë bylyqe-bylyqe

VARGONJ-TË

            FARKËTON VARGONJTË dikush fr. fol., meton.- përfatit robërimin dikush, robëron dikush. (FGJSSH f. 455).S. farkëton zinxhirët dikush

            (I)  KËPUT  VARGONJTË  (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (një popull, një vend), shpëton ngashtypja dhe nga shfrytëzimi (një popull, një vend), është i lirë (një popull, një vend) . (FGJSSH f. 819). S. shih sin:  (i) këput  prangat (një popull, një vend)

            TRASHET VARGONJSH dikush  fr.fol., iron.- nuk përmbahet, harbohet, azdiset, azganiset dikush, nuk përfill njeri dikush. (FGJSSH f. 2016, 2114). S. shih sin: e qet bishtin dikush

             (I) THYEN  VARGONJTË  (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (njëpopull, një vend). (FGJSSH f. 819). S. shih sin:(i) këput  prangat (një popull, një vend)

VARGJE-VARGJE

            VARGJE-VARGJE fr.ndf., fj.- në disa vargje njëri pas tjetrit. (FGJSSH f. 2114). S. shih sin:  radhë-radhë

VARK/Ë-A

            NDODHET SI VARKA  NË MES TË DALLGËVE TË TRAZUARA TË DETIT dikush fr.fol.,meton.- i shtrohet rrezikut dikush,  , i  , e rrezikon veten,jetën  dikush. (NABA-EY f. 274). S. shih sin: hyn në flakë të barutit dikush

            VARKË E NUHUT fr.em.,ftill.,fe.- mjet  shpëtimi.  (RAHY f.30). S. shih sin: barkë e Noes

VARUR

             E  LË VARUR fr.fol., ftill.- 1. (dikë diçka a dikush)  e mëdysh, e luhat, e hamend, e lëkund, e bën që të mos dijë si  të veprojë dikë diçka a dikush, e vë a e lë në pozitë, në gjendje të pavendosur dikë diçka a dikush, e lëkund midis po-së dhe jo-së  dikë diçka a dikush, e bën dikë diçka a dikush të mos dijë ç’ të bëjë më parë ,të mos dijë  nga t’ ia nisë, nga të zgjedhë më parë. S. shih sin : e lë cangël  dikë diçka a dikush.2. (diçka dikush) e lë të pazgjidhur,të pavendosur, të papërcaktuar, të pasaktësuar diçka dikush.S. shih sin: e lë as andej as andej (këndej) diçka dikush.3. (diçka dikush) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. S. shih sin: e mban cangël diçka dikush. 4. (dikë dikush) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e mban cangël dikë dikush. 5. diçka (një punë, një çështje etj. dikush) e lë pa e përfunduar a pa e zgjidhur diçka  (një punë, një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: e lë bllacë diçka (një punë, një çështje) dikush

            E MBAN  VARUR fr.fol.,iron.-1. (diçka dikush) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. S. shih sin: e mban cangël diçka dikush. 2. (dikë dikush) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e mban cangël dikë dikush

            TË MBAN VARUR dikush   fr.fol. ,iron.- të mban me premtime, me shpresa të kota   dikush e nuk të jep, nuk të bën (asnjë, një) zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë, një) punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: as të çap, as të përtyp dikush

            *MBETET VARUR  fr.fol.,ftill.- 1. (diçka) mbetet pa mbështetje, pa bazë, pa themel, mbetet e paqën-drueshme, e pasigurt diçka, është pa mbështetje diçka . S. shih sin: mbetet në ajër diçka.2. diçka (një punë, një çështje etj) fr.fol.,ftill.-mbetet e pazgjidhur,e pavendosur,e papërfunduar, e pakryer,e pambaruar diçka (një çështje, një punë etj.). (FGJSSH f. 2115).- Partia na ndihmoi dhe me planin jemi fare mirë.Vetëm puna e Naqes  mbetet varur.(ZSA-VL-3 f. 117).S.shih sin: mbetet  ajër diçka (një punë, një çështje etj.)   

            QËNDRON (RRI) VARUR  fr.fol.,ftill.-   1. (diçka) qëndron, rri pa mbështetje, pa bazë, pa themel diçka, qëndron, rri e paqëndrueshme, e pasigurt diçka, qëndron, rri pa mbështetje diçka . S. shih sin: mbetet në ajër diçka.2. diçka (një punë, një çështje etj) fr.fol.,ftill.-qëndron, rri e pazgjidhur,e pavendosur,e papërfunduar, e pakry-er,e pambaruar diçka (një çështje, një punë etj.). (FGJSSH f. 2115).S.shih sin: mbetet  ajër diçka (një punë, një çështje etj.        

VARUR (I)

              SHTËPINË E TË VARURIT NUK E ZËNË NË GOJË  LITARIN fr.proverb.- paralajmërohet që të mos flitet për një çështje, nga e cila mund të lëndohet shumë dikush që është i pranishëm (nga që ai ka një gjymti a të metë të tillë, ka vuajtur shumë a e ka pësuar nga diçka, ka bërë një  faj të tillë etj.). (FGJSSH f. 1927, 2115).

VARR-I  shm.VARRE-T

            BËHET SIKUR KA DALË NGA VARRI (PREJ VARRIT) dikush fr.fol.,meton.- 1.dobësohet e tretet  shumë (nga sëmundja etj.) dikush. S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush. 2. zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 2116). S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush

            BËHET VARR dikush fr.fol.,id.-1. dobë-sohet shumë, së tepërmi dikush. S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush. (MIHO-DI f. 180, ANJEKE-M f. 72).2. ngul këmbë shumë për diçka dikush, nuk tërhiqet aspak nga diçka dikush,  nuk lëshon pe fare  për diçka dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: nuk ha arsye dikush

            I BËHET VARR dikush a diçka dikujt fr.fol.,iron.-i bëhet shumë i mërzitshëm, i padurue-shëm,i neveritshëm dikush a diçka dikujt.-I ishte bërë shtëpia varr. (FGJSSH f. 2115).S.shih sin: i bëhet si çimkë në petka  dikush a diçka dikujt; i bëhet  dergjë dikush a diçka dikujt 

            E  BËN VARR dikë dikush fr.fol.,meton.- 1. e varros dikë dikush . S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush . 2.  e vret dikë dikush . (QEHA-ELB f. 70).  S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush

            *I BËN VARR dikujt dikush, IA  BËN  VARRIN dikujt dikush  fr. fol.,iron.- 1.ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë dikujt dikush. (AXH-L f. 152).- I merr vetë në punë, i ngrit në karrierë, e ata… fillojnë e të mihin dheun nën këmbë ,të bëjnë varrin dhe të zënë karrigen ! (RKE te : JR nr. 6/ 74 f. 1141).. Sa  kohë  shoku-shokut ia bën varrin/ S’ ka shpresë kurrë luftërat fund të marrin! (ASDR-VP f. 156). Si farmak më farmako-sën/ zemra m’ u nxi, m’ mu zbardh leshi/ më bënë sa  hiqem zvarrë/ dhe tani më bëjnë varr. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 195). Atje të gjithë kur qenë, Ata që turp nuk kanë,/ Fjalë lidhën, fjalë prenë/ copë të bënë, të ndanë/ thanë, ja tek ia bëmë varr,/ Kush të mund le ta marrë. (APAPO te: SF nr. 3/ 88 f. 197).  S.  shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ; ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush.2. e mbyt, e vret, e zhduk, e shfaros, e likuidon  dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (AXH-L f. 152).S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush.3. i (ia) bën, ia shkakton një të keqe, një humbje të madhe, të rëndë dikujt dikush, e dëmton rëndë dikë dikush, e shkatërron krejt dikë dikush.  (FGJSSH f. 577, 2115, NABA-EY f. 188). S. shih sin : e bën borzilok dikë dikush

            TA (TË) BËN  VARRIN dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush

            E ÇON NË VARR dikë dikush fr.fol., meton.- e mbyt, e vret dikë dikush , e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin:  ia shqyen barkun dikujt dikush

             E ÇON NË VARR PËR  SË GJALLI dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë  dikush a diçka. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

            E ÇON NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë  dikush a diçka. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhë-rim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

            *DERI NË VARR fr.ndf.- deri në vdekje, gjithë jetën.- Unë do të të dua deri në varr! (IBIB te: KD, 24 maj 2003 f. 31). S.shih sin:  gjer në cakun e fundit

             DO T’ IA TREGOJË EDHE VARRIT diçka dikush  fr.fol.,ftill.-do t’ ia tregojë çdokujt diçka dikush, nuk e harron dot kurrën e kurrës diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 246). S. shih sin: do t’ ia tregojë edhe  plloçës diçka dikush

              ËSHTË ME NJË KËMBË NË VARR dikush  fr.fol.,meton.- 1. gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush, është shumë i plakur e i dërrmuar dikush. (QM-FSHRGP f. 62). S. shih sin: e hëngri barin dikush

. 2. është në  prag të vdekjes dikush, pritet të vdesë me sot, me nesër dikush, së shpejti do të vdesë dikush, i vjen ora e vdekjes dikujt, i vjen vdekja afër, së shpejti dikujt. (AVSU-SHPMG-I f. 165). S. shih sin: është në agoni dikush  

              ËSHTË NË BREG TË VARRIT dikush fr.fol.,ftill.-1. është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush. S. shih sin: është në agoni  dikush.2.është në prag të shkatërrimit të plotë dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush. (PETZE-FSHFRR f.29).S.shih sin: gjendet në agoni dikush. 3.është shumë plak dikush, është plak i moçëm dikush. (SMO-2/ 80 f. 155). S. shih sin: e hëngri barin dikush

               ËSHTË NË BUZË TË VARRIT  dikush fr.fol.,ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni  dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm  dikush. (SMO-/80 f. 155, FGJSSH f. 2116). S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2119, 2235, JTH-FFGJSH f.151). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush 

              ËSHTË NË GRYKË  TË VARRIT  dikush fr.fol.-1. ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni  dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm  dikush. S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2235). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush 

              ËSHTË NË ZGRIP TË VARRIT  dikush fr.fol.-1. ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni  dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm  dikush. S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2235). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush 

              ËSHTË VARR diçka  fr.fol.,ftill.- është shumë e vështirë, e rëndë, e padurueshme diçka.-Jeta në të kaluarën ishte varr. (FGJSSH f. 2115).  S. shih sin: është barrë e lagët diçka

            ËSHTË VARR I HAPUR dikush fr.fol.,  meton.- është shumë plak a shumë i sëmurë dikush, është afër vdekjes dikush, nuk ka asnjë shpresë shpëtimi dikush. (FGJSSH f. 651, 2116).S. shih sin: është në agoni dikush

            ËSHTË VARR I MBULUAR dikush  fr.fol.,ftill.- e  ruan,  e mban shumë të fshehtën, sekretin dikush e nuk ua thotë, nuk ua tregon të tjerëve, nuk u hapet të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1102, 2116). S. shih sin: është arkë me dry dikush

            ËSHTË VARR I PABËRË dikush fr.fol.,meton.- thuhet për dikë që vetëm bën hije mbi dhe, që e nëpërkëmbin dhe s’ e pyesin fare, që jeton kot. (SUAH-SHPPG f. 94).

            E FUT NË VARR dikë dikush a diçka fr.fol.,id.-1. (dikush) e varros, e gropos dikë dikush . (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush.2. (dikush ca diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë  dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. ( FGJSSH f. 2115, SKDO f. 42, 321). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka

            E FUT NË VARR PËR SË GJALLI   dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

            E FUT NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5).S.shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

             FUTET NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)

              IA HAP VARRIN dikujt dikush fr.fol., meton.- 1. ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë  dikujt dikush, ia kurdis një të keqe (të madhe) dikujt dikush. S. shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 2. e dërrmon keq dikë dikush, e mposht dhe e shkatërron dikë dikush. S. shih sin : e bën borzilok dikë dikush. 3.  e mbyt, e vret, e likuidon  dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 648, 2115). S. shih sin :ia shqyen barkun dikujt dikush.

              I HAPET VARRI NËN KËMBË dikujt fr.fol..-1. iron.-vdes dikush. S. shih sin: e kthen barkun nga dielli  dikush.2. id.-është në shkatë-rrim e sipër dikush ,është në prag të shkatërrimit të plotë ose të një humbjeje  a fatkeqësie të madhe dikush. (FGJSSH f.  2116). S. shih sin : ndodhet  agoni dikush

            IU HAPTË VARRI! fr.fol.,mallk.-vdektë!  (FGJSSH f. 649, 2116). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

IU HAPTË VARRI NËN KËMBË! fr.fol.,mallk.- vdektë! (FGJSSH f. 649, 2116). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

            HESHTJE SI PREJ VARRI fr.em.,ftill.- heshtje e plotë, heshtje që ngjall  trishtim.- Heshtja si prej varri e Lul Kalulit... dhe orvatja... t’ i bënte bisht  punës së fejesës, i çelën plagë të reja në shpirt. (MI-SHT f. 143). S. shih sin: heshtje varri

            HESHTJE VARRI fr.em.,fj.- heshtje e plotë, heshtje që ngjall  trishtim. (FGJSSH f. 2115). S. heshtje si prej varri

            HUMB SI VARRI I EVGJITIT dikush a diçka  fr.fol.,ftill.,krah.- kumb krejt, humb pa gjurmë  dikush a diçka. (KOKA te: LEKA mr. 7/ 1932 f. 231). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka

            I HUMBTË VARRI E DËRRASA! fr.fol.,mallk.- u zhduktë pa lënë gjurmë! humbtë pa gjurmë dikush! (FGJSSH f. 2116). S. shih sin: u shoftë me bina !

            I HUMBTË VARRI ME GJITHË DË-RRASA! fr. fol.,mallk.- u zhduktë dikush! humbtë pa gjurmë dikush! (PETZE-FSHFRR f. 54). S. shih sin: u shoftë me bina !

            HYN NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)

            E KA VARRIN ÇELUR (HAPUR) dikush fr. fol.,met.- 1.është në rrezik dikush, kalon diçka që mund të rrezikojë edhe jetën (përdoret për më tepër për gruan kur lind ose kur është në periudhën e lehonisë).2. akoma është në mendjen tonë, kujtimi i tij nuk është harruar (për njeriun që ka vdekur).(JNU-FPM f. 263).

            KËLLITET NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)

            KUSH IA BËN VARRIN SHOKUT (TJETRIT), BIE VETË BRENDA fr.proverb.- kush ia përgatit të keqen (fatkeqësinë) dikujt e pëson vetë. (FGJSSH f. 2115, 2143).

            MBARON TE BUZA E VARRIT  fr.fol.,meton.- mbaron në vdekje.- Kjo ishte bujkrobëria e turkut, një angari që fillonte në djep dhe mbaronte te buza e varrit. (SG-S f. 23). Ant. fillon në djep

              IA MBARON VARRIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia bën, ia përgatit dredhinë, të keqen , fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (HB-FPD f. 65). S.shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ;  ia mbaron çekërkun dikujt dikush

            I ËSHTË MBULUAR VARRI ME BARI dikujt fr.fol.,iron.- ka kohë që ka vdekur dikush, prej kohësh nuk është më në jetë dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt

              IA KA MBULUAR VARRIN BARI dikujt fr.fol.,meton.- ka kohë që ka vdekur dikush. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt

              MË MIRË  VARR SE NAMQORR  fr. proverb.-  më mirë i vdekur  se të kënaqesh me pak. (HAVA-FSHPK f. 49).

              NË BUZË TË VARRIT fr.ndf.,met.-  shumë afër vdekjes, në rrezik të madh. (AXH-XLII f. 210). S. shih sin: në agoni

              E PAFSHA NË VARR! fr.fol.,mallk.- vdektë! (FGJSSH f. 1921). S. shih sin:  mos i pjektë dy bukë në një hi!

              I QESH VARRI dikujt fr.fol.,id.- thuhet për dikë që për së gjalli  ka qenë njeri  shumë i mirë e i dashur, që ka lënë një emër  të mirë e që kujtohet me nderim. (PETPA-LU f. 182).

              QETËSI VARRI fr.em.,fj.- qetësi e plotë, qetësi që të ngjall trishtim. (FGJSSH f. 2115-6).  

            *E SJELL BUZË VARRIT dikë, E SJELL NË BUZË TË VARRIT dikë   fr.fol.,meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik  ekonomikisht   dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar  dikë dikush, e dëmton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan  (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.  (BQ-DSH). S.  shih sin: e bën borzilok dikë dikush; e sjell buzë agonisë dikë dikush.2. (dikush a diçka) ia shkatë-rron shëndetin dikujt dikush a diçka,  ia shkakton një gjendje  shumë të keqe shëndetësore  dikujt dikush. A diçka, i sjell gjendje shumë të keqe shëndetësore dikujt dikush a diçka- Përherë humbte në mendime, sikur ta kërkonte ndonjë shteg, kah duhej të kalonte, mirëpo mendimeve  nuk mund t’ ua gjente fundin, edhepse  e kishin lodhur  dhe sjellë  në buzë të varrit. (NRR-M f. 65). S. shih sin: e bën në atë (në këtë)  ditë dikë dikush  a diçka

              *SHKON DERI NË BUZË TË VARRIT dikush  fr.fol.,id.- e rrezikon jetën dikush, i shtrohet rrezikut të madh dikush.-T’ ia rrëfesh se si shkova deri në buzë të varrit. (SISHU-VAASH f. 194).

            SHKON  NË VARR  dikush  fr.fol., iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 1862, 1989). S. shih sin: e kthen barkun n ga dielli dikush

            *E SHPIE NË VARR dikë  diçka a dikush  fr.fol.,meton.- ia shkakton vdekjen  dikujt diçka a dikush.- Këto dy arsye...në afatin rekord e shpunë në varr poetin. (AA-SH f.195).

            E SHTIE NË VARR dikë   fr.fol., meton.- 1. (dikush) e varros, e gropos dikë dikush. S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush. 2. (dikush a diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë  dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. ( FGJSSH f. 2115).S.shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka

            E SHTIE NË VARR PËR SË GJALLI

   dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka  që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka . 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

            E SHTIE NË VARR  TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka  që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

            TË SHTIFSHA NË VARR! fr.fol., mallk.-  vdeksh! ( FGJSSH f. 649). S. shih sin: të vënça në arkë! 

E SHTIFSHIN NË VARR! vdektë!  (FGJSSH f. 638). S.shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

VARRET NUK FLASIN fr.proverb.- të vdekurit i marrin të fshehtat, sekretet në varr. (FGJSSH f. 2116).

            *VARR I HAPUR  fr.em.,met.- Vlerat e veprës së Koliqit  janë të padiskutueshme, por biogafia e tij  është një varr i hapur, që nuk të pëlqen t’ i afrohesh dhe ta shikosh nga afër. (MEKRA te: KD, 30 gusht 2003 f. 25).

            VARRI  I SHENJTË fr. em., fe.- vendi ku, sipas mitologjisë së krishterë, është varrosur Krishti. (FGJSSH f. 1826).

              VETE GJER NË BUZË TË VARRIT DHE KTHEHET dikush fr.fol.,per.- nuk beson kush që të shpëtojë, po shëndoshet. (TASE f. 21).

            E VË NË VARR PËR SË GJALLI   dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

            E VË NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- 1.e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka    

VARR/Ë-A shm.VARRA-T

              BËN VARRA NË HI dikush  fr.fol., iron.-1.  flet kot dikush.  S. shih sin: flet në arë e në stom dikush. 2.  përpiqet, mundohet,  punon kot (kot së koti) dikush,  bën punë të  kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush. (MIHO-DI f 180).  S. shih sin: bën baltë dikush

              I  MBAROI VARRAT dikush  fr.fol., iron.- i erdhi fundi dikujt (nga pleqëria ose nga një sëmundje etj.),i ka mbetur edhe pak kohë për të jeuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur ,e ka përfunduar jetën dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: e hëngri barin dikush

              E PREK NË VARRË  dikë dikush fr.fol.,meton.- e prek, e ngacmon, e lëndon, e qëllon, e godet dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku s’ duhet dikë dikush, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë, e prek, e lëndon,e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (BQ-DSH). S. shih sin : e prek Akilin në thembër dikush 

              I QET VARRËS KRIPË dikush fr.fol. ,iron.- e acaron edhe më shumë një gjendje, një situatë të nderë, të acaruar midis njerëzve dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia vë gacën agzotit dikush

            *E  SHPIE NË VARR dikë dikush fr.fol., e mbyt, e vret dikë dikush,ia shkakton vdekjen dikujt dikush.- Këto dy arsye...në afatin rekord e shpunë në varr poetin.(AA-SH f.195). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush

VATRA-VATRA

            VATRA-VATRA fr.ndf.,id.- aty po, aty jo,  në një vend po, në një vend jo, jo në çdo vend,  në disa vende po, në disa vende jo, në disa pjesë po, në disa pjesë jo, jo kudo, pjesë-pjesë. (BQ-DSH). S. shih sin : aty  këtu, aty e këtu

VAT/ËR-RA  shm. VATRA-T

              JASHTË VATRËS fr.ndf.,id.- jashtë familjes. (FGJSSH f. 2052). S. shih sin: jashtë tharkut

              IU NGAFSHIN VATRAT ME QE!  fr.fol.,mallk.- u shoftë fare! u shoftë me të gjithë njerëzit e shtëpisë! mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (thuhet për një njeri të poshtër e me të gjitha cilësitë e ulëta). (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: u shoftë me bina!

              TË DALTË HITHRA NË VATËR ! fr.fol.,mallk.- mos të mbettë asnjeri gjallë ! u shofsh me gjithçka ! të vdekshin të gjithë njerëzit e shtëpi-së ! (FGJSSH f. 687). S. shih sin : t’ i mbuloftë bari dërrasat e kullës

            IA FIK VATRËN dikujt  r.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekonomikisht   dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.3. .ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dike dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush.4. dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)- është shkaktar i martesës së pafat të dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi). (BQ-DSH).S.shih sin: ia ferros derën dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)

            I FIKET VATRA dikujt fr.fol.,meton.-nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën  dikush

            I MBETET NË  VATËR  bija dikujt fr.fol.,ftill.- nuk i del fat, kësmet, rrësk për martesë bijës së dikujt, e cila i mbetet e pamartuar. (BQ-DSH). S.shih sin:  i mbetet në derë  bija dikujt

            I MBIN NË  VATËR dikujt dikush fr.fol., iron.- i hyn në farefis i padëshiruar dikujt dikush, është i padëshirueshëm në farefis dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i mbin në çanak dikujt dikush

            IA MBYLL VATRËN dikujt dikush fr.fol.,meton.-i (ia) shkakton vdekjen e të vetmit djalë, trashëgimtar dikujt dikush, ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgim-tarin e vetëm a të gjithë anëtarët, pjesëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush,e lë pa njeri, e lë vetëm e të shkretë dikë dikush, e lë pa njeri (të vetëm) dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush, e shuan krejt dikë dikush, e fik, e shuan me tërë familjen dikë dikush, e lë pa pasardhës a trashëgimtarë dikë dikush, e shkreton, e mjeron dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia mbyll derën dikujt dikush

            I MBYLLET VATRA dikujt fr.fol., meton.-nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën  dikush

            ME QESER IU MIHTË VATRA! fr.fol., mallk.- u zhduktë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! u mjeroftë!  u rrënoftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë fare! (AXH-IX f. 169).  S. shih sin: u shoftë me bina!

            NDAHET  NGA VATRA dikush fr.fol., iron.- rri veç, i ndarë nga të tjerët dikush, nuk rri bashkë me të tjerët dikush, ndahet, shkëputet nga mjedisi ku jeton dikush, i këput, i shkëput lidhjet, marrëdhëniet me të tjerët dikush dhe mbyllet në vetvete. (BQ-DSH). S. shih  sin : veçohet nga bota dikush

            NË KRYE TË VATRËS fr.ndf.,met.- në vendin kryesor, në vendin më të nderuar, më të mirë. (FGJSSH f. 893, 2117). S. shih sin:  në krye të oxhakut

              I SHKEL NË VATËR dikujt dikush   i shkon në shtëpi  dikujt dikush për vizitë, i shkon si mik, si mysafir dikujt dikush. (FGJSSH f. 214).S. shih sin: i shkon brenda dikujt dikush

            IA SHQIM VATRËN dikujt  fr.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekono-mikisht   dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm dikujt. 3. ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dike dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush

            I  SHQIMET  VATRA dikujt fr.fol., meton.- vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush,vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, mbetet pa trashëgimtar, pa askënd të vetëm, të afërm (djalë, nip etj.) dikush (pas vdekjes), shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush

            IA SHUAN VATRËN dikujt fr.fol., meton.-1.(dikush) e shkatërron, e fik krejt ekonomikisht   dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.3.ia vret, ia mbyt  djalin, trashë-gimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush

            I  SHUHET VATRA dikujt fr.fol.,meton.-1a. nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush,vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush.1b.   mbetet fare pa njeri dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mjerohet, shkretohet, pusohet dikush. (FGJSSH f. 214). S.shih sin: i shkulen caranjtë e vatrës dikujt

             IA THAN VATRËN dikujt  fr.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekono-mikisht   dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (FGJSSH f. 2117, JTH-FFGJSH f. 195). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) i vdes djali, trashë-gimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm dikujt. 3. ia vret, ia mbyt  djalin, trashë-gimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (FGJSSH f. 2117).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush. 4. (gruaja) nuk i bën fëmijë dikujt gruaja. (FGJSSH f. 2050). S. shih sin: ia lë shtëpinë mbyllur dikujt (gruaja)

            VATËR FAMILJARE fr.em.,met.- faamilje. (FGJSSH f. 448).

            VATËR  KULTURE fr.em.,ftill.- institu-cion që merret me organizimin e me drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël. (FGJSSH f. 2117).

            VATËR E SHUAR fr.em.,meton.- shtëpi pa njerëz. (FGJSSH f. 1313). S.shih sin: oxhak pa tym

            VATËR ZJARRI  fr.em.,met.- vend që mund të shërbejë  si pikënisje për të ndezur luftën . (FGJSSH f. 2244).   

            I VJEN NË VATËR dikujt dikush  fr. fol.,meton.- i vjen në shtëpi dikujt dikush, i vjen në (për) vizitë dikujt dikush,i vjen si mik, si mysafir dikujt dikush. (FGJSSH f. 214). S. shih sin : i vjen brendë dikujt dikush 

VATH/Ë-A  shm.VATHË-T

            I BËN VATHA BALTË dikujt  fr.fol., iron.- nuk i ka punët në rregull, mirë dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: s’ i ka bathët të mbara dikush

            E FUT NË  VATHË dikë dikush  fr.fol., id.- 1. nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e vë nën kontroll dikë dikush.   S. shih sin: e bën çeço dikë dikush.2. e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e vë në gjendje shumë të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2118, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush

            HYN NË VATHË dikush     fr.fol.,id.- fillon të punojë a të sillet mirë dikush, bëhet i arsyeshëm dikush, shtrohet, bindet, mbli-dhet, disiplinohet, frenohet, nënshtrohet, urtohet dikush. (FGJSSH f. 2118). S. shih sin: hyn në binarë dikush         

            S’ MBAHET VATHË ME DERRA  fr.fol.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, pa kushte a mjete përkatëse (të domosdoshme, të nevojshme) nuk bëhet, nuk kryhet punë. (QM-FSHRGP f. 55).  S. shih sin:  nuk lëvrohet në arbain

            MBETET NË VATHË dikush  fr.fol., ftill.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të keqe, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndih-me e  pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush ,mbetet në ngushticë të madhe dikush, s’ ka nga t’ ia mbajë dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush

            MBETET PA VATHË E PA RRATHË dikush  fr.fol.,ftill.-  i humb të gjitha dikush, mbetet fare  pa gjë, e humb  gjithë  pasurinë dikush,  mbetet pa kurrfarë pasurie dikush . (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: mbetet fyell dikush

            NDAHET  NGA VATHA dikush fr.fol., iron.- rri veç, i ndarë nga të tjerët dikush, nuk rri bashkë me të tjerët dikush, ndahet, shkëputet nga mjedisi ku jeton dikush, i këput, i shkëput lidhjet, marrëdhëniet me të tjerët dikush dhe mbyllet në vetvete. (FGJSSH f. 2118, EQSHI f. 106). S. shih  sin : veçohet nga bota dikush

            SI VATHA PA GRIGJË fr.ndf.,krah.- pa njeri, shkretë. (FGJSSH f. 2118). S. shih sin : fill vetë, fill vetëm

            E VË NË  VATHË dikë dikush  fr.fol., id.- 1. nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e vë nën kontroll dikë dikush.   S. shih sin: e bën çeço dikë dikush.2. e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e vë në gjendje shumë të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2118, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora