| E hene, 17.01.2011, 08:13 PM |
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
VA-U
BIE NË VA me dikë dikush fr.fol.,id.- merret vesh, pajtohet me dikë dikush, ka mirë-kuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (FGJSSH f. 2103). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush (edhe moh.)
DEL VA PA VA dikush fr.fol.- 1. ftill.- ia del me përpjekje e mundime të mëdha dikush, ia del me shumë vështirësi dikush.S.shih sin: del rrugë e pa rrugë dikush. 2. iron.- del, ikën, niset, shkon, largohet kuturu (pa ditur se ku do të dalë, ku do të vete) dikush, del, ikën, largohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, del, ikën ku (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush
EDHE VAU TË MBYT fr.proverb.-edhe rreziqet a të këqijat që duken të vogla mund të të sjellin një dëm të madh, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. (FGJSSH f. 2103).
ËSHTË NË VA TË PAVA dikush fr.fol., ftill.- është në shtrëngesë, ngushti të madhe dikush, është pa asnjë ndihmë a përkrahje dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: është në angështi dikush
FLET VA E PA VA dikush fr.fol., iron. - flet kot, pa përgjegjësi, pa menduar dikush. (FGJSSH f. 484, 2103). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
IA GJEN VAUN dikush fr.fol., id.- 1. diçkaje (një pune etj.) ia gjen mënyrën, rrugën, mjetin si duhet kryer, mbaruar(një punë etj.) a si duhet zgjidhur (një çështje etj.) dikush dhe e mbaron (një punë) a e zgjidh (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 605). S. shih sin : ia gjen anën diçkaje (një pune etj.) dikush.2. (dikujt) ia gjen ditën, çastin, kohën e përshtatshme, më të volitshme dikush dikujt për t ' i thënë (dhënë, dhuruar etj.) a për t' i bërë a kërkuar diçka , ia gjen ditën, çastin, kohën e volitshme dikujt dikush (për t' iu hakmarrë, për t' i bërë diçka të keqe a për ta dëmtuar, goditur etj.),e gjen a e zë dikë dikush kur është më së ngushti, më ngushtë për t’ ia bërë ndonjë të keqe , e gjen, e zë ngushtë dikë dikush për t’ i bërë ndonjë të keqe. (FGJSSH f. 605, 2103). S. shih sin : i (ia) gjen anën dikujt dikush
E HEDH VAUN dikush fr.fol., met.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një pengesë, një rrezik, një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush . (FGJSSH f. 661, 1026, 1475, 2103). S. shih sin : del mb’ anë dikush
HYN NË VA PA VA dikush, HYN VA E PA VA dikush fr.fol.iron.- hyn në punë, çështje me dyshime e rreziqe pa pasur nevojë dikush, hyn në një punë, çështje shumë të ngatërruar, të errët dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin: futet në baltë dikush; hyn në bungaja të mëdha dikush
E KËRKON VAUN dikush fr.fol., ftill.- e kërkon zgjidhjen më të lehtë a më të përshtatshme dikush. (MIHO-DI f. 180).
IA MBAN VA PA VA dikush fr.fol., iron.- ikën, largohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, ikën ku (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush
NISET VA PA VA dikush fr.fol., iron.- niset, del, ikën, shkon, largohet kuturu (pa ditur se ku do të dalë, ku do të vete) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: (i) merr bërdoçkat dikush
E NXJERR NË VA dikë dikush fr.fol., id.- e nxjerr nga gjendja e vështirë, e nxjerr nga halli dikë dikush. (FGJSSH f. 2103). S. shih sin: e çon nga balta dikë dikush; e nxjerr në anë dikë dikush
SHIKOJE VAUN, PA HIDHE LUMIN fr.proverb.- vepro, puno sipas aftësive e mundësive që ke, puno, vepro, përpiqu, mundohu sa i ke (sa të lejojnë) mundësitë, kushtet, rrethanat, mati mirë forcat, fuqitë, mundësitë, pastaj puno, vepro. (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin: bluaj sa të hash
SHKON VA PA VA dikush fr.fol.-1. ftill.-shkon me përpjekje e mundime të mëdha dikush,shkon me shumë vështirësi dikush..S. shih sin: shkon rrugë pa rrugë dikush. 2. iron.-shkon, niset, del, ikën, largohet kuturu (pa ditur se ku do të vete, ku do të dalë) argohet,shkon në drejtim të pacaktuar, të panjohur dikush, shkon, (nga) mund (et) dikush. (FGJSSH f. 2103). S. hih sin: (i) merr bërdoçkat dikush
*VA I PAVA fr.em.,id.-gjendje pa rrugëdalje, qorrsokak.- Pas vitit 1981, edhe shumë serbëve në Kosovë ua zuri dera bishtin e nuk po kanë si të dalin nga vau i pava. (KSY-SHZ f. 30). S. shih sin: rrugë qorre
E ZË VAUN dikush fr.fol.,id.-del, shpëton nga një gjendje e vështirë, e ngushtë, e keqe, e mjeruar,e varfër, kritike dikush , shpëton nga një hall, nga një taksirat, nga një e keqe, nga një rrezik, nga një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen një vështirësi, një rrezik, një fatkeqësi dikush. (UÇ-3/
VAD/E-JA
E NDAJNË VADEN fr.fol.,fj.,etnogr.- e caktojnë ditën kur do të merret nusja, e caktojnë ditën kur do të martohet (vajza e fejuar). (JTH-ÇFGJSH f. 24).S.shih sin : e ndajnë ditën
IA NDAJNË VADEN (vajzës së fejuar) fr.fol.,id.- ia caktojnë ditën kur do të martohet (vajza e fejuar). (HB-FPD f. 83). S. shih sin: ia ndajnë ditën (vajzës së fejuar)
VADH/Ë-A
NUK HA VADHË dikush fr.fol.,iron.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikush dikujt. (PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin: nuk e ha bajgën për samun dikush
VADHËZ-A shm.VADHËZA-T
NUK I HA ATO VADHËZA dikush fr.fol.,id.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikush dikujt. (FGJSSH f.565, 638, 2103, PAVHA-SHPE f. 121). S.shih sin : nuk e ha bajgën për samun dikush
VADHËZ E EGËR fr.em.,fj.,bot.- bimë e ngjashme me vadhëzën, por me gjethe të gjata e me dhëmbëzime të theksuara. (HXH-T f. 122).
VAFSH
MIRË VAFSH! fr.fol.,ur.- udha e mbarë! (FGJSSH f. 2142). S. vafsh shëndoshë!
VAFSH SHËNDOSHË! fr.fol.,ur.-udha e mbarë! (FGJSSH f. 2142). S. shih sin: mirë vafsh!
VAFSH SHËNDOSHË TI! fr.fol.,id.- ti je në rregull, i ke mirë punët, je mirë, të lumtë ty! (FGJSSH f. 2143).
VAJ-I
BËHET VAJ dikush fr.fol.,iron.- bëhet shumë i butë e i urtë dikush, bëhet shumë i qetë dikush, nuk i ndihet më zëri dikujt,urtohet, urtësohet, shtrohet, shumë dikush, bëhet i bindur, i shtruar, me sjellje urtë e butë dikush . FGJSSH f. 2104). S. shih sin : bëhet bubalkë dikush
E BËN PËR VAJ E PËR UTHULL dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e rrah shumë, mirë dikë dikush, e zhdëp, e sqaq,e shkal dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush .2. e qorton, e kritikon ashpër, rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 2100, 2104). S.shih sin : e bën bërdoz dikë dikush
BËN VAJ dikush fr.fol.,id.-1. (në dikë a kundër dikujt) ankohet, qahet në dikë a kundër dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bën ankim në dikë a kundër dikujt dikush. 2. vajton dikush. (AXH-LI f. 135). S. shih sin: bën gjëmë dikush
BËN VAJ për dikë dikush fr.fol,fj.-e vajton dikë dikush, e qan me britma a me klithma të forta e me dënesje dikë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i (ia) bën gjëmën dikujt dikush
NUK DEL VAJ NGA GURI (PREJ GURIT) fr.proverb., iron.-1a.s’ del gjë (fitim,përfitim, dobi etj.) atje ku s’ ke ç’ të nxjerrësh, ku s’ ka mundësi, nuk mund të marrësh gjë nga ai që s’ ka, nuk merr dot gjë aty ku s’ ka. 1b. nga dorështrënguari mos prit gjë të mirë, s’ të jep a s’ të fal gjë koppraci, s’ të bën mirë koprraci. (KOKA te : Leka nr. 4/ 32 f. 122, PAVHA-SHPE f. 121, FGJSSH f. 2104). S. shih sin : nuk del dhjamë nga pleshti (prej pleshtit)
DEL (SI) VAJ(I) MBI UJË dikush fr.fol.,met.- 1. del i pastër, i pafajshëm, i panjollë dikush, e heq përgjegjësinë, fajin nga vetja dikush, del pa faj, i shfajësuar dikush. (AXH-FR f. 195). S.shih sin: del me ballë të larë dikush.2. del i fituar dikush. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: (e) fiton davanë dikush
U DERDH VAJI, S’MBLIDHET MË fr.proverb.- një punëe gabuar, një veprim i gabuar që bëhet, nuk mund të ndreqet më, po u prish diçka, s' ndreqet, s' mëkëmbet më. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: po u thye buka, s’ ngjitet më
U DERDH VAJI E RA NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100, 2104). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti
U DERDH VAJI NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100, 2104). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti
DERDHET NË VAJ dikush fr.fol., meton.- qan shumë, qan me dëshpërim, me dënesë dikush dikush. (PETZE- FSHFRR f. 53). S. shih sin: i dridhet buza për buzë dikujt
E DO VAJIN NË FUND TË QYPIT dikush fr.fol.,iron.-kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush. (XHMËZ-T f. 218). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush
ECËN SI NË VAJ diçka (puna etj.) fr.fol.,ftill.- shkon fare mirë, fare mbarë diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë diçka (puna etj.).(FGJSSH f. 1862, 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)
I ECËN SI NË VAJ diçka (puna etj.) dikujt fr.fol., met.- i ecën, i shkon shumë lehtë, me lehtësi të madhe, pa asnjë pengesë e vështirësi diçka (puna etj.) dikujt. (JTH-FFGJSH f. 261). S.shih sin: i shkon dhjamë diçka (puna etj.) dikujt
ECËN VAJ diçka (puna etj.) fr.fol.,ftill.- ecën, shkon fare mirë, fare mbarë diçka (puna etj.), ecën, shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë diçka (puna etj.).(FGJSSH f. 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)
*ËSHTË I PARRAHUR ME VAJ E ME UTHULL fr.mb.,id.-është i papërvojë dikush, s’ është i rrahur në jetë dikush. - Se je edhe i ri, beqar, i parrahur me vaj e me uthull, nuk je si dora jonë. (KB-VMS f. 155). S. shih sin : nuk ka rënë nga çatia dikush
*ËSHTË (I) RRAHUR ME VAJ E (ME) UTHULL dikush fr.fol.,ftill.-është i regjur, i argasur, i kalitur, i rysur, i rryer (në jetë) dikush, është i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës dikush për të përballuar vështirësitë,rrebeshet e jetës, është i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet,nga pësimet e jetës dikush., është me përvojë të madhe dikush (FGJSSH f. 292, SUAH-SHPPG f. 93).-Mërtiri ishte edhe i besës, edhe i rrahur me vaj e uthull. (MK-AJ f.39).S.shih sin: është i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut) dikush
*ËSHTË VAJ E GJAK (jeta) fr.fol. ,ftill.- është e mundimshme (jeta).- Ne, nënave të Arbërit, na ka mallkuar fati.Kurrë nuk pamë ditë të bardhë, vaj e gjak ka qenë jeta jonë. (SD-SHKT-I f. 93)
ËSHTË VAJ PUSHKE dikush fr.fol., ftill.- ia zgjidh një hall, një nevojë të madhe etj. dikujt dikush, e ndihmon dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, kritike, e ndihmon dikë dikush për zgjidhjen e një halli. (FEGJA-KU f. 129). S. shih sin: i gjendet afër dikujt dikush
NUK HAHET AS ME VAJ, AS ME UTHULL diçka fr.fol.,id., ant.- nuk shkon, nuk përfi-llet, nuk zë vend, nuk pranohet, nuk merret parasysh fare diçka (një punë etj.) .(FGJSSH f. 2100, 2104).S.shih sin: s’ merr bojë diçka (një punë etj.)
HAPET SI VAJI NË ARME dikush fr.fol.,iron.- s’ e mban veten dikush, azdiset dikush, nuk përmbahet dot nga fuqia, energjia e madhe dikush. (AJA-DE f. 171, JBALL-KOR f. 192). S. shih sin: e qet bishtin dikush
HAPET SI VAJI NË LAKRA fr.fol., iron.-1. (dikush) flet pa u menduar, pa u matur mirë dikush. S. shih sin : flet në arë e në stom dikush. 2. (dikush) vepron, punon shpejt e shpejt e pa u menduar mirë dikush. S. shih sin: dy dhen e dashi shtatë. 3. (diçka) hapet shumë shpejt e në të gjitha anët diçka, hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: hapet më (në, nga) të katër anët diçka
HAPET SI VAJI NË UJË fr.fol., iron.-1. 1. (dikush) flet pa u menduar, pa u matur mirë dikush. S. shih sin : flet në arë e në stom dikush. 2. (dikush) vepron, punon shpejt e shpejt e pa u menduar mirë dikush. S. shih sin: dy dhen e dashi shtatë. 3. (diçka) hapet shumë shpejt e në të gjitha anët diçka, hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (FGJSSH f. 2081, 2104). S. shih sin: hapet më (në, nga) të katër anët diçka
HUMB NË VAJ E FITON NË PESHË dikush fr.fol.,iron.- më shumë humb se fiton dikush, s’ fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: çon me duqe e merr me strajca dikush
*IA JEP VAJIT dikush fr.fol.,fj.- fillon, nis të qajë dikush, qan dikush. (FGJSSH f. 735, 2105).- E nëna me fëmijët ia dha vajit e britmës që të therte mu në zemër. (RKE-VV f. 32). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
E KA VAJ me dikë dikush fr.fol., id.- ka marrëdhënie shumë të mira me dikë dikush,e ka shumë mirë me dikë dikush, kalon, shkon shumë mirë me dikë dikush, i ka punët shumë mirë me dikë dikush. (FGJSSH f. 407, 581, 2104). S. shih sin : e ka dhjamë me dikë dikush
E KA VAJIN NË BUZË dikush fr.fol., meton.- 1. qahet, ankohet vazhdimisht, gjithnjë dikush, për çdo gjë e ngre zërin , reagon dikush, nuk pushon së ankuari dikush, e ka zakon të ankohet vazhdimisht dikush me qëllim që të përfitojë diçka. (FGJSSH f. 2105, JTH-FFGJSH f. 152). S. shih sin: moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq zure me (në) gojë.2. qan lehtë dikush qan për pak gjë dikush, është gati të qajë (edhe për gjënë më të vogël) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i ka lotët në majë të syrit dikush
*IA KRIS VAJIT dikush fr.fol.,meton.- fillon, nis të qajë dikush, qan dikush.- Më kaploi njëfarë pikëllimi i thellë, fyti m' u ngushtua dhe mend ia krisa vajit e bërtimës. (MEH te: gr .aut .TG f. 95) . S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
MBETET ME VAJ NË BUZË dikush fr.fol, ftill.-1. mbetet duke qarë dikush. 2.nuk i ndahen fatkeqësitë dikujt.S.shih sin: nuk bën behrida dikush . 3. nuk pushon së ankuari dikush, ankohet, qahet vazhdimisht, gjithnjë dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq zure me (në) gojë
E MERR VAJI dikë fr.fol.,fj.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush. (AXH-VII f. 161, FGJSSH f. 1061, 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
I NXJERR VAJ dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e lodh, e mundon shumë, pa masë dikë dikush a diçka ,e stërmundon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
NXJERR VAJ NGA GURI dikush fr. fol., met.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 407,1680, 2081, 2105, PETPA-LU f. 181). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
PËRZIHET VAJI ME UTHULLËN diku fr.proverb.,id.- bëhet rrëmujë e potere e madhe diku, bëhet kush të jetë më i zoti diku.(JBALL-KOR f. 203).S.shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku
IA PLAS VAJIT dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
QET VAJ NGA GURI dikush fr.fol., met.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, është i zoti të fitojë edhe atje ku s’ ka mundësi, edhe atje ku është shumë zor, shumë vështirë të fitohet, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 2081, 2105).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
RA VAJI NË UTHULL fr.fol., meton.- nuk u bë ndonjë dëm. (FGJSSH f. 2100). S. shih sin: gjalpi po në lakror mbeti
I REGJUR ME VAJ E ME UTHULL fr. mb.,id.- i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës,i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga pësimet e jetës, me përvojë të madhe jete. (FGJSSH f. 2100, 2105). S. shih sin: i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut)
I RRAHUR ME VAJ E ME UTHULL fr. mb.,id.- i mësuar në kushte të këqija a të rënda të jetës,i mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga pësimet e jetës, me përvojë të madhe jete. (FGJSSH f. 2100, 2105). S. shih sin: i zier në lëng çeliku (në lëng të çelikut)
SI NË VAJ fr. ndf.,krah.- me lehtësi të madhe, shumë lehtë, pa asnjë pengesë e vështirësi. (FGJSSH f. 598). S. shih sin : si në gjalpë
SIKUR HA VAJIN E KANDILIT dikush fr.fol.,id.,elipt.- nuk përmirësohet a nuk këndellet fare nga shëndeti i lig a nga sëmundja dikush. (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin: s’ i bën dy ditë të bardha dikush
SHKON SI VAJ diçka (puna etj.) fr.fol., ftill.-shkon, vete shumë mirë, shumë mbarë diçka (puna etj.). (NMUS-SHPK f. 112). S. shih sin : shkon grurë diçka (puna etj.)
SHKON SI NË VAJ diçka (puna etj.) fr.fol.,ftill.- shkon fare mirë diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë diçka (puna etj.). (FGJSSH f. 1862, 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)
I SHKON SI NË VAJ diçka (puna etj.) dikujt fr.fol., met.- i ecën, i shkon shumë lehtë, me lehtësi të madhe, pa asnjë pengesë e vështirësi diçka (puna etj.) dikujt. (JTH-FFGJSH f. 261). S.shih sin: i shkon dhjamë diçka (puna etj.) dikujt
SHKON VAJ fr.fol.,id.- 1. (me dikë dikush) ka marrëdhënie shumë të mira me dikë dikush,e ka shumë mirë me dikë dikush, kalon, shkon shumë mirë me dikë dikush, i ka punët shumë mirë me dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ka dhjamë me dikë dikush. 2. diçka (puna etj.) shkon shumë mirë, shumë mbarë diçka (puna etj.), shkon pa asnjë vështirësi e pengesë, fare lehtë diçka (puna etj.) . (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: shkon grurë diçka (puna etj.)
*SHKREHET NË VAJ dikush fr.fol., meton.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush.- Eshoqja e Malo Bonjakut , duke mbështetur kokën pas murit, u shkreh në vaj. (ZSA-VL-3 f. 292). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
IA SHKREP VAJIT dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
*SHKRIHET NË VAJ dikush fr.fol., meton..- qan shumë, qan me dëshpërim, me dënesë dikush dikush .-Ajo nga dhembka e la turpin më një anë, ia hodhi duart në qafë të shoqit dhe u shkri në vaj! (SS-F f. 166). S. shih sin: i dridhet buza për buzë dikujt
SHPËRTHEN NË VAJ dikush fr.fol.,fj.- nis të qajë dikush (një fëmijë etj.), qan dikush. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
VAJ I DJEGUR fr.em.,fj.,tek.-vaj makinash i përpunuar. (FGJSSH f. 2104).
VAJI NË LAKRA BIE fr.proverb.- nuk vete dëm diçka, aty e ke. (ART f. 213, FGJSSH f. 143, 941, 2105, HAFSHE-DI f. 182). S. shih sin: gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet)
VAJ PUSHKE fr.em.,fj.- vaj që përdoret për të pastruar pushkët, automatikët etj.dhe për të lyer pjesët metalike të tyre që të mos ndryshken. (FGJSSH f. 2104).
VAJ RICINI fr.em.,fj.-vaj që përftohet nga farat e ricinit dhe që përdoret në industri ose në mjekësi për të dalë jashtë. (FGJSSH f.1660, 2104). S. vaj i trashë
VAJ TATULLE fr.em.,fj.- lëng si vaj që nxirret, përftohet nga gjethet e kësaj bime dhe që përdoret në mjekësi. (FGJSSH f. 1971).
VAJ I TRASHË fr.em.,fj.-vaj që përftohet, nxirret nga farat e ricinit dhe që përdoret në industri ose në mjekësi për të dalë jashtë. (FGJSSH f. 2104). S. shih sin: vaj ricini
VAJ E VERË E UTHULL fr.em.,id.- ylber . (FGJSSH f. 2100, 2105, 2134) . S.shih sin: brez i qiellit
E VË NË VAJ dikush fr.fol., id.-1. (dikë) e qetëson, e shtron dikë dikush, e bën dikë dikush që të sillet a të veprojë mirë, ashtu si duhet, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm, të kuptueshëm dikë dikush. S. shih sin: e bie në arsim dikë dikush. 2. diçka (një punë etj.) e rregullon diçka (një punë etj.) dikush, e bie, e sjell në gjendje normale, në gjendje të rregullt diçka (një punë etj.) dikush, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2104, 2154). S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush
I VJEN VAJ dikujt fr.fol.,fj.- i qahet dikujt . (FGJSSH f. 2105). S. shih sin: i vjen për të qarë dikujt
E ZË VAJI dikë fr.fol.,fj.- i vjen për të qarë dikujt, nis të qajë dikush, qan dikush. (AXH-VII f. 161). S. shih sin: i bie buza në vaj dikujt
VAJGUR-I
I HEDH VAJGURI ZJARRIT dikush fr.fol.,iron.-nxit, shkakton sherr, grindje, ngatë-rresë, zënkë dikush, e nxit, e acaron edhe më tepër diçka të nderë, të acaruar dikush. (FGJSSH f. 125, 2105, 2244). S.shih sin :ia vë gacën agzotit dikush
VAJTIM-I
BËN VAJTIM dikush fr.fol.,fj. vajton dikush. (AXH-LI f. 135). S. shih sin: bën gjëmë dikush
VAJTJE-ARDHJ/E-Ashm.VAJTJE-ARDHJE-T
VAJTJE-ARDHJE fr.em.,meton.-1. hyrje e dalje të vazhdueshme ndërmjet familjesh, hyrje e dalje te njëri tjetri në shtëpi, marrëdhënie miqësore midis familjesh. (FGJSSH f. 706). S. shih sin: të hyrë e të dalë. 2. vajtja diku dhe ardhja prej andej, lëvizja që bën dikush a diçka (një automjet etj.) kur shkon në një vend dhe vjen që andej.-Vajtje-ardhje të shpeshta. Vajtje-ardhja e njerëzve. Biletë për vajtje-ardhje. Autobusi bën disa vajtje-ardhje në ditë. (FGJSSH f. 2105). S. shih sin : çap e jakë
VAJZ/Ë-A
VAJZË MASHKULLORE fr.em.,fj.- vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si djalë. (FGJSSH f. 1068).
VAJZË RRUGËSH fr.em.,iron.-vajzë e pamoralshme, rrugaçe. (FGJSSH f. 1718).
VAJZË NË (PËR) SHPIRT fr.em.,ftill.- vajzë e bijësuar, e adoptuar, vajzë e huaj e marrë nga dikush dhe e bërë bijë vetanake ligjërisht. (FGJSSH f. 1904). S. shih sin: bijë në (për) shpirt
VAJZË TIGANI fr.em.,iron.-vajzë e përkëdhelur dhe e rritur me të gjitha të mirat. (FGJSSH f. 1997).
VAKËF-I
E LË VAKËF diçka a një vend dikush fr.fol.,id.- e rrënon, e shkatërron, e prish, e shkreton fare, krejt, me themel dikush diçka a një vend, nuk lë asgjë në këmbë dikush prej diçkaje, nuk i lë gjë prej gjëje një vendi dikush. (FGJSSH f. 972). S. shih sin: e bën bar diçka a një vend dikush
VAKI-A
*BËN VAKI diçka fr.fol.- ndodh diçka.- Deri sot nuk ka bërë vaki ndonjë herë në drejt-shkrimin e gjuhës shqipe, i cili ka normuar vetëm tri pika dhe jo më shumë se aq. (MIKRA te: KD, 31 maj
VAKT-I
JEP VAKTIN dikush fr.fol.,id.-fr.fol., id.- përshëndet sipas pjesës së ditës dikush. (FGJSSH f. 840). S. shih sin: jep kohën dikush
*S’ KA VAKT dikush fr.fol.,fj.- nuk është i lirë dikush, s’ ka kohë të lirë dikush, është i zënë dikush.- S’ kam vakt të hyj në borxhe, se nuk kam as shpresë, as tokë,as punë, asgjë prej gjëje. (KB-TNZ f. 231). S. shih sin: s’ ka kohë , nuk ia ka kohën dikush
* I (E) RËNË NGA VAKTI fr.mb.,id.- i varfëruar, i falimentuar.- Bënte ferk gjaku i bejlerëve të Arbanës që, ndonëse të rënë pak nga vakti, ishin ku e ku më të fismë se harbuti i Ferrasit. (TL-PK f. 36). S. shih sin: i rënë nga dynjallëku
VALAKAM/Ë-A
E ÇOJNË VALAKAMË në mes vete fr. fol., iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë keq e vazhdimisht (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete, i keqësojnë, i acarojnë marrëdhëniet në mes vete.(BQ-DSH).S. shih sin: shkojnë araz në mes vete
VAL/Ë-A shm.VALË-T
BËHET VALË diçka a një vend (dhoma etj.) fr.fol.,met.-ngrohet shumë, së tepërmi diçka a një vend (dhoma etj.), nxehet diçka a një vend (dhoma etj.). (FGJSSH f. 646, 2108). S. shih sin: bëhet avull diçka a një vend (dhoma etj.)
E BËN VALË një vend dikush fr.fol., met.-e nxeh një vend dikush, e ngroh shumë, së tepërmi një vend dikush. (FGJSSH f. 2108). S.shih sin: e bën furrë një vend dikush
BIE VALA e diçkaje fr.fol.,ftill.- bie vrulli, hovi, fuqia e diçkaje. (FGJSSH f. 2108). Ant. ngrihet vala e diçkaje
I BIE NJË VALË MBI KOKË (MBI KRYE) dikujt fr.fol.,id.-1. e zë një hall i madh dikë ,që e mundon shumë, e ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush.2. (për diçka) i hipën një dëshirë, një mendim papritur a menjëherë, vetvetiu dikujt për(të bërë) diçka, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja papritur dikujt të ketë a të bëjë diçka, i lind befas a menjëherë një dëshirë, ide, një mendim për diçka dikujt. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka
ÇAN VALËT anija fr.fol.,meton.- lun-dron (anija) duke i çarë, duke i ndarë valët. (HL-FF f. 145, 239). S.shih sin: bën det anija
ËSHTË NË VALËN E PUNËS dikush fr.fol.,ftill.- është në vrullin, në hovin më të madh të punës dikush . (FGJSSH f. 734). S. është në zjarrin e punës dikush
ËSHTË VALË fr.fol.,ftill.- 1. një vend (dhoma, shtrati etj.) është shumë i nxehtë një vend (dhoma,shtrati etj.).S. shih sin: është furrë një vend (dhoma,shtrati etj.). 2.dikush (i sëmuri etj.) ka zjarrmi, temperaturë të madhe (i sëmuri nga ethet etj.) . (FGJSSH f. 2108).S. shih sin: digjet e përvëlohet dikush (i sëmuri etj.) 3. diçka (gjella, uji etj.) -është shumë e ngrohtë diçka, është e nxehtë diçka. (FGJSH f. 2108).S.shih sin: i del avulli diçkaje (gjellës, ujit etj.)
ËSHTË VALË-VALË (deti, lumi etj.) fr.fol.,ftill.- është me shumë valë, dallgë (deti, lumi etj.),është i valëzuar, i dallgëzuar (deti, lumi etj.). (BQ-DSH). S.shih sin : është dallgë-dallgë (deti, lumi etj.)
I (IA) JEP NJË VALË (ujit etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e valon, e vlon (ujin etj.) dikush. (FGJSSH f. 2107).
I JEP VALË dikush fr.fol..- 1. diçkaje (punës etj.) e bën diçka (punën etj.) dikush që të ecën, të zhvillohet gjithnjë e më shpejt e më fuqishëm.S. shih sin: i jep hov diçkaje (punës etj.) dikush. 2. (diçkaje) e shpreh me forcë e vrullshëm diçka dikush,e lë të shpërthejë me vrull diçka dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: i jep dallgë diçkaje dikush
E KA VALË diçka a një vend (shtëpinë) dikush fr.fol.,ftill.- e ka shumë të ngrohtë diçka a një vend (shtëpinë) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka avull diçka a një vend (shtëpinë) dikush
KËTË VALË fr.ndf.,id.- këtë radhë, këtë
herë. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin: kësaj here
E MERR ME VALË diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill,iron.- e merr me rrëmbim, me të shpejtë, me vrull, me hov, me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi e pa e menduar diçka (një punë etj.) dikush, vepron, punon në mënyrë të nxituar e të pamenduar dikush. (FGJSSH f. 2108).S.shih sin: e merr (me) axhele diçka (një punë etj.) dikush
MERR VALË fr.fol.,id.-1.diçka (qumë-shti, uji, gjella etj.) valohet, valon, vlon diçka (qumështi, uji, gjella etj.). (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: arrin pikën e valimit diçka (qumështi, uji, gjella etj.). 2. diçka (puna etj.) bëhet gjithnjë e më e fuqishme, më e hovshme, më e vrullshme diçka (puna etj.), bëhet a zhvillohet me gjallëri e me vrull diçka (puna etj.), hovet, vrullet, vrullon, vrundullon diçka (puna, biseda etj.).S. shih sin : merr flatra diçka (puna etj.). 3. diçka (biseda etj.) nis të zhvillohet me vrull diçka (biseda etj.), fillon me hov, me vrull, me rrëmbim diçka (biseda etj.), merr vrull, hov, fuqi diçka (biseda etj.), merr hov e zhvillohet shpejt diçka (biseda etj.), nis të zhvillohet gjithnjë e më shpejt e më fuqishëm diçka (biseda etj.). (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: merr flakë diçka (biseda etj.).
E MERR VALA dikë fr.fol.,meton - e pëson dikush ndonjë të keqe,fatkeqësi,rrezik nga një aferë politike a nga një luftë. (HB-FPD f. 71). S.shih sin : e fshin dallga dikë. 2. shkon drejt humbjes, pësimit, rënies, shkatërrimit, katandisë, falimentimit dikush, shkon gjithnjë keq e më keq dikush, i venë, i vijnë punët gjithnjë e më keq dikujt. (FGJSSH f. 1707). S. shih sin : merr në çopur dikush.3. iron.- bën, vepron, punon dikush siç bëjnë, veprojnë të tjerët, është gjithnjë në një mendje me të tjerët dikush, nuk gjykon vetë, nuk gjykon në mënyrë të pavarur dikush. (FGJSSH f. 1723). S. shih sin : rend pas (sipas) berihasë dikush
*NË VALËN E PUNËS, NË VALË TË PUNËS fr.ndf.,ftill.- në vrullin, në hovin më të madh të punës. (FGJSSH f. 1569, 2108, 2244).- Sos që bereqetet i bashkuam, po tani t’ i lëmë pa korrur. Ku bëhet kjo? Tani në valë të punës? (ZSA-VL3 f. 296). . S. shih sin: në piskun e punës
NGRIHET VALA e diçkaje fr.fol.,ftill.- ngrihet vrulli, hovi, fuqia e diçkaje. (FGJSSH f. 2108). Ant. bie vala e diçkaje
I NXEHTË VALË fr.mb.,ftill.- shumë i nxehtë. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: prush i nxehtë
UJITJE ME VALË fr.em.,ftill.- ujitje duke e lëshuar ujin me vrull në gjithë arën, ujitje me përmbytje. (FGJSSH f. 2107).
VALË GODITËSE E AJRIT fr.fol.,ftill.-rrymë e fortë ajri, që shkaktohet nga shpërthimi i një arme bërthamore. (FGJSSH f. 2107).
VALË PAS VALE fr.ndf.,id.-vazhdi-misht,pareshtur, pa pushuar, pandërprerë, gjithnjë. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin : çdo ditë ; në çdo çap
VALË TË GJATA fr.em.,fj.,elektr.-valë që e kanë hapin e lëkundjes më të madh se 3000 metra. (FGJSSH f. 603). Ant. valë të shkurtra
VALË TË SHKURTRA fr.em.,fj.,elektr.- valë me gjatësi 10 deri më 150 milimetra. (FGJSSH f. 1878). Ant. valë të gjata
VALËN TJETËR fr.ndf.,ftill.-në rastin tjetër. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin : herën tjetër
VALË-VALË fr.ndf., fj.- me shumë valë të mëdha, duke lëvizur si valë, si dallgë të mëdha, me dallgë, valë të mëdha, duke formuar valë, duke lëvizur si valët e detit, në trajtën e valëve. (FGJSSH f. 1875, 1966, 2108). S. shih sin: dallgë-dallgë
VJEN VALË-VALË fr.fol.,ftill.-1. (diç-ka) vjen herë fuqishëm, herë dobët, herë me ngritje e herë me ulje diçka, dallgëzohet, dallgëzon diçka. S.shih sin : vjen dallgë-dallgë diçka. 2. (deti) dallgëzon, valëzon, tallazohet, tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)
VALI-U
ËSHTË VETË VALI E VETË KADI dikush fr.fol.,iron.- vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda dikush, vendos dhe urdhëron vetë dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush
ËSHTË VETË VALI E VETË MYFTI dikush fr.fol.,iron.-i ka në dispozicion të gjitha mundësitë dhe mjetet për të vepruar dikush, ka fuqi e mundësi të veprojë dikush si të dojë ( si t’ ia ketë ëndja), bën, vendos si do vetë diokush, nuk pyet për të tjerët dikush. (FGJSSH f. 2108). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush
VALIK-U
NË VALIK TË PUNËS fr.ndf.,ftill.- në vrullin, në hovin më të madh të punës. (BQ-DSH). S. shih sin: në piskun e punës
VALOM/Ë-A
*E MERR VALOMA .dikë fr.fol.,id.- shkon gjithnjë e më poshtë, më keq dikush, bëhet gjithnjë e më keq dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit, katandisë, falimentimit dikush, përfundon keq dikush, .shkatërrohet, katandiset, falimenton keq dikush. (UÇ-3/ 71 f. 201).- Mos i mori valoma e luftës edhe ata…-Jo ore, se nuk i ha as dreqi, ata. (JX-LV f. 382). S.shih sin:merr në çopur dikush
VALL/E-JA shm.VALLE-T
E BËN TË HEDHË (TË KËRCEJË, TË LUAJË) VALLE NË TEPSI dikë dikush fr.fol., meton.- e detyron dikë dikush të bëjë diçka edhe kundër dëshirës së tij, e detyron dikë dikush të bëjë si do vetë. (FGJSSH f. 1986, 2109). S. shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush
BËN VALLE dikush fr.fol.,id.- mbledh , bën një grup njerëzish me mendime, me qëllime dhe me interesa të përbashkëta (në një vend) dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: bën taraf dikush
DEL NGA VALLJA dikush fr.fol., met.- largohet nga një punë e vështirë, e rrezikshme a e ndërlikuar dikush. (FGJSSH f. 1011).S. shih sin: del nga loja dikush
DISA JASHTË VALLES DINË SHU-MË KËNGË fr.proverb.-kur dikush nuk punon vetë e nuk e ka ndonjë barrë a përgjegjësi mbi supe, i di fare lehtë t’ i bëjë,t’ i mbarojë punët. (FGJSSH f. 2109).
(E) DREDH VALLEN dikush fr.fol.,id.- e heq bukur një valle dikush, hedh valle bukur dikush. (FGJSSH f. 367).
ËSHTË JASHTË VALLES dikush fr.fol.,iron.- nuk merr pjesë në diçka (në një punë etj.) dikush e nuk përgjigjet për të, ka, mban qëndrim indiferent, mospërfillës, të vakët ndaj të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: qëndron anash dikush
E FUT NË VALLE dikë dikush fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 523, 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush
FUTET NË VALLE dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush
MOS E HAP VALLEN SHUMË fr.fol.,iron.- të kesh masë e kufi në punë, në veprime a në shpenzime, mati mirë forcat, fuqitë, mundësitë vetanake, pastaj shpenzo, puno, vepro, shpenzo, puno, vepro aq sa të kesh, shpenzo, vepro, puno aq sa ke mundësi, mos e tepro, mos e kalo masën në shpenzime, në punë, në veprime. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: bluaj sa të hash
E HEDH NJË VALLE dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush
*HEDH VALLE dikush, E HEDH VALLEN dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush. (FGJSSH f. 661).-Nuk qanë nënat, nuset, me kujë e sokëllimë,/ se vdekja s’ ua pështolli me shark të zi shtëpinë,/ por kapur dora-dorës mes fshatit hodhën valle. ( te: SF nr. 3/ 1990 f. 71). Esmakoja nxori një shami të vogël dhe filloi të hiqte vallen. (ZSA-VL-3 f. 276). S. shih sin: luan horë dikush
*HEDH VALLE SI NË DASMË dikush fr.fol.,iron.-bën ç’ i do qejfi dikush, livadhis dikush, vepron jashtë kontrollit dikush, nuk i jep llogari askujt dikush për veprimet vetanake, bën, loz, vepron dikush si të dojë, si ia kënda. –Hedh valle komunizmi/ rreth globit si në dasmë. (DHQ-BI f. 17). S.shih sin: luan kallçoja dikush
E HEDH VALLEN SIÇ BIE DAULLJA, SIPAS DAULLES, SIÇ BIE LODRA) dikush fr.fol.,iron.- punon, sillet, vepron dikush sipas kushteve, rrethanave përkatëse, punon, sillet dikush siç janë kushtet, rrethanat përkatës. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e kthen barkun nga del dielli dikush
E HEDH VALLEN SIÇ BIE LODRA dikush fr.fol.,iron.- punon, sillet, vepron dikush sipas kushteve, rrethanave përkatëse, punon, sillet dikush siç janë kushtet, rrethanat përkatës. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e kthen barkun nga del dielli dikush
E HEQ NJË VALLE dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush
HEQ VALLE dikush, E HEQ VALLEN dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush. (FGJSSH f. 668). S. shih sin: luan horë dikush
NUK I (IA) HYN ASAJ VALLEJE dikush fr.fol.,ftill.-nuk i futet dot një pune të vështirë dikush, i mungon vullneti a guximi për të bërë një punë jo të lehtë dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: nuk i hyn asaj së përpjete dikush
*HYN NË VALLE dikush, I HYN NJË VALLEJE dikush fr.fol..-1. meton.- bën, merr pjesë në një punë dikush. (FGJSSH f. 704, 1011). - Ia mori fjalën ajo, kur vuri re se ai i hyri një valleje mashtruese. (MI te: R, 23. III. 1985 f. 14). S. shih sin: hyn në horë dikush. 2. i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush
I (IA) HYN VALLES dikush fr.fol., iron.- i hyn një pune me telashe, me kokëçarje, me ngatërresa dikush, i hyn një pune të vështirë, të ngatërruar dikush . (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: futet në baltë dikush
E LË JASHTË VALLES dikë dikush fr.fol.,ftill.- nuk e fton a nuk e lë të marrë pjesë në diçka (në një punë, në një festë, në një trashëgim etj.) dikë dikush, e përjashton nga mesi, nga rrethi (familjar, shoqëror dikë dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: e lë (e qet) hariç dikë dikush
LOZ VALLE dikush fr.fol.,fj.- kërcen, vallëzon dikush. (FGJSSH f. 1014). S. shih sin: luan horë dikush
E LUAN VALLEN SI GOGLA NË TEPSI dikush fr.fol.,ftill..krah.- e hedh vallen bukur dikush, është valltar i zoti dikush. (QAÇE-RGU-LI f. 87). S. shih sin: luan valle në tepsi
LUAN VALLE NË TEPSI dikush fr.fol.,ftill.-e hedh vallen bukur dikush, është valltar i zoti dikush, mund të luajë, të vallëzojë në një vend fare të ngushtë dikush. (IBME-OP f. 158). S. e luan vallen si gogla në tepsi dikush
MERR VALLE ( NJË VALLE) dikush fr.fol.,fj.- loz, kërcen, vallëzon dikush. (AXH-VII f. 161). S. shih sin: luan horë dikush
NISIN VALLET KUR PUSHOJNË DAULLET fr.proverb.,iron.-nis, fillon diçka shumë vonë, me shumë vonesë, atëherë kur nuk duhet, atëherë kur bëhet fare vonë. (FGJSSH f. 2109).
PAGUAN NJË GROSH E HYN NË VALLE, PAGUAN NJËQIND E S’ DEL DOT fr.proverb.- është lehtë t’ i hysh një pune, por është shumë e vështirë t’ ia dalësh mbanë. (FGJSSH f. 1326).
PO HYRE NË VALLE, DUHET TË KËRCESH fr. proverb.,met.-po e fillove diçka (një punë etj.) duhet edhe ta shpiesh deri në fund, duhet edhe ta mbarosh, ta përfundosh. (FGJSSH f. 2109).S. shih sin: (e) mbyte gjarprin, hidhe (qite) në përrua
RRI JASHTË VALLES dikush fr.fol., iron.- nuk merr pjesë në diçka (në një punë etj.) dikush e nuk përgjigjet për të, ka, mban qëndrim indiferent, mospërfillës, të vakët ndaj të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: qëndron anash dikush
SI TË JETË VALLJA HIDHI KËMBËT fr.proverb.- vepro, puno sipas kushteve, rrethanave përkatëse, vepro,puno si të jenë kushtet, rrethanat. (BQ-DSH). S. shih sin : sipas brumit tharmin
SHKON PAS VALLES së dikujt dikush fr.fol.,iron.- fr. fol.,iron.- bën, vepron, punon, sillet dikush ashtu si do e siç thotë dikush tjetër, ia plotëson dëshirat, tekat, kërkesat, porositë dikujt dikush.- (FGJSSH f. 2109). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
E SHTIE NË VALLE dikë dikush fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 523, 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush
VALLJA SIPAS KËNGËS fr.proverb., ndf.- përshatur, përputhur me rrethanat, kushtet, mundësitë,në përputhje, në përshtatje me rrethanat, kushtet, mundësitë. (BQ-DSH).S. shih sin: si ara fara
VALLE E LEHTË fr.em.,fj.- lloj valleje popullore që nuk bëhet me lëvizje të forta. (FGJSSH f. 959). Ant. valle e rëndë
VALLE E RËNDË fr.em.,fj.- lloj valleje popullore, që kërkon lëvizje të forta. (FGJSSH f. 1655). Ant. valle e lehtë
VALLJA E SINISË fr.em.,fj.- valle që luhet brenda sinisë, kur gëzimi e hareja arrijnë kulmin në një dasmë etj. dhe valltari do të tregojë shkathtësinë e vet të jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1754).
VALLJA E TEPSISË fr.em.,fj.- valle që luhet duke i rënë tepsisë si daulle. (FGJSSH f. 1986).
E VË NË VALLE dikë dikush fr.fol., iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 1929, 2109, 2154). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush
VALLOG/Ë-A
NJË VALLOGË (fëmijë, gra) fr. em.,id.- një grumbull i madh ( fëmijësh, grash), një truç i madh ( fëmijësh, grash), një tufë, një tubë e madhe (fëmijësh, grash). (HB-FSHRRD-I f. 35). S. shih sin : një bylyk (fëmijë, gra)
VAMPIR-I
VAMPIRI E NJEH LUGATIN fr.pro-verb.,iron.- njeriu i keq e njeh shokun e tij, i ligu e njeh të ligun, i keqi e njeh të keqin. (FGJSSH f. 2110).
VANDAK-U
VANDAK ME BEZGA fr.em., iron.-njeri i trashë nga mendja. (FGJSSH f. 129, 2110). S. shih sin: (karabush) i shtypur me këmbë bibash
VAP/Ë-A
MOS NA BËJ VAPË! fr.fol.,iron.- mos na mërzit, mos na bezdis! Mos u bën i mërzitshëm! (thuhet kur dikush na shqetëson). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: mos na bëj baltë!
NA BËN VAPË dikush fr.fol.,iron.- na mërzit shumë dikush, na bëhet i mërzitshëm, i pa-dëshirueshëm shumë dikush, na mërzitet shumë dikush. (AJA-DE f. 170). S. shih sin: na bën baltë dikush
*BËN VAPË fr.fol.,fj.- bën shumë ngrohtë (verës), bën të ngrohtë të madh, bën mot me temperatura të larta (verës), merr mot shumë i ngrohtë (verës).- Atë ditë, sado që kishte bërë vapë, ata të dy nuk e kishin ndier edhe aq. (ZSA-VL-3 f. 62). Që në mëngjes dukej se atë ditë do të bënte vapë. (ZSA-VL-3 f. 184). S. bën zheg
E BËN VAPËN fr.fol., ftill.-1. (dikush) pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S. shih sin: e kalon vapën dikush. 2. mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S.e bën zhegun (bagëtia); e kalon (e shkon) vapën (bagëtia)
* BËN (NJË) VAPË E MADHE fr.fol. ,fj.- bën shumë vapë, bën vapë e padurueshme, bën shumë ngrohtë (verës), bën të ngrohtë të madh, bën mot me temperatura të larta (verës), merr mot shumë i ngrohtë (verës) .- Atë ditë bënte shumë vapë.Dielli qysh herët kishte nisur të përvëlonte. (ZSA-VL-3 f. 32). Bënte një vapë e madhe, sa qe dhe fare i zbuluar në krevat. Profesorit çdo porë e trupit i lëshonte djersë. (AK-Z f. 211). Kishte ca ditë që bënte vapë e madhe e pleqtë thoshin se s’ mbanin mend thatësi të tillë. (ZSA-VL-3 f. 20). S. shih sin : po bie dielli përdhe
IA BËN VAPË E SHËLLIRË dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. e detyron, e shtrëngon dikë dikush të bëjë diçka me zor, me dhunë, me forcë (pa dëshirën e vet),e detyron, e shtrëngon dikë dikush të veprojë, të bëjë, të sillet a të punojë si do vetë, e detyron dikë dikush të bëjë atë që e dëshiron a e kërkon vetë. S. shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush. 2. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë, e shtrëngon shumë keq, shumë ngushtë dikë dikush, ia mbledh keq dikujt dikush.S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 3. e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HAFSHE-DI f. 183). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush
I HYN VAPA dikujt fr.fol.,fj.- ndien të nxehtë të madh, të padurueshëm (verës kur bën vapë) dikush, vapohet, zhegitet dikush. (FGJSSH f. 2111). S. ka vapë dikush
KA VAPË dikush fr.fol.,fj.- ndien të nxehtë të madh, të padurueshëm (verës kur bën vapë) dikush, vapohet, zhegitet dikush. (FGJSSH f. 2111). S. shih sin: i hyn vapa dikujt
E KALON VAPËN fr.fol., ftill.- 1. (dikush) pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S. e bën vapën (zhegun) dikush;e shkon vapën dikush. 2.(bagëtia) mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: e bën vapën (bagëtia)
*NË PIKË TË VAPËS fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 1480). - Ajo prore shkonte andej kah frynte era, bile në pikë të vapës ishte e ftohtë si akulli përhera.(SJ te:F nr.1-2/90 f.15). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli
*NË PISK TË VAPËS, NË PISKUN E VAPËS fr.ndf.,fj.-kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell, në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur përcëllon vapa. (FGJSSH f. 332, 1488, 2110).- Kastrioti sulmonte ku s' e prisje, ditën dhe natën, në mëngjes dhe në mbrëmje, në pisk të vapës dhe në ag të dritës. (SD-SHKT-II f.200). Dielli i zhegut…djeg e përvëlon në pisk të vapës. (MG-AB f. 111). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli
NË PISHË TË VAPËS fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 1489). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli
PALCA E VAPËS fr.em.,id.- vapa më e madhe (verës), kulmi i vapës (verës). (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : pisha e diellit
PISKU I VAPËS fr.em.,fj.- kur është vapa më e madhe, kulmi i vapës (verës).. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : pisha e diellit
PISHA E VAPËS fr.em.,id.- vapa më e madhe (verës), kulmi i vapës (verës). (ALSI te: Leka nr. 11/ 1932 f. 356). S. shih sin : pisha e diellit
E SHKON VAPËN fr.fol., ftill.- 1. (dikush) pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S.shih sin: e kalon vapën dikush. 2.(bagëtia)-mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: e bën vapën (bagëtia)
SHKON VAPA ME GUSHTIN fr.proverb.- 1. çdo gjë e ka kohën e vet. 2. njeriu në moshë të kaluar nuk e ka më atë fuqi e atë aftësi. (FGJSSH f. 593, 1862).
*I VJEN VAPË dikujt fr.fol.,fj.-vapohet, zhegitet dikush, e ndien shumë vapën dikush.- Ca nga rakia, ca nga zjarri, Leles po i vinte vapë. (ZSA-VL-3 f. 149). S. e zë vapa dikë
E ZË VAPA dikë fr.fol.,fj.- vapohet, zhegitet dikush, e ndien shumë vapën dikush. (FGJSSH f. 2110). S. shih sin: i vjen vapë dikujt
VAPOR-I
(E) NGET VAPORIN NË TË THATË dikush fr.fol.,iron.- bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, nuk bën asnjë punë për të qenë, të mirëfilltë dikush. (NMUS-NJFK f. 215). S. shih sin: bën baltë dikush
VARAVING
*VJEN VARAVING dikush fr.fol., iron..- 1a. bredh, endet, sillet kot së koti , pa qëllim të caktuar dikush, e kalon, e shkon kohën kot së koti , pa bërë gjë dikush, bredh kot, pa punë dikush, nuk i shtrohet fare punës dikush, sorollatet, hallavitet dikush. - Po në dreq vaftë edhe bulevardi i të papunëve, që vijnë varaving gjithë ditën e ditës, duke tundur zinxhirin ose duke dëgjuar radiot e xhepit. (JX-JB- I f. 231).S. shih sin : bredh andej (e) këndej (këtej) dikush. 1b. shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush..S. shih sin : vjen (sa) andej këndej (këtej) dikush
VARE-JA shm.VARE-TË
ËSHTË VARE diçka fr.fol.,ftill.- është shumë e rëndë (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : është barrë e lagët diçka
E KA VARE (grushtin, dorën etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e ka shumë të rëndë (grushtin, dorën dikush. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : e ka plumb (grushtin, dorën) dikush
I RËNDË VARE fr.mb.,ftill.-i rëndë shumë, pa masë. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin: i rëndë si brumë
RËNDON SI VARE diçka fr.fol., ftill., krah.- rëndon shumë diçka. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : rëndon si plumb diçka
VARËSI-A
ËSHTË NËN VARËSINË e dikujt dikush fr.fol.,ftill.- është nën diktatin, urdhrat e dikujt dikush. (FGJSSH f. 2112). S. shih sin : është nën këmbët e dikujt dikush
NË VARËSI NGA …fr.ndf.,fj.- varësisht nga, varur nga…,në lidhje me …, në përshtatje me…,si rrjedhim i…(FGJSSH f. 2112).
VARFËR (I)
E RUAN SI I VARFËRI KAUN diçka dikush fr.fol.,ftill.,krah.- e ruan me shumë kujdes diçka dikush ,e ruan me kujdesin më të madh diçka dikush, e ruan si diçka të çmuar diçka dikush. (AXH-XIX f. 223, FGJSSH f. 1672, 2113). S. shih sin: e ruan si altar diçka dikush
VARFËRI-A
BIE NË VARFËRI dikush fr.fol.,fj.-varfërohet dikush, bëhet i varfër dikush. (FGJSSH f. 2113). S. shih sin: bëhet për të lypur derë më derë dikush
E HEDH NË VARFËRI dikë dikush fr. fol., fj.-e varfëron dikë dikush, nuk i lë asgjë nga pasuria dikujt dikush. (FGJSSH f. 661). S. shih sin: e lë biçak dikë dikush
I RËNË NË VARFËRI fr.mb.,fj.-i varfëruar, i bërë i varfër. (FGJSSH f. 2113). S. shih sin: i rënë nga dynjallëku
VARFËRIM-I
VARFËRIMI ABSOLUT I PROLE-TARIATIT (I PUNONJËSVE) fr.em,mfj.,ek.- ulja e përgjithshme e nivelit të jetesës së punëtorëve, keqësim i përgjithshëm i gjendjes ekonomike dhe i të gjitha kushteve të punës e të jetesës së punëtorëve në vendet kapitaliste. (FGJSSH f. 2113).
VARFËRIMI RELATIV I PROLE-TARIATIT (I PUNJONJËSVE) fr.em,mfj.,ek.-pakësim i vazhdueshëm i të ardhurave që marrin punëtorët në vendet kapitaliste në krahasim me kohën e mëparshme dhe me klasat e tjera të shoqërisë. (FGJSSH f. 2113).
VARG-U
JEMI NË VARG fr.fol.,id.- jemi të gjithë shëndosh e mirë, s’ kemi asnjë të vdekur apo të vrarë (përdoret si përgjigje kur pyesin për njerëzit e familjes më të gjerë). (SUAH-SHPPG f. 94).
NË VARG INDIAN fr.ndf.,fj.-në radhë një nga një, njëri pas tjetrit (sipas zakonit të indianëve të Amerikës. (FGJSSH f. 718).
*NJË VARG fr.ndf.,id.- shumë, pa masë, së tepërmi..- Në fushën gjuhësore një varg dijetarësh me atë material të pakë që kanë pasur nëpër duar, mund të thuhet se kanë hedhur në këto brezat e fundit themelet e një gjuhësie ilire.(EÇ-HSGJSH f. 24). S. shih sin: sa ka bar e dushk
VARG I BARDHË fr.em.,ftill.,let.- varg që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër. (ART f.194, FGJSSH f. 2113).
VARG I DYZUAR fr.em., fj.,let.-dy lloje vargjesh të lidhura në një varg të vetëm. (FGJSSH f. 2113).
VARG HEROIK fr.em.,fj.,let.- varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues. (FGJSSH f. 671, 2113).
VARG I LIRË fr.em.,fj.,let.- lloj vargu që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima sipas skemave tradicionale të metrikës. (FGJSSH f. 2113).
VARG I THYER fr.em., let.-varg i rregullt, që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet a shkruhet i ndarë. (FGJSSH f. 2073, 2113).
VARG E VARG fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113)..S.varg pas vargu ; varg e vijë ; varg e vistër ; varg e zinxhir
VARG PAS VARGU fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113).. S.shih sin : varg e varg
*VARG E VIJË fr.ndf.-me radhë, zin-xhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pa ndërprerje. (FGJSSH f. 2113, 2166, 2169).-Kam etje/ kam uri/ varg e vijë. (RSHE-M f. 42). S.shih sin : varg e varg
*VARG E VISTËR fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pa ndërprerje.(FGJSSH f. 2113). - Dhe kështu varg e vistër...gjithnjë i njëjti avaz. (HSY te: JR nr./69 f.17). Dhe kështu varg e vistër...gjithnjë i njëjti avaz. .(HSY-P-D 4 f. 172). S.shih sin : varg e varg
*VARG E ZINXHIR fr.ndf.-me radhë, zinxhir, një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pa ndërprerje.-Pas teje ngjitet gjithkush varg e zinxhir. (HSHA-VT f. 18). S.shih sin : varg e varg
VARG I ZJARRIT fr.em.,fj.- vargor, vargua, kamastër. (FGJSSH f. 2113).
I VJEN PAS VARGUT dikujt dikush fr. fol.,id.- bën dikush çfarë t' i thonë të tjerët, e mb-ështet, e përkrah dikush dikë për çdo gjë, vepron si t' i thotë dikush, shkon sipas dëshirave a poro-sive të dikujt dikush, ia plotëson dëshirat, tekat kërkesat a qejfin dikush dikujt (sidomos ndonjë fëmije), bën siç thotë dikush tjetër. JNU-FPM f. 263). S. shih sin: shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
VARGAN- I shm. VARGANË –T
*VARGANË-VARGANË fr.ndf., meton.- tufa-tufa (të mëdha), grumbuj-grumbuj ,truça-truça (të mëdhenj), në tufa të mëdha, në grupe të mëdha të veçuara, në grumbuj të mëdhenj..- Në këtë e sipër fshatarët varganë-varganë po vinin nga shtëpia në shkollë. (ZSA-VL-3 f. 84). S. shih sin : bunjetë-bunjetë
*VENË VARGANË -VARGANË fr.fol., ftill-venë me shumicë (sidomos gratë) e në grumbull, truç.- Në këtë e sipër fshatarët varganë-varganë po vinin nga shtëpia në shkollë. (ZSA-VL-3 f. 84).. S. shih sin: shkojnë bylyqe-bylyqe
VARGONJ-TË
FARKËTON VARGONJTË dikush fr. fol., meton.- përfatit robërimin dikush, robëron dikush. (FGJSSH f. 455).S. farkëton zinxhirët dikush
(I) KËPUT VARGONJTË (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (një popull, një vend), shpëton ngashtypja dhe nga shfrytëzimi (një popull, një vend), është i lirë (një popull, një vend) . (FGJSSH f. 819). S. shih sin: (i) këput prangat (një popull, një vend)
TRASHET VARGONJSH dikush fr.fol., iron.- nuk përmbahet, harbohet, azdiset, azganiset dikush, nuk përfill njeri dikush. (FGJSSH f. 2016, 2114). S. shih sin: e qet bishtin dikush
(I) THYEN VARGONJTË (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (njëpopull, një vend). (FGJSSH f. 819). S. shih sin:(i) këput prangat (një popull, një vend)
VARGJE-VARGJE
VARGJE-VARGJE fr.ndf., fj.- në disa vargje njëri pas tjetrit. (FGJSSH f. 2114). S. shih sin: radhë-radhë
VARK/Ë-A
NDODHET SI VARKA NË MES TË DALLGËVE TË TRAZUARA TË DETIT dikush fr.fol.,meton.- i shtrohet rrezikut dikush, , i , e rrezikon veten,jetën dikush. (NABA-EY f. 274). S. shih sin: hyn në flakë të barutit dikush
VARKË E NUHUT fr.em.,ftill.,fe.- mjet shpëtimi. (RAHY f.30). S. shih sin: barkë e Noes
VARUR
E LË VARUR fr.fol., ftill.- 1. (dikë diçka a dikush) e mëdysh, e luhat, e hamend, e lëkund, e bën që të mos dijë si të veprojë dikë diçka a dikush, e vë a e lë në pozitë, në gjendje të pavendosur dikë diçka a dikush, e lëkund midis po-së dhe jo-së dikë diçka a dikush, e bën dikë diçka a dikush të mos dijë ç’ të bëjë më parë ,të mos dijë nga t’ ia nisë, nga të zgjedhë më parë. S. shih sin : e lë cangël dikë diçka a dikush.2. (diçka dikush) e lë të pazgjidhur,të pavendosur, të papërcaktuar, të pasaktësuar diçka dikush.S. shih sin: e lë as andej as andej (këndej) diçka dikush.3. (diçka dikush) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. S. shih sin: e mban cangël diçka dikush. 4. (dikë dikush) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e mban cangël dikë dikush. 5. diçka (një punë, një çështje etj. dikush) e lë pa e përfunduar a pa e zgjidhur diçka (një punë, një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: e lë bllacë diçka (një punë, një çështje) dikush
E MBAN VARUR fr.fol.,iron.-1. (diçka dikush) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. S. shih sin: e mban cangël diçka dikush. 2. (dikë dikush) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e mban cangël dikë dikush
TË MBAN VARUR dikush fr.fol. ,iron.- të mban me premtime, me shpresa të kota dikush e nuk të jep, nuk të bën (asnjë, një) zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë, një) punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: as të çap, as të përtyp dikush
*MBETET VARUR fr.fol.,ftill.- 1. (diçka) mbetet pa mbështetje, pa bazë, pa themel, mbetet e paqën-drueshme, e pasigurt diçka, është pa mbështetje diçka . S. shih sin: mbetet në ajër diçka.2. diçka (një punë, një çështje etj) fr.fol.,ftill.-mbetet e pazgjidhur,e pavendosur,e papërfunduar, e pakryer,e pambaruar diçka (një çështje, një punë etj.). (FGJSSH f. 2115).- Partia na ndihmoi dhe me planin jemi fare mirë.Vetëm puna e Naqes mbetet varur.(ZSA-VL-3 f. 117).S.shih sin: mbetet në ajër diçka (një punë, një çështje etj.)
QËNDRON (RRI) VARUR fr.fol.,ftill.- 1. (diçka) qëndron, rri pa mbështetje, pa bazë, pa themel diçka, qëndron, rri e paqëndrueshme, e pasigurt diçka, qëndron, rri pa mbështetje diçka . S. shih sin: mbetet në ajër diçka.2. diçka (një punë, një çështje etj) fr.fol.,ftill.-qëndron, rri e pazgjidhur,e pavendosur,e papërfunduar, e pakry-er,e pambaruar diçka (një çështje, një punë etj.). (FGJSSH f. 2115).S.shih sin: mbetet në ajër diçka (një punë, një çështje etj.
VARUR (I)
NË SHTËPINË E TË VARURIT NUK E ZËNË NË GOJË LITARIN fr.proverb.- paralajmërohet që të mos flitet për një çështje, nga e cila mund të lëndohet shumë dikush që është i pranishëm (nga që ai ka një gjymti a të metë të tillë, ka vuajtur shumë a e ka pësuar nga diçka, ka bërë një faj të tillë etj.). (FGJSSH f. 1927, 2115).
VARR-I shm.VARRE-T
BËHET SIKUR KA DALË NGA VARRI (PREJ VARRIT) dikush fr.fol.,meton.- 1.dobësohet e tretet shumë (nga sëmundja etj.) dikush. S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush. 2. zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 2116). S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush
BËHET VARR dikush fr.fol.,id.-1. dobë-sohet shumë, së tepërmi dikush. S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush. (MIHO-DI f. 180, ANJEKE-M f. 72).2. ngul këmbë shumë për diçka dikush, nuk tërhiqet aspak nga diçka dikush, nuk lëshon pe fare për diçka dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: nuk ha arsye dikush
I BËHET VARR dikush a diçka dikujt fr.fol.,iron.-i bëhet shumë i mërzitshëm, i padurue-shëm,i neveritshëm dikush a diçka dikujt.-I ishte bërë shtëpia varr. (FGJSSH f. 2115).S.shih sin: i bëhet si çimkë në petka dikush a diçka dikujt; i bëhet dergjë dikush a diçka dikujt
E BËN VARR dikë dikush fr.fol.,meton.- 1. e varros dikë dikush . S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush . 2. e vret dikë dikush . (QEHA-ELB f. 70). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
*I BËN VARR dikujt dikush, IA BËN VARRIN dikujt dikush fr. fol.,iron.- 1.ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë dikujt dikush. (AXH-L f. 152).- I merr vetë në punë, i ngrit në karrierë, e ata… fillojnë e të mihin dheun nën këmbë ,të bëjnë varrin dhe të zënë karrigen ! (RKE te : JR nr. 6/ 74 f. 1141).. Sa kohë shoku-shokut ia bën varrin/ S’ ka shpresë kurrë luftërat fund të marrin! (ASDR-VP f. 156). Si farmak më farmako-sën/ zemra m’ u nxi, m’ mu zbardh leshi/ më bënë sa hiqem zvarrë/ dhe tani më bëjnë varr. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 195). Atje të gjithë kur qenë, Ata që turp nuk kanë,/ Fjalë lidhën, fjalë prenë/ copë të bënë, të ndanë/ thanë, ja tek ia bëmë varr,/ Kush të mund le ta marrë. (APAPO te: SF nr. 3/ 88 f. 197). S. shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ; ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush.2. e mbyt, e vret, e zhduk, e shfaros, e likuidon dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (AXH-L f. 152).S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush.3. i (ia) bën, ia shkakton një të keqe, një humbje të madhe, të rëndë dikujt dikush, e dëmton rëndë dikë dikush, e shkatërron krejt dikë dikush. (FGJSSH f. 577, 2115, NABA-EY f. 188). S. shih sin : e bën borzilok dikë dikush
TA (TË) BËN VARRIN dikush) është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
E ÇON NË VARR dikë dikush fr.fol., meton.- e mbyt, e vret dikë dikush , e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
E ÇON NË VARR PËR SË GJALLI dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
E ÇON NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhë-rim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
*DERI NË VARR fr.ndf.- deri në vdekje, gjithë jetën.- Unë do të të dua deri në varr! (IBIB te: KD, 24 maj 2003 f. 31). S.shih sin: gjer në cakun e fundit
DO T’ IA TREGOJË EDHE VARRIT diçka dikush fr.fol.,ftill.-do t’ ia tregojë çdokujt diçka dikush, nuk e harron dot kurrën e kurrës diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 246). S. shih sin: do t’ ia tregojë edhe plloçës diçka dikush
ËSHTË ME NJË KËMBË NË VARR dikush fr.fol.,meton.- 1. gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush, është shumë i plakur e i dërrmuar dikush. (QM-FSHRGP f. 62). S. shih sin: e hëngri barin dikush
. 2. është në prag të vdekjes dikush, pritet të vdesë me sot, me nesër dikush, së shpejti do të vdesë dikush, i vjen ora e vdekjes dikujt, i vjen vdekja afër, së shpejti dikujt. (AVSU-SHPMG-I f. 165). S. shih sin: është në agoni dikush
ËSHTË NË BREG TË VARRIT dikush fr.fol.,ftill.-1. është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush. S. shih sin: është në agoni dikush.2.është në prag të shkatërrimit të plotë dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush. (PETZE-FSHFRR f.29).S.shih sin: gjendet në agoni dikush. 3.është shumë plak dikush, është plak i moçëm dikush. (SMO-2/
ËSHTË NË BUZË TË VARRIT dikush fr.fol.,ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm dikush. (SMO-/80 f. 155, FGJSSH f. 2116). S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2119, 2235, JTH-FFGJSH f.151). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush
ËSHTË NË GRYKË TË VARRIT dikush fr.fol.-1. ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm dikush. S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2235). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush
ËSHTË NË ZGRIP TË VARRIT dikush fr.fol.-1. ftill.-1.është afër vdekjes dikush, është gati për të vdekur dikush, pritet të vdesë me sot me nesër dikush,është shumë i sëmurë dikush. S. shih sin: është në agoni dikush.2. është shumë plak dikush, është plak i moçëm dikush. S. shih sin: e hëngri barin dikush..3. është para një rreziku a dështimi shumë të madh dikush, është gati të shkatërrohet krejt dikush, gati merr fund, falimenton dikush (FGJSSH f. 2116, 2235). S.shih sin: ndodhet në agoni dikush
ËSHTË VARR diçka fr.fol.,ftill.- është shumë e vështirë, e rëndë, e padurueshme diçka.-Jeta në të kaluarën ishte varr. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: është barrë e lagët diçka
ËSHTË VARR I HAPUR dikush fr.fol., meton.- është shumë plak a shumë i sëmurë dikush, është afër vdekjes dikush, nuk ka asnjë shpresë shpëtimi dikush. (FGJSSH f. 651, 2116).S. shih sin: është në agoni dikush
ËSHTË VARR I MBULUAR dikush fr.fol.,ftill.- e ruan, e mban shumë të fshehtën, sekretin dikush e nuk ua thotë, nuk ua tregon të tjerëve, nuk u hapet të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1102, 2116). S. shih sin: është arkë me dry dikush
ËSHTË VARR I PABËRË dikush fr.fol.,meton.- thuhet për dikë që vetëm bën hije mbi dhe, që e nëpërkëmbin dhe s’ e pyesin fare, që jeton kot. (SUAH-SHPPG f. 94).
E FUT NË VARR dikë dikush a diçka fr.fol.,id.-1. (dikush) e varros, e gropos dikë dikush . (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush.2. (dikush ca diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. ( FGJSSH f. 2115, SKDO f. 42, 321). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
E FUT NË VARR PËR SË GJALLI dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
E FUT NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5).S.shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
FUTET NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)
IA HAP VARRIN dikujt dikush fr.fol., meton.- 1. ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë dikujt dikush, ia kurdis një të keqe (të madhe) dikujt dikush. S. shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 2. e dërrmon keq dikë dikush, e mposht dhe e shkatërron dikë dikush. S. shih sin : e bën borzilok dikë dikush. 3. e mbyt, e vret, e likuidon dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 648, 2115). S. shih sin :ia shqyen barkun dikujt dikush.
I HAPET VARRI NËN KËMBË dikujt fr.fol..-1. iron.-vdes dikush. S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush.2. id.-është në shkatë-rrim e sipër dikush ,është në prag të shkatërrimit të plotë ose të një humbjeje a fatkeqësie të madhe dikush. (FGJSSH f. 2116). S. shih sin : ndodhet në agoni dikush
IU HAPTË VARRI! fr.fol.,mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 649, 2116). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
IU HAPTË VARRI NËN KËMBË! fr.fol.,mallk.- vdektë! (FGJSSH f. 649, 2116). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
HESHTJE SI PREJ VARRI fr.em.,ftill.- heshtje e plotë, heshtje që ngjall trishtim.- Heshtja si prej varri e Lul Kalulit... dhe orvatja... t’ i bënte bisht punës së fejesës, i çelën plagë të reja në shpirt. (MI-SHT f. 143). S. shih sin: heshtje varri
HESHTJE VARRI fr.em.,fj.- heshtje e plotë, heshtje që ngjall trishtim. (FGJSSH f. 2115). S. heshtje si prej varri
HUMB SI VARRI I EVGJITIT dikush a diçka fr.fol.,ftill.,krah.- kumb krejt, humb pa gjurmë dikush a diçka. (KOKA te: LEKA mr. 7/ 1932 f. 231). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
I HUMBTË VARRI E DËRRASA! fr.fol.,mallk.- u zhduktë pa lënë gjurmë! humbtë pa gjurmë dikush! (FGJSSH f. 2116). S. shih sin: u shoftë me bina !
I HUMBTË VARRI ME GJITHË DË-RRASA! fr. fol.,mallk.- u zhduktë dikush! humbtë pa gjurmë dikush! (PETZE-FSHFRR f. 54). S. shih sin: u shoftë me bina !
HYN NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)
E KA VARRIN ÇELUR (HAPUR) dikush fr. fol.,met.- 1.është në rrezik dikush, kalon diçka që mund të rrezikojë edhe jetën (përdoret për më tepër për gruan kur lind ose kur është në periudhën e lehonisë).2. akoma është në mendjen tonë, kujtimi i tij nuk është harruar (për njeriun që ka vdekur).(JNU-FPM f. 263).
KËLLITET NË VARR dikush (i vdekuri) fr,fol., id.- varroset, groposet dikush (i vdekuri). (BQ-DSH).S. shih sin: bie në dhe dikush (i vdekuri)
KUSH IA BËN VARRIN SHOKUT (TJETRIT), BIE VETË BRENDA fr.proverb.- kush ia përgatit të keqen (fatkeqësinë) dikujt e pëson vetë. (FGJSSH f. 2115, 2143).
MBARON TE BUZA E VARRIT fr.fol.,meton.- mbaron në vdekje.- Kjo ishte bujkrobëria e turkut, një angari që fillonte në djep dhe mbaronte te buza e varrit. (SG-S f. 23). Ant. fillon në djep
IA MBARON VARRIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia bën, ia përgatit dredhinë, të keqen , fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (HB-FPD f. 65). S.shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ; ia mbaron çekërkun dikujt dikush
I ËSHTË MBULUAR VARRI ME BARI dikujt fr.fol.,iron.- ka kohë që ka vdekur dikush, prej kohësh nuk është më në jetë dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt
IA KA MBULUAR VARRIN BARI dikujt fr.fol.,meton.- ka kohë që ka vdekur dikush. (FGJSSH f. 2115). S. shih sin: i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt
MË MIRË VARR SE NAMQORR fr. proverb.- më mirë i vdekur se të kënaqesh me pak. (HAVA-FSHPK f. 49).
NË BUZË TË VARRIT fr.ndf.,met.- shumë afër vdekjes, në rrezik të madh. (AXH-XLII f. 210). S. shih sin: në agoni
E PAFSHA NË VARR! fr.fol.,mallk.- vdektë! (FGJSSH f. 1921). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
I QESH VARRI dikujt fr.fol.,id.- thuhet për dikë që për së gjalli ka qenë njeri shumë i mirë e i dashur, që ka lënë një emër të mirë e që kujtohet me nderim. (PETPA-LU f. 182).
QETËSI VARRI fr.em.,fj.- qetësi e plotë, qetësi që të ngjall trishtim. (FGJSSH f. 2115-6).
*E SJELL BUZË VARRIT dikë, E SJELL NË BUZË TË VARRIT dikë fr.fol.,meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar dikë dikush, e dëmton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën borzilok dikë dikush; e sjell buzë agonisë dikë dikush.2. (dikush a diçka) ia shkatë-rron shëndetin dikujt dikush a diçka, ia shkakton një gjendje shumë të keqe shëndetësore dikujt dikush. A diçka, i sjell gjendje shumë të keqe shëndetësore dikujt dikush a diçka- Përherë humbte në mendime, sikur ta kërkonte ndonjë shteg, kah duhej të kalonte, mirëpo mendimeve nuk mund t’ ua gjente fundin, edhepse e kishin lodhur dhe sjellë në buzë të varrit. (NRR-M f. 65). S. shih sin: e bën në atë (në këtë) ditë dikë dikush a diçka
*SHKON DERI NË BUZË TË VARRIT dikush fr.fol.,id.- e rrezikon jetën dikush, i shtrohet rrezikut të madh dikush.-T’ ia rrëfesh se si shkova deri në buzë të varrit. (SISHU-VAASH f. 194).
SHKON NË VARR dikush fr.fol., iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 1862, 1989). S. shih sin: e kthen barkun n ga dielli dikush
*E SHPIE NË VARR dikë diçka a dikush fr.fol.,meton.- ia shkakton vdekjen dikujt diçka a dikush.- Këto dy arsye...në afatin rekord e shpunë në varr poetin. (AA-SH f.195).
E SHTIE NË VARR dikë fr.fol., meton.- 1. (dikush) e varros, e gropos dikë dikush. S. shih sin: e fut në dhe dikë dikush. 2. (dikush a diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. ( FGJSSH f. 2115).S.shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
E SHTIE NË VARR PËR SË GJALLI
dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka . 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
E SHTIE NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
TË SHTIFSHA NË VARR! fr.fol., mallk.- vdeksh! ( FGJSSH f. 649). S. shih sin: të vënça në arkë!
E SHTIFSHIN NË VARR! vdektë! (FGJSSH f. 638). S.shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
VARRET NUK FLASIN fr.proverb.- të vdekurit i marrin të fshehtat, sekretet në varr. (FGJSSH f. 2116).
*VARR I HAPUR fr.em.,met.- Vlerat e veprës së Koliqit janë të padiskutueshme, por biogafia e tij është një varr i hapur, që nuk të pëlqen t’ i afrohesh dhe ta shikosh nga afër. (MEKRA te: KD, 30 gusht 2003 f. 25).
VARRI I SHENJTË fr. em., fe.- vendi ku, sipas mitologjisë së krishterë, është varrosur Krishti. (FGJSSH f. 1826).
VETE GJER NË BUZË TË VARRIT DHE KTHEHET dikush fr.fol.,per.- nuk beson kush që të shpëtojë, po shëndoshet. (TASE f. 21).
E VË NË VARR PËR SË GJALLI dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
E VË NË VARR TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.- 1.e mundon shumë dikë dikush a diçka duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e hidhëron, e trondit, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.(FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
VARR/Ë-A shm.VARRA-T
BËN VARRA NË HI dikush fr.fol., iron.-1. flet kot dikush. S. shih sin: flet në arë e në stom dikush. 2. përpiqet, mundohet, punon kot (kot së koti) dikush, bën punë të kotë, pa dobi, pa fryt, pa vlerë dikush. (MIHO-DI f 180). S. shih sin: bën baltë dikush
I MBAROI VARRAT dikush fr.fol., iron.- i erdhi fundi dikujt (nga pleqëria ose nga një sëmundje etj.),i ka mbetur edhe pak kohë për të jeuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur ,e ka përfunduar jetën dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: e hëngri barin dikush
E PREK NË VARRË dikë dikush fr.fol.,meton.- e prek, e ngacmon, e lëndon, e qëllon, e godet dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku s’ duhet dikë dikush, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë, e prek, e lëndon,e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (BQ-DSH). S. shih sin : e prek Akilin në thembër dikush
I QET VARRËS KRIPË dikush fr.fol. ,iron.- e acaron edhe më shumë një gjendje, një situatë të nderë, të acaruar midis njerëzve dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia vë gacën agzotit dikush
*E SHPIE NË VARR dikë dikush fr.fol., e mbyt, e vret dikë dikush,ia shkakton vdekjen dikujt dikush.- Këto dy arsye...në afatin rekord e shpunë në varr poetin.(AA-SH f.195). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
VATRA-VATRA
VATRA-VATRA fr.ndf.,id.- aty po, aty jo, në një vend po, në një vend jo, jo në çdo vend, në disa vende po, në disa vende jo, në disa pjesë po, në disa pjesë jo, jo kudo, pjesë-pjesë. (BQ-DSH). S. shih sin : aty këtu, aty e këtu
VAT/ËR-RA shm. VATRA-T
JASHTË VATRËS fr.ndf.,id.- jashtë familjes. (FGJSSH f. 2052). S. shih sin: jashtë tharkut
IU NGAFSHIN VATRAT ME QE! fr.fol.,mallk.- u shoftë fare! u shoftë me të gjithë njerëzit e shtëpisë! mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (thuhet për një njeri të poshtër e me të gjitha cilësitë e ulëta). (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: u shoftë me bina!
TË DALTË HITHRA NË VATËR ! fr.fol.,mallk.- mos të mbettë asnjeri gjallë ! u shofsh me gjithçka ! të vdekshin të gjithë njerëzit e shtëpi-së ! (FGJSSH f. 687). S. shih sin : t’ i mbuloftë bari dërrasat e kullës
IA FIK VATRËN dikujt r.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush, nuk i lë as para e as pasuri dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.3. .ia vret, ia mbyt djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dike dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush.4. dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)- është shkaktar i martesës së pafat të dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi). (BQ-DSH).S.shih sin: ia ferros derën dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)
I FIKET VATRA dikujt fr.fol.,meton.-nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush
I MBETET NË VATËR bija dikujt fr.fol.,ftill.- nuk i del fat, kësmet, rrësk për martesë bijës së dikujt, e cila i mbetet e pamartuar. (BQ-DSH). S.shih sin: i mbetet në derë bija dikujt
I MBIN NË VATËR dikujt dikush fr.fol., iron.- i hyn në farefis i padëshiruar dikujt dikush, është i padëshirueshëm në farefis dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i mbin në çanak dikujt dikush
IA MBYLL VATRËN dikujt dikush fr.fol.,meton.-i (ia) shkakton vdekjen e të vetmit djalë, trashëgimtar dikujt dikush, ia vret, ia mbyt djalin, trashëgim-tarin e vetëm a të gjithë anëtarët, pjesëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush,e lë pa njeri, e lë vetëm e të shkretë dikë dikush, e lë pa njeri (të vetëm) dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush, e shuan krejt dikë dikush, e fik, e shuan me tërë familjen dikë dikush, e lë pa pasardhës a trashëgimtarë dikë dikush, e shkreton, e mjeron dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia mbyll derën dikujt dikush
I MBYLLET VATRA dikujt fr.fol., meton.-nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush
ME QESER IU MIHTË VATRA! fr.fol., mallk.- u zhduktë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! u mjeroftë! u rrënoftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë fare! (AXH-IX f. 169). S. shih sin: u shoftë me bina!
NDAHET NGA VATRA dikush fr.fol., iron.- rri veç, i ndarë nga të tjerët dikush, nuk rri bashkë me të tjerët dikush, ndahet, shkëputet nga mjedisi ku jeton dikush, i këput, i shkëput lidhjet, marrëdhëniet me të tjerët dikush dhe mbyllet në vetvete. (BQ-DSH). S. shih sin : veçohet nga bota dikush
NË KRYE TË VATRËS fr.ndf.,met.- në vendin kryesor, në vendin më të nderuar, më të mirë. (FGJSSH f. 893, 2117). S. shih sin: në krye të oxhakut
I SHKEL NË VATËR dikujt dikush i shkon në shtëpi dikujt dikush për vizitë, i shkon si mik, si mysafir dikujt dikush. (FGJSSH f. 214).S. shih sin: i shkon brenda dikujt dikush
IA SHQIM VATRËN dikujt fr.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekono-mikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush, nuk i lë as para e as pasuri dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën djali, trashëgimtari i vetëm dikujt. 3. ia vret, ia mbyt djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dike dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush
I SHQIMET VATRA dikujt fr.fol., meton.- vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush,vdes e nuk lë askënd pas vetes dikush, mbetet pa trashëgimtar, pa askënd të vetëm, të afërm (djalë, nip etj.) dikush (pas vdekjes), shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush
IA SHUAN VATRËN dikujt fr.fol., meton.-1.(dikush) e shkatërron, e fik krejt ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush, nuk i lë as para e as pasuri dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.3.ia vret, ia mbyt djalin, trashë-gimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush
I SHUHET VATRA dikujt fr.fol.,meton.-1a. nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush,vdes e nuk lë askënd pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush.1b. mbetet fare pa njeri dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mjerohet, shkretohet, pusohet dikush. (FGJSSH f. 214). S.shih sin: i shkulen caranjtë e vatrës dikujt
IA THAN VATRËN dikujt fr.fol., meton.-1. (dikush) e shkatërron, e fik krejt ekono-mikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar(ekonomike) dikë dikush, nuk i lë as para e as pasuri dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (FGJSSH f. 2117, JTH-FFGJSH f. 195). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. . 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) i vdes djali, trashë-gimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën djali, trashëgimtari i vetëm dikujt. 3. ia vret, ia mbyt djalin, trashë-gimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (FGJSSH f. 2117).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush. 4. (gruaja) nuk i bën fëmijë dikujt gruaja. (FGJSSH f. 2050). S. shih sin: ia lë shtëpinë mbyllur dikujt (gruaja)
VATËR FAMILJARE fr.em.,met.- faamilje. (FGJSSH f. 448).
VATËR KULTURE fr.em.,ftill.- institu-cion që merret me organizimin e me drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël. (FGJSSH f. 2117).
VATËR E SHUAR fr.em.,meton.- shtëpi pa njerëz. (FGJSSH f. 1313). S.shih sin: oxhak pa tym
VATËR ZJARRI fr.em.,met.- vend që mund të shërbejë si pikënisje për të ndezur luftën . (FGJSSH f. 2244).
I VJEN NË VATËR dikujt dikush fr. fol.,meton.- i vjen në shtëpi dikujt dikush, i vjen në (për) vizitë dikujt dikush,i vjen si mik, si mysafir dikujt dikush. (FGJSSH f. 214). S. shih sin : i vjen brendë dikujt dikush
VATH/Ë-A shm.VATHË-T
I BËN VATHA BALTË dikujt fr.fol., iron.- nuk i ka punët në rregull, mirë dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: s’ i ka bathët të mbara dikush
E FUT NË VATHË dikë dikush fr.fol., id.- 1. nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e vë nën kontroll dikë dikush. S. shih sin: e bën çeço dikë dikush.2. e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e vë në gjendje shumë të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2118, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush
HYN NË VATHË dikush fr.fol.,id.- fillon të punojë a të sillet mirë dikush, bëhet i arsyeshëm dikush, shtrohet, bindet, mbli-dhet, disiplinohet, frenohet, nënshtrohet, urtohet dikush. (FGJSSH f. 2118). S. shih sin: hyn në binarë dikush
S’ MBAHET VATHË ME DERRA fr.fol.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, pa kushte a mjete përkatëse (të domosdoshme, të nevojshme) nuk bëhet, nuk kryhet punë. (QM-FSHRGP f. 55). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain
MBETET NË VATHË dikush fr.fol., ftill.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të keqe, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndih-me e pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush ,mbetet në ngushticë të madhe dikush, s’ ka nga t’ ia mbajë dikush. (SUAH-SHPPG f. 94). S. shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush
MBETET PA VATHË E PA RRATHË dikush fr.fol.,ftill.- i humb të gjitha dikush, mbetet fare pa gjë, e humb gjithë pasurinë dikush, mbetet pa kurrfarë pasurie dikush . (MIHO-DI f. 180). S. shih sin: mbetet fyell dikush
NDAHET NGA VATHA dikush fr.fol., iron.- rri veç, i ndarë nga të tjerët dikush, nuk rri bashkë me të tjerët dikush, ndahet, shkëputet nga mjedisi ku jeton dikush, i këput, i shkëput lidhjet, marrëdhëniet me të tjerët dikush dhe mbyllet në vetvete. (FGJSSH f. 2118, EQSHI f. 106). S. shih sin : veçohet nga bota dikush
SI VATHA PA GRIGJË fr.ndf.,krah.- pa njeri, shkretë. (FGJSSH f. 2118). S. shih sin : fill vetë, fill vetëm
E VË NË VATHË dikë dikush fr.fol., id.- 1. nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e vë nën kontroll dikë dikush. S. shih sin: e bën çeço dikë dikush.2. e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e vë në gjendje shumë të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2118, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush