E marte, 30.04.2024, 07:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Rina Turkeshi: ''Kur e sulmova terrinë''

E hene, 17.01.2011, 06:36 PM


RRAHIM GANIU

 

,,KUR E SULMOVA TERRINË’’

 

Nga Rina Turkeshi

Shkrimtare dhe kritike letrare

 

Ky libër poem specifike lirike që i kalon mbi njëqindë e njëzet faqe,është vepra e gjasht nga sfera e poezisë të Rrahim Ganiut.Ai vërtetë me plotë kuptimin e fjalës vazhdon me një intenzitet të theksuar të na befason me vepra të reja nga shumë sfera të krijimtarisë e sidomos nga poezia.

       Vëllimi poetikë ,,KUR E SULMOVA TERRINË’’ është një syrprizë e këndshme në letërsinë shqiptare dhe më gjërë.Nuk mund të them befasuse për kah cilësia,për shkakë se autori të gjitha veprat që i botoi gjer më tani karakterizohen me cilsi të larta të shprehjes formës dhe kuptimit poetikë.

     Libri,,KUR E SULMOVA TERRINË’’ është vepër që të mahnitë me stilin specifikë të perfeksionuar të autorit i cili shumë me kujdesë e përdor çdo fjalë dhe fjali.Vargjet këtu kanë një peshë të rëndë dhe me plotë qasje dramatike,mendimme të lirshme të kodit filozofik dhe poetik,konfliktet e brendshme të dramës ekzisteciale njerëzore,lufta midisë errësirës dhe shkëlqimit,midisë të mirës dhe të keqes.

        RRahim Ganiu ka një dhembje kohe po ate në vargjet e këtij vëllimi nuk e shpreh si dhembje të fjalës poetike ose të poetit të mbytur të ngulfatur në lot,ai tregon në mënyrë refleksive të kuptohet ngjarja të tejkalohet dëshprimi,të sfidohen pasojat e territë.     

                            

1.

 

O perendi e madhërishme

Kur shqipes iu vërsulën

Hordhitë 

T’ia ngulfatin qiellin 

Unë isha

Në kalanë e pa mposhtur

Të krenarisë së etnisë

Ajo kishte lëshuar shtat

 Gjerë në qiell

E unë nuk e dinja se 

Mbreti im shkoi në amshim

 

     Poema lirike ,,KUR E SULMOVA TERRINË’’ka një zjarr të brendshëm një dhembje që i kalon suazata e dhembjes individuale sikur merrë përmasa kolektive edhe pse autori fletë në veten e parë.Dhembjet dhe fatet njerëzore sikur nuk kanë përfunduar ata përsëriten vazhdimisht në mënyra të ndryshme.Më duket se zjarri i brendëshëm i autorit për ta sfiduar të keqen është element dhe vlerë kryesore lirike e artistike bile edhe filozofike ekzistenciale me plotë kuptimin e fjalës që e përcjellin emocione të forta të zërit të shqetsuar poetik.

       Të gjitha mendimet poeti i ka shprehur me një forcë të theksuar të veçantë artistike,në një mënyrë specifike tani si kod poetik i RRahim Ganiut si poet i formuar me stiilin e tij të shprehjes po njëkohësisht edhe si filozof dhe njohës i vërtetë i estetikës filozofike dhe historisë shqiptare.

7.

Po unë kam me të vërtetë

Diçka të pa gjunjëzuar

Diçka më të fortë se çeliku

Më të fortë se guri

Më të fortë se kodra

E paprekur

Madhështinë e fisit në kohë

Diçka që mbijeton fortunat

Plagët e plasura

Më besoni tani më ka ngelur

Vetëm ëndrra

Dhe kënga e ime

Që askush nuk mund

 Të mi grabitë

 

      Poema është me figura të dendura të pasura të them me të drejtë mahnitëse.Poeti në vargje lirike zbulon rrjedhën historike krenarin e fisit të popullit tonë dashurinë për liri të vërtetë njerëzore që shqiprait gjithmonë i mungoi.Po ai nuk e humbi dhe nuk e humb shpresën.Vyrtitet e njerëzve të etnisë autori i shikon të lidhura ngusht me traditën.Po autori i thekson në mënyrë artistike të një niveli të lartë me atribute të theksuara moderne të kohës bashkëkohore.Poema ,,KUR E SULMOVA TERRINË’’është vepër e fuqishme e kohës është poezi filozofike me plotë kuptimin e fjalës  ku gjuha nuk shkrihet në mit as rriti në traditë,po secila me lidhjet e plota ruan identitetin e vet specifikë.

       RRahim Ganiu në këtë poemë me kujdes të vaçant e respekton kërkesën e tij imperative për realizimin e të bukrës  dhe të madhërishmes dhe këto si duket në mënyrë spontane i ngritë në parime simboliste të poemës që deportonë në esencën e vet dhe më gjërë.Prandaj edhe konstatimi i jonë shumë i drejtë dhe me vend se autori i poemës ,,KUR E SULMOVA TERRINË’’sjellë vlera të reja që meritojn respekt të veçantë.Propozojë me bindje të thellë dhe përgjegjësi të vetëdishme se ky libër të finasohet nga MINISTRIA E KULTURËS PRANË QEVERISË SË MAQEDONISË dhe sa më shpejtë të del në dritë.

 

SHKUP korrik 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora