E marte, 30.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Lirim Nezha: Vajza e rrugicës

E hene, 17.01.2011, 07:37 PM


Lirim Nezha

 

VAJZA E RRUGICES

 

      As që e kisha menduar se mund të shkoja ndonjë ditë. Madje as nuk e dija se ku ndodsheshin.Tek po shëtisnim në qëndër të Athinës së madhe e të zhurmshme,me synimin e vetëm për të blerë ndonjë ushqim të lirë për të kaluar javën,shoku im i dhomës, më grishi për andej.Dhe nuk e kuptova as vëtë se si e ndoqa pa e kundërshtuar.Nuk kishim veçse disa muaj që punonim në atë qytet,dhe ende nuk i dinim misteret që fshihte.Kërshëria na shtynte që të mësonim diçka.E,pra,më parë se të pranoja propozimin e shokut tim,ne kishim kaluar një orë në një prej kinemave dritëkuqe që gjrnden gjithandej në metropolet e mëdha.Shkuarja në atë sallë të errët,ku përziheshin loj lloj erërash të pështira,për ne shqiptarët me mundësi të pakëta dëfrimi,ishte fatale.Po të shkoje atje,vetëm një impotent mund t’i shpetonte tundimit joshës  për të kaluar nga ajo rrugicë,të cilën shoku im m’a propozoi,dhe unë nuk bëra as më të voglin kundërshtim ,siç do të kisha bërë ndoshta,një ditë më parë.

    Ishte ditë e diel dhe numri i njerëzve nuk kishte të sosur.Zhurmërima e tyre përzihej me thirrjet e forta dhe të pareshtura të tregëtarëve që ftonin klientët me lloj lloj reklamash verbale.U shkëputëm nga moria e kalimtarëve në rrugën e madhe që të çon nga sheshi “Omonia” tek Akropoli.përshkuam atë kënd të pazarit që prej vitesh quhet “pazari rus”.Aty,emigrantët,dhe jo vetëm ata rusë,trëgtojnë cigare kontrabandë apo mallra të tjera të trafikuara nga vendet e tyre.Më tej ishte rrugica.Ecëm përgjatë saj.Ajo ishte një rrugicë e ngushtë,e qarkuar nga ndërtesa të tipit të vjëtër dhe relativisht të ulëta.Dhe e pistë!”Si vetë punët që kryhen në ngrehinat rrotull saj”,-do të thoshte disa ditë më vonë shoku im.

    Kalimtarët aty ishin të një tjetër lloi.Emigrantë më së shumti,manjakë,homoseksualë,burra të kaluar në moshë shpesh herë të kollarisur e gjithfarë tipash,thuajse të gjithë për të njëjtin qëllim,të shkarkonin ngarkesën e tyre emocionale,të shuanin epshet kundrejt pageses.Ishte i njejti qëllim që na çoi aty mua dhe shokun tim.

    Në të dyja anët e rrugës,dyer të vjetra,diku katërkendëshe e diku me harqe.Dhe Kanata  te vjetëra,që kur hapeshin e mbylleshin,kërkëllinin ,si nga pesha e dhimbjes që mbanin brenda tyre.Mbi çdo derë drita të kuqe,të zbehta,por që nuk dinin të shuheshin kurrë,gjithsesi.Ndalëm para njërës prej tyre.Mbeshtetur shkujdesur mbas parmakëve të gurtë,rrinte një vajzë e shëndetshme.Ashtu siç pritej ,veshja e saj ,nëse mund të quhej e tillë ,ishte provokuese.Me pantalona tepër të shkurtëra dhe një bluzë të hollë që linte të dukeshin krejt pjesët joshëse brenda saj.Cigarja ne buzë dhe tualeti i rëndë dhe aspak i kujdesshëm,ta largonin mendimin se ndoshta kjo vajzë mund të kishte qenë dikur e bukur.

    -Ejani çuna,pa turp,-dhe me një lëvizje te shkujdesur prej profesionisteje,la njërin gji të dalë.

U befasova dhe harrova pse isha munduar deri aty.

    -Ikim,-i thashë shokut,pa e ditur as vetë se ku do të shkonim.

    -Ej,provincial,do tën a lesh pa gjë më duket.

Nofkën provincial ma kishte ngjitur sepse unë gjithnjë kam shfaqur ndrojtje dhe frikë nga e panjohura.

    -Po deshe shko,-i thashë.-Unë po të pres këtu.

E thashë pak më parë,nuk më mungonte dëshira,sidomos pas asaj orë te kaluar në kinemanë porno,por shqipja e saj më tronditi.Kisha dëgjuar që kishte shumë vajza shqiptare,por më shumë i merrja për histori banale dhe të trilluara sesa të vërteta.Ishte hera e parë që ndodhesha aq pranë tyre.I mësuar me punë të mundimshme ndërtimi të gjashtë ditët e javës,të shtatën zbrisja në qendër të Athinës, vetëm për të psonisur diçka,apo për të takuar rastësisht ndonjë të njohur.Por ajo ditë qëlloi të jem qejfli dhe,bashkë me shokun tim,u nisëm me dëshira të ndezura,drejt rrrugicës me drita të kuqe.

    -Ecim më tej,-më tha shoku,i cili e pikasi hutimin tim.Dhe eci vetë i pari.E ndoqa i bindur.Vajza,që nga parmaku ku ishte mbeshtetur,seç lomotiti një sharje të ndyrë dhe qeshi me zë të lartë.

    U ndalëm përpara një tjetër dere si ajo e para.Flaka ndrojtjen,që shokut tim i mungonte,dhe u nisa vëtë i pari drejt hyrjes.Pa u zgjatur,mora njërën prej vajzave që na grishnin aty pranë,dhe ngjita me të shpejtë shkallët që të çonin në dhomën e mëkatit.Ashtu bëri edhe shoku.Kjo imja qëlloi të ishte ë huaj.Pa shkëmbyer asnjë fjalë,kryem ritin e lashtë sa bota,pagova dhe dola shpejt.Prita gjatë derisa doli edhe shoku im.

    -Ikim,-i thashë i mërzitur së prituri.

    -Ajo është nga qyteti ynë,-më tha pa më dhënë shpjegime se për kë e kishte fjalën.

    -Kush?

    -Ajo,-dhe bëri me kokë nga hyrja.

Disa metra më tej,pashë partneren e shokut tim.Ajo shikonte drejt nesh tërë frikë,ndrojtje dhe shqetësim,duke pritur vendimin tonë.

    -Ajo kërkon që ta ndihmojmë të kthehet në Shqipëri.E kanë rrëmbyer dhe e kanë sjellë me dhunë duke e detyruar që të bëjë këtë punë.

    -Kush?

    -Nuk e di.

Historitë që kisha dëgjuar nuk paskëshin qënë të gjitha sajesa.Ja ku e kisha historinë e vërtetë.Viktima ishte tashmë një realitet dhe duhej ndihmuar.

    -Le të vijë,-i thashë.-Të tjerat i mendojmë më vonë.

Shoku i bëri shenjë dhe ajo u nis vrullshëm drejt nesh,me çantën e saj të rrobave në dorë.Tha vetëm”më falni”nëpër dhëmbë dhe eci midis nesh.Ne, nuk folëm.Nxituam hapat dhe,pas disa minutash,duke lënë pas pazarin e zhurmshëm,u gjendëm në “Thisio”,aty ku ishte stacioni i autobusëve.

    -Marrim taksi,-tha shoku im duke ndier ndoshta,frikën e ndjekjes nga padroni i saj dhe,sakaq i bëri me dorë të parës taksi që kaloi.Rrugës nuk folëm.Asnjë fjalë.Vetëm taksixhiu llafazan llomotiste gjatë gjithë rrugës,dhe herë herë hidhte shikimin në pasqyrë.

Shkallët e pallatit i ngjitem me shpejtësi për t’j’u shmangur syve kureshtarë.Kur hymë në dhomë,u ndiem të lehtësuar.Vajza,të cilës ende nuk i dinim as emrin,u ul e shkujdesur në njërin prej shtretërve dhe psherëtiu .

    -A mund të bëj një banjë?-tha pas pak,pa e patur atë ndrojtjen që zakonisht të shkakton të qënit në shtëpi të panjohurish.Takova çelësin e dushit dhe i bera shenjë të presë.

Disa minuta më vonë doli nga dushi ,e freskët dhe provokuese,mbështjellë vetëm me peshqir.Flokët e lagur i zinin fytyrën dhe ajo u mundua që t’i largojë me një të lëvizur të këndshme të kokës.

    -Oh,çfarë mrekullie!-tha shoku im.Të drejtën e intimitetit ja jepte ndoshta,kontakti i pakmëparshëm në dhomën e hotelit.Ajo,buzëqeshi me sa dukej  e ledhatuar nga koplimenti që mori,ndërkohë që unë ktheva kokën në anën tjetër për t’i dhënë të kuptonte që duhej të vishej.

Pozicioni ku ndodheshim ishte i veshtirë.Ne nuk dinim kush fshihej prapa saj.Pastaj,i kishim premtuar   që ta ndihmonim dhe jo ta shfrytëzonim pafuqinë e saj, për ta detyruar të ushtronte “zanatin”që përpiqej ta linte.Mbase ajo ishte e gatshme që të na i shpërblente sakrificën,por ne,nuk duhej ta bënim kurrsesi.Madje,unë po e shihja si një telash më shumë, në jetën tonë plot telashe.

    -E bukur,provincial!Si thua,e mbajmë ca kohë?Nuk ka për të kundërshtuar,-tha shoku,ndërkohë që ajo kaloi nga dhoma tjetër për t’u veshur.

    -E lemë këtë muhabet,-i thashë.E kemi marrë për ta ndihmuar dhe jo për ta shfrytëzuar.A je i bindur se nuk janë duke e kërkuar?Atëherë telashet tona do të jenë të mëdha.Ne na është kërkuar të bëjmë një gjest human dhe duhet ta bëjmë.

    -Ke të drejtë.Por...pas dushit ishte nje mrekuli.

Nuk e zgjati më.E pranoi mendimin tim dhe u çua që të na përgatitë diçka për të ngrënë.Vajza doli nga dhoma.Ishte veshur këndshëm.Rrobat ja nxirrnin në pah format e trupit deri në imtësi.Edhe pse,pas qendrimit   tim korrekt,përpiqej të ishte e kujdesshme,ngelej përsëri joshëse.Fytyra e saj ishte e imët.Nuk mund të qe më shumë se njëzet vjeçe.Nëse do ta shihje për herë të parë,as që mund ta mendoje në dyert e atyre bujtinave të pista.

U ul përballë meje.Në atë çast përfytyrova mëkatin dhe i dhashë të drejtë shokut tim.Me siguri duhej të isha skuqur nga dëshira sepse ajo buzëqeshi.E mblodha veten dhe,si i zgjuar nga ndonjë ëndërr e bukur,e pyeta:

    -Si quhesh?

    -Anila.

Dhe u bë më serioze,pasi vuri re më parë ndryshimin tim të beftë.Pastaj nisi të më tregojë për aventurën e saj,se si kishte mbërritur nga oborri i një perej gjimnazeve të qytetit tonë,në duart   trafikantëve.e pastaj në rrugicën e pistë me drita të kuqe,në qëndër të Athinës.Më tregoi se si prej dy vjetësh punonte për llogari të tyre,e rrahur,e fyer,e terrorizuar.Ishte po ajo histori që i pat treguar shokut tim në dhomën e hotelit.Me të drejtë kishte pranuar ta ndihmonte ndonëse ishte me rrezik.Historia e saj nuk ndryshonte shumë nga ato që pata dëgjuar e që nuk i pata besuar.

Erdhi ushqimi dhe hëngrëm të tre të uritur.

Atë natë, Anila u gdhi në shtëpinë tonë.Të nesërmen në mbrëmje,kur niseshin autobuzat për në Shqipëri,do ta përcillnim në stacion.Unë dhe shoku im ikëm në punë.Anilën e lamë në dhome të na priste.

Pas pune,i pari u kthye në dhomë shoku im.Por Anilën nuk e gjeti.Gjeti vetëm rrëmujë në vend të rregullit që vendos një grua.Sirtarë të hapur dhe rroba të flakura gjithandej.Dhe paratë...Mundi i muajve të tërë!Edhe ato mungonin!Ishte zhdukur Anila,nëse quhej kështu,dhe bashkë me të edhe kursiomet tona.Shoku zbriti vetëtimthi dhe u përplasëm shkallëve.

    -Iku!-më tha,i zverdhur në fytyrë.Iku bashkë me paratë tona.

Zbritëm me shpejtësi në rrugë,pa ditur ç’të bënim.Ndalëm një taksi dhe u nisëm të shastisur drejt qëndrës së Athinës.Nuk kishim bërë as gjysmën e rruges kur shoku im foli:

    -Kthehemi!

    -Kthehemi,-përsërita mekanikisht.Paguam dhe zbritëm.Ishte e kotë.Para nesh shtrihej autostrada e zhurmshme me morinë e makinave dhe te kalimtarëve.Dhe ,të kerkoje aty Anilën,ishte si të kërkoje një yll pa shkëlqim në yllësinë e pafundme.

    -Ë pësuam,provincial,-tha shokuqë,edhe në gjendjen ku ndodheshim nuk e harroi nofkën time.

    -Edhe sinqeriteti e ka një çmim,-i thashë.Ecëm me këmbë ,të lodhur drejt strehës tonë të dhunuar.

Përmes smogut të dendur që mbulonte qytetin zhurmëmadh,shquhej me vështirësi Akropoli.Pak më tej ishte pazari,kinemaja,rrugica me drita te kuqe e sigurisht edhe Anila,e pasuruar befas,duke pritur prenë e saj te radhës.

 

1997



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora