E marte, 30.04.2024, 05:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Avdullah Sh. Bunjaku: Sikur të ishte ëndërr (II)

E hene, 17.01.2011, 07:47 PM


Avdullah Sh. BUNJAKU

 

Sikur të ishte ëndërr
 

Stop AIDS – it

 

Në kohën kur unë isha gjimnazist, në shkollën tonë shumë pak flitej për virusin “HIV” i cili shkakton AIDS – in apo, sëmundjen e shekullit tonë. Kishim shumë gjëra tjera me të cilat merreshim si mësimi, argëtimi, aktivitetet e larmishme. Pothuajse shumica e nxënësve ishin të shkëlqyer, e njëri ndër ta isha edhe unë.

Në shkollë mësoja mjaft mirë. Bashkë me nxënësit tjerë organizonim aktivitete të ndryshme kulturore, edukative, sportive. Por, si çdo i ri edhe unë njihesha me shumë vajza, mirëpo me asnjëren nga to nuk kisha qëllime serioze. Nga njëra anë më pëlqenin aventurat, e nga ana tjetër isha mjaft i ri dhe nuk mendoja për martesë. Familja ime vazhdimidht bënte trysni tek unë, që ta gjeja një vajzë të mirë serioze, mirëpo unë me shokët e mi në një farë mënyre bënim gara se cili po e arrin numrin më të madh të vajzave. Kjo gjë nuk i pëlqente familjes time, të cilët vazhdimisht më qortonin. Shpeshherë ndalesha dhe mendoja në vete se mos po e bënim ndonjë mëkat.

Një ditë këtë e vërejti edhe kujdestari i klasës. Më mori, më futi në një klasë të zbrazët dhe filloi të më qortonte. Më thoshte se ne po i detyronim ato që të shoqëroheshin me ne, se ne kinse e kishim lënë anash mësimin. Atëherë unë u tërbova, ia rrëmbeva ditarin nga dora dhe i thashë:

- Ja, shikoj notat.

Po çka të shikonte të gjitha të shkëlqyera. Atëherë kujdestarit i erdhi keq,  më kërkoi falje dhe më tha se unë e kam për të mirën tuaj.

Ajo ditë më kaloi mbrapsht. Pasi që shumë u bëra nervoz nga kujdestari im, menjëherë e lëshova mësimin. Dola në rrugë. Vazhdoja të ecja pa e ditur se ku jam nisur. Gjatë rrugës mendoja se më të vërtet e kishim tepruar. E paramendoja dikë me motrën time ashtu siç bëja unë me vajzat e tjera. Edhe ato ishin motra të dikujt.

Gjatë rrugës sa po ecja e po mendoja i thash vehtes: NDAL. Kurrë më nuk do të luaj me asnjë vajzë, derisa të vendosi një ditë për një serioze dhe të martohem me të.

Në shkollë vazhdonim të jemi në qendër të vëmendjes. Vajzat e shumta nuk arrinin të ma pushtonin zemrën. Kjo gjë e gëzoi kujdestarin tim i cili më merrte si shembull te të tjerët. Një ditë, u paraqit një vajzë të cilën e quanin Antigona. Ajo kishte ardhur nga një qytet tjetër. Familja e saj kishte blerë banesë në qytetin tonë dhe Antigona u pranua që t’i vijoj mësimet në po të njejtën shkollë ku ishim edhe ne. Në shikim të parë më pëlqeu mjaft. Disi krijova një besim në vete. Thash se kjo duhet të jetë vajza ime, apo më mirë të them fati im jetësor. Nuk kaloj kohë e gjatë, dhe pas disa përpjekjeve të mija edhe Antigona ra në dorën time.

Antigonën mund ta përshkruaj me një fjalë, ishte bukuri e rrallë. Kaloja shumë mirë me të. E njoftova me familje, me shoqëri. Familja filloj t’i bënte përgatitjet, që pas përfundimit të shkollës të martohemi. Shoqëria e tëra u habit se si vendosa të kem lidhje serioze, se kisha ndryshuar. Ata ishin mësuar dhe më njihnin mjaft mirë me aventurat që kisha bërë deri tani.

Kujdestari im kur kuptoj për lidhjen tonë, u gëzua mjaft. Na uroi fat dhe të gjitha të mirat.

Me Antogonën kalonte gjithçka ashtu siç e planifikoja. Shkonim dhe vinim bashkë në shkollë, bënim shëti në vende të ndryshme, i vizitonim të afërmit tanë, kështu që çdo gjë ishte e përkryer.

Një ditë vikendi,  me diell, u pajtuam dhe shkuam për të drekuar në një motel. Aty e servuam një drekë të mirë. Gjatë kohës së drekës biseduam për shumë tema të ndryshme. Gjatë tërë kësaj kohe ishte një atmosferë shumë e mirë.

Unë propozova që pas drekës të merrnim një dhomë për të pushuar. Antigona atë ditë ishte veshur në mënyrë provokative, sa që mezi prisja të hyjë në dhomë. Kur hymë aty Antigona gjendej në një situatë të tillë, sa që nuk priti që unë të filloja, por ajo filloj të më puth. Unë u ndeza i tëri. Nga epshet që kisha harrova të përdorja kondomin të cilin e mbaja në kuletë. Në ato momente harrova gjithçka. Ndjeja se isha njeriu më i lumtur në botë.

Për fat të mirë Antigona nuk ngeli shtatzënë, mirëpo pas disa muajsh, unë fillova t’i ndjeja disa ndryshime në trupin tim. Unë dhe familja ime u merakosëm mjaft për ato ndryshime, dhe menjëherë i bëra kontrollat tek mjeku. Atë ditë kur shkova për ti kuptuar rezultatet e disa analizave, kuptova se isha infektuar me virusin HIV. Kurrë në jetën time nuk kam pasur ditë më të keqe.

Unë tashmë po vuaj nga AIDS – i. Më ka humbur vullneti për të gjitha. Shkollën e kam përfunduar. Nga Antigona jam ndarë pasi që të dytë jemi të infektuar me HIV. Nuk dëshiruam që ta kemi edhe ndonjë pasardhës të infektuar me këtë virus.

Përkundër përpjekjeve të mëdha të familjes time, që të më angazhojnë në ndonjë punë apo aktivitet, unë nuk kam vullnet për asgjë.

Përse o Zot e tërë bota ka mbetur mbrapa në fushën e shëndetësisë ? Përse ende nuk zbuluan ndonjë bar kundër këtij virusi të mallkuar i cili dita – ditës në përmasa të mëdha po merr jetëra njerzish ? Kush do të më përgjigjet në këto pyetjet e mia ?

Mua nuk më ka mbetur edhe gjatë të jetoj. Juve ju them që të mos bëheni të marrë si unë. Mbani nën kontroll ndjenjat e juaja, epshet e juaja, sepse mbrojtja është sulmi më i mirë kundër AIDS – it .

 

 

Udhëkryqi i jetës

 

Kushedi sa herë në mendjen time më sillet ky refren.

Edhe unë si çdo fëmijë i botës, kam të drejtë t’i kem përkëdheljet e prindërve. Por ato më mungojnë. Sigurisht ka qenë ndonjë problem i pa zgjedhur dhe si pasojë unë përfundova në jetimore. Aty me mua ishin edhe shumë e shumë fëmijë tjerë. A thua pse ishim aty ? Mos kishim lindur me zor ? Mos e detyruam dikë të na lind ? Por, prindërve tanë nuk iu ka interesuar asgjë më tepër, pos t’i shfryjnë epshet e tyre pa e kujtuar mëkatin që po e bëjnë. Dhe kur ne kemi lindur nuk kan qenë të aftë të na rrisin, të na edukojnë, dhe pa një pikë mëshire na kanë hedhur nëpër udhëkryqet e jetës.

Në jetimore nuk ishte keq. I kishim pothuajse të gjitha, ushqimin, kopshtin me lodra, dhomat e gjumit.

Të gjitha i bënim me orar të caktuar. Por e gjithë kjo mua nuk më mjaftonte, sepse gjithmonë ndjeja se më mungonte diçka, e ajo ishte mungesa e prindërve të mi. I tëri isha i etur e i tharë pa i përjetuar asnjëherë puthjet e ledhatimet, fjalët e bukura, dashurinë, kujdesin dhe respektin e tyre.

Një natë në ëndërr, isha në një vend të panjohur. U takova me prindërit e mi të cilët erdhën nga drejtime të panjohura. I përqafova të dytë veq e veq, ngaqë të dytë përnjëherë ishte e pamundur sepse ata nuk mund ta shihnin njëri tjetrin. I luta që të më merrnin me vete por, ata më puthën, më lan dhe shkuan në drejtimet e tyre ndaras nga njëri – tjetri. Unë mbeta në atë udhëkryq duke qarë e bërtitur. Doja të vrapoja pas tyre por, nuk e dija pas cilit, sepse ata ikën në drejtime të kundërta. Nga kjo ëndërr më zgjuan kujdestaret të cilat më kishin dëgjuar duke bërtitur; i tërë jastëku ishte bërë qull nga lotët e mi.

Koha po kalonte. Unë po rritesha pa përkëdheljet e prindërve të mi. Sigurisht ata janë martuar; kanë fëmijë, kanë krijuar familejt e tyre e ata fëmijë rriten pranë prindërve të tyre. Sa keq që unë nuk e kisha atë fat.

Një ditë në jetimoren ku unë jetoja, erdhi një qift të cilët nuk kishin fëmijë dhe biseduan me përgjegjësit e jetimores. I kishin rreguluar të gjitha dokumentat për të më adaptuar. Më morën, më ofruan kujdes, dashuri dhe çdo gjë që i nevoitej një fëmiu.

Vitet kalonin. Unë jetoja i lumtur në atë shtëpi të bukur me prindërit për të cilët mendoja se i kam prindër të vërtet. Kishim një pasuri të madhe. Çdo gjë që më nevoitej e kisha dhe prindërit e mi gjithmonë mi plotësonin kërkesat e mia. E kisha dhomën time me mjaft lodra. Aty e kaloja kohën. Asgjë nuk më mungonte. Për çdo festë merrja dhurata të shumta nga prindërit dhe të afërmit e prindërve të mi. Shpesh dhomën ma rregullonin kështu që dhoma ime merrte pamje tjetër dhe çdo gjë në të ishte e re, mvrasisht nga mosha ime. Pra kisha një jetë të lumtur, çdo herë gjeja mbështetjen e prindërve të mi. Kisha shumë shokë, shpesh i ftoja në shtëpi që të loznim së bashku. Shpeshherë babai kur më blente ëmbëlsira ua shpërndante edhe shokëve të mi të cilët ishin me mua. Fillova të kuptoj diçka të re, diçka e cila mua më mungonte. E shihja te shokët e mi ku secili nga ta kishte motra e vëllëzër. Unë nuk kisha as motër e as vëlla. Atyre ua kisha lakmi sepse ishin më shumë, loznin së bashku, ndërsa unë isha i vetëm. Unë nuk kisha as motër e as vëlla që të luaj me ta. Kjo gjë më brengoste mjaft shumë.

Një natë nëna ime m’i tregonte disa përralla. E pyeta pse shokët e mi kanë vëllëzër e motra, ndërsa unë jam i vetëm. Do të kisha pasur shumë dëshirë që të kem së paku një motër apo vëlla; do të ishte dhurata më e mirë për mua. Nëna ime duke qeshur e përkëdhelur mu përgjigj:

- Ne të kemi vetëm ty. Nuk duam fëmijë tjerë. Ti je gëzimi ynë, ti je gjithçka për ne. Ne të duam shumë,  e ti kur të rritesh do të martohesh, do të marrësh një nuse të mirë dhe do të keni shumë fëmijë.

Më puthi e më la që të flej.

Dalngadalë u rrita. I mbusha shtatë pranvera. Babai më regjistroj në klasë të parë. Kisha një mësuese e cila më donte shumë. Fillimin e klasës së parë prindërit e mi e festuan, bënë një drekë të madhe. Erdhën shumë të afërm tanë, më sollën shumë dhurata: fletore, lapsa, ngjyra, çanta, goma, rroba, e gjithfarë dhuratash tjera. Atë ditë u bë atmosferë shumë e mirë në shtëpinë tonë. Unë isha shumë i lumtur sepse të gjithë më donin shumë, dhe e gjithë ajo ishte bërë vetëm për mua.

Mësimet filluan të më shkojnë mbarë. Në shkollë kaloja mjaft mirë. Kisha mjaft shokë nga lagjja ime. Në klasë isha i dalluar si në sjellje ashtu edhe në mësime. Shpeshherë fëmijëve të varfër u bleja lapsa e fletore, kështu që isha nxënësi më i dalluar në shkollë.

Një ditë në oborr të shkollës më ndali një grua e gjatë, e bukur dhe më pyeti se si quhem. M’i përkëdhelte flokët, më përqafoi, më puthi. Në fund më fali një çokollatë të madhe dhe iku. Unë vazhdova rrugën për në shtëpi. I tregova nënës për atë grua, për çokollatën dhe për të gjitha se çka më kishte thënë. Nëna më tha se nëse do ta takoja prapë ta ftoja në shtëpi. Për çudi kurrë nuk e pashë më.

Vazhdonin sukseset e mia në mësime. Prindërit ishin mjaft të lumtur. Mirëpo filluan edhe disa probleme. Disa fëmijë të llastuar më ngucnin në shkollë. Më thonin se për asgjë nuk ta kemi lakmi, se ti nuk je sikur ne, më fyenin me fjalë të ndyta. Një ditë derisa po kthehesha nga shkolla, ma kishin zënë rrugën disa fëmijë. Më ndalën në rrugë. Filluan të më shanin me fjalët më të ndyta që ekzistojnë. Filluan edhe të më rrihnin. Më goditnin me shuplaka e shqelma. Më rrëzuan në tokë e unë nuk kisha fuqi që të mbrohem sepse ata ishin më shumë se unë, e unë isha i vetëm. Kur shkova në shtëpi nëna m’i vërejti rrobat e përlyera, e unë duke mos i treguar se çka më kishte ndodhur i thashë se kemi pasur fiskulturë.

Shpejt mbarova shkollën fillore dhe mendoja se cilin drejtim do ta marrë për të ardhmen. Vendosa të regjistrohem në degën e ekonomisë. Kjo i pëlqeu shumë familjes time.

Çdo ditë kur dilja për të shkuar në shkollë, shikoja në postën e shtëpisë se mos kishte ardhur ndonjë letër. Shpesh na vinin letra të ndryshme dhe atë ditë e gjeta një. Nuk e hapa menjëherë por vetëm e futa në çantë. Kur shkova në shkollë derisa i nxorra librat për orën e parë më ra në sy ajo letër. E hapa dhe fillova ta lexoja:

 

Nuk e di a guxoj të të quaj biri im, mirëpo sidoqoftë ti je prapë biri im. E di që unë jam fajtore. E di që kam bërë mëkat. Nuk të kam falur dashuri. Nuk të kam falur kujdesin e respektin që është dashur të ta falë. E di që pas gjithë kësaj, pas gjithë këtyre viteve nuk dëshiron të më shohësh, por unë kam vuajtur shumë në këtë jetë. Gjithmonë kam menduar në ty. Çdo natë kam derdhur lot, dhe përkundër dëshirës së madhe që kisha të të mbaj, të të rris, të ta fali kujdesin prindëror, u detyrova që të të hedhë në jetimore.

Ti tashmë je rritur. Nuk dua të të lodhë me këtë letër, por shpresoj se pasi ta lexosh, do të mendosh dhe të pres të takohemi. Nuk kërkoj të më falësh, por vetëm që ta kuptosh të vërtetën tënde; mendo dhe mund të më gjesh në këtë adres..........

 

Nëna jote.

 

Pasi e lexova këtë letër, mbeta i shtangur dhe vetëm po dridhesha. I futa librat në çantë. I kërkova leje kujdestarit me arsyetim se isha i sëmurë. Duke ecur rrugës më pikonin lotët. Më kujtohej ajo gruaja e para sa vieteve që ma fali atë çokollatën e madhe. Tashmë e dija, se ajo ishte nëna ime e vërtetë.

Kur shkova në shtëpi, nëna u habit kur më pa. Më pyeti pse nuk jam në mësim. Unë vetëm ia dhashë letrën të cilën vazhdimisht e mbaja në dorë. Nëna e mori letrën, e lexoj. Sytë iu mbushën me lot. Më mori afër vetes dhe filloj të ma tregoj tërë ngjarjen.

Nëna ime e vërtetë gjatë kohës sa kishte jetuar me babain tim, kishte mbetur shtatzënë në mua. Babai im me të kuptuar këtë e kishte braktisur, sepse nuk kishte dashur të martohej me të. Prindërit e nënës sime kur e kishin kuptuar këtë e kishin mbyllur nënën time në shtëpi. Pas lindjes sime ata e kishin martuar nënën për një njeri të moshuar. Mua nuk më kishin pranuar as prindërit e nënës sime, e as burri i saj. Për këtë arsyje unë ngela në jetimore. Prindërit të cilët më rritën, nuk kishin fëmijë, dhe më kishin adaptuar mua, duke e marrë edhe pëlqimin e nënës sime të vërtet, dhe këtu patën rastin të takohen me të. Nëna ime iu kishte treguar tërë historin prindërve të cilët më morën.

Ky ishte një tregim rrënqethës, mjerim, mallkim, imponim i kohës.

Tash gjendem në një udhëkryq të madh, në të cilin nuk e di se nga të drejtohem. Prindërit të cilët më rritën, m’i falën të gjitha, i dua dhe nuk mundem pa ta. Prindërit e mi të vërtetë, më mungojnë shumë. U rrita pa i parë, pa pasur asnjë përkëdhelje nga nëna ime, pa u hedhur asnjëherë në përqafimin e saj.

Unë do ta jetoj jetën time, ashtu si di, si do të mundem. Do të krijoj familje. Do të kujdesem për pasardhësit e mi. Do t’iu ofroj ndihmë maksimale edhe atyre që janë të tepërt, e të padëshiruar në këtë botë të rreme.

Mos i braktisni fëmijët, mos ua theni shpirtërat e njomë. Duani ata sepse janë pjesë e trupit tuaj, falniu jetë, dashuri, ngrohtësi familjare, sepse ata e meritojnë këtë.

Se ju vetë i keni lindur. Ata janë hyjni pa mëkate. Janë engjëj të kësaj bote.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora