E marte, 30.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Faik Islami: Përmbysja e Botës (IX)

E hene, 17.01.2011, 08:18 PM


Përmbysja e Botës

 

Roman

 

Nga Faik Islami

 

    Afër mesditës  ja behu një gaz sovjetik,  nga ata që kishin funksionarëte komitetetve të partisë.Njerëzia, ktheu kokën gjithë kuriozitet përtë parë të ardhurit e rëndësishëm.Rrahmanit i lëvizi krejt çereja.Përqëndroi sytë si të Faikoit, mbi të ardhurit, por u mundua të tregohej shumë i qetë. Të ardhurit u drejtuan për tek zyra e sekretarit partisë.Shtynë derën dhe hynë.Vetëm ahare njerëzit panë se sektretari paskej hapur zyrën herët, të djelën.U muarr vesh që  do të ishte lajmëruar që më parë, ndaj ai i priste të ardhurit.Kishte kaluar më shumë, se një orë kur sekretari doli dhe thirri korierin e fshatit.I tha diça për të cën ai u bë erë. Nga ajo porosi zunë të vinin autoritete të fshati dhe hynin në zyrën e sektretarit.

-Diçka ka përtë ndodhur sot tek ne! –floli njeri.

-Në moska ndodhur-tha një tjetër.

-E ç`do ndodhë apo do plasë lufta prapë.-u ndie një tjetër zë.

-Gjithë ato tmerre dhe ka prapë njëerëz që zënë luftën në gojë- mendoi Rrahmani

-Rrahman!. O Rrrahman!-ja ndërpreu mendimin  korieri

-Urdhëo! –u përgjegj.Ishte skuqur i tëri që për herë të parë e thërrsnin mezë të lartë në atë shesh fshati.

-Të kërkojnë tek shoku Meleq.

-Mua ?- I doli pa vetëdije.

-Tani, shpejt. –eci, por nuk arrititë përqëndrohej tek arrësyeja e thirrjes.Nuk pati kohë as për  pse, qysh, kush? Vetëm tek dera mundi të thoshte me vehte; “Letra e shokut..”

-Tugnjatjeta! –përshëndeti

-Ky është djali i…

-Kasëm Bakos –ja ndërpreu fjalën sekretarit njëri prejtë ardhurve.

-Ulu !-i foli ëmbël.

-Si ke qënë? Mirë? –ishte e para pyetje.

-Faleminderit-ja ktheu

-Shokët, janë të deleguar të Komitetit Partisë Rrethi.Kanë ardhur për ..

-Problemin e letrës, që ju i keni nisur shokut Enver-foli i deleguari, që e pat pyetur më parë.

-Me porosi të shokut Enver, kemi ardhur ta zgjidhim me autoritetet e këtushme,  problemin që ju keni ngritur.Konkretisht, na thua, cilat janë kërkesat e tua më kryesore?-foli dhe hapi një bllok shënimesh.Të gjithë sa qenë aty bënë të njëjtën gjë.Djali u step.Nuk ishte përgatitur për një takim të tillë, për një pyetje që e gjeti aqë të papërgatitur.

-Si të them-e nisi Rrahmani

-Unë sapo kam mbaruar ushtrinë dhe erdha këtu sepse nuk kam ku tjetër të vete.Por siç mund ta dini dhe ju, sepse shokët këtu besoj se nuk e kanë harruar që mua…-dhe nuk po vazhdonte dot më tej.Ju bë kom në grykë .

-Fol, fol pa ndrojteje.Thuaja Partisë atë që të shqetëson, që të mundon, atë hall që i ke thënë vetë  shokut Enver.-e nxiti i deleguari.

-Eh ! Atë hall që ka ai e di ai e dimë dhe na të gjithë.Ajo qe një fatkeqësi që nuk i erdhi nga këtu.Por lufta,  bëri ato që bëri -e ndërpreu Demiri, kushëriri i Rrahmanit

-Ju lutem! –e ndërpreu Demirin, i deleguari, që nuk kishte folë.

-Vazhdo djalë!-ju drejtua Rrahmanit.

-Si të thom.Unë jam nevojtar për shumë gjëra, por do të doja ndihmë, për të rregulluar shtëpinë.Ajo ka mbetur si atë ditë që…

-Ja tani ky! Të rregullojmë na një shtëpi dy katëshe, për një njeri! Për një djalë të ri, që jetën e ka përpara.Këtu kemi njerëz e familjetë trëa me probleme e halle edhe më të mëdha.Se kanë nga një vatër me fëmijë dhe janë në sy të diellit.Le të rrijë me xhaxhain e vet, në atë që kanë.Haur haur por e kanë të mbuluar kokën.Kemi plot që janë në qiell të hapur fare! Të bëjnë si të bëjnë se  me kohë do t`i rregullojmë.Ja tani, ja rashë e vdiqa! Shqetëson udhëheqjen, vetë shokun Enver, me letra, kur partia është këtu, pushteti popullor është këtu, na  këtu jemi.Unë e kam gjakun tim, por kjo që ka bërë, vallahi, më duket e pa menduar mirë.Nuk i falet, të birit të atij babe, të nxitohet kështu! –foli si pakë i ofenduar prej veprimit të Rrahmanit, Demiri.Djalit i erdhi krejt  papritur ai reagim.Nuk arrinte të kapte psenë e atij qëndrimi kundërshtues të kushëririt të vet.Por ai ishte komunsit, antar i kryesisë kooperativës dhe ndoshta ashtu e gjykonte.

-Sidoqoftë, ne kemi ardhur të zgjidhim problemin me ju të gjithë dhe me djalin.Është familje e martirizuar, është i mbetur jetim dhe i sapoliruar prej ushtrie.Porosia e udhëheqjes është që sa më shpejt t`i zgjidhet problem !

-Unë jam që ta shofim me përparësi punën e këtij djali! -foli sekretari i këshillit

-Është fëmija jonë, djali i vetëm i mbetur nga ajo shtëpi matrtire.Nuk kemi ne këtu shtëpi që të ketë përjetuar fatin e shtëpisë së bashkëfshatarit tonë,  shokut tonë, luftëtarit Kasëm Bako.Ca më shumë akoma kur për këtë  roblem na shkruan edhe udhëheqësi ynë, shoku Enver.

-Edhe unë ashtu gjykoj.Të gjitha ato që foli shoku para folës janë të verteta, por nuk kemi arrësye ta trajtojmë si rrast të jashtëzakonshëm.Sepse Rrahmani është djalë i ri, është gjaku ynë, na e njohim dhe ai do na ketë në krah kurdoherë neve.Por i ri është.Do martohet, do krijojë folenë e vet, familjen e vet dhe gjer ahere edhe ekonomia do ketë ecur, e na do ta shofim punën e tij.Kështu, gjykoj t`ja t`i thomi dhe udhëheqjes tonë, vet shokut Enver, nëpërmjet të dy shokëve të deleguar të partisë.Në kuadrin e të gjithë të tjerëve  do ta shofim edhe këtë rast se nuk kemi vetëm këtë.Kemi shumë familje, që duhen trajtuar me përparësi-foli Meleqi

-Ashtu them dhe unë! Foli kryetari i kooperativës,  Hasan Dema.

-Duke punuar, ai dhe ne bashkë, them se do t` ja zgjidhim pa tjetër hallin.I ri është

-Me punë, ku ka filluar djali –pyeti i deleguari

-Nuk ka filluar sepse  si duket e zgjedh punën-ndërhyri prapë Demiri

-Nuk zgjedh punë, por kërkoj të punoj atje ku jap-foli pakës nervoz Rrahmani

-Ku mendon se jep, ose ku e shef ti mundesine, për të punuar e për ta ndier vehten … mirë!

-Kam mësuar në jetën ushtarake, për lyerjen e makinave me bojë.

-Goxha zanat! Po ç`e do se na këtu,  karroca e raba kemi.Ato ecin dhe të pa lyera me bojë.Si të bëjmë na? Të gjejmë makina që t`i bojatisi Rrahmani? Ecë ore me bagëti se djalë vëndi je! Gjer sa ishe dhjetë vjeç me dele e dhi veje.Me se tjatër.Oj! Bojaxhi thotë! Bjer ore për dhe` se sapo bëni pakë ushtri dhe hopa ju, të rinjtë.Duam punëra të zgjedhura! Edhe na duam punëra të mira po ku t`i gjejmë? Fshati këto punëra ka.Të kam kushëri pa t`i thom se për një tjatër nuk do të flisja fare.Ndaj mos e turpëro atë babe, por futju punës! Ose më e mira fare është; shko mos gjeje ndonjë punë në shtet, në atë zanat.Besoj se nuk të pengon njeri këtej.Kaqë gjë e bëjme posi!Kaqë di të thom unë.

-Kur kam ty kushëri përse më duhen armiqtë,  ata… që nuk më duan, që mundet edhe më urrejnë apo që nuk më njohin fare-mendoi djali i skuqur i tëri.

-E po, një farë zgjidhjeje më duket se i dhamë. Apo jo mor djalë?-pyeti i deleguarai, sit ë kishte lëshuar në stolin ku rrinte Rrahmani, një diçka që e kishte bezdisur.Pastaj të deleguarit morën disa shënime dhe si përfundim ula që… me të parë e me të bërë..Ashtu do të zgjidhje halli i shtëpisë së Rrahman Bakos.Ai arsyetim i asaj mbledhje djalit ju duk i barabartë me arsyetim e një ftese për të përcjellë një të vdekur.Duke u munduar ta bindnin se ajo ishte më e mira gjë për të.Fjalët e të kushëririt ishin të barabarta parashtrimin  e rrethanave  të gjitha të pazgjidhëshme me qëllimin e vetëm për ta detyruar, për të bërë jo zgjidhjen e duhur për atë, por ato që  i shërbente qëllimeve të tij të mbrapshta.Von, do të mësonte se ai i kishte vënë syrin vatanit të Kasëm Bakos dhe e vetëmja pengesë ishte i biri.Nxitja apo nxirja e jetës së tij në  fashat, i sillte atë që ai kishte kohë që e kishte planizuar.Dhe u pa se ja kishte arritur qëllimit.Djali doli i dërrmuar nga ai takim shprese.Por nëse dikush do të mund t`i shikonte të dy kushërinjtë atë vakt dreke, duke dalë prej atij takimi, do të  shikonte ndryshimin e madh midis një të varfëri, një bonjaku dhe një që nuk kishte halle të tilla.Midis Demirit dhe Rrahmanit.I pari kishte një ngërdheshje në fytytyrë.Kurs i dyti, bonjaku edhe pse thellë në shpirt kishte një shqetësim, prapë se prapë përbrënda tij qeshte çiltër.Qeshte me tërë atë impenjim vulgar të  kushëririt.Ky ishte dallimi mes atij që kishte nevojë të kaliste shpirtin dhe atij që i nevoitej të kaliste durimin, trupin.Ama buzëqeshja e tij e kishte një kuptim.Ai kishte arritur një objektiv të tijin.Mundësinë, për të ikur në një punë, jashtë fshatit.Në zanatin që kishte mësuar.

-Durim Rrahman! Le ta gëzojë im kushëri “tre dylymshin” tonë! - i tha vehtes

 -Jetova deri në këtë ditë. Qar të tjerat  këtej e tutje.Kushedi, mbase nesër, ndonjë gjë e kthen përpjetë fatin tim, që ka marrë tatëpjetën.-i dha kurajo vehtes.Ju kujtuan fjalët e një të mënçuri, që diku i pat lexuar  në një libër.”Fatkeqësi e madhe  të rrosh në mbretërinë e nevojës, por nuk është e domozdoshme  të jetoshë nënë pushtetin e saj…!”

    Me këtë mendim në kokë, si brodhi dhe ca rrugicave të fshatit, pa asnjë objektiv, u kthye tek xhaxahi.Donte të shtrihej,  dhe të përmblidhejnë tërësinë e kuptimit të atyre fjalëve të njerit të mënçur.Nuk deshi as t`i flisnin as të kthente përgjigje. I dukej sikur kishte nevojën e një përgatitjeje psikologjike, për atë të nesërme që do të ishte  pika e kthesës  në jetën e vet.Ishet natyrë  e qetë dhe shunmë intuitive.Karakterizohej më shumë nga kujdesi  dhe nuhatja se sa nga guximi.Ashtu i kiu tërë ajo pas dite.Vonë natëën, kur akoma nuk kishte mbyllursytë i ra ndërmënd një fjalë e të jatit.Ndërsa ishte duke folë për një aksion me gjermanët një shokui vet pat marrë një plumb në gju dhe nuk mund tëbënteas një hap më tej.Pozicioni ishte shumë i pambrojtur.Dhenë se nuke tërhiqnin shoku mund të mbetej për të rënë  në dorë të armikut.Siç kishte rënë në ijë ktheukokën nga Kasëmi.Si  një qënie e  zënë në lak dhe i bindur se prej tij nuk e shpeton asgjë, i foli.”Ma jep ti vëlla se sa të më zënë ata..”! Por jo nga trimëria se sa prej dhimbjes, për gjëndjen e pashpresë të shokut. Kasëmi pat bërë nja dy të rrokullisura dhe i vajti pranë.E ktheu dhe e hodhi mbi kurriz të vet, duke u mnduar të ecte ashtu me zvarritje deri sa t`i shpëtonte fushëpamjes së qitësave armiq.Gjithëmundim arriti ta shpëtonte atë njeri. Dhe ijati atëngjarje e tregonte jo sio trimëri të tij por si fat të shokut .”Jetëgjati… nuk bëhet ditëshkurtër .Kështu shpëtoi i shkreti  Remzi Xhabija..”!  e pat mbyllura babai i vet. Ky detaj i dhënë prej babait  ju vërtit  nëpër trurin e tij gjer vonë sa e pat kapitur gjumi.Të nesërmen pyeti xhaxhain.

-E ke dëghjuar  gjë emrin e një shoku të babait xhaxha? Remzi Xhabija e quanin.

-Si jomore djalë.Ai sot është drejtor i naftës në Kuçovë.”Burrë treqind drehem”, thonë përtë.Pse më pyete?

-Ashtu kot.  Nga që mu kujtua, se kanë qënë partizanë me babain, në një batalion.

-Eh! Ishin, por nuk janë më së toku!

-Unëdo ta provoj në se vërtetë kanë qënë shokë-I dolime zë.

-Fole gjëkafshë?

-Jo, jo! –ja ktheu

   Të nesërmen ai u ngrit herët.Iku si një njeri që e prêt puna të cilën e ka me orar të përcaktuar.Në themel të ndryshimit të fatit të vet ai shifte vetëm një mirësi që e kishte brënda  të tijën: besimin në vetvehte.Por, jeta edhe aqë e shkurtër sa kishte kaluar  I kishte mësuarse ai besim  nuk do ti sillte atë që priste po qe se  nukdo ta shikonte besimin si domozdoshmëri.Punën nuke shifte si një të mirë brënda kuptimit të saj.Por si përpjekjen e nejriut të mirë pëtr të bërë diçka.Diçka që  do ti lehtësonte shpiertin e vrarë.

  Drejtori I naftës patishumë pritje e përcjellje atë para dite.Dhe djali es hifte që  dera e zyrës së drejtorit, hapeje mbyllej në interval të shkurtra.Vetëm si pati kaluar mesdita drejtori  doli dhe ubë gati të fustecelsin në bravë.

-Po ti more djalë mua prêt?

-Po shoku..

-Po eja dhe ti ! Pa më thuaj si e ke hallin? Nga vjen ?

-Unë jam djali i Ksëm Bakos..

-Si, si the i kujt je more?

-I Kasëm..

-Po si jemore djalë, si e ke emrin si  i ke…njerë..Shih! ç`thom dhe unë.Po ku je, me se merresh ?

-Rrahman më quajnë.Kam mbaruar ushtrinë dhe ja u ktheva në fshat. Por atje, si të them , nuk ka dhe aqë punë. Shtëpia por si..

-E di e di,  isha ahere.E përcollëm  shokun tonë, të ndjerin Kasëm. Të gjithë të shtëpisë t`uaj.Ah more bir! Ajo e mallkuar luftë! Po nuk më thua për  punë …

-Ja, thashë të vija t`ju takoja një herë juve.Babi  më pat folur për juve shumë

-Eh! Nga ai burrë e kam jetën. Por ai nuk gëzoi të tijën.Ke ndonjë zanat apo.. ?

-Kam mësuar në ushtri për bojaxhi makinash.

 Drejtor Rahmiu sikur u lehtësua.Mbeti një copë herësi me mëdyshje duke mbajtur lapësin kopjativnë dorë.Rrahmanitju duk se ai bëri pakëzë buzën në gas.Në fakt drejtori atë moment  I lindi njenja e njëkujtimkitë vjetër, për shokun e tij  tëndjerë.Ajo ndjenjë për të ëmbëlsoi.Shokun e humbur ju duk se që nga ai moment do ta kishte përgjithmonë.Kjo ishtenjë ndjenjë e lindur në vite të stuhishme vuajtjesh dhe vështirësisë.Por tamëm në ato vite, lindin e brumosen ndjenja të tilla.Ato lindin në shpirtrat e burrave fisnikë. Mori një fletë nga blloku që kishte mbi skrivani dhe shkroi vetëm dy rreshta.Pastaj ja zgjati djalit.

-Shko biri im! Në Patos do të veshë të takoshë drejtorin.Jepi letrën time! Punë të mbarë dhe për çdo hall, do vishë menjëherë tek unë! Eja të të përqafoj tani dhe punë të mbarë!

    Rrahmanit ju  duk se po përjetonte një ëndërr.Aty për aty  ju kujtua babai.Dhe ai nuk po mendonte më për drejtorin por për të jatin.Që kishte ditur me kë të zintes hoqëri e miqësi.Sespe përvoja e atyre viteve e kishte mësuar tëdallontesytëe njerëzve tëcilëveuflet shpirti dhe jo goja.E pati menduar kur mori rrugën për në atë zyrë se njeriu që do të takonte ishte një shok a mik i babait.Dhe nëse ai do të zinte ta ngushullonte gjatë do ta bënte atë vetëm e vetëm që djali i një miku të hershëm,  të mos dyshonte në ndjenjën e tij të njëmiqësie të mbetur për gjysëm.Dhe në se ai ashtu do të bënte vërtetë, do të ishte një përpjekje cfilitëse pë rvetë ish mikun e të jatit. Sepse do ta bënte atë  vetëm e vetëm  që i biri i mikut të vet, të mos dyshonte në ndjenjën e kujtimit  të asaj shoqërie.Por i doli krejt ekundërta.

     Sytë, i ishin mbushur me lot, tek sap o zbriste dy e nga dy shkallët e katit të dytë të ndërtesës së Drejtorisë së Naftës në Kuçovë.Shtrëngonte fort me dorë xhepin e anës së majtë të gjimnastorkës. Si të kishte një “dekret perëndie”, që do ta bënte të lumtur.Në të vërtetë njërëzit e thjeshtë, ata që jetojnë me besimin tek e mira  që u sjell vetëm puna, punën e quajnë “dekret perëndie”dhënien e mundësisë për të punuar.Nga ai moment, që në gji kishte një”dekret” të tillë, bonjakut që qysh pa i buisur akoma qimet në faqe, kushedi sa herë i qe lutur perëndisë që t`ja shkurtonte jetën, pasi çdo ditë e më tepër,  i dukej se hallet  po plaknin para kohe, nisi të mëndojë se shpirti i tij, më në fund, po merrte kthesën.Ai që për një kohë shumë të gjatë e pat bindur vehten se nuk kishte më as për të humbur  e as  për të fituar, zuri ti  lutej  vetë perëndisë, për më shumë vite jete.Ai u zotua ta mundëte fatin e tij pas kësaj.

     Puna në  ofiçinë i solli qetësinë.Të vetëmen pasuri që kishte ëndrrua pa e ditur se ajo do të kishte atë peshë.Ja nisi një jete që i jepte mundësinë ta ndjente vehten mes njerëzve.Nuk e mendonte më vehten si të vetmuar dhe të ndëshkuar prej një fati mozor, si pakë kush i moshëës së vet.Ishte në moshën me idealë për punë dhe asaj po i përkushtohej çdo ditë.Në ofiçinë  gjeti shokë që e njihnin zanatin ku e ku më mirë se ai.Si një  I vuajtur ndiqte me kujdes dhe passion tërë  procesin e më të vjetërve nëzanat. Ata kishin arritur cakun kur korrnin frytet e përvojës së tyre.Mirëpo pas hsumë muajve dhevitevepranëtyre djali u bind se arrtijet e mjetrëve i dedikoheshin  moshës së tyre të pjekurisë dhe jo arrësyes së veçantë.Sigurisht jo për të gjithë puntorët mjeshtra të Trans Naftës- Patos,  mundi të  arrinte në ato konstatime.U mbështet fort tek mjeshtrit me arrësye më të shëndoshë.Diti të zgjidhte modelin për tu bërë mjeshtër i zanatit që kishte dhe majo mënyrë pune e vuri shumë shpejt në radhën e atyre që mbaheshin në gojë për të tillë. Fati nuk mund t`i bëjë dot gjë atij që në cilëndo punë ecën sipas modelit më të mirë dhe  vë përpara arrësyen.Fati dukej se  jo vetëm qëpo ecte në të njëtin rresht me të, por sikur tashmë ai  ndiqte hapat e tij.

   Ishte bërë goxha djalë.Të gjithë shokëte punëe respektonin për seriozitetin, aftësinë në profesion dhe respektin, për cilindo që i paraqitej në atë punën e thjeshtë të bojaxhiut të makinave.Rrahmani kishte filluar të punonte sinjë makinëe cila vajisej për ditë në mënyrë që të mbetej përherë funksionale.Kishte të fiksuar bindjen se ai që ka në dorë qoftë edhe mjetin më të vogël e të parëndësishëm të punës bëhet i rëndësishëm kur  një punë kërkon medoemos gatishmërinë  dhe veprimin e atij mjeti.Njerëzit vlerësojnë gatishmërinë për të vepruar dhe jo vlerën e një veprimi.Për atë veti të tij  arriti të fitojë shpejt respktin e shefave dhe të shokëve. Me aftësinë e nuhatjes që i buronte nga geni i familjes, por edhe i prejardhjes fshatare, që përvoja i pat mësuar që veprimet në shoqërinë me klasë puntore t`i masnin mirë hapat që do të hidhnin,  diti të zinte një vëndnë shoqërinë që e rrethonte.Zuri të aftësohej për të “rrëmbyer”  ç`ti zinte dora nga ato që  i shërbenin punës dhe aftësimit të tij e duke i kthyer në vlera edhe gjërat më të padobishme.

   Vitet iknin dhe ai kishte mbetur akoma një  djalë beqar.Beqari nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh me jetimin.Deh të tillët, nëse u ikin vite duke  përzgjedhur e kërkuar, mbetn robër të fatit të tyre që i vënë kërkim.Mirëpo Rrahmani edhe pse e kishte shumë tëvështirë të gjuante rastin i qëndrimte parimit se i pari që paraqitet është gjithënjë rasti më i miri.Dhe rastin ju ofrua gjat një  prej vizitave të shumta  të së shtunave , kur shkonte për vizitë  tek halla e vet, në Vodicë.E kishte të vetëmen bazë ku ai shkontedhe gjentedashurinë e munguar të famuiljes.Ai që endjen vehten  në gjëndje të dëshpëruar mundohet të gjëejë një dalje që ta lehtësojë. Jetimët ndjejnë njerëzillëk edhe tek një fjalë e mirë.E Rrahmani tek halla ndjente ngohtësinë e familjes.Ajo e lante e shplante dhe e përcillte me të puthurën në ballë.Ndërsa atë ditë ajo e priti me fjalë krejtndryshe:”Mu bëre burrë të keqen halla jote !  “Ta kam gjetur dhe nusen që të mungon.Vajzë vëndi dhe nga derë e mirë fare.”

 Djali u hutua.Kishte kohë që e kishte kaluar nëpër mëndje  atë gjë normale dhe të domozdoshme të jetës, por kurrë nuk e kishte menduar, ashtu fët e fët zgjidhjen.Ai i përkiste atyre tipave që e kanë të vështirë për të gjuajtur për rastin.Por rasti më i parë që  paraqitet,  për ta,  është padyshim më i miri. Fati, që  kishte nisur t`i buzëqeshte e bëri që të fejohej dhe të martohej me vajzën gjashtëmbëdhjet vjeçare prej Vodice, Rafezanë.Në moshën që ishte ai dhe  për fatin që e kishte ndjekur, s`kishte se si të mos pranonte  të ishte burri i një njomzakeje fashtare.Trans Nafta, i kishte dhënë një dhomë, me banjë dhe një ndarëse, sa për të gatuar.Në atë ambjent çifti i ri  kaloi atë pjesë të martesës që nuk dihet se kush për herë të parë e quajti perjudhë të mjaltit.Jeta  në vijim do tu provonte se në më të shumtën e viteve  ai çift do ta kishte vërtetë të ëmbël shkueshmërinë bashkëshortore.Frytet e saj do të sillnin tre fëmijë.Dy djem dhenjë vajzë.Tek djali më i madh përjetësoi emrin e të jatit.Vajzën e quajti Lutfije.më shpresë që të bëhej e bukur sa e motra, silueta e së cilës nuk ishte larguar kurrë nga syri, me të cvilin shikon shpirti që vuan.Tek i treti desh të përjetësonte vëllain, por e shoqja nuk e la.Mjaft more burrë se le nam!Do ngjallësh të gjithë të vdekurit? Hezitoi ca  deri sa i dha të drejtë.U mendua gjatë, gjer sa  iu kujtua një romani me heroin Edmond Dantesi.Ashtu e quajti, por e shoqja  në të folë ja shkurtoi në Mondi.Ishte lumturuar me atë familje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora