E diele, 04.05.2025, 10:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Për bashkimin gjithëkombëtar

E marte, 18.01.2011, 08:55 PM


PËR BASHKIMIN GJITHËKOMBËTAR

 

A ka n’ botë kund ndo ‘i  shqiptarë –

Që nuk do bashkim kombëtar ,

Që s’i do tokat arbërore

Dhe shqiponjën dykrenore ?!

Refren:

Mallkuar qoftë ai shqiptar ,

 nuk do bashkim kombëtar !

U faroftë ai cep me cep ,

Mos përkundtë kurrë fëmijë në djep!

 

A ka kund ndo ‘i burrë të dheut –

Që s’do tokën e Atdheut,

Që s’ do gjakun e Skënderbeut ,

Gjuhën  shqipe  t’ Mëmëdheut ?!

 

Njëqind vite kanë kalua –

Qysh se u ndamë e jem copëtua !

N’ trojet tona arbërore –

N’ okupimet ma mizore !

 

Sot  ka ardhë një kohë e mbarë –

Me u bashkua populli shqiptarë !

Me u bashkua trojet etnike –

Në një shtet – Shqipëri unike !

 

Fal me shëndet i themi Greqisë,

Malit t’ Zi edhe Serbisë ,

Po ashtu Maqedonisë –

Duart larg tokave t’ Shqipërisë !

 

Shqiptarët duan t’ jetojnë t’ lirë –

T’ ndarë prej  jush -  si fqinjë të mirë!

Tokat tuaja s’i përkasim ,

Tokat tona nuk ua japim !

 

Kur t’ bashkohet Shqipëria –

Korrigjohet  padrejtësia !

Do t’ jetojë n’ Ballkan - LIRIA ,

Do t’ mbretëroi paça e qetësia !

 

Gjilan, më 11.01.2011.       Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx