E diele, 04.05.2025, 11:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Limani: Duartrokitje për poeten shqiptare Irena Gjoni

E marte, 18.01.2011, 08:21 PM


DUARTROK?TJE PA FUND NË STAMBOLL PËR POETEN SHQ?PTARE ?RENA GJON? (PAPA)

 

Në datat 8, 9 dhe 10 janar Zyra e Këshillit të Ministrave për kulturën dhe artin, në bashkëpunim me organizmin kulturor Rumeli Turkleri të varur e të financuar prej saj me qendër ne Stamboll, organizuan një konferencë shkencore përkujtimore për dy poetë me origjinë shqiptare Qemal Bejatli dhe Mehmet Aqif (autori i Hymnit turk), por që aktivitetin letrar të tyre e kanë pasur në Turqi. E ftuar nga Shqipëria në këtë aktivitet prestigjioz dhe përfaqësuese e këtij vendi, ishte poetja dhe studiuesja nga Saranda Doktorante Irena Gjoni. Vendet e tjera pjesëmarrëse ishin Greqia, Bosnje- Herxegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Rumania dhe Turqia. Merrnin pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të lartë nga kryeministria turke, prefektura e Stambollit, përfaqësues të konsullatave të Ballkanit në Turqi. Veprimtaria u organizua në sallën e madhe të konferencave “ Bajram Pasha ”. Konferencën e përshëndeti Kryetari i Bashkisë për “Bajram Pasha” z.Hüseyin Burge, prefekti z.Durmush Gencer.Konferenca mori përshëndetje nga Këshilli i Ministrave, Presidenca, nga një numër deputetësh turq si dhe nga personalitete te kulturës turke.

Aktiviteti ishte ndërtuar në dy pjesë, në atë akademike dhe në manifestimin poetik me pjesëmarrjen dhe prezantimin e poetëve nga Ballkani. Ligjëratat kryesore për dy figurat e njohura në fushën e letërsisë në Turqi, Qemal Bejatli dhe Mehmet Aqif, u mbajtën prej profesorëve të njohur Jakup Çelik dhe profesor doctor Ridvan Canim, të cilët në kumtesat e tyre sollën jetën dhe veprën e dy poetëve të lartëpërmendur.

Një vend të rëndësishëm në këtë aktivitet, pati manifestimi poetik dhe prezantimi i poezive ballkanike nga vetë poetët prezent në takim. Përfaqësuesja shqiptare Doktorante zj. Irena Gjoni, u prezantua me poezinë “Shtoi zot vallet” të shkëputur nga vëllimi poetik “Tatuazh në shpirt të detit”. Ishte një përzgjedhje e goditur, e pasur me shumë elemente e detaje autoktonë që përcillte kjo poezi. Ishte një prezantim dinjitoz i përfaqësueses shqiptare. Pati një pritje të ngrohtë prej publikut në një sallë të tejmbushur, ku kishte spektatorë që qëndronin edhe në këmbë. Tejet të ndjeshëm ndaj prezantimit shqiptar, duke e ndjekur në një qetësi të admirueshme. Ishte poezia e parë që hapi manifestimin. Irena Gjoni e paraqiti poezinë në shqip dhe më pas drejtuesi i takimit e prezantoi edhe në turqisht. Të përkthyera në gjuhën turke, vargjet u dhanë të pranishmëve idenë e vërtetë të poezisë të përcjella edhe përmes zërit të ëmbël të poetes që diti ta ndriçojë sallën nën hijen e flamurit të kuq shqiptar

dhe që diti përmes prezantimit të saj ta vinte sallën në heshtje për disa minuta. Dhe me të mbaruar prezantimi i poetes shqiptare, salla nuk reshti për minuta të tëra duke duartrokitur e uruar. Megjithatë, sadisfaksioni ishte akoma më i madh, kur poezia “Shtoi Zot vallet”, në përzgjedhjet dhe gjykimet e profesorëve dhe specialistëve turk, u konsiderua si më e mira e gjithë takimit dhe për këtë u vlerësua me çmim të parë. Nuk ka si të mos ndihesh i lumtur kur dëgjon se poetja shqiptare zj Gjoni, ulet në fronin “Mbretëresha e poezis” për sezonin 2011.

Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht nga televizionet e Stambollit, në veçanti tv Rumeli të cilët poetes fituese, Irena Gjoni, i morën intervista ekskluzive, si fituese e çmimit të parë. U trasmetuan në edicionet qendrore të lajmeve si dhe në një emison të plotë për aktivitetin. Po kështu ky aktivitet letrar i rëndësishëm, u pasqyrua edhe në televizionin shtetëror turk TRT. Përfaqësimi me dinjitet i poetes Irena Gjoni, është njëherësh prezantim dinjitoz i poezisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Poezitë e përfaqësuesve të Ballkanit pjesëmarrëse në takimin e Stambollit, u përmblodhën në vëllimin “ 5 Rumeli sir soleni”.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe vizitat në vendet më tipike të Stambollit si, Xhamia Blu, Kisha e Shën Sofisë, Udhëtim përmes urës së Bosforit etj.

VARIANTI SHQIP I POEZISË

SHTOI ZOT VALLET

 

Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë

Në botën dhe jetën e njerëzve

Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën

me fustane të bardhë antike

që ngatërronin epokat, gojëdhënat

 

... ... ...

... ... ...

... ... ...

 

Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës

Sikur shumë bukuri,

të kishin një mendje

Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash

Takim me një shpirt të vrarë

Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,

Një tatuazh zhgënjimi

Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

 

Shtojzovallet e dhimsura,

Kaq panë në botën e njerëzve

Në një vizitë,

Shumë më te shkurtër se rruga

 

Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite

trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet

Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë

Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi

Të tepruara nga një natë më parë

Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

 

Duke u ngjasuar me veten,

Me frymë i lanë trupin,

Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,

Zërat dhe dritat ia qepën mantel,

Duke e bërë simotrën e tyre

 

Nën ritmin shtojzovall:

“SHTOI ZOT VALLET”

Shtojzovallja e re kërcente

Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...

VARIANTI TURK I POEZISE

ALLAH'IM HAYALLER? ÇO?ALT

 

SHTOJZAVALJA ziyaret yapmadan,

Dünyam?zda ve insan hayat?nda ,

Zaval? merakla yola ba?lad?,

Beyaz antik elbisesiyle,

Kar??m?? zamanla söyleyi?leri,

 

Gözleri açt?lar,

Gözlerini aç?t?klar?nda birbirinini nefesleriyle idiler,

Ak?llar? çok güzel sanki,

yolu hat?rlad?,

kar??m?? zamanla söyleyiz?lerle,

vurulmu? bir gönlle bulu?ma,

sonsuz bir zamanda,

yabanc? bir resmile,

sakat korkuyla ba??r?yordu,

 

Ac?l? hayatlar

bu kadar?n? gördüler insan hayat?nda,

bir ziyarette,

Bir yoldan da k?sa idi,

Her?ey bir ???k her?ey bir rüya,

Birle?mi? sar???nlar?n halaylar?n? ço?alt?lar,

Han?mlar?n evlerinde gölgeleri oturmu?,

Yalanc? saç örgüleri ile,

Bir gece öncesinde kalm??,

Sabah bekleyi?inde halaylar? ço?alt?lar,

 

Kendisiyle benzeyen,

Nefesiyle vücudunu y?kar,

Uzun kirpikleriyle saçlar?n? tarar,

seselerle ???klarala dantelerini diktiler,

Kendine k?skarde?ini yaparak,

 

Ritim ile halaylar artt?,

''ALLAHIM HALAYLARI ARRTIRDI''

SHTOJZAVAYA ara ara onayarak

E?ELENERE,

Yalanc? bir rseimle.......

?RENA GJON?

 

 

KADR? L?MAN?

GAZETA BALKAN GÜNLÜ?Ü  ?STANBUL



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx