| E marte, 18.01.2011, 08:55 PM |
PËR BASHKIMIN GJITHËKOMBËTAR
A ka n’ botë kund ndo ‘i shqiptarë –
Që nuk do bashkim kombëtar ,
Që s’i do tokat arbërore
Dhe shqiponjën dykrenore ?!
Refren:
Mallkuar qoftë ai shqiptar ,
Që nuk do bashkim kombëtar !
U faroftë ai cep me cep ,
Mos përkundtë kurrë fëmijë në djep!
A ka kund ndo ‘i burrë të dheut –
Që s’do tokën e Atdheut,
Që s’ do gjakun e Skënderbeut ,
Gjuhën shqipe t’ Mëmëdheut ?!
Njëqind vite kanë kalua –
Qysh se u ndamë e jem copëtua !
N’ trojet tona arbërore –
N’ okupimet ma mizore !
Sot ka ardhë një kohë e mbarë –
Me u bashkua populli shqiptarë !
Me u bashkua trojet etnike –
Në një shtet – Shqipëri unike !
Fal me shëndet i themi Greqisë,
Malit t’ Zi edhe Serbisë ,
Po ashtu Maqedonisë –
Duart larg tokave t’ Shqipërisë !
Shqiptarët duan t’ jetojnë t’ lirë –
T’ ndarë prej jush - si fqinjë të mirë!
Tokat tuaja s’i përkasim ,
Tokat tona nuk ua japim !
Kur t’ bashkohet Shqipëria –
Korrigjohet padrejtësia !
Do t’ jetojë n’ Ballkan - LIRIA ,
Do t’ mbretëroi paça e qetësia !
Gjilan, më 11.01.2011. Demir KRASNIQI