Kulturë
Skënderbeu më i Madhi i të gjitha kohërave
E marte, 18.01.2011, 08:56 PM
Skënderbeu më i Madhi i të gjitha kohërave
Sami Starova Gjergj Muzaka i riu
Nga Sami Starova
(Testamenti i Gjon Muzikës dhe i birit të tij)
Për të merituar titullin i Madh duhet të kesh bërë vepra dominuese në historinë njerëzore.
Për nder të tij, kryeqyteti i kësaj perandorie mori emrin Kostandinopojë. Për këtë perandori, ku përfshiheshin dhe trojet tona është shkruar shumë.
Ajo ishte sa e shkëlqyer dhe aq pa dritë, sa madhështore dhe e rrënuar, reflektuese në art drithëruese në ngjarje.
Por ajo që të bën të meditosh deri në pafundësi janë "koincidencat" për krijimin dhe rënien e saj.
Këtë perandori (pra bizantin) e themeloi Kostandini i biri i Helenës ditën e hënë më 11 maj të vitit 330.
Kjo perandori pushoi se ekzistuari, ku perandor ishte po një tjetër Kostandin, Kostandini XI (Paleologu), dhe ky biri i Helenës, ditën e martë më 29 maj të vitit 1453 (nga kjo ndodhi e marta ka mbetur si ditë ters).
Perandoria Bizantine jetoi për 1123 vjet dhe 18 ditë.
Nga ato që cituam më sipër krahas dy Kostandinëve që nënat e tyre quheshin
Në këtë perandori gjigande në kohë e koincidenca befasuese u kurorëzuan 88 perandorë e perandoresha deri të heroi i mbrojtjes së Kostandinopojës Kostandini XI, dhe asnjeri nuk e meritoi titullin i Madh përveç Kostandinit I.
Pas rreth 11 shekujsh, në suazën e kësaj perandorie
Për këtë shqiptar të Madh ka shumë dokumente nëpër arkiva botërore, por shënimet në testamentin e Gjon Muzikës dhe të birit Kostandinit kanë vlera të veçanta për faktin se janë persona të afërt të familjes Kastrioti si dhe kanë afërsi në kohë për t'ju referuar ngjarjeve.
At e bir Muzakaj, ndonëse kishin pakënaqësi ndaj Skënderbeut për uzurpim pronash(do citojmë më poshtë studiuesin C.Hopf -1-) flasin gjatë për atë dhe familjen e tij.
Skënderbeu u bë dhëndri i familjes Muzakaj të Beratit pas martesës së tij me Donikën, vajzën e madhe të Aranit Komnenit dhe Marie Komnenit (Muzakaj).Vjehrra e Skënderbeut Maria ishte e motra e babait të Gjonit i cili quhej Gjin, pra Maria është halla e Gjonit dhe si rrjedhojë Donika është vajza e hallës.
"Para se të kërkonte Skënderbeu Donikën për grua, shkruan Gjon Muzaka, bisedoi me dajën e saj Gjon Muzakën, ndërsa për Skënderbeun:"Skënderbeu qe i mençur dhe trim, mjaft i predispozuar më i MADHI midis paraardhësve të tij".
Më pas ai vazhdon me familjen e tij. "Skënderbeu vinte nga një familje me gjak perandorak. Gjyshi i tij quhej Pal dhe kishte dy katunde që quheshin Sinjë dhe Gërdin. Babai quhej Gjon dhe ishte zot i Matit.
Nëna e Skënderbeut quhej Vojsava Tribalde dhe vinte nga një familje e mirë. Gjoni dhe Vojsava kishin 9 fëmijë, 4 djem dhe 5 vajza.
I pari i djemve quhej Rrapush i cili u bë prift dhe si i tillë vdiq. I dyti Stanishi, i treti Kostnadini dhe i katërti Gjergji. Të tre këta djem i ati Gjoni i çoi të Sulltan Murati II, ku vdiqën Stanishi dhe Kostandini."
Ndërsa për vajzat (motrat e Skënderbeut) shkruhet:" E para nga vajzat quhej Maria dhe u martua me Stefan Cernovicin, e dyta Gjela u martua me....,e treta Angjela që u martua me Vladimir Aranit Komnenin, e katërta Vllaica, që u martua me Ballshën, e pesta Mamica që u martua me Muzak Topinë."
Gjithashtu në këtë memorie flitet gjatë për familjen e gruas së Skënderbeut Donikës, e cila ishte vajza e madhe midis tetë vajzave të familjes së Aranit Komnenit.
Donika pas martesës thirrej Skënderbega.
Sipas këtij dokumenti shkruhet se të gjitha martesat e vajzave të familjes së tij dhe të motrave të Donikës bëheshin sipas porosive të Skënderbeut, i cili nëpërmjet këtyre martesave shihte bashkimin në funksion të forcimit të pushtetit për t'i bërë ballë hordhive të shumta turke.
Në këtë kujtesë, e shkruar me shkrim dore nga Gjon Muzaka në vitin 1510 flitet për Skënderbeun emri i vërtetë i të cilit është Gjon Kastrioti dhe i kthyer në mysliman Skënderbeg.
Skënder do të thotë Aleksandër, e Bej do të thotë zotëri Duke u rritur ky zotëri Aleksandër (Skënderbeg) erdhi e u bë disponibël, i mençur e trim". Gjon Muzaka vlerëson si parësore mençurin e Skënderbeut të cilën e shoqëron me trimërinë e tij të cilat e vendosi atë në kapedanët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
Me shumë saktësi Gjoni përshkruan kthimin e Skënderbeut në Shqipëri. Mbas vdekjes se të atit, Skënderbeu iku nga Turqit duke përfituar nga ky rast; kur sulltani dërgoi Pashën (gjeneralin) e Rumanisë kundër Hungarezeve (është fjala për betejën e Nishit e vitit 1443) dërgoi me të dhe Skënderbeun.
Pashai u mund...Skënderbeu me gjithë kontingjentin e Shqiptarëve që udhëhiqeshin prej tij, dhe fati deshi që vulëmbajtësi i Pashait të ndodhej bashkë me të.
Skënderbeu, e mori vulëmbajtësin e Pashait dhe e shtrëngoi në emër të Sulltanit të shkruante një dekret për Guvernatorin e Krujës, në të cilën urdhërohej t'i dorëzonte Skënderbeut komandën e qytetit. Kancelari dhe pse në fillim ishte kundër e shkroi; pastaj ai u vra që të mos zbulonte ngjarjen.
Atëherë Skënderbeu u nis së bashku me shqiptarët që ishin me të, dhe si mbërriti në Shqipëri hyri në Krujë tregoi dekretin dhe i dha urdhër Guvernatorit t'i dorëzonte komandën, me këtë strategji Skënderbeu mundi të merrte komandën e Krujës, të atij vendi që për vet natyrën e tij ishte i papushtueshëm.
Të gjithë zotërinjtë shqiptar ishin të lumtur për atë që kishte ndodhur, dhe Skënderbeu u rikthye shpejt në kristianizëm."
Ky përshkrim përkon me ato që ka shkruar Marin Barleti. Më pas Gjoni vazhdon: pas kësaj këta zotërinj shqiptar bënë një kuvend në Lezhë (ky kuvend u mbajt në kishën e Shën Nikollës me 1 mars 1444, mesa duket citohet data e mbërritjes së delegatëve të parë) dikush prej tyre erdhi vet, të tjerët dërguan delegatët e tyre, ishin shumë dhe Skënderbeu nga këshilli u zgjodh Kapedani i Shqipërisë dhe çdonjëri prej tyre filloi t'i dërgonte gjërat që i duheshin për luftën që po afrohej; kush i dërgoi ushtarë e kush para...Skënderbeu u zgjodh si udhëheqësi i tyre sepse ishte shumë i stërvitur e i përgatitur në artin e armëve, dhe pse ishte një Hero, të gjithë i bindeshin."
Kuvendi i Lezhës është simbol i bashkimit kombëtar dhe fillesa e shtetit Shqiptar. Bashkimi ishte domosdoshmëri, Skënderbeu një kryetrim e politikan ishte i detyruar në disa raste që këtë bashkim ta bënte dhe forcërisht për faktin se përballej me ushtritë e forta turke nën udhëheqjen e dy sulltanëve më të egër Murati II (1421-1451) dhe Mehmeti II (1451-1481)
Nën udhëheqjen e këtyre dy sulltanëve nga e gjithë Europa dhe pengesa e vetme për të shkuar drejt perëndimit ishin shqiptarët të udhëhequr nga Skënderbeu.
Në kushtet e luftës me këtë përbindësh ushtarak turk, Skënderbeu filloi të forconte pushtetin nëpërmjet bashkimit të të gjitha trojeve gjë e cila solli pakënaqësinë e disa princave midis tyre dhe Muzakajt.
Këtë situatë e përshkruan zbuluesi dhe studiuesi i këtij testamenti C. Hopf;"Madhështia e Gjergj Kastriotit të mbiquajtur Skënderbe, qëndroi pikërisht në përpjekjet e tij, pjesërisht të realizueshme për shkak të tradhtive të vazhdueshme, për krijimet e një shteti të vetëm nga fiset e principatat shqiptare.
Një politikë e këtij tipi, që synonte mbijetesën e popullit shqiptar, e shpuri atë në aneksimin e gjithë territoreve, që u përkisnin fisnikeve të Shqipërisë duke krijuar tek disa prej tyre pakënaqësi, e në disa raste urrejtje.
Në këtë testament shkruhet për fitoret e shumta të Skënderbeut si dhe për masakrat e turqve. Citojmë:"Skënderbeu ishte një burrë trim,vetitë dhe virtytet e të cilit ishin çmuar jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën." Këto trimëri shkëlqyen në Itali ku Skënderbeu u thirr për ndihmë nga mbreti Alfons i Napolit.
Kryetrimi Skënderbe u prit në Romë nga Papa Piu II (1458-1464), i cili u befasua nga pamja madhështore e Skënderbeut i veshur si për luftë. Papa nuk e la atë t'i përulet, por e puthi në ballë. Ky Papë po përgatiste një kryqëzatë të madhe kundër turqve dhe në krye të vinte Skënderbeun. Për ketë fakt shkruhet:"Për ushtrinë shqiptare gjerat po shkonin keq (e vetmja në një lufte të gjatë), por shpresa u rindez kur Papa Piu i gjatë shpalli një Kryqëzatë. Papa vdiq e shpresat u shuan.
Skënderbeu vazhdoi luftën deri sa ndërroi jetë.
Për datën e vdekjes Gjon Muzaka shkruan:"Skënderbeu vdiq me 1466 me 4 dhjetor, jetoi dhe 23 vjet pas rikthimit në fenë kristiane.
Kur u kthye ishte rreth 40 vjeç dhe jetoi gjithsej 63 vjet."
I cituam këto rreshta jo për tre vënë në dyshim të dhënat e shumë autorëve që saktësojnë 17 janarin 1468 datën e vdekjes së Skënderbeut, por që këto shënime të jenë për abonencë.
Në këtë testament ka dhe pasaktësia të shkruara në veçanti nga i biri Gjonit, Kostandini i cili jetoi pas ngjarjeve dhe larg tyre. Pas vdekjes së Skënderbeut familja e tij si dhe shumë vejusha që burrat e tyre kishin rënë nëpër beteja shkuan në Napoli ku u priten përzemërsisht nga mbreti Ferante biri i Alfonsit.
Me pas turqit u vërsulen kundër Shqipërisë, dhe shqiptarët luftuan dhe shumë vite..."Në vitin 477 turqit morën qytetin e Drishtit (Dirvas) në Shqipëri së bashku me Shkodrën, jo me armë, por me një marrëveshje të shkruar me 1478."
Në vitin 1493 ra Durrësi. Qytet kryesore ishin pushtuar, por malet jo. Për këtë të vërtetë shkruhet:"Bajaziti II (1481-1512) i bezdisur nga Zamiriotët për shkak të sulmeve të vazhdueshme kundër turqve, arriti në përfundim që t'i sulmonte me gjithë ushtrinë e vet nga toka për t'i zhdukur. Zamiriotët burra të guximshëm e të ashpër u tërhoqën mbi malet e papushtueshme dhe nuk kishin kaluar as 6 muaj dhe u kthyen të qetë në shtëpitë e tyre ku banojnë dhe sot."
Në këtë memorie shkruhet dhe për fëmijët e Skënderbeut, një djalë me emrin Gjin dhe një vajzë Vojsava. Gjini pati për grua Donna Erina Paleologun, vajzen e Llazarit, princit të Serbisë.
Vojsava pati për burrë Ivan Cernovicin Zotin e Malit të Zi e të Cetinës, prej tyre lindën dy djem, i pari u quaj Gjergj, i dyti Skënderbeg."
Pra, Vojsava ringjall të atin me dy emrat e tij të vendosur në dy djemtë e saj. Gjithashtu emri Skënderbeg e kishte dhe djali i motrës së katërt të Donikës, Elenës që ishte martuar me Gjergj Dukagjinin.
Pra, emri i Skënderbeut të madh u vendos në mendjet dhe zemrat e të gjithë popullit shqiptar.
Bijtë e Skënderbeut luftuan nëpër shekuj nën emrin e atit të tyre që u shenjtërua në Perëndi të Kombit.
Madhështia e Skënderbeut nderohet nëpërmjet shumë monumenteve të tij të vendosura në shumë vende të Europës. Shumë shtatore të Heroit tonë Kombëtar janë vendosur nëpër qytete të trevave tona, por një Kryeqendër me emrin Skënderbeg do të ishte simboli më i përjetshëm i Kombit tonë.