Kulturë
Xhemaledin Salihu: Presheva - pjesë e lëvizjes dhe kujtesës kombëtare gjithëshqiptare
E marte, 18.01.2011, 08:58 PM
PRESHEVA-PJESË E LËVIZJES DHE KUJTESËS KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE
“Ata që i harrojnë përvojat nga e kaluara, do të detyrohen t’i përjetojnë përsëri”
Xhorxh Santaiana, filozof amerikan
“Historia shkruhet gjithëmonë gabim, kështu përherë ajo duhet të rishkruhet”
Herodoti, babai i historisë
Shkruan: Xhemaledin Salihu
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë do të përkujtojë e nderojë personalietetët e shumta që dhanë apo po japin kontributin kombëtar e tyre për çështjen kombëtare, në shkencë, në kulturë, në arsim, në informim, politikë etjerë. Ajo me programin e saj të hartuar për vitin 2011 herë pas here do të paraqitet me projekte në drejtim të ndriçimi të jetës dhe veprimtarisë të të shumë personaliteteve të Luginës së Preshevës. Dhe kjo do të jetë kontribut modest i Shoqatës në drejtim e me qëllim të ndriçimit të kaluarës, të sotmes dhe të nesërmes së Luginës së Preshevës, e cila do të bëhet pjesë e Lëvizjes dhe Kujtesë Komëtare Gjithëshqiptare.
Lugina e Preshevës ka të kaluarën e saj, ka të sotmën e saj, por do ta ketë edhe të nesërmen e saj, e cila duhet të hulumtohet e studjohet objektivisht, si dhe të shkruhet objektivish dhe realisht.
Pra, të gjithë ata që merren me hulumtimin dhe studimin në lëmi të ndryshme duhet ta japin kontributin e duhur për ta ndriçuar kujtesën kombëtare të Luginës së Preshevës. E ajo Kujtesë është përplot me ngjarje, ndodhi, të cilat nuk duhet të harrohen, por të ndriçohen si duhet, objektivisht dhe realisht duke përdorur metoda më bashkohëse të shkencave të natyrës apo atyre të shoqërisë. Sepse kujtesa kombëtare e Luginës është përplotë personalitete që meritojnë të studjohen dhe të trajtohen ashtu si e meritojnë.
Pra, edhe njëherë Lugina e Preshevës, gjithmonë dhe asnjeherë nuk u nda nga ngjarjet dhe ndodhitë në etnkumin shqiptar, por gjithmonë ishte pjesë e këtij etnikumi si dhe pjesë e Lëvizjes mbarëkombëtare. Ajo mori pjesë në të gjitha proceset e Lëvizjes mbarë komëtare. Historia dhe kjo Lëvizje duhet të shkruhen, ndoshta nesër prap duhet të përshkruhet ashtu siç thotë edhe Herodoti i Madh.
Poashtu, Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të ngutemi në shkrimin e historisë, sespse po na ikin dëshmitarët e kohës, po mbeten gjeneratat e reja, të cilët këtë histori të idhët të stërgjyshërve dhe baballarëve tanë nuk e shijuan, por vetëm po i gëzojnë ato të mira kulturore, historike, shoqërore, ekonomike, të cilat ia lanë ata.
Poashtu, për të kaluarën dhe të sotmen e Luginës janë hapur arkivat e Turqisë, Shqipërisë, ka një literaturë të bollshme, e cila duhet të shfrytëzohet në maksimum, si dhe duhet shfrytëzuar vullnetin e mirë të këtyre institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Lugina e Preshevës pati emra të njohur, personalitete të shquara, veprimtarë të dalluar të Rezistencës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Dardania e deri më Luftën e UÇPMB-së, të Shkollës Shqipe, të Kulturës kombëtare, të informimit, të shkencës, të institucioneve shoqërore-politike, e tjerë.
Po përmendim, pa i shqyrtuar disa nga periudhat, ngjarjet, ndodhite në Luginën e Preshevës. Kërkojmë falje dhe ndjesë nëse diçka nga kjo që po theksojmë e kemi harruar, janë pa dashje. Mbetet që autorët të tjerë ta plotësojnë këtë kujtesë kombëtare të Luginës së Preshevës.
Lugina e Preshevës qysh në Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe Vardar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës me Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë paraqesin etnikum më të vjetër në rajon. Shqiptarët e Luginës morën pjesë në të gjitha luftërat që i bëri Mbretëria e Dardanisë kundër pushtuesve të ndryshëm.
Të theksojmë disa thënië: të patriotit preshevar, Ibrahim Kelmendi:Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë; thënja e historianit nga Nesalca, Dr. Shukri Rahimi:Historia e popullit shqiptar është e pa ndarë, prandaj edhe, këto treva i konsiderojë si të tilla, të ndara artificialisht.
Lugina e Preshevës pas viteve 1454 e 1455 ra nën sundimin e Perandorisë turke, por ajo asnjëherë nuk u pajtua më këtë gjendje. Të kujtojmë kryengritjen e Shqiptarëve të Luginës me Sheh Hysenin e Sheh Salihun nga Presheva dhe patriotin nga Tërnoci.
Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Prizren dhe pjesëmarrjen e 5 preshevarëve në këtë Kuvend: Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi Abazi dhe themelimi i Degës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Preshevë me Maksut Shehun.
Kryengritja e Shqiptarëve të Luginës kundër Perandorisë Otomane me në krye të Madhin Idriz Seferi.
Të përmendim Hasan Kadriun e Preshevës, Kurtë Tërrnavën, Mulla Sinan Maxheren e të tjerë.
Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Kazaja e Preshevë i takonte Vilajetit të Kosovës, ndërsa me themelimin e Mbretërisë Serbo-Kroate e Sllovene i takoi Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup. Dhe prej kësaj kohe Shkupi u bë qendër e aktiviteteve patriotike të Shqiptarëve të Luginës.
Kështu në prill të vitit 1941, në Shkup u themelua Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim me shumë patriotë: Shaban Efendinë nga Kumanova, i lindur në Preshevë, Abdulla Saqipin, kryetarin e Shoqatës “Besa”, me Shaip Mustafën, i cili konsiderohet më kontribuesi i vuarjes së Flamurit shqiptar në Urën e Gurit në Shkup, me Abdulla Haxhi veliun e Preshevës, i cili ishte tregtar dhe përfaqsonte për atë kohë borgjezinë e re, ai me kontributin e tij të madh dha shembull humanisti dhe si duhet të ndihmohet edhe çështja shqiptare, por edhe popullata shqiptare, sidomos ajo e Malësisë së Preshevës. Për te Ibrahim Meçaj nga Gjakova më 1977 më tha: Edhe tregtar edhe i ndershëm,vetëm ai ishte, me Hfz Lutfi Ahmetin nga Presheva, Shaban Bugarin e të tjerë.
Pastaj Ibrahim Kelmendi, Abdulla Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Selami Hallaçi, Muharrem Kadriu e shumë të tjerë.
Pas LDB të përmendim Marko Gashin, Ali Aliun e të tjerë.
Në demonstratat e vitit 1968 të përmendin Gjundyz Jusufin, i cili para masës së tubuar thuhet se lexoi një referat me 17 pika-kërkesa për pushtetin e atëhershëm. Të përmendim Shenasi Veliun e ndjerë që udhëtoi, në ditën e 28 nëntorit 1968, me autobusin e “Jug-Turistit” duke bartur në dritare Flamurin Kombëtar nëpër vendbanimet e Kosovës, në Bujanoc e deri në Preshevë. Pastaj të përmendim organizimin e pritjes së Ditës së Flamurit, më 28 nëntor 1968 të klasës së kujdestarti të ndjer, prof.Ramil Nuhiut nga Rahovica.
Themelimi i Klubit të Studentëve “Haki Limani” në Preshevë.
Referendumi për Autonomi territoriale-politike me të drejtë bashkimi me Kosovën dhe bartësit kryesorë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Së fundi edhe Lufta e UÇMBP dhe vdekja e Bardhyl Osmanit e Komandant LLeshit.
Po i përmendin disa nga veprimtarët e dalluar të shkollës shqipe: HFZ Alia, Hilmi Qerimi, Demirali Ramadani, Hfz Lutfi ahmeti, Qani Ramadani, Hfz Jashari, Shenasi Hallaçi, Shukri Rahimi, Mustafë Selimi, Mehmet Jusufi, Adem Ahmeti, Hevzi Salihu e shumë të tjerë.
Po përmendim disa personalitete të shquara të shkencës dhe kulturës: Akademik Rexhep Ismajli, Akademik Hivzi Islami, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Nexhat Daci, Dr. Nebi Islami, Dr. jahi Murati, Dr. Fikret Ahmeti, dr. Muharrem Gashi e shumë të tjerë.
Po përmendim disa nga veprimtarët e shquar të jetës politike-shoqërore: Mehmet Jusufi, Abedin Selimi, Jashar Sahiti, Hasan Hajrullahu, Riza Halimi, Ali Ahmeti, Zeqirja Fazliu, Ragmi Mustafa e shumë të tjerë.
Po përmendi disa nga shkrimtarët e Luginës: Ramadan Rexhepi, Feime Selimi, Qerim Arifi, Mirko Gashi, Sahadete Presheva e shumë të tjerë.
Ky ishte vetëm një kontribut shumë i vogël nga ana ime për të filluar të hulumtojmë dhe të studjojmë Lëvizjen Kombëtare në Luginë të Preshevës dhe për të ndriçuar disa nga personalitetet e jetes politike, shkencore, arsimore, ekonomike, kulturore e tjerë.
Presim që me shkrime të tjera të plotësohet mozaiku: Presheva-pjesë e Lëvizjes dhe Kujtesës Kombëtare shqiptare.
Preshevë, më 16 janar 2011