Kulturë
Përparim Hysi: Rrëfimet e një "mëkatari?!" / 3
E enjte, 20.01.2011, 07:09 PM
Rrëfimet e një "mëkatari?!" / 3
Tregim
Nga Përparim Hysi
Prolog
Sado që "mëkatet" e mikut tim,pothuaj,nuk numërohen,unë,të them të
drejtën,nuk do vazhdoja më.Se litari duhet sa më i gjatë dhe biseda
duhet të jetë sa më e shkurtër.Në se po vazhdoj,kam arsye.Në mesazhe
private më shtrohet pyetja:-A është dashuri kjo e Adhurimit apo është
me të vërtetë mëkat dhe aq.Askujt (mes mesazhesh,disa janë femra!)
unë nuk i kam kthyer përgjigje.Me këtë prolog,po ju përgjigjem të
gjithëve:-Unë jam veç"qela" ku,Adhurimi,është rrëfyer.Se,ç'është e
vërteta,ka gjithmonë një moment që njeriu do të rrëfehet.Se kush nuk
ka të fshehta,qofshin ato dhe mëkate.Mvaret.kur thotë nobelistiti
Grass që a je i zoti që të "qërosh" qepën?Dhe parë me syrin made in
Grass,rrëfyesi im,edhe po pati mëkatuar,çlirohet disi prej tyre.A qe
dashuri kjo që provoi Adhurimi,mvaret,mandej,si e interpeton njëri apo
tjetri dashurinë.Unë nuk po hedh një gur në ferrë dhe po ftoi gjithë
lexuesit që të vijnë e ta nxjerrin.Unë thjesht veç po tregoj duke mos
demaskuar as atë që më tregon dhe as ato me të cilat,siç thotë,ka
kaluar një pjesë të jetës.Nuk paragjykoj asnjë mendim dhe jam i hapur.
* * *
Adhurimi vazhdonte të më tregonte për çaste të tjera intime.Dhe,kur
unë i ndërhyra dhe i thashë:-Ore,po dashuri i quan të gjitha këto
ti?Ai ndaloi për një çast,e ndezi ,si për të përfituar kohë,me
demek,dhe duke qeshur më tha:-Nga të mënçmit,ne,budallenjtë,duhet të
mësojmë.E di ti më tha se si ka thënë nobelisti Anatol Frans?Që të
dashurosh mirë,duhet të provosh shumë.Tani,mos më ndërpre,se mos
harroj ndonjë gjë.-Kaq rëndësi kanë për ty?-Pse pyetje është kjo?Po
unë e quaj fyerje,po t'më quajnë Don Zhuan.Se kurrë s'kam kërkuar
dashuri me dhunë apo të kem shfrytëzuar një rast.Më kanë dashur dhe i
kam dashur.Jam larguar apo janë larguar se të tilla qenë
aryset,kushtet.Arabët thonë:-Mos e kërko aventurën,po mos iu shmang
asaj,po të doli në rrugë.Pra,unë si Adhurim,ndonjëherë jam zënë
ngusht.Shiko,- vazhdoi që të justifikohej,- në ca punë dhe në këto-me
femra siç i quan ti- ka disa kondicione që ndodhin si pavarësisht nga
ne.Se jam pak napoleonian nga mendimet unë.A nuk i tha Napoleonii një
ushtari që po frikësohej nga predhat që hidhte
kundërshtari:-Dëgjo,ushtar,në se ajo predhë është nisur të të vrasë
ty,edhe njëqind pashë nën dhe po të futesh,do të gjejë e do të
vrasë.Ja,a nuk më ndodhi me Irisin kështu.Unë qeshë në punën time dhe
ajo erdhi si një bekim nga Zoti.Thuaj,po deshe,nga
djalli.Zoti.Zoti.Ai është lart,po poshtë shikon.Ai ma dërgoi dhe unë
nuk do rrija si guak.Apo jo?Nuk ka faj ai që"vret",po ai që"vritet",u
mundua ai të mbrohej.
Një ditë në shtëpi (epo donte të takonte,Letën?!),vjen një kolegia
ime.Vetëm unë dhe ajo.Fol o mur,fol ,o gur.-Oh,nuk qenka Leta?!-pyeti
dyshueshëm ajo.Qe pyetje kot,se e dinte si dreqi që Leta qe në
shkollën e mbrëmjes.-Pse kishe ndonjë gjë për t'i thënë?- i erdha në
ndihmë unë.-Ëhë,pohoi dhe,sakaq,m'u afrua dhe më thotë:-E nxjerr dot
gjuhën,paksa?! Dhe unë,pa hezituar,e nxora.As që më shkonte mdnja për
gjëkafshë.Hamendësova-po,punë sekondash,ama,se mund të marrë vesh nga
astrologjia dhe kushedi seç do të broçkullis?!!Jo,more burazer,jo.Sa e
nxora (mos e nxjerrsha,se ç'më panë syrë,s'e them dot me gojë ),ma
kafshoi me aq forcë,sikur të qe një tigër Azie.Dhe m'u përvesh:-Më ke
torturuar prej kaq kohësh.Sado ë të japë sinjal,mezalla se ma
varë.Sikur nuk e di unë që ti për t'u hargalisur shok ke veten.Po unë
kam pritur çastin,se jam e duruar.Nuk shpejtohem unë ,jo.S'më
shikoje,po unë isha jashtë "listës".Çasti,siç e sheh,erdhi.Leta të më
falë.Unë vërtet jam pak e drobitur ( vërtet kish një trup të dobët dhe
hiç nuk të hante syri!),por ti do të bindesh se ç'magmë të fshehtë ka
në"vullkanin"tim.Unë jam prushi i fshehur poshtë hirit,që të
djegë.Ndërkaq,ajo e mbërtheu prej zverku,e futi atë në kularine
duarëve të saj dhe ai,i futur në këtë zgjedhë,u lëshua mbi të me neps
dhe u "dogj" nga një prush i vërtetë.Pas "djegies",qe ajo që e
sulmoi:-Hë,si t'u duka?Të pëlqeva,apo jo?-U befasova,- i thashë
asaj.As që ma merrte mëndja.Ajo,e kënaqur që arriti atje ku donte,më
tha:-Dëgjo,ti je hapur si kungulli dhe ke marrë gardhin dhe hiqesh
sikur di çdo gjë për ne,femrat.Dhe jo vetëm ti,vazhdoi ajo të mbante
leksion.Ju i ndani femrat në të bukura ( nga ato,që ti,shpesh,në
kolektiv,thuaj:-femër për t'u pirë në kupë!) ,dhe në jo të bukura:të
shëmtuara,siç thuaj ti.Unë të dëgjoja (ndaj dhe të dua,se ti flet
hapur),dhe thashë me vete:- E,ku dini ju gjë ju,burrat,për ne
,femrat!Ne jemi minierë më vete.Duhet të hapësh galeri për të xnjerrë
xehërorin që fshehim.Por të gjitha,si të bukurat (për të cilat lëpini
gjuhën me neps), por dhe ato që s'janë të bukura,"xehërorin" njëlloj e
kanë.Ja,e pe vete!Është apo nuk është kështu? Ke parë ti,- m'u drejtua
mua,që ajo "tigresha" që desh më la pa gjuhë,kish të drejtë.Të them të
drejtën,kur më doli boja me këtë "tigreshën", më trasferuan në një
shkollë tjetër.
* * *
Transferimi im,,tani që kisha mbi 30-vjet në arsim,sikur nuk mbante
erë të mirë.Po një gjë e vendosa.Më s'do bëja marrëzira.Do t'u
shamngesha,se po bëhesha si ajo ena e emaluar që cifloset dhe duhet
hedhur,se nuk hahet në të.Pra,këtej tutje,unë,Adhurim Basha,do isha
një burrë serioz.Mirë,o burazer,mirë,por,po të lanë për prift,bëhesh
dhe dhespot.Më mirë të dalë nami apo syri.Nami im kish vajtur tek
molla e kuqe.Kur thonë në Labëri:-Delen e trullosur,lëre le të marrë
brinjën.Pra,lajmi kish marrë brinjën.Koletivi ku vajta qe goxha i
madh.Më shumë femra se sa meshkuj.Epo,ç'punë më prishte
kjo,xhanëm?Kisha vajtur të jepja mësim në shkollë të mesme dhe duhet
të isha serioz.se dhe nxënësit e nxënësit ishin gati t'i këndonin
"teskeretë" nga xhepi.Mirëpo ja që deles së zezë i ngjiten rrodhet.Dhe
çfarë të ngituri,se... Prapë,tjetër?-ndërhyra unë. Opo,lëre e mos e
nga.Gjykoje vet në kam faj unë.Na tthirrën në mbledhje,në sallën e
personelit.Tavolina e gjatë dhe me një mbulesë që varej gjer mbi
këmbët tona.Ulur unë dhe,rastësisht,ngjitur një nga koleget.Apo nuk qe
si dash.Dash për t'i vënë këmborë.Qerpiku si krah
dallandysheje,vetullat të trasha dhe syri i madh si filxhan.E
përsosur:me dy gropëza në faqe dhe një në mjekërr.Tri (hamendësoja )
sikur janë shumë.Dhe lum ai që mbush kovat në ato gropëza.Drejtori po
mbante raportin,kur ndjej që ky,"dashi",tak dhe më hedh kofshën e
saj,mu për mbi kofshën time!!!Pikë e zezë.Hapu dhe të futem
brënda.Por historia nuk mbaromn këtu.Jo vetëm ma hodhi,po ma lëvizte
lart e poshtë tamam si një lavjerës sahati muri.Kishte qenë
sojleshë:dash për kope!Unë duket u skuqa sikur më kish zënë të keqtë
dhe drejtori duket më pa.Ndaloi dhe më tha:-Adhurim,mos ke ndonjë
shqetësim,se të shoh që je skuqur sikur je mbi furrë.-Nuk jam mirë,të
lutem të dalë pak jashtë.-Patjetër,- më mbështeti ai. Dola dhe,si e
mora veten,kur u ula, e tërhoqa karriken më nga vetaj,për të evituar
ndonjë rrezik.Dashi nënqeshte me dykuptim.-Hë,- thashë me vete,-u
betova,por ja që më ngjiten mizat."Dashit" kam për t'ia thyer
"brirët".Kur mbaruam mbledhjen,ajo m'u afrua:-Po ti prisje që të
hidhesha në qafë.Pale po na hiqesh si.... dhe nuk e mbaroi.Iku duke
lënë prapa misterin e një hamendësie.Dhe Aadhurimi e shkeli betimin.I
mbushi ato"gropzat" e bukura të"dashit" dhe kur e pyeti,pse e sulmoi
atje,në personel,ajo i tha:-Ne i kemi marrë vesh të tëra.Dhe unë mezi
prisja.Por ti more rolin e"qetiut" dhe hiqesh sikur ishe ëngjëll.Unë
veç të hoqa"maskën" dhe aq.Por hallall se çfarë bëra.Më ke dhënë një
kënaqësi që s'e kam gjetur kund.Po ti ke burrë,- i thashë.-Kam
burrë,e,po pastaj? Je tjetër ti,tjetër...