Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Krasniqi: Arti dhe fenomeni

| E shtune, 22.01.2011, 07:45 PM |


ARTI DHE FENOMENI

 

TRAJTIMI I INDIFERENTIZMIT NDERNJEREZOR PERMES NJE POEZIE

 

Lexim  aktiv i një poezie.

 

Nga Sadik KRASNIQI

 

   Në mos të parët,shkrimtarët janë krijuesit që në mënyrë të veçantë hetojnë ,gjegjësisht pasqyrojnë disa fenomene jetësore. Këta edhe se ekskluzivisht me veprat e tyre synojnë artistiken, zbërthejnë fenomene të lëmive të ndryshme (filozofike,sociologjike,etike,psikologjike etje.) shpesh më mirë dhe më thellë se sa këto fenomene të zbërtheheshin me  anë të mjeteve dhe metodave të tyre përkatëse.Në këtë mënyrë ,Shekspiri pasqyron luftën,përkatësisht intrigën për  marrjen e pushtetit në "Hamleti",Balzaku trajton fenomenin e mospërfilljen fëmijë-prindër në "Xha Gorio",Orueli fenomenin e tretjes së qenjes njerëzore si pasoj e mekanizmit ideologjik të supershtetit në romanin "1984",Elsa Triole i qaset trajtimit  të mundësisë së skllavërimit dhe të tjetërsimit të njeriut nga pasioni për pasuri te "Trëndafil me kredi";Markezi

romanin e tij "Kolonelit s´ka kush t ´i shkruajë" e ndërton mbi fenomenin  e vetmisë  absolute.

   Ndërsa një fenomen tjetër të kohës,INDIFERENTIZMIN NDERNJEREZOR SI PASOJE E DIANMIKES SE JETES,do ta hetojë,gjegjësisht pasqyrojë poeti i madh frëng,Zhak Preveri,

në një njësi më të vogël letrare ,në poezinë "Kaftjalli".

   Eshtë thënë shumë herë se disa poezive të disa  autorëve u  kthehesh përherë dhe disi të bëjnë "rob" të rileximit të përhershëm të tyre.Kjo ndodh shpesh nga niveli i tyre i lartë artistik

ose nëse përmbajnë ndonjë veçanti që përmbushin shijen  artistike të perjetuesit.

   E tillë (që ia vlen t´i kthehesh përherë) është edhe poezia "Kaftajalli" e  Zhak Preverit.Por

këtë poezi (si shumë të tjera  të këtij autori) nuk e shquan  ndonjë figurshmëri  e theksuar artistike,ndonjë stil i lartë apo ndonjë strukturë versifikative.Përkundrazi si e tillë është  tërsisht e zhveshur nga rekuizitat figurtive dhe aq spontane në të rrëfyer të idesë ,e konstruktuar në një monokolonësh ne dy eventualisht tri fjalë në çdo varg.Atëherë ç´e bënë

këtë poezi aq tërheqëse ,që t´i qasesh në mënyrë të veçantë  dhe  kreative?

   Kjo është një poezi për një fenomen, atij të INDIFERENTITMIT NDERNJEREZOR.në

njërën anë,si dhe prirja e poetit që këtë fenomen  ta interpretojë aq  bindshëm ,saqë  gjatë lexi-

mit  kushtëzohet përjetim i thellë i idesë së poezisë.

   Poezia fillon në mënyrë të rëndomtë,si nis dita në mëngjes.Andaj që në nismë, atmosfera në këtë poezi është tmerrësisht  e njëtrajtshme ,monotone,e ftohtë,pa gjak.plot ironi,krejtësisht indiferente ,pa intimitet  afrie.Në poezi si në jetë ,ai tjetri karshi poetit-njeriut ,asgjë nuk bënë,

pos:"qiti kafe / në filxhan / qiti qumësh / në filxhanin e kafesë /  qiti  sheqer / në kafe  me qumësht".Edhe pse  ai (ajo) është në prezencën e njeriut (poetit) që ndjen njerëzisht ,vazhdon tmerrshëm:"me lugën e vogël / e përziu.."E ç´i mbetet  atij përballë  njeriut pos që:"piu kafenë

me qumësht / dhe la filxhanin....",ç´farë tmerri ,ç´farë indiference ndërnjerëzore?!

  Në këtë poezi-jetë(rastësisht,domosdoshmërisht )takohen e s´takohen  dy veta (janë prezent vetëm si dy qenie fizike),shihen e s´shikohen,ndejnë e s´ndjejnë asgjë për njëri-tjetrin

si qenje humane (por jo  edhe si poet).Këta edhe pse rrijnë afër (vetëm  fizikisht) megjithatë kurrë nuk bëjnë dy e as një të përbashkët ,por gjithmonë do të mbeten si një dhe të vetmuar...

   E gjithë këtë ekuacion të raportit shpirtëror e bën tjetri në prezencë të poetit,akcili qoftë ai,mik apo i afërt i poetit gjegjësisht i njeriut ,me një indiferencë gati inorganike.

   Poeti (vetëm duke qenë i tilllë) e ndjen shpirtërisht këtë situatë ,kështu që arrin të inkuadron

veten në këtë ftohtësi me një perjetim shokant duke lëshuar  pasthirrmën:"Pa folur me mua".

   Mu këtu ndodh edhe tragjikja ,me prezecën e poetit si qenje e ndjeshme dhe fisnike përballë

një qenje tjetër univerzale indiferente.E ai (ajo) prapë me atë ftohtësi :"Ndezi një cigare /bëri

rrathë / me tymin e saj".Mbase këto vargje paraqesin (bile rrathët e tymit),trysni mendimi me dozë arrogance.Madje, të gjitha  këto bëhen vetëm hi ,se ajo:"Shkundi hirin / në taketuke".

  E heroi klith:"pa folur  me mua / pa më shikuar".

Këtë indiferencë ndërnjerëzore ,padyshim e kushtëzon dianamika  e jetës,ku çdo gjë  duhet të bëhet shpejt,sepse jeta është shumë komplekse dhe duke qenë e tillë ,njeriu është bërë rob i

mekanizmit të saj.Si rezulat i saj ,njeriu tjetërsohet,dehumnizohet,humb përafërsinë ,intimite-

tin,bëhet  vakum ndijimesh dhe si i tillë duhet të ketë kohë për çdo gjë ,por jo edhe t ´i kthehet

vetës-njerëzores.

    Njeriut ,si qenje e programuar ,i vërehen vetëm veprimet fizike:"U ngrit / vuri / kapelën në kokë / veshi / mantelin e shiut / sepse binte shi / dhe u nis /  nëpër shi / pa një fjalë / pa më shikuar"...Një mospërfillje e tillë në poezi dhe në jetë ,poeti e përjeton rëndë,kështu që idenë e poezisë e përmbyllë në një moment dhe akt afër  çmendjes që manifestohet me një klithmë në shenjë proteste të heroit lirik të kësaj poezie:"E UNE / UNE / KAPA KOKEN NE  DUAR / DHE  QAVA":

   Mendijmë se fenomene të tilla ,që pasqyrohen përmes veprave letrare,nuk  janë sdudijuar sa duhet dhe si të tilla janë probleme  të hapuar për kritikë ,por me një qasje më tepër se vetëm letare.