Kulturë
Rita Saliu: Është kulti i përlindjes që kthehet në shëmbëlltyrë historike
E enjte, 20.01.2011, 08:58 PM
Rita Saliu
Është kulti i përlindjes që kthehet në shëmbëlltyrë historike
“Kur dëgjoj që vdes në botë
Një njeri i vendit tim
Jam në zemër i pikëlluar
Se vdes një copë e shpirtit tim”
-Dr. Ibrahim Rugova
-Dr. Ibrahim Rugoves
Nje ylber shprese e besimi
ne qiellin e zene nga korbat
ishe drita shkelqimtare
qe m'i behej shpirt mendimit
Nje mremje te nje nate te vertete
te nje stine me bore
veshtroja qiellin
dhe e pyesja Zotin e madh
ku mbeten yjet kah shkuan
qe nuk jane me mua
ne pritje te pavaresise se madhe
edhe sonte cuditem pse ky qiell
eshte i vreret dhe nuk ka nje yll si Ai
te shndris duke perpjesetuar
pavdekesine.
Prishtine 21 Janar 2006
DITEN KUR U SHPALLE PAVARESIA
Kemba beri qetesine e pare
Ne token e vet
Megjithate pyeta veten
Ku me mbeti shqiponja
Ah shqiponja ...
Ajo bukuri e skalitur ne gjoks
Dhe e vulosur ne shpirt
Si duket e vrane
Te plasurit te krisurit
Edhe njehere hienat
Perdhosen token e pergjakur shekujve
Sec ndjeva nevojen
Te kem nje harte te vjeter
Ta shoh shtetin qe ishte shtet
Te jem ne kryeqytetin
E atij qe shkoi ne pavdekesi
Me syte nga harta e shtetit te vjeter
Ne nje vije t'i shikoj shpatet
Ku linde dhe perendon dielli
Qe shnderron aromen
E luleve ne bukurine e saj
Ne krye te shqiponjes
Dua ta vazhdoj miqesine e vjeter
Ndrikull shqiptare te behem
per femijet e Kosoves
Prishtine Shkurt 2008
LOTET E SHPRESES
Ngado qe shkova
askush nuk me dha fryme
si qielli i Kosoves
edhe endrat i shoh ne shtratin e saj
ende me kujtohet qe ne nuk heshtem
duruam te bindur se vetem urtesia
mund te na shpie ne fushat e lumturise
Europa si dimri
me duar arushe na perkedheli
sa here nuk deshem te jemi lypsa
ne token arberore
per ta sfiduar dhunen,nencmimin
intrigen per te mundur
boten ne sy morem
diellin e lirise per ta kthyer midis nesh
ne diell ne qiell besuam
dhe ne dheun-Ate e ne dheun Nene
vec meshire nuk kerkuam kurre
tash kudo qe shkoj per ty
mbeshtillem me mall
lahem me lot
qendroj vertikalisht me shprese
dhe kudo qe kaloj
liqenet,detet,oqeanet
me pershendesin me vale
e une besoj edhe ne ty
dhe lutem per gjithe ata qe te dhane emer
Boston 2008