E diele, 04.05.2025, 05:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Drejtori shizofren

E shtune, 22.01.2011, 07:25 PM


DREJTORI SHIZOFREN

 

Dje ishe  i barabartë me shokë,

Më pak para kishe  në badifokë ,

Por mendjet i kishe  në kokë

E shikimin e kishe  mbi tokë .

 

Sot  në shkollë je  bë Drejtor ,

Këtë  pozitë  e mbanë me zor ,

Mendjen e  ke lartë  në qiell

E shikimin e mbanë në diell .

 

Nesër do  zbresësh   nga pozita ,

Shokët s’ do të thonë:”Mirëdita “!

Dhe prapë do ta ulësh  shikimin për tokë ,

Por  atëherë  s’ do t’ kesh  as mendje , as shokë !

 

Dje  ishe kokulur se kishe siklet ,

Sot po t’ duket vetja se je ndonjë mbret

Dhe kur kalon sheshit -  po t’ këqyrë një qytet!

Nesër mos harro se askush s’ do të flet !

 

Dje  nuk kishe bukë  as sa  për një gjel ,

Sot  nga tri herë n’ ditë  po ha mish  n’ hotel  ,

Nesër do  biesh  zaif  , do mbushesh me rrudha ,

Do t’ bëhet fytyra mu porsi kërpudha  !

 

Dje  me  këpucë t’ shqyera  ishe si i ngratë,

Sot n’ katllëk  teget  edhe  me kravatë ...

Nesër  prapë  puzhel  do bredhësh n’ sokaçe ,

Nuk  do t’ kesh  para  as për t’ blerë  ilaçe !

 

Dje  shokët    dukeshin  si  lisat nga  bjeshka ,

Sot  kur je n’ pozitë - po t’ duken si buburreca !...

Nesër do  të këqyresh  për  çudi  n’ pasqyrë –

Për t’ dalë para shokëve , a do t’ kesh  fytyrë ?!

 

Gjilan, më 16.01.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx