| E shtune, 22.01.2011, 07:25 PM |
DREJTORI SHIZOFREN
Dje ishe i barabartë me shokë,
Më pak para kishe në badifokë ,
Por mendjet i kishe në kokë
E shikimin e kishe mbi tokë .
Sot në shkollë je bë Drejtor ,
Këtë pozitë e mbanë me zor ,
Mendjen e ke lartë në qiell
E shikimin e mbanë në diell .
Nesër do zbresësh nga pozita ,
Shokët s’ do të thonë:”Mirëdita “!
Dhe prapë do ta ulësh shikimin për tokë ,
Por atëherë s’ do t’ kesh as mendje , as shokë !
Dje ishe kokulur se kishe siklet ,
Sot po t’ duket vetja se je ndonjë mbret
Dhe kur kalon sheshit - po t’ këqyrë një qytet!
Nesër mos harro se askush s’ do të flet !
Dje nuk kishe bukë as sa për një gjel ,
Sot nga tri herë n’ ditë po ha mish n’ hotel ,
Nesër do biesh zaif , do mbushesh me rrudha ,
Do t’ bëhet fytyra mu porsi kërpudha !
Dje me këpucë t’ shqyera ishe si i ngratë,
Sot n’ katllëk teget edhe me kravatë ...
Nesër prapë puzhel do bredhësh n’ sokaçe ,
Nuk do t’ kesh para as për t’ blerë ilaçe !
Dje shokët të dukeshin si lisat nga bjeshka ,
Sot kur je n’ pozitë - po t’ duken si buburreca !...
Nesër do të këqyresh për çudi n’ pasqyrë –
Për t’ dalë para shokëve , a do t’ kesh fytyrë ?!
Gjilan, më 16.01.2011. Demir KRASNIQI